25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Gashi: Muja po i keqpërdorë taksat e qytetarëve për derivate të veturave

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën për shpenzimet e mëdha që ka bërë për derivate të veturave.

Zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi tha se kryetari Muja me këto shpenzime po tregon se nuk e ka në plan të ndalet në shpërdorimin e taksave të qytetarëve.

“Shpenzimet enorme të të dënuarit Muja, janë edhe një tregues i qartë se ky pushtet po i keqpërdorë taksat e qytetarëve”, tha Gashi.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kapublikuar shpenzimet, që Komuna e Prizrenit ka hargjuar në derivate të veturave. Sipas KDI-së, kjo komunë për një vit shpenzoi 133.345 euro karburant për vetura, dhe 58,360 euro për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

“Lidhur me këtë, në kodin buxhetorë 13780, qeveria komunale e Prizrenit, në vitin 2013 ka shpenzuar 133.345 euro karburant për vetura. Me një përllogaritje të vogle kjo qeveri në vitin e kaluar ka shpenzuar 365 euro në dit ë karburant për vetura (133.345/365=365 euro), pra shpenzime ditorë duke llogaritur çdo ditë të vitit kalendarike përfshirë këtu edhe ditët e vikendit dhe festat zyrtare. Me një përllogaritje të shumës prej 365 euro si shpenzime ditorë për fuqinë blerëse të benzinës apo naftës del se kjo qeveri në vitin e kaluar ka shpenzuar 304 litra derivate në ditë (365/1.2=304 litra). Nëse shpenzimi mesatarë për një veturë në 100 km është afërsisht 8 litra benzinë atëherë kjo qeveri në vitin 2013 ka kaluar 3.800 km në ditë (304/8*100=3800 km) apo shprehu në baza vjetore kjo qeveri ka shpenzuar 110.930 litra derivate në vit (304*365=110.960 litra derivate), nëse shpenzimi mesatarë për një veturë në 100 km është mesatarisht 8 litra benzinë/naftë atëherë kjo qeveri në vitin 2013 ka kaluar 1.387.000 km për një vit të tërë fiskal duke llogaritur vikendet dhe festat zyrtare si ditë aktive të punës (110960/8*100=1387000km)”.

Zëdhënësi Nderim Gashi, ndërkaq tha se LDK-ja i bënë thirrje kryetarit Ramadan Muja, që të japë dorëheqje dhe të mos i keqpërdorë taksat e qytetarëve.

“ I dënuari Muja duhet të japë dorëheqje në mënyrë që qeverisja në Prizren t’i kthehet normalitetit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Lajmet e Fundit