26.9 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 8173

Vendimet trafikuese të Urbanizmit në Prizren

0

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren, ka reaguar sot rreth futjes në Kuvendin Komunal në rendin e ditës të katër pikave për urbanizëm. Sipas këtij subjekti politik, futja e këtyre pikave në seancë është e karakterit trafikues.

“Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit të datës 10.04.2014, duke shfrytëzuar mos prezencën e opozitës dhe njëkohësisht naivitetin politik të anëtarëve të pozitës “drejtori” i Urbanizmit  futi në mënyrë tinëzare dhe misionare në rend dite të Kuvendit Komunal katër pika nga sektori  i urbanizmit, që janë të karakterit trafikues dhe të porositura nga grupet e interesit që edhe më tutje pa ndalje dhe pa pengesa shfrytëzojnë qytetin  tonë për përfitime materiale personale”, thuhet në komunikatë.

“Për hirë të së vërtetës Bashkimi Demokratik informon qytetarët e Prizrenit se “drejtori” i urbanizmit dhe i kryetarit Muja tashmë i dënuar nga Gjykata Themelore për nxjerrjen të vendimeve të kundërligjshme, është person për shumë kënd i njohur  si produkt i grupeve të interesit ekonomik e që punon në dëm të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit”.

“Komisioni profesional i BD-së për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë pas bërjes së analizës së këtyre projekt-vendimeve të kësaj drejtorie konkludon se për veç se këto projekt-vendime kanë prapavi të porositjes, tërësisht janë edhe në kundërshtim të plotë me vetë ligjet e shtetit të Kosovës nga kjo fushë siç janë: 1.Ligji i ndërtimit i vitit 2012, 2. Ligjit i Planifikimit Hapësinorë 2013, 3. Ligji për trajtim të objekteve pa leje 2013, si dhe planeve komunale siç janë: Plani Zhvillimore Komunal 2012 dhe Plani Zhvillimor Urban 2004”. /PrizrenPress.com/

Rashiti: Tribunali, rezultat i dështimit të administrimit të huaj

0

NaimRashtiti-analistFaktori ndërkombëtar, i cili e ka administruar Kosovën gjatë 15 vjetëve të fundit, UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk e ka kryer punën e vet, për të cilën kanë pasur mandat, thotë Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika.

Rashiti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se Gjykata speciale për krime të luftës që do të krijohet, deri vonë nga raporti i Dick Martyt, do të jetë e mandatuar për një afat pesëvjeçar për t’i hetuar pretendimet e raportit të Martyt, të cilat prokurori i EULEX-it, Clint Williamson pretendon se i ka hetuar dhe hulumtuar.

“Prokurori amerikan pretendon se ka gjetur dëshmi. Prokurori e ka bindur një pjesë të madhe të gjithë faktorit ndërkombëtar, edhe BE-në dhe EULEX-in, se ka dëshmi të mjaftueshme për të vendosur një gjykatë speciale. Kjo vjen 15 vjet pas luftës dhe shumë vjet pas raportit të Martyt dhe tregon për Kosovën se faktori ndërkombëtar që ka administruar Kosovën, e që ka qenë prezent për shumë vjet, do të thotë UNMIK-u deri më 2008 pastaj ehe EULEX-i qe 6 vjetët e fundit, nuk e kanë kryer punën e vet, nuk e kanë adresuar çështjen, për të cilën edhe kanë pasur mandat të plotë dhe tash mbetet një barrë mbi Kosovën”, tha Rashiti.

Sipas tij, ajo që tash Kosova duhet ta kuptojë është se kjo çështje ngarkohet mbi Kosovën si shtet i ri.

“Tashmë nuk është çështje se a duhet apo nuk duhet, është çështje që, e para Kosova ta marrë këtë përgjegjësi, të japë gjithë përkrahjen e nevojshme gjykatës dhe që sa më shpejt këto pretendime të hetohen dhe kjo situatë të sqarohet, sepse po krijohet një barrë e rëndë mbi Kosovën”, u shpreh Rashiti.

Rashiti ka folur edhe për gjendjen në veri të Kosovës. Ai ka thënë se gjendja ka filluar të ndryshojë, është në startin e vet të ndryshimit.

“Kemi një shkëputje graduale apo fillim të një procesi të shkëputjes së institucioneve serbe nga veriu dhe fillim të vendosjes dhe operacionalizimit të institucioneve të Kosovës. Ky proces do të jetë i zgjatur dhe më shumë do të jetë i komplikuar për faktin se nuk ka ndonjë strategji të caktuar dhe të detajuar të tranzicionit. Atje, në veri, për shkak që deri tani ka funksionuar në tërësi administrata serbe, nuk ka mundësi të bëhet një prerje, por duhet një fazë transitore, mirëpo askush nuk e ka përgatitur këtë fazë transitore”, u shpreh Rashiti.

Sipas tij, elementet që tregojnë se veriu është drejt integrimit të Kosovës, ka mjaft. Është funksionimi i plotë i kufirit, zgjedhjet, integrimi i pjesëtarëve të ish-MUP-it në kuadër të Policisë së Kosovës, të cilët tani kryejnë detyrën nën uniformën e Kosovës, dhe nën urdhrin e komandës rajonale.

“Gradualisht, vendosja e administratave komunale, por e cila dinamikë po shkon shumë më ngadalë sesa që është dashur dhe që është pritur, dhe kjo për shumë arsye”, tha ndër të tjera, Rashiti.

Sipas tij, e para është që Beogradi ende nuk ka një agjendë të eliminimit të institucioneve serbe atje, dhe Prishtina ende nuk ka ndonjë agjendë të saktë të transformimit të plotë të institucioneve atje, dhe transformimit të veriut në kuadër të juridiksionit të Kosovës.

“Gjithçka, çdo detaj po mbetet duke u negociuar, kjo për faktin edhe që liderët e zgjedhur në veri nuk ndihen përgjegjës ndaj votuesit dhe kanë ende sfida sa i përket përkrahjes së popullatës. Ata nuk janë të zgjedhur ndihen sikur të emëruar nga Serbia pavarësisht se kanë dalë në zgjedhje dhe për çdo detaj duhet që Beogradi apo Zyra për Kosovë të jetë e involvuar, e cila po e ngadalëson procesin e vendosjes së plotë të institucioneve të Kosovës në veri”, tha ai.

“MISSING” ia mësyn Prishtinës si provokim, apo si “pyetje e harruar”

0

Missing-GracanicaAutori i “MISSING”, Goran Stojçetoviq, e di se ekspozimi i veprës së tij në Prishtinë do të shkaktojë probleme. Por megjithëkëtë ia ka mësyrë që ta sjellë në kryeqytet, shkruan “Koha Ditore”.

Që këtij instalacioni në kujtim të të zhdukurve dhe të të kidnapuarve serbë t’i bëhet një vend për ekspozim autoritetet komunale kanë marrë një kërkesë. Komunës së Prishtinës kërkesën ia ka adresuar Shoqata e të zhdukurve serbë dhe e pakicave të tjera joshqiptare.

Vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka konfirmuar këtë gazetës. Ka treguar gatishmëri që t’i përgjigjet pozitivisht, por me një kusht. Shoqata “Thirrjet e nënave” një kërkesë të tillë e konsideron provokim.

“Është kërkuar që të vendoset obelisku sa për ekspozim”, ka thënë Ahmeti të enjten. “Kërkesa i është proceduar Departamentit të Urbanizmit”, ka shtuar ai. Para se të kthehet një përgjigje, Ahmeti kërkon siguri. “Për këtë rast do ta pyes edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe Policinë e Kosovës për siguri e pastaj e procedojmë”, ka thënë ai.
Vetë autori thotë se “MISSING” provokon, sepse, siç ka thënë ai, hap “pyetje të harruara”.

“Vetë ekspozita tregon pakuptimësinë e sulmit ndaj këtyre njerëzve njashtu siç nuk dihet se ku janë. Lidhur me këtë kemi edhe fenomenin e ‘Shtëpisë së verdhë’ dhe ka goxha çështje që hapen këtu dhe unë pres probleme. Së pari nga Prishtina, kur këto ditë do ta marrin vesh se sa fort do të shpërndajë apo ndoshta do të hapë pyetje të reja”, citohet të ketë thënë Stojçetoviq për radion lokale “KiM”. Vepra e tij, një skulpturë me shkronjat që krijojnë fjalën “MISSING” (MUNGOJNË), ku zënë vend fotot e të zhdukurve, ka kohë që ka zënë vend në Graçanicë. Bie në sy në anë të djathtë, skaj rrugës në qendër të Graçanicës.

“MISSING” në shikim të parë ka pamjen e “NEWBORN”, që është i vendosur në qendër të Prishtinës. Por Stojçetoviq e hedh poshtë këtë dhe ka një arsyetim.

Për artistin e lindur në Ferizaj, i cili thotë se e ka kryer Akademinë e Arteve në Prishtinë, obelisku kushtuar pavarësisë së Kosovës për të është një.

Krejt ndryshe mendon Nysrete Kumnova, që për 15 vjet nuk di për fatin e djalit të vetëm. Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e nënave”, ka thënë se si shoqatë e kundërshtojnë këtë nismë.
“Vendosja e përkohshme është vetë provokimi. Ata janë kriminelë që kanë bërë krime e më pas janë vrarë ndërmjet vete e janë zhdukur”, ka thënë Kumnova

Plaku Ramadan Muja ka nevojë për psikolog

0

Maxhun Krasniqi BDShkruan: Maxhun Krasniqi

Çdo ditë e më shumë, përveç krimeve ekonomike dhe ligjore, ai, i dënuari Ramadan Muja, veç se po i ashpërson sjelljet, të cilat edhe nëse nuk janë të dënueshme për pushtetin e vet mbrojtës, ato janë tejet për gjynah si për të personalisht ashtu edhe për Prizrenin se në duar të kujt ka mbetur.

Nisur nga shumë sjellje të tij që në fillet e hershme te karrierës së tij; ngjashëm edhe që prej “transparencës së tij dhe të PDK-së” që kur gazetari i JNK-së është kërcënuar me thyerjen e kamerës nëse vazhdon të gjirojë bisedën, dhe në shumë paraqitje publike, e deri tek kjo e fundit me udhëheqësin grupit asambleistt të Bashkimit Demokratik, Osman Hajdari të cilit ia bën një kërcënim të pastër duke i thënë “Me bo me të përfshi une ty të kallxoj…”, Ramadan Muja vërtetë do studiuar nga ekspertët e psikologjisë dhe psikiatrisë se si një kryetar qyteti guxon ta mbajë një post të tillë me një gjendje psikologjike çfarë e ka pasur gjithnjë e sidomos në çfarë ka rënë kohëve të fundit.

Por ky nuk ka faj, se krejt këto po i bën pa vetëdije të madhe, dhe se zakonisht pavetëdija shkaktohet nga emocioni, dhe ai emocion i cili ia ul nivelin e vetëdijes mund të shkaktohet nga situata më të ndryshme siç janë; frika nga shantazhi, gëzimi për përfitime të mëdha materiale, frika nga humbja etj. Dhe se është e dëshmuar shkencërisht se njerëzit të cilët të ndikuar nga emocione të ndryshme të cilët bëjnë veprime të paligjshme dhe jashtë normave, për ta i vetmi kthim në gjendjen e mëparshme dhe të vetëdijesimit është rehabilitimi, dhe ai rehabilitim ndryshe quhet burg, e këtë burg nuk pati kush t’ia jepte, dhe se qenia e llojit Ramadan Muja, për të cilin gjykata e Prizrenit ka treguar humanitet në dënimet e tij, kështu është: sa më shumë ta lëmosh aq më shumë ashpërsohet.

Por prap plaku nuk ka shumë faj: fajin e ka pushteti i vet që nuk po e rehaton si duhet por po e maltreton burrin plak, e nuk po e lë të qetë të shkojë e ta vuajë burgun. Sipas Besnik Osmanit, sekretar ne MAPl, deklaruar në emisionin Interaktiv(KTV) letra e fundit e Ramadan Mujës për vetëpezullim drejtuar qytetareve te Prizrenit paska qenë e paligjshme por në anën tjetër diçka jo ilegale ose anasjelltas,(dmth “pshtillja popullit”) dhe ajo nuk ka qenë një vendim i Ramadan Mujës por një veprim i tij, e sipas interpretimit ligjor te MAPL, ata ia kane kthyer përgjigjen qe “ti nuk ke marre nje vendim por ke bërë një veprim, dhe me këtë ne të themi kthehu ne pune se asgjë nuk ke bërë, dhe do të shkarkojmë vetëm nëse nuk kthehesh ne punë për me shume se 30 ditë”.

Ky far veprimi i Ramadan Mujës është, si gjithmonë human ndaj plakut, jo i ndëshkueshëm por vetëm një vërejtje mund edhe të kthehet ndryshe; sipas rritjes se nivelit të ashpërsisë së Ramadan Mujës të kohëve të fundit, nuk është çudi qe plaku të dalë pak sa i hallakatur nga zyra e tij, dhe të thyej xhamat e kuvendit komunal dhe tua kthejë bythën qytetarëve të Prizrenit, dhe pastaj të dalë me një letër publike(vendim) dhe të thotë: “ Unë, Ramadan Muja, kam vendosur që përkohësisht ta pezulloj punën time si kryetar, nga se nuk jam në gjendje ta udhëheq atë…” dhe pastaj kur përsëri t’i kërkohej interpretimi ligjor MAPL-së, ajo do t’ia kthente një përgjigje dhe t’i thoshte: “ kthehu ne punë se ti nuk ke marrë vendim, por ke bërë një veprim të paligjshëm, dhe edhe në këtë rast të falet sepse ke qenë ne afekt nga shantazhi i brendshëm i yti, dhe nga frika e humbjes dhe poshtërimi që të është bërë nga vetë partiakët e tu”…

Haj medet haj, duhet veshur punës e rrëzuar dhe quar në burg këtë garniturë të paftyrë e cila e udhëheq Prizrenin, por për ta ndaluar shkatërrimin e Prizrenit, dhe për t’i ulur gjasat e trazirave në Prizren, të cilat vetë ky pushtet u jep kahje tjetër, duhet që gjykata e shkallës së dytë të reagojë më procedurë të shpejtë dhe ta japë verdiktin përfundimtar dhe t’ia tregojë vendin Mujës, dhe ta lirojë Prizrenin të udhëhiqet nga njerëz meritorë dhe të aftë në çdo aspekt.

Debat i hapur në kulturë dhe letërsi në Çair

0

GjuhaaSot në orën 11.30 minuta do të mbahet një debat lidhur me kulturën dhe letërsinë në ditët e Panairit të librit në Shkup.

Ky event organizohet me ndihmën e librarisë së Çarshisë, si dhe Shtëpisë Botuese Toena.

Në këtë debat, do të jenë të pranishëm autorë, personalitete të fushës së kulturës, letërsisë etj.

Debati zhvillohet në komunën e Çairit, ndërsa në të do të marrin pjesë Flutura Açka, Moikom Zeqo, Besnik Mustafai, Ylljet Aliçka, Skënder Rusi dhe Demir Gjergji.

Një suport për eventin ka dhënë edhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë. /albeu.com/

Cahanaj: Muja kërcënoi Osman Hajdarin

0

NaimCahani-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka filluar t’i kërcënon dhe shantazhoi këshilltarët e Asamblesë Komunale.

Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahanaj tha se sjellja e kryetarit Muja, ndaj këshilltarit dhe Shefit të GP të Bashkimit Demokratik, Osman Hajdarit, nuk mund të cilësohet ndryshe, përveç si kërcënim dhe shantazh.

“Reagimet e tilla të krytarit të Komunës, Ramadan Muja  nuk mund të cilësohen ndryshe,  pos kërcnim dhe shantazh ndaj anëtarëve të Kuvendit të Komunës”, tha Cahanaj për “PrizrenPress”.

Këshilltari i BD-së,Osman Hajdari është kërcënuar dje nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.Hajdari shkaktoi nervozë dhe reagimin e kryetarit Muja, kur nga foltorja e pyeti atë se kur duhet një zyrtar i lartë publik duhet të jap dorëheqje.

Ndërkaq, Muja nga vendi replikoi duke i thënë të mos shtirej i mençur dhe të mbyllë gojën . “Mylle gojën mos m’shtin me të fshi përpara”, i ka thënë Muja, Osmanit.

Në shenjë revolte me sjelljen jo të mirë të Mujës, këshilltarët e opozitës kanë braktisë punimet e Kuvendit. Ata i kanë bërë thirrje Mujës që të mos kërcënoi dhe shantazhoi këshilltarët.

Edhe përfaqësuesi i KDI-së në Prizren , Naim Cahanaj kërkon nga kryetari Ramadan Muja,  që të mos i  praktikoi kërcnimet  dhe shantazhet ndaj këshilltarëve të Kuvendit Komunal. /PrizrenPress.com/

 

 

 

15 vite nga rënia e Agim Ramadanit

0

agim ramadaniSot bëhen 15 vite nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Ndërsa nga një institucion i vendit nuk është lajmëruar nëse do ta vizitojnë vendin e rënies të heroit Ramadani, e po ashtu nuk është lajmëruar se a do të ketë ndonjë akademi përkujtimore për këtë ditë.Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies se heroit Agim Ramdani

M’u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Poeti martir u shua 15 vjet më parë (11 prill 1999) bashkë me Sali Çekajn, të dy komandantë në betejën e Koshares e sot heronj. Beteja e Koshares është një ndër më të mëdhatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç raportohe j, ushtria jugosllave e kohës ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rusë e sllavë të tjerë, si dhe nga “gabimet” e NATO-s.

Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë.

Duke sjellë në vëmendje faktin se beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar u organizua manifestimi “Ditët e Shqipes”, ku u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule në Koshare.

Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Europiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. A i është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.

Edhe sot i vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës

0

KuvendiKosoves5-27Edhe sot i vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës me shyrtimin e gjashtë pikave të mbetura nga mbledhja e djeshm.
Deputetët në rend dite kanë shqyrtimin e Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2013, shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, emërimin e anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore, si dhe zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Studentët nuk e paguajnë semestrin – presin zbritjen e premtuar të Thaçit

0

UP-rektoratiRreth 35 për qind e studentëve ende nuk e kanë paguar semestrin veror për vitin akademik 2013-2014, shkruan “Koha Ditore”.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra për medie e Rektoratit të universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Disa nga studentët të cilët nuk e kanë paguar semestrin kanë thënë se këtë e kanë bërë për shkak të vendimit të kryeministrit, Hashim Thaçi, për zbritje të semestrit për 50 për qind, vendim ky që do të hyjë në fuqi në maj të këtij viti. Ata kanë deklaruar se këtë e kanë bërë, pasi që duan që të përfitojnë nga zbritja.

Ndërkohë, Rektorati ka vendosur që ta shtyjë afatin për pagesë deri më datën 18 prill.

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, ka nxjerrë një vendim, më anë të të cilit, përveç shtyrjes së afatit për pagesë të semestrit, ka bërë të ditur se studentët të cilët nuk e bëjnë regjistrimin e semestrit veror deri në afatin e caktuar, nuk do t’iu lejohet vërtetimi i semestrit dhe për rrjedhojë nuk do të mund t’iu nënshtrohen provimeve të afatit vijuese.

Gashi: Muja po i keqpërdorë taksat e qytetarëve për derivate të veturave

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën për shpenzimet e mëdha që ka bërë për derivate të veturave.

Zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi tha se kryetari Muja me këto shpenzime po tregon se nuk e ka në plan të ndalet në shpërdorimin e taksave të qytetarëve.

“Shpenzimet enorme të të dënuarit Muja, janë edhe një tregues i qartë se ky pushtet po i keqpërdorë taksat e qytetarëve”, tha Gashi.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kapublikuar shpenzimet, që Komuna e Prizrenit ka hargjuar në derivate të veturave. Sipas KDI-së, kjo komunë për një vit shpenzoi 133.345 euro karburant për vetura, dhe 58,360 euro për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

“Lidhur me këtë, në kodin buxhetorë 13780, qeveria komunale e Prizrenit, në vitin 2013 ka shpenzuar 133.345 euro karburant për vetura. Me një përllogaritje të vogle kjo qeveri në vitin e kaluar ka shpenzuar 365 euro në dit ë karburant për vetura (133.345/365=365 euro), pra shpenzime ditorë duke llogaritur çdo ditë të vitit kalendarike përfshirë këtu edhe ditët e vikendit dhe festat zyrtare. Me një përllogaritje të shumës prej 365 euro si shpenzime ditorë për fuqinë blerëse të benzinës apo naftës del se kjo qeveri në vitin e kaluar ka shpenzuar 304 litra derivate në ditë (365/1.2=304 litra). Nëse shpenzimi mesatarë për një veturë në 100 km është afërsisht 8 litra benzinë atëherë kjo qeveri në vitin 2013 ka kaluar 3.800 km në ditë (304/8*100=3800 km) apo shprehu në baza vjetore kjo qeveri ka shpenzuar 110.930 litra derivate në vit (304*365=110.960 litra derivate), nëse shpenzimi mesatarë për një veturë në 100 km është mesatarisht 8 litra benzinë/naftë atëherë kjo qeveri në vitin 2013 ka kaluar 1.387.000 km për një vit të tërë fiskal duke llogaritur vikendet dhe festat zyrtare si ditë aktive të punës (110960/8*100=1387000km)”.

Zëdhënësi Nderim Gashi, ndërkaq tha se LDK-ja i bënë thirrje kryetarit Ramadan Muja, që të japë dorëheqje dhe të mos i keqpërdorë taksat e qytetarëve.

“ I dënuari Muja duhet të japë dorëheqje në mënyrë që qeverisja në Prizren t’i kthehet normalitetit”/PrizrenPress.com/