Home Blog Page 8113

Policia serbe bastis shtëpitë e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së

0

Policia serbeNë orët e paradites së djeshme Policia serbe në një aksion të ndërmarrë në fshatin Bilaç, të komunës së Bujanocit, ka bastisur tri shtëpi, në mesin e tyre edhe të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Siç ka mësuar portali informativ rajonal ‘Titulli’, kjo bastisje në këtë vendbanim të banuar kryesisht me shqiptarë, ka mbjellë frikë te qytetarët, ndërsa familjet e bastisura kanë mbetur të traumatizuar.
Me rastin e këtij aksioni nuk ka arrestime, kurse sipas kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëherit edhe të Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, policia nuk ka arritur të gjejë asgjë në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇPMB-së , Nexhmedin Osmanit.

“Arrestimet, bastisjet ndaj ish luftëtarëve të UÇPMB-së nuk kanë të ndalur. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie, sikurse atyre të mëhershmet, është shpërngulja e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, ndërsa tani edhe ndaj banorëve të fshatit Bilaç”, reagoi Musliu, duke informuar se në këtë aksion policor janë bastisur tri shtëpi, e Nexhmedin Osmanit dhe vëllezërve të tij.

Ja si do rrjedhë seanca e së enjtes

0

Kuvendi i Kosoves14Si do rrjedhë vazhdimi i seancës konstitutive të së enjtes është pyetje që jo vetëm politikanët dhe mediat por edhe opinioni i gjerë ia bën vetes këto ditë. Derisa ditët dhe orët janë vonuar, nervoza mes taborreve kundërshtare po shtohet por edhe pritjet janë të mëdha.

Një burim diplomatik ndërkombëtar në një prononcim për Gazetën Blic, me kushtin e anonimitetit ka thënë se “zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë mëse fatkeqe dhe ato kanë bërë që sidomos shtetet e Quint-it ta shikojnë pozitën e tyre pas kësaj seance”. Sipas këtij burimi faktikisht seanca e së enjtes do jetë një reprizë e asaj të 17 Korrikut vetëm se këso radhe do të jetë bashkësia ndërkombëtare ajo që do të vendosë- qoftë përmes Presidentes ashtu edhe vet.

“Ne jemi në kontakt dhe bisedime të vazhdueshme. Nëse del që do kemi reprizën e seancës së 17 Korrikurt, kur partia e Thaçit s’do ta zgjedh Kryetarin atëherë ne preim që Koalioni i gjerë ta shkarkojë Brovinën dhe ta zgjedhë Mustafën për kryetar. Ata do të thirren në pikën 127 të Vendimit të Gjykatës dhe do të jetë në duart tona dhe sidomos Presidentes a do ta njohin këtë zgjedhje”, ka thënë ky burim duke shtuar që Kosovës po i ngushtohet hapësira dhe se koha po ecën.

“Zgjedhjet do të ishin opcioni më i keq i mundshëm pasi Qeveria e re ka shumë obligime, prandaj duhet ngritur institucionet”, ka thënë ky burim i gazetës.

Në të njejtën kohë pritet që deri të enjten të intensifikohen përpjekjet e PDK-së për të fituar numrin e votave në çdo mënyrë ndryshe ata e dijnë që do mbeten në opozitë ka thënë ky burim.

Salajdin Fanaj zgjedhet kryetar i Nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri” në Prizren

0

LDK-logo5-23Salajdin Fanaj është zgjedhur kryetar i Nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.Zëdhënësi i LDK-së në Prizren,Nderim Gashi konfirmoi se procesi zgjedhor në këtë lagje është mbajtur në mënyrë transparente.
“Lidhja demokratike e Kosovës, dega ne Prizren, ka filluar mbare kuvendet zgjedhore neper nëndegë, një kuvend i tillë i mbarë është mbajtur më 16.09.2014, në nëndegën “ Bajram Curri””.

“Ne kuvendin e “Bajram Currit”, u zgjodhën strukturat e nëndegës ne mënyrë demokratike, dhe me transparencë .Kryetar I nëndegës së LDK-se, ne “Bajram Curri” , u zgjodhe me votim te fshehtë z.Salajdin FANAJ”, njoftoi Gashi/PrizrenPress.com/

Reagon BIK-u, askush mbi ligjin

0

bikBashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shprehur shqetësim pas arrestimit të 12 imamëve nëpër Kosovë, aksion ky që ndërmori policia në luftë kundër nxitjes së urrejtjes ndërfetare dhe përçarjes kombëtare.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se BIK-u është i brengosur lidhur me, siç ka thënë ai, shoqërimin e imamëve në polici, porse ka shtuar se “askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe institucionet kompetente janë të thirrura ta kryejnë punën e tyre”.

“Ne e kemi thënë edhe me parë dhe po e përsërisim, të gjitha paraqitjet e tyre janë publike dhe përgjegjësia është individuale”, ka thënë Sadriu.

Dobidol/Rahovec: Sulmohen fizikisht tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës

0

Policia e KosovesTre pjesëtarë të Policisë së Kosovës është sulmuar fizikisht në fshatin Dobidol të Rahovecit. Sulmi ka ndodhur pasi policia kishte dëgjuar të shtëna armësh në këtë fshat.

“Derisa policia ka marrë një informatë për të shtëna me armë zjarri. Pasi që është lokalizuar vendi i ngjarjes është kontrolluar shtëpia e tre të dyshuarve.”

“ Gjatë kontrollimit të lokacionit të dyshuar personat e dyshuar kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”.

“Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore derisa ka arrestuar të dyshuarit, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Është konfiskuar një armë e llojit TT dhe një karikator 7.62 mm.”/PrizrenPress.com/

Çka është Ligji si përgjithësi në Kosovë

0

Ali Hertica5Ali Hertica

Çdo njeri mban kontakte me njerëz të tjerë, ndërkohë që konfliktet mund të lindin. E drejtë është një mënyrë për të ndaluar ata, konflikte . Ai e bën këtë nga të dy interesat e përbashkëta dhe interesat e veçanta të pjesëtarëve të shoqërisë së mbrojtur. Qeveria është thelbësore ligji ka dy funksione, ajo rregullon sjellja e njeriut duke vendosur rregulla, gjithashtu siguron që një shtet është e drejtë për rregullat me anë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Ligji term nënkuptojmë totalin e ligjit, ku është quajtur edhe pozitive dhe e drejtë. Ligji pozitive përbëhet nga të gjitha rregullat që janë aktualisht dhe ku aplikojnë ku edhe e aplikojn kur do te jet keshtu edhe ne kosov.

Cilat rregulla janë që mund të gjenden në burimet e të drejtës ligjore në kosovë . Ligji Evropian është një burim i ligjit: 1 jurisprudenca (ligji) 2. zakoni 3 Ligji 4. Traktatet dhe disa vendime të organizatave ndërkombëtare Ligji është i formuar nga gjyqtarët dhe rregullat e paqarta të shpjeguar më tej ose të reja ku formulojnë rregulla. Gjykata gjithashtu venë në dukje disa zakone në shoqëri, dhe përfshin si burim të ligjit në vendimin e saj.

Traktatet dhe disa vendime ndërkombëtare dhe organizata ku kanë të njëjtin efekt si ligje, prandaj ata i përkasin të drejtës pozitive. Çdo vend është i lirë për të rregulluar legjislacionin e saj dhe përcaktimin e kompetencave të gjyqësorit dhe administraten ku kjo liri quhet sovranitet a ka në kosovë sovranitet. Sovraniteti vlen edhe në vende të tjera në krahasim me shtetin ton. Përveç ligjit kombëtar gjithashtu zbaton të drejtën ndërkombëtare të shtetit. Ajo nuk duhet të jetë e konvertuar në ligjin kombëtar. Ky sistem quhet monizëm. Pjesë e të drejtës ndërkombëtare që shkon në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe shteteve dhe organizatave ndërkombëtare është quhet e drejta ndërkombëtare. Rregullat që kanë të bëjnë me përmbajtjen e të drejtave dhe detyrimeve drejtës material të përmendur.

Rregullat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit nga zgjidhjen e kontesteve quhen rregullat e ligjit procedural . Drejtësa materiale është e çdo njeri është baza ditore (blerje dhe shitje), e drejta procedurale vjen në foto kur ka vështirësitë (p.sh.. dikush refuzon të paguajë). Në të drejtën kushtetuese janë rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën se si shteti dhe organet e saj të organizuar dhe fuqitë e këtyre organeve. Gjithashtu, raporti i qytetarë, të shtetit rregullohet këtu,si burim kryesor i ligjit në kushtetuese ku është Kushtetuta.

Kapitulli i parë i cili merret me të drejtat themelore, më tej struktura e sistemit të shtetit tone të përshkruar në organete saja. Në të drejtën administrative është në lidhje me aktivitetin ligjor administrativ të qeverisë. Marrëdhënia është veçanërisht e dukshme në të ashtu-quajtur dispozicion, në mes qeverisë dhe qytetarit. Një vendim i tillë është një vendim ligjor i organit administrativ në lidhje me një individ qytetar. (P.sh.. Dhënien e licencës, një patentë shoferi), materiale drejta administrative fokusohet në përgjegjësinë e organeve qeverisëse për të bërë vendimet dhe kërkesat e vendosura. për një dispozicion ligjore si burim kryesor i ligjit në të drejtën administrative. Akti ligji përgjithshme administrative. Shenjë dalluese e të drejtës penale është se ajo është ruajtur nga shqiptimi i dënime. Drejtës materiale penale e rregullon se çfarë fakte janë të dënueshme, që e bënë atë, është ajo sanksionon kryerjen e këtyre veprave do të dënohen.

Kjo lejon për pjesën më të madhe në kodi penal. Procedurat penale janë rregullat mbi gjendjen e punëve në hetimin e veprave penale, gjykata e dëgjimit dhe zbatimit e dënimit. Kjo rregullohet kryesisht nga kodi i procedurës penale. Ligji civil është marrëdhëniet juridike ndërmjet qytetarëve, ku quhet edhe ligji privat ose civil. Në dallim ligjit civil bëhet mes dy grupe: ligji personale dhe familjare dhe të drejtës pronësore.

Qeveria përsonale dhe familjare në të gjitha marrëdhëniet përsonale, të tilla si kombësi, martesa, etj .. Zbatimi i rregullave të së drejtës civile është e mundur me anë të Procedura civile. Burimi kryesor i ligjit në të drejtën civile është Kodi Ligji i Punës rreth të gjitha rregullat ligjore në lidhje me punësimin e përsonave në punësim . Ligji i Punësduhet të rrit me forcë të mos zgjasë me vjet. Pjesa e ligjit të punës është i shqetësuar me sistemit të mirëqeniesnë Kosovë. Ligji mund të ndahet në të drejtën publike dhe private. kjo pikëpamje mund të ndryshoj në kufirin midis drejtës publike dhe private.

Dallimi është në interes të interesit public, e drejta publike, interesi individual: e drejta private. Dallimi në marrëdhënie të tipit. Marrëdhëniet ligjore midis individëve privatedhe marrëdhëniet juridike midis shtetit dhe individit, ligji public. Problemi nganjëherë ndodh në qeverinë si qytetarë. E drejta publike është vetëm në marrëdhënia juridike ku qeveria është në të vërtetë duke vepruar si një publik. Diskriminimi mbi bazën e karakter privat, karakter horizontal (marrëdhënie të barabarta juridike të qytetarëve) e drejta publike: natyra vertikal (raporti i qeverisë-qytetar) Për një pasqyrë të klasifikimit të drejtës publike dhe e drejta private.; Gëzohemi për këto forma e përmendura ku janë forma klasike të ligjit. Ligji gjithashtu mund të klasifikohet në bazë të subjektit të saj. Ligji Agrare, ligji për të miturit, Ligji i mjedisit, ligji i trafikut, etj .. Së fundi, ekziston dallimi në mes të shkruara dhe ligji i pashkruar. Ligji i shkruar përbëhet nga ligji i ligjeve dhe traktateve të regjistruar. Ligji i pashkruar është ligj (jurisprudenca) plus porosi. Shumica e rregullave të së drejtës në vendin tonë janë të respektohen në mënyrë spontane, nganjëherë mund të jetë një vetë-interesi .

Poroshenko në Kanada dhe SHBA

0

Petro Poroshenko-ukrainePresidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, sot udhëton për në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në udhëtimin e tij të parë në Kanada, ai do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Stephen Harper, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Paka para vizitës së Poroshenkos në Otavë, Kanadaja ka shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, për atë që Kanadaja vlerëson se paraqet vazhdimësi të “agresionit” të Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Nesër, Petro Poroshenko udhëton për në Uashington, me ç’rast në Shtëpinë e Bardhë takohet me presidentin amerikan, Barack Obama, e pastaj të premten, i drejtohet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Konkursi për afatin e dytë të regjistrimit në UP, më 19 shtator

0

UP-Hasan PrishtinaUniversiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin më 19 shtator për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore në vitin akademik 2014/2015.

Ende nuk dihet numri se sa studentë do të pranohen në afatin e dytë. Zyrtarë të Universitetit bëjnë të ditur se në mbledhjen e senatit do të miratohen propozimet nga Fakultetet për vendet e lira.

Pritet që më 19 shtator të mbahet mbledhja e senatit të Universitetit të Prishtinës, ku do të shpallet edhe konkursi i afatit të dytë për pranimin e studentëve të rinj. Zyrtari i lartë ligjor në UP, Safet Thaçi, tha se në mbledhjen e senatit do të paraqiten propozimet nga njësitë akademike për vendet e lira.

“Do të vijnë propozimet nga njësitë akademike për vendet e mbetura në ato departamente ku ka hapësirë për afatin e dytë. Tani pas shpalljes së rezultatit të maturës edhe ne deri të premten do ta bëjmë konkursin të gatshëm dhe të premten do ta shpallim konkursin.”

Ndërkohë, në fakultetet më të kërkuara nga studentët si në Ekonomik, Edukim, Mjekësi, Filozofik e Juridik, është plotësuar numri i studentëve në disa programe që në afatin e parë. Pritet që në afatin e dytë të ketë më shumë vende të lira për studentët me korrespodencë. Dekani i Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli, tha për Radio Kosovën, se në këtë fakultet ka ende vende të lira në disa programe.

“Në departamentin e Filozofisë, janë 45 vende të lira për studentë të rregullt dhe 17 me korrespodencë; në departamentin e historisë kemi 90 vende të lira me korrespodencë, në shkencat politike 43 vende të lira me korrespodencë; në sociologji 71 vende me korrespodencë; në etnologji e antropologji kulturore kemi 22 vende të lira të rregullt dhe arkeologji kemi 38 vende të lira të rregullt.”

Dekani Dugolli, tha se nuk kanë planifikuar rritje të numrit të studentëve për afatin e dytë, pasi siç tha, Fakulteti Filozofik nuk ka më shumë kapacitet. Megjithatë, zyrtari i lartë ligjorë në Universitetin e Prishtinës, Safet Thaçi, tha se rektorati do t’i përmbahet shifrës së caktuar nga Ministria e Arsimit. Për këtë vit akademik, Universiteti i Prishtinës, do të pranojë rreth 10 mijë studentë të rinj.

Malisheva s’i njeh kolegjet private të akredituara

0

Naim frasheri malishevPër dymbëdhjetë vite rresht shpërndau dije tek nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, në Banjë të Malishevës. Por, nxënësit e kësaj shkolle mbetën pa mësuesen e tyre të preferuar të gjuhës angleze.

Kjo pasi që Drejtoria e Arsimit e komunës së Malishevës e largoi nga puna Erduana Telakun, mësuese në këtë shkollë.

Kjo drejtori e ka larguar mësimdhënësen Erduana nga puna, duke mos njohur kështu diplomën e saj universitare.

Mësuesja kishte mbaruar studimet në universitetin AAB dhe e njëjta kishte ushtruar profesionin e mësues që 12 vite deri në momentin e largimit të saj nga puna.

Erduana Telaku rrëfen për gazetën Tribuna se, ajo është nënë e pesë fëmijëve. /Tribuna/

Kahn: “Kleçka” të kthehet në Gjykatën Themelore

0

fatmirLimaj-tomGashi(E plotësuar) Karim Kahn, avokat i Fatmir Limajt, gjatë seancës së sotme dëgjimore për rastin “Kleçka” ka propozuar që kjo seancë të mos mbahet si e tillë, por shqyrtimi i kësaj çështje të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ai ka thënë se Gjykata Themelore është kompetente për ta shqyrtuar këtë çështje dhe pastaj për ta marrë një vendim, i cili do t’ua mundësonte palëve të drejtën e ankesës. “Dërgimi në Gjykatën Themelore është mënyra më e mirë për të vazhduar me këtë çështje”, ka thënë Kahn, shkruan Epoka e re.

Seanca dëgjimore për rastin “Kleçka” është duke u mbajtur në Gjykatën e Apelit, e cila, sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it kundër aktgjykimit lirues, ka caktuar seancë dëgjimore për datat 17, 18, 23 dhe 25 shtator 2014.

Seanca e sotme, pas pauzës, do të vazhdojë në orën 13:30.

 

Sot seanca dëgjimore për “Kleçkën”

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca dëgjimore për Fatmir Limajn dhe të tjerët sërish për rastin “Kleçka”. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Ai ka thënë se Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke vendosur sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it kundër aktgjykimit lirues, ka caktuar seancë dëgjimore për datat 17, 18, 23 dhe 25 shtator 2014.

“Gjykata ka planifikuar të dëgjojë përsëri disa dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje edhe më herët gjatë gjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila dy herë ka sjellë aktgjykim lirues për z. Fatmir Limaj dhe të tjerët”, është shprehur Gashi.