25.7 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 8168

Bleona Qereti në mesin e 4 meshkujve nudo

0

Bleona Qereti-4 meshkuj nudoKëngëtarja shqiptare Bleona Qereti e cila tashmë një kohë të gjatë jeton në Amerikë ku edhe po vazhdon karrierën e saj drejt skenave ndërkombëtare, ka një kohë të gjatë që nuk po sjell diçka të re në treg.

Por, Bleona edhe pse jo aktive me prurje të reja, ajo duket se është tejet e angazhuar me ndeja e ceremoni të tjera. Këtë na e dëshmon vetë këngëtarja në rrjete sociale ku vazhdimisht poston foto nga evenimente të ndryshme.

E përveç kësaj ajo nganjëherë di edhe të provoj me foto shumë senzuale. Kësaj radhe Bleona ka vendosur të ndaj me ne një foto gjatë realizimit të një projekti, ku shihet ajo në mesin e katër djemve të cilët vetë këngëtarja i quan ‘Djemtë e mi sexy’. Por, për çudi kjo foto e këngëtares nuk u pëlqye shumë nga fansat e saj të cilët e komentuan jo pozitivisht atë.

Konkursi (a)politik

0

Ilir Baldedaj, administratTridhjetë punëtorë do të punësohen në Administratën e Komunës së Prizrenit.Punësimi i tyre nuk do të zgjatë më shumë se gjashtë muaj.
Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj thotë se vendimi për punësimin e 30 punëtorëve është marrë për shkak rritjes së efikasitetit të punës në kohën e ardhjes së mërgimtarëve në Prizren.

“Ne kemi marrë një vendim për punësimin e 30-të punëtorëve për shërbime të veçanta në afat 6 mujor, pasi që dëshirojmë që mërgimtarëve t’iu ofrojmë shërbime të shpejta dhe efikase”, thotë Baldedaj për “PrizrenPress”.

Asambleistja e Vetëvendosjes në Prizren, Drita Millaku, ndërkaq ka akuzuar pushtetin komunal se punësimi i 30 punëtorëve, po bëhet në prag të fushatës zgjedhore.

“Një arsye më shumë për punësimin e militanteve partiak është edhe kërkesa e Drejtorisë se Administratës për punësimin e 30 punëtorëve me afat prej 6 muajve kinse për shërbimet më të lehta për diasporën”, ka thënë Millaku.

Ajo thotë se ky justifikim është plotësisht i pavend.

“Siç dihet as pritet ndonjë fluks i veçantë për marrjen e dokumenteve personale as nuk ndonjë aktivitet i veçantë”.

“Sipas qeverisë lokale i tërë sistemi i gjendjes civile është i automatizuar dhe palës nuk i nevojitet më shumë se 3-5 minuta për nxjerrjen e një dokumenti, gjithnjë, e theksoj sipas deklarimeve të tyre. Shtrohet pyetja përse u dashkan të punësohen këta 30 punëtorë shtesë me afat të kufizuar të kontratës?”.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj, ndërkaq nuk pajtohet me këtë konstatim të Millakut të VV-së në Prizren. Ai thotë se në këtë konkurs kanë aplikuar edhe aktivistët e Vetëvendosjes.

“Jam i gatshëm të ballafaqohem me Vetëvendosjen, nëse ka argumente se në këtë konkurs ka nepotizëm”.

“Asgjë nuk ka të keqe nëse punësohen të rinjtë.Po të ishte mundësia buxhetore do të kisha punësuar më shumë se 30 punëtorë”, thotë Baldedaj. /PrizrenPress.com/

 

“Kulla” e Jakup Krasniqit

0

shtepia e jakup krasniqitMë shumë se 20 familje skamnore dhe fëmijët e braktisur mund të përfitojnë nga një shkëmbim akuzash ndërmjet kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe zv/kryeministrit Behgjet Pacolli. Dy ish-shokët e shkollës së mesme po duan të bëjnë një shkëmbin ekonomik pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, shkëmbim nga i cili do të përfitonin të varfrit. Shtëpia katërkatëshe e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi me mbi 500 metra katrorë mund të jetë subjekt i një shitblerjeje në vlerë prej një milion eurosh. Paratë do t’i jepte biznesmeni që është edhe lider i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Krasniqi, nga shuma e parave do të përvetësonte vetëm 400 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do t’u shpërndaheshin skamnorëve. Shtëpia e tij, që pastaj do të ishte në pronë të Pacollit, do të shndërrohej në strehimore për fëmijët e braktisur. Kryeparlamentari që ka nisur subjektin e tij politik si shenjë pakënaqësie ndaj PDK-së, inatet po i shfryn në Pacollin.

Zyrtarët e PDK-së edhe më herët kanë thënë se pakënaqësia e vetme e Krasniqit ka të bëjë me garën që ka pasur me Pacollin për postin e presidentit. Krasniqi, këtë nuk e ka pranuar asnjëherë, duke thënë se dallimet e tij me PDK-së janë morale. Derisa kanë folur për moral, lideri i AKR-së Pacolli, i ka kërkuar shpjegime Jakup Krasniqit për shtëpinë në vlerë prej një milion eurove../Tribuna/

Mos më gënje

0

Skender Berisha

Nuk jam si dje si dje

mos më gënje
në këtë nadje të re
që është për ne

mos më gënje
se nuk ke përse
e vjen një ditë e re
e ndoshta më nuk ke

mos thuaj jo
se nuk ka si kjo
nuk vjen më tjetër
ngjyruar me të vjetër

nuk jam ai që isha
kisha sa kisha
tashti jam ku jam
mirë që të kam

Skender Berisha

Lola Ponce, një nënë e ardhshme seksi

0

lolaModelja e njohur Lola Ponce është shtatzënë prej disa muajsh dhe për këtë arsye tashmë duket se ka marrë pushimet.

Ajo është fotografuar duke bërë plazh në Miami.

E veshur me një bikini të zi, 31-vjeçarja argjentinase vazhdon të duket seksi, pavarësisht se barku i saj tashmë është rritur.

 

 

Shuarja e klasës së 13-të lë pa punë mësimdhënësit

0

Shkolla-nxenesitMe ligjin për Arsimin Parauniversitar, klasa e 13-të është hequr. Ende nuk ka të dhëna për numrin e mësimdhënësve të cilët mund të mbesin pa normë, por llogaritjet janë se një numër i madh i tyre duhet të shkojnë në shtëpi
Heqja e klasës së trembëdhjetë mund të rrezikojë që shumë mësimdhënës të mbesin pa punë – shkruan gazeta Tribuna.

Me ligjin për Arsimin Parauniversitar, klasa e 13-të është hequr.

Kjo do të jetë një sfidë për drejtoritë komunale të arsimit, pasi që Ministria e Arsimit thotë se është detyrë e tyre t’i sistemojnë mësimdhënësit, të cilët do të mbesin pa normë.

Më 14 maj do të jetë dita e fundit e nxënësve të klasës së 13-të, në shkollimin e mesëm të lartë. Por me heqjen e kësaj klase, shumë mësimdhënës nuk mund t’i plotësojnë normat e tyre e kështu mund të mbesin pa punë.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e mësimdhënësve të cilët mund të mbesin pa normë, por llogaritjet janë se një numër i madh i tyre duhet të shkojnë në shtëpi.

S’ka marrëveshje për FAK-un

0

FSK12-16Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka të sigurta votat e minoriteteve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës
I padobishëm ishte edhe takimi i radhës i zhvilluar të mërkurën në zyrat e Ambasadës Amerikane mes liderëve të partive politike – shkruan Koha Ditore.

Deputetët e komuniteteve pakicë kanë kushtëzuar votën për ndryshime kushtetuese me vazhdimin e vendeve të rezervuara, së paku edhe për një mandat. Ndryshimet kushtetuese për FAK-un nuk mund të bëhen edhe pa 2/3 e komuniteteve.

Kundër vendeve të rezervuara deri më tani janë deklaruar LDK-ja dhe lëvizja “Vetëvendosje” pa votën e të cilave nuk mund të shkojë para kërkesa e minoriteteve. Kurse për PDK-në dhe AAK-në praktikisht është i pamundur krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pa arritjen e një kompromisi me minoritetet.

(Koha Ditore)

Kumbaria e sindikatave me politikën

0

Thaci me sendikatatSindikatat e punëtorëve në Kosovë akuzohen se më shumë po u shërbejnë partive politike për të siguruar vota sesa mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve për çka edhe janë themeluar.

Sindikalistët janë ata që po ruajnë paqen sociale, duke mos problematizuar dhe ngritur zërin për problemet e shumta me të cilat përballen punëtorët kosovarë.

Përmbushjen e kërkesave të punëtorëve Qeveria e bën vetëm në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që edhe vizitat e partive opozitare nëpër sindikata bëhen po ashtu vetëm në prag të zgjedhjeve./Koha Ditore/

Prizreni përfaqëson sot Kosovën në zgjedhjen e Filmit më të mirë Europian

0

Prizren ura e guritSot Kosova do të votoj për herë të parë në përzgjedhjen e filmit më të mirë Europian përzgjedhur nga të rinjët e 17 qyteteve Europiane.
Aalborg (Danimarkë), Barcelon (Spanjë), Beogradi (Serbi), Bratisllava (Sllovaki), Budapesti (Hungari), Cluj-Napoka (Rumani), Erfurt (Gjermani), Izolla (Slloveni), Londër (Mbretëria e Bashkuar), Prizren (Kosovë), Riga (Latvi), Sofje (Bullgari), Stockholm (Suedi), Tbilisi (Gjeorgji), Tel Aviv (Izrael), Valeta (Maltë) dhe Wroclaw (Poloni) do t’i transmetojnë votat e tyre tek qendra në Erfurt të Gjermanisë, ku moderatori Maciej Stuhr, së bashku me zëdhënësit e jurisë nga Erfurti do të shpallin edhe filmin më të mirë Europian sipas votës së të rinjve nga Europa.

Në Prizren, në kinemanë e qytetit DokuKino, 80 të rijnë nga shkollat e mesme të Prizrenit do të shikojnë filmat, të votojnë dhe në ora 20:00 do të lidhen në live video konferencë me qytetin Erfurt në Gjermani, ku do të ndodh ceremonia e ndarjes së çmimit Young Audience Award. Rita dhe Rigoni që janë zëdhënës të jurisë nga Kosova që do ti shpallin rezultatet e votimit të jurisë së re nga Kosova, duke u lidhur drejtpërdrejt me qendrën në Erfurt të Gjermanisë. Ceremonia e votimit dhe shpalljes së filmit më të mirë Europian do të shfaqet edhe përmes ueb faqes së Akademisë Europiane të Filmit: http://yaa.europeanfilmawards.eu/ Regjisorët kosovarë: Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi dhe Ariel Shabani do t’i shikojnë filmat së bashku me të rinjtë, dhe pas çdo filmi do të organizojnë një bisedë me anëtarët e rinj të jurisë, për përshtypjet e tyre nga filmi si dhe në fund të ditës do t’i udhëzojnë ata në vlerësimin e filmave.

DokuFest është një partner i ri i Akademisë së Filmit Europian për këtë eveniment, përderisa Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari është anëtar i Akademisë Europiane të Filmit që nga qershori vitit 2013. Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare është ndihmuar edhe nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes projektit Fabrika për të Drejtat e Njeriut – bashkëpunimi ndëretnik përmes rrëfimeve vizuale. Filmi më i mirë Europian, pastaj do të shfaqet edhe për publikun në Prishtinë në kuadër të manifestimit të javës së Europës./KultPlus.com

 

Bunari “fenomen”, në Astrazub të Malishevës

0

Bunari ne Astrazub-MalisheveDuket si një bunar i zakonshëm, por një javë më parë pati tjetër pamje.

Sasia e këtij pusi në Astrazub të Malishevës, u rrit aq shumë sa që banorëve u ngjasonte me fontanë, raporton Klan Kosova.

“Sipas babës, thonë se në vitet ’60 ky bunar është përdor si hidrocentral i vogël”, thotë Shaban Elshani, i cili madje pretendon se ka brenda bunarit një shpellë.

Me të dëgjuar këto tregime, pranë këtij pusi u shfaqën edhe disa organizatat ndërkombëtare.

Sipas banorëve, uji nga rrjedha që bën shkon drejt e në Shkodër.