18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8203

U prezantuan dy libra në italisht të Anton Nikë Berishës

0

antonNë qytetin e Katanxaros (Catanzaro) u promovuan dy libra të Anton Nikë Berishës: “Cascata di luce nel cuore” (Ujëvarë drite në zemër) dhe “Delle Rapsodie albanesi del 1866” (Mbi rapsoditë arbëreshe të vitit 1866), të dyja të botuara nga shtëpia botuese “Pellegrini” e Kozencës.
Promovimi u mbajt në Kuvendin e kapuçinëve të Katanxaros.

Për librat e përmendur folën prof. Cesare Mulè, prof. Francesco Graceffa, Maurizio Perrone dhe atë Carlo Fotino, drejtues i Kuvendit të kapuçinëve në Katanxaro.

Në fjalën e vet të hapjes prof. Mulè vuri në dukje punën e frytshme krijuese të Anton Nikë Berishës, i cili tash njëzet vjet punon në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Kalabrisë, ku tani është profesor i Letërsisë Shqipe. Në mënyrë të veçantë ai përmendi librat e Berishës kushtuar Nënës Tereze, midis të cilave edhe “Cascata di luce nel cuore”, për të cilën pastaj foli M. Perrone dhe lexoi disa pjesë nga libri.

Atë Carlo Fotino foli për vlerat e jashtëzakonshme të përshpirtshmërisë së Nënës Tereze, e cila është bërë objekt vështrim i veprave të shumta artistike, siç ndodh dhe me librin poetik të prof. Anton Nikë Berishës. Fryma e përshpiertshmërisë dhe e flijimit të saj për tjetrin bëhet edhe më e vlefshme në kohën tonë, kur bota ballafaqohet me ligësi e luftëra të ndryshme.
Prof. Graçefa ndriçoi disa nga vlerat e studimit “Delle Rapsodie albanesi del 1866” kushtuar rapsodive arbëreshe të botuara nga Jeronim De Rada më 1866. Ai foli dhe për arbëreshët në përgjithësi dhe për trashëgiminë e tyre të pasur dhe për ruajtjen shumëshekullorë të indentitetit të tyre kulturor, gjuhësor e fetar.

Në tubim u lexua dhe letra e imzot Vincenzo Bertolone, ipeshkëv i Katanxaros, i cili për arsye të detyrimeve baritore nuk pati mundësi të marrë pjesë në promovimin e librave të përmendura.

Në letrën e vet imzot Bertolone theksonte rëndësinë e veprimit të Nënës Tereze në Kalkutë të Indisë dhe në vende të tjera të botës, në mënyrë të veçantë përkushtimin e saj shpirtëror e fizik për të varfrit e më të varfërve si dhe besimin e saj të pamëdyshtë në Hyjin atë dhe në Birin e tij, Krishtin, ku ajo u mbështet për të përmbushur detyrën e saj të rëndësishme.
Duhet theksuar se për organizimin e këtij takimi meritën kryesore e ka atë Aldo Mercuri, autor i disa librave të rëndësishme dhe udhëheqës i bibliotekës shumë të pasur të kapuçinëve të Katanxaros.

Në fund Anton Nikë Berisha i falënderoj autorët që folën për veprat e tij, organizatorin dhe të pranishmit në tubim.

Maloku: AAK-ja po ngutet

0

Naim MalokuIsh-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, e ka quajtur të ngutshëm veprimin e AAK-së, që nëpërmjet mocionit, tash së fundi peticionit, po tenton ta rrëzojë Qeverinë. Ai ka thënë për “Epokën e re” se kjo nismë nuk ka qenë e menduar mirë, prandaj mund të ketë pasoja për vetë AAK-në.
“Fakti që nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk ka mundur t’i marrë 40 nënshkrime tregon se nuk ka pasur parapërgatitje të mirë. Thjesht, ka qenë veprim i ngutshëm i AAK-së. Shefi i grupit parlamentar i AAK-së është dashtë që brenda Kuvendit ta sigurojë mbështetjen e deputetëve pastaj t’i hyjë nismës. Mendoj se nuk e ka pasur vendin dhe kohën kjo nismë. Prandaj, frikësohem se mund të ketë pasoja jo të mira për vetë AAK-në”, ka deklaruar Maloku.
Ai ka vlerësuar se paraprakisht AAK-ja është dashur ta përgatisë terrenin e pastaj të marrë vendim për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Maloku ka folur edhe për peticionin që ka nisur AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë. Këtë veprim ai e ka quajtur antikushtetues. “Unë e shikova edhe Kushtetutën dhe askund në Kushtetutë nuk ka përkufizim që me peticion mund të rrëzohet Qeveria. Peticioni mund të përdoret për të çuar në Kuvend ndonjë ligj ose ndonjë nen të ligjit. Pra, nuk kishte përkufizim në Kushtetutë që me peticion të rrëzohet Qeveria”, ka deklaruar Maloku, duke shtuar se ky peticion mund të jetë një test i përkrahjes së AAK-së nga ana e qytetarëve. “Mendoj se ky është edhe një test i përkrahjes së AAK-së në masë. Ndoshta është një tentim për ta sensibilizuar anëtarësinë e AAK-së për t’u aktivizuar rreth peticionit”, ka thënë Maloku.
Ai ka bërë me dije se ende është anëtar i thjeshtë i AAK-së. “Ende jam anëtar i AAK-së dhe e konsideroj si partinë time. Prandaj, mendoj se nuk ka pasur ndonjë konsultë të brendshme për të shkuar ose jo me këto dy nisma. Është dashur të hapet një debat i brendshëm, të konsultohen juristët dhe ekspertët në mënyrë që të mos të shkohet me nisma të tilla”, ka thënë Maloku.

“Romeo e Xhulieta” kosovaro-serbe nuk i shpëton nacionalizmit

0

88“Romeo dhe Xhulieta” e Kosovës dhe Serbisë, nuk ka të bëjë me nacionalizmin. Dashuria është thelbi i saj.
E këtë e ka potencuar jo një herë aktori e regjisori serb Miki Manajloviq, për shfaqjen që është konceptuar të realizohet nga një kastë e madhe aktorësh nga të dy vendet.

Por konferenca për media e mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës – ku janë zbuluar pak detaje për shfaqjen, realizimi i së cilës është krejt në hapat e parë – u shndërrua në debat për nacionalizmin. Ka filluar me pyetjen e parë të ekipit të një televizioni nga Graçanica nëse “Romeo dhe Xhulieta” do të përfshijë edhe “aktorët serbë të përzënë nga Mitrovica dhe ata “që ishin pjesë e Teatrit të Prishtinës para vitit 1999”.

Veç pyetjeve të gazetares, e cila ka parashikuar se në publik nuk do të ketë serbë, në debat është përfshirë edhe kameramani, sipas të cilit “në qytetin e Prizrenit nuk ka asnjë serb”

Thaçi shkel Rezolutën për bisedimet me Serbinë

0

Hashim Thaçi ne KuvendKryeministri Hashim Thaçi po e shkel Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe injoron deputetët duke mos raportuar për takimet e tij të fundit me homologun serb Ivica Daçiq në kuadër të dialogut të Brukselit. Kështu vlerësojnë deputetë opozitarë dhe analistët politikë. Sipas tyre, edhe raportimet informative që Thaçi i praktikonte pas serisë së parë të bisedimeve me Daçiqin nuk kishin sjellë kushedi se çfarë rezultati, mirëpo të paktën me paraqitjen e tij në Kuvend respektohej institucioni më i lartë legjislativ dhe Rezoluta për bisedimet.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i vendit, ka vlerësuar se sjellja e kryeministrit është në kundërshtim të plotë me Rezolutën e Kuvendit e cila e obligon qeverinë, përkatësisht kryeministrin, që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin për dialogun më Serbinë,shkruan Tribuna.

“Kjo lë shije të keqe dhe krijon dilema rreth transparencës”, ka thënë Hyseni. Sipas tij, deputetët sikurse edhe opinioni i gjerë nuk kanë informacione të bollshme pas raundeve të fundit të bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Thaçi kërkon kohë për Tribunalin e krimeve të pretenduara nga Dick Marty

0

ushtar i UCKNdonëse me vonesë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur për në SHBA dhe Bruksel një delegacion qeveritar, me qëllim që të lobohet kundër formës që pretendohet të marrë Tribunali për krimet e luftës.
Qëllimi i gjithë kësaj ndërmarrje është që të sqarohet se ky Tribunal në formën e prezantuar nga BE’ja do të rrënonte imazhin e Kosovës dhe do ta paragjykonte fajësinë e njërës palë të konfliktit të interesit.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna Thaçi është duke bërë një dialog konfidencial për gjykatën që do t’i trajtojë aktakuzat e mundshme për të cilat dyshohen se janë kryer gjatë luftës në Kosovë, nga ish-ushtarë të UCK’së të pretenduara në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Zejnullahu “eliminohet” nga gara për u.d. të rektorit për shkak të botimit të dyshimtë

0

UP-rektoratiKëshilli Drejtues tani ka zgjeruar listën e kandidatëve të mundshëm të UP-së edhe me tre emra të tjerë, Myzafere Limani, profesoreshë në Fakultetin Teknik, Anton Berishaj, profesor në Fakultetin Filozofik, dhe Qëndrim Gashi, profesor në Fakultetin e Shkencave Matematikore. Kryetarja, Islami, ka thënë se të propozuarit nuk dinë asgjë për këtë ofertë, ajo do t’u bëhet prej tani

Myzafere Limani, profesoreshë në Fakultetin Teknik, Anton Berishaj, profesor në Fakultetin Filozofik, dhe Qëndrim Gashi, profesor në Fakultetin e Shkencave Matematikore, janë tre emrat e rinj që janë propozuar për kandidatë të mundshëm si ushtrues detyre(u.d.) të rektorit të Universitetit të Prishtinës, shkruan Koha Ditore.

Këto propozime janë nxjerrë të mërkurën pasdite, gjatë mbledhjes që ka mbajtur Këshilli Drejtues i UP-së, ku pritej se do të emërohej u.d. i rektorit, pasi që Senati i UP-së veç kishte dërguar dy propozime për këtë post, Abdullah Zejnullahun dhe Naser Zabelin..

Haradinaj: LDK-ja ra në grackën e Thaçit

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se Qeveria aktuale nuk duhet ta përfundojë mandatin pa u ndëshkuar, përmes mocionit të mosbesimit. Ai thotë se sa i takon idesë për shpërbërjen e Kuvendit, Hardinaj vlerëson se Qeveria po vepron mençur, por LDK, sipas tij, ka ra në grackë.
Haradinaj në një intervistë për TV “Rrokum” arsyeton faktin se pse iniciativa për mocion mosbesim ndaj Qeverisë, u mor pas kthimit të tij, nga vizita në SHBA.

Ai thotë se iniciativa u mor në këtë kohë pasi që opozita i ka numrat në Kuvend, për shkarkimin e Qeverisë, gjë që ka qenë e pamundur më herët, transmeton orainfo.

Sa i takon idesë për shpërbërjen e Kuvendit, Hardinaj vlerëson se Qeveria po vepron mençur, por LDK sipas tij, ka ra në grackë.

Pas dështimit të grumbullimit të numrit të mjaftueshëm të nënshkrimeve të deputetëve për mocion, kreu i AAK-së ka besim të plotë se në iniciativën për peticion do ta ketë përkrahjen e qytetarëve.
Ani pse ndërmori një nismë tjetër, Haradinaj thotë se AAK nuk ka heq dorë nga mocionin, madje ai vazhdon të besojë në përkrahjen e partive tjera opozitare.

E shkarkimi i kësaj Qeverie, sipas Hradinajt, kishte me qenë leksion edhe për qeverisjen e ardhshme.

Përkundër përpjekjes që ta rrëzojë Qeverinë Thaçi 2, Haradinaj ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë Blerim Shala të jetë koordinator në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

FAZ: Putini merrr shembull Kosovën, shkelmoi serbët

0

PutinGazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët derisa ka marrë vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës si shembull për atë se çfarë ju duhet edhe banorëve të Krimesë në Ukrainë. Beogradi konsiderohet një aleat i ngusht i Moskës. Mirëpo tash presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan FAZ në tekstin me titull, “Putini i shkelmoi serbët”.

Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij.

Putin u përgjigj se ai mendon që vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre ju është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anuloj atë të drejtë.

“Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull”, ka thënë Putin.

Krasniqi: Adem Jashari, legjendë e përjetësisë

0

AdemShabanHamz-JashariMe rastin e Epopesë së UÇK-së, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nderuar të rënët e Prekazit dhe Llaushës. Ai kujton se si mëngjesin e 5 marsit, para orës 6:00, mbi Prekazin e Poshtëm dhe Llaushë fillon një sulm i fuqishëm nga të gjitha armët e artilerisë armike.

Sulmi, siç kujton Krasniqi, kryesisht ishte bërë nga Fabrika e Municionit, nga kodrat e Skenderajt, Lisat e Xanit e pozicione të tjera që kishte ngritur armiku.

Sipas tij, i fuqishëm ka qenë edhe zjarri i njësitit të UÇK-së që ishte gjetur i rrethuar.

“…Dëgjohej fuqishëm mitralozi i Adem Jasharit, Besarta më vonë do të tregojë se nuk kishte pushuar as kënga e Komandantit Legjendar. Kështu shpesh herë në histori, shqiptarët e pranonin “vdekjen si me le” e më se miri këtë e tregon rënia heroike e Komandantit Legjendar – Adem Jasharit. Armiku mendonte se duke vrarë Adem Jasharin me familje e farefis do ta shuante qëndresën e shqiptarëve, dhe se shqiptarët do të frikësoheshin, do t’i nënshtroheshin pacifizmit dhe do të vazhdonte loja e pakufi e marrëveshjeve mes Rugovës dhe Milosheviqit. Por, kështu nuk mendonte udhëheqja politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e as populli liridashës shqiptar”, ka shkruar kryeparlamentari Krasniqi në Facebook.

Në luftën e Prekazit u vranë 58 shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e të rinj dhe kjo qe një humbje e madhe për tërë kombin, e sidomos për Drenicën e Jasharët. Mirëpo, sipas Krasniqit, llogaria që bëri armiku doli e gabuar, sepse radhët e UÇK-së po shtoheshin në mënyrë marramendëse.

“Populli, e sidomos rinia, po bindej gjithnjë e më tepër se nderi e dinjiteti i kombit e Atdheut do të mbrohej me luftë të armatosur e jo me përulje prej zvarraniku. Lufta veç kishte filluar. Pushka kishte qenë ajo që gjithherë kishte mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit. As tani s’mund të pritej diçka tjetër. Vrasja e komandantit legjendar, sakrifica kolektive e tre brezave të Jasharëve (Kushtrimi Ademi e Shaban Jashari, nipi, baba dhe gjyshi të rënë me pushkë në dorë), hapi një epokë të re të lavdisë e të madhështisë në historinë tonë të re”, shkruan më tej Krasniqi.

Krasniqi thotë se në këtë periudhë, lufta për liri po hynte në një rrugë pa kthim dhe do të vazhdojë deri në fitore.

“Shqiptarët e fituan jo vetëm lirinë, por në rrugën e shtet ndërtimit e fituan edhe Botën Demokratike. Bota shpejt u bind për vendosmërinë e shqiptarëve, për pathyeshmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po njihte vetëm ngritje. Adem Jashari u bë legjendë e përjetësisë. Ora e Kosovës kishte ardhur. Vetëm tradhtarë e frikacakë kishin frikë nga liria. Liria po vinte për të gjithë. Më të guximshmit në krye me Adem Legjendarin nuk hezituan t’i hapin flatrat si shqiponja për t’i dal zot Atdheut në kohë furtunash të rrezikshme. Lavdi!”, ka përfunduar Krasniqi postimin e tij në Facebook.

Muharremi mbron “Eqën”

0

hanefimuharremi-ldkNënkryetari i Degës së LDK-së, Hanifi Muharremi, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të tij, Eqrem Kryeziut. Ai tha se Kryeziu nuk është zhveshur nga kompetencat në mbledhjen e fundit të Kryesisë në Prishtinë.

“Në takimin që kishim me zyrtarët e Degës dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa,është diskutuar gjerë e gjatë për unifikimin e LDK-së”, tregon Muharremi.

Ai tha se në këtë takim ka pasur shumë diskutime edhe nga zyrtarë të cilët tashmë i takojnë një fraksioni brenda LDK-së.

“Fraksionet e tilla janë pjesë e ndryshimeve pozitive që mund të ndodhin në zgjedhjet nacionale në favor të LDK-së”, tha ai.

Hanifi Muharremi është zgjedhur kryesues i Shtabit Koordinues në LDK-në e Prizrenit. Ai thotë se ndryshimet mund të ndodhin vetëm në Kuvendin e Degës,i cili do të mbahet pas zgjedhjeve nacionale. /TV Prizreni/