27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8211

Në Malishevë mbahet ligjëratë për parandalimin e etheve hemorragjike

0

RriqratNë kuadër të strategjisë kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “krime kongo”, drejtoria për shëndetësi, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), sot në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, kanë mbajtur një ligjëratë me të gjithë nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, të cilët i kanë njoftuar me masat parandaluese që duhen të merren, si masa kryesore mbrojtëse. Në këtë ligjëratë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Fillimisht, kryetari Begaj, ju ka bërë thirrje nxënësve, që ato që i mësojnë dhe i dëgjojnë sot nga mjekët, ti përcjellin në familjet dhe rrethin e tyre, për ruajtjen e shëndetit, për çka edhe Komuna e Malishevës, është e angazhuar maksimalisht. Kryetari Begaj, po ashtu ju bëri thirrje që ta ruajnë ambientin, pasi grumbullimi i mbeturinave, është burim i shumë infeksioneve dhe sëmundjeve.

“Ta ruajmë ambientin dhe ta krijojmë një pasqyrë të mirë për vendin tonë dhe në të njëjtën kohë, ta ruajmë shëndetin tonë. E këtë, më së miri e bëni ju rinia shkollore, ju e ardhmja jonë”, tha mes tjerash kryetari Begaj, duke ju drejtuar nxënësve të Qendrës së Kompetencës.

Mjeku i QKMF-së, Fejzë Hoti, ju ka mbajtur ligjëratën rreth 500 nxënësve të ndërrimit të parë, të Qendrës së Kompetencës, të cilëve ju ka shpjeguar për sëmundjen e etheve hemorragjike, e njohur si “krime kongo”, historinë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, zhvillimin e saj, format e infektimit dhe ajo që është më kryesore, për masat parandaluese që duhet ti bëjnë vet qytetarët. “Kjo sëmundje, bartet fillimisht tek njeriu, nga thumbimi i rriqrave, të cilët janë bartës të sëmundjes, nga kafshët tek njeriu, andaj, zvogëloni në maksimum mundësinë e kontaktit me rriqra, përmes kujdesit tuaj. Të punohet toka, të kositet bari, të vishemi me rroba adekuate gjatë punëve të përditshme në ara, fusha e male, të mos i largojmë vet rriqrat nga trupi, nëse eventualisht thumbohemi nga ata, por të kërkojmë ndihmën e mjekut për largimin e tyre, pasi mundësia e infektimit është shumë e lartë”, ju ka thënë mes tjerash, mjeku Hoti.

Më pas, mjeku Hoti dhe përgjegjësit tjerë, janë përgjigjur në pyetjet e nxënësve, për masat mbrojtëse dhe çështje tjera, lidhur me ethet hemorragjike “krime kongo”.

 

Dragash, vdes aksidentalisht veterani i UÇK-së, Ridvan Kolloni

0

AksidentËshtë shuar nga jeta edhe një veteran i UÇK-së, në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kosovë të Dragashit.

Ridvan Kolloni (1975), ka pësuar në hyrje të fshatit Kosavë, nga goditja e një automjeti, të cilin e drejtonte një bashkëfshatar i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur ai po kthehej këmbë në shtëpi, ndërkohë që një automjet (Golf 2) që po lëvizte në drejtimin e kundërt, aksidentalisht e përplasë të ndjerin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë dalë policia, mjeku ligjor dhe prokurori, të cilët i kanë kryer hetimet e para, nga të cilat ka rezultuar se shpejtësia e automjetit ka qenë shkak i këtij aksidenti. Këtë ia ka thënë Radio Sharrit, njëri nga hetuesit e kësaj ngjarje, duke shtuar se rruga e mirë ka bërë që drejtuesit e automjeteve të mos iu përmbahen rregullave të trafikut.

“Rruga e mirë, ka bërë që shumë drejtues automjetesh të rrisin shpejtësinë, tej normave të lejuara që përcaktohen nëpër vendbanime, apo pranë tyre”, ka thënë ky hetues. Trupi i të ndjerit është shpënë për autopsi, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia, për t’iu nënshtruar hetimeve detaje në lidhje me ngjarjen.

Veterani i UÇK-së, Ridvan Kolloni, ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre vajza të mitura.

Musmurati: S”e përjashtojmë LDK-në

0

?BasriMusmurati6-06Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, i cili ka deklatuar se nuk e do një koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve.

Musmurati për Epokën e Re, ka thënë se pas zgjedhjeve të gjtiha partitë do të ngarendin të bëjnë koalicion qeverisës me PDK-në dhe do t’i harrojnë deklaratat e tanishme. Musmurati ka thënë se PDK-ja nuk e përjashton asnjë subjekt politik për koalicion.

“Të them të drejtën, as këtë nuk e përjashtoj duke e ditur se edhe LDK-ja është një subjekt i konsoliduar. Tani është në opozitë, eventualisht pas zgjedhjeve mund të jetë subjekt i dytë dhe sigurisht dëshiron të jetë në strukturat e institucioneve”, ka thënë Musmurati.(Epoka e Re)

Muja nuk del në punë

0

Ramadan Muja 1Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka dalë sot në punë. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se Muja është duke e respektuar vendimin e tij për pezullimin e postit të kryetarit të Prizrenit.

“ Muja është duke respektuar vendimin që ka marrë dje për pezullimin e pozitës, prandaj edhe sot nuk ka dal në punë”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka pezulluar pozitën e kryetarit të Prizrenit, deri në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ky vendim i Mujës, ndërkaq nuk është mirëprit nga partitë opozitare. Ata vlerësojnë se vendimi për pezullim të postit të kryetarit është i kundërligjshëm./PrizrenPress.com/

Është përgatitur një atentat kundër Shpend Ahmetit

0

Shpend Ahmeti VVNjë javë më parë Policia ishte informuar nga një qytetar se ka dëgjuar bisedën mes disa burrash në një lokal në Prishtinë, ku flitej për dhënien e një shume parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe për blerjen e armëve.
Në tavolinë ka pasur biznesmenë që merren me biznese të ndryshme, duke përfshirë ndërtimet, tregtinë dhe biznesin e karburanteve, ka mësuar “Koha Ditore”.

Policia dhe Ahmeti kanë konfirmuar këtë informacion

Burime nga Policia kanë shpjeguar për gazetën se personi që kishte dëgjuar bisedën në një restorant në Prishtinë punon në institucionet e Kosovës.

Ai i ka treguar një anëtari të LV-së për këtë, i cili menjëherë ka shkuar në Polici.

PDK e ka bërë gati memorandumin për shpërbërjen e Kuvendit

0

PDK-logo8-07Në duart e zyrtarëve më të lartë të PDK’së është duke qarkulluar një draft-marrëveshje e papërfunduar të cilën kjo parti po bën plane t’ua prezantojë subjekteve të tjera politike, në takim me kreun e partisë Hashim Thaçin.
Takimi planifikohet të mbahet shumë shpejt, shkruan Tribuna.

Drafti parasheh shpërbërjen e parlamentit, ndërsa për datën pritet që të gjendet pajtim i përbashkët mes të gjitha partive.

Me anë të kësaj marrëveshje, kjo parti po përgatit për zgjedhje parlamentare.

Ja kënga e Shqipërisë në Eurovizion, versioni anglisht(Video)

0

Hersi MatmujaHersi Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2014 në Kopenhagen, Danimarkë me këngën ‘One Night’s Anger’.
Këngëtarja u shpall fituese e edicionit të 52-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.

Artistja 24-vjeçare do të përfaqësojë Shqipërinë në maj në Eurosong e realizoi variantin final të këngës së kompozuar dhe orkestruar nga Genti Lako. “Zemërimi i një nate” është titulli i këngës me vargje të Jorgo Papingjit, që është u regjistrua në një nga studiot më të mira greke duke u përshtatur në versionin angisht me titullin “One Night’s Anger”.

Zgjedhjet nacionale, hap i ngutur!

0

Taulant selmaniTaulant Selmani

E pamundur të dëgjosh apo shikosh një edicion lajmesh, të lexosh një gazetë a portal e të mos flitet për zgjedhje. Secili në qejfin e vet kërkon datën e mbajtjes së zgjedhjeve, duke u përkushtuar maksimalisht vetëm në atë drejtim, e duke lënë anash gjërat të cilat i kemi më primare.

Secili në mënyrën e vet jep justifikimet e arsyetimet se pse duhet mbajtur zgjedhjet. Sa mirë do të ishte sikurse secili të justifikojë mosmbajtjen e zgjedhjeve, jo për të anuar nga pushteti, por për ta lënë të qetë popullin, për të mos ushtruar “dhunë psikike” mbi ta, për të mos stagnuar proceset e ecuritë dhe për të arritur një zgjidhje pa zgjedhje.

Vetëdija jonë, si vend dhe popull në tranzicion, ka pësuar ndryshime të vazhdueshme që nga pas lufta, duke mos ditur kështu të gjykojmë drejtë, duke anuar në baza simpatish dhe jo konceptesh, duke votuar karizmën dhe duke mos i kushtuar shumë rëndësi parimeve bazë të qeverisjes e shtetndërtimit. Kjo ndoshta edhe na ka kushtuar, duke lënë kështu hapësira pakënaqësish dhe vakume për të kërkuar zgjedhje të njëpasnjëshme.

Puna e opozitës është të kritikojë, por jo gjithmonë të kërkojë zgjedhje, nëse kjo ka mundësi të japë një rezultat apo zgjidhje për çështje të caktuara, duke e kursyer edhe popullin që të mos dalë në votime aq shpesh, sa që të mërzitet dhe të mos i interesojë më fare për zgjedhje a vota.

Zgjedhjet na janë bërë rutinë dhe kjo rutinë ka ndikuar në uljen e përqindjes së qytetarëve që dalin në votime. Janë lodhur nga politika, nga votat, nga premtimet. Nuk duan t’ia dinë për asgjë, mendojnë se janë të paaftë për të ndryshuar diçka, por harrojnë që gjithçka është në dorën e tyre, më saktë në votën e tyre. Por, kjo votë të jetë në kohë të caktuar dhe jo pa një pa dy të bëhen zgjedhje, të kërkohen ndryshime rrënjësore, duke harruar që ndryshimi fillon nga vetja.

Sikur të ishim ngutur të zhvillojmë ekonominë e vendit, aq sa ngutemi për të mbajtur zgjedhje, do të ishim larg, në horizonte euro-atlantike, duke konkurruar me shtete të zhvilluara të rajonit e botës.

Por, fatkeqësisht, politika jonë si duket nuk ka kohë të mendojë për të tjera gjëra, pos zgjedhjeve dhe sa më herët që mbahen, për ta është sukses. Hap i ngutur të shkojmë në zgjedhje është sepse së pari nuk ka katër muaj që janë mbajtur zgjedhjet dhe akoma nuk jemi rehatuar siç duhet, e dyta ne kemi nevojë për ndryshime kushtetuese në aspektin zgjedhor, për t’u përfaqësuar denjësisht. Pra, praktika më e mirë do të ishin zonat zgjedhore.

E treta, na duhet një profilizim i mirëfilltë partiak, që të dimë se kë duhet votuar. Pastaj duhet qartësuar profilizimi i pushtetit, nëse duhet të udhëheq kryeministri apo presidenti dhe duhet ditur se kush ç’përgjegjësi ka. Duhet ndryshuar qasjet, konceptet dhe përgjegjësitë zgjedhore dhe ligji duhet të japë fjalën e fundit për këtë.

Nuk na duhen zgjedhjet pa këto ndryshime kushtetuese e ligjore, sepse përsëri do të ballafaqohemi me skenarë të njëjtë politikëbërës e vendimmarrës. Prandaj, nuk duhet të bëjmë hap të ngutur që të shkojmë në zgjedhje, sepse populli është ai që në vazhdimësi do të pësojë!

Moschopoulos: Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

0

Dimitris Moschopoulos,Greqia do ta njohë shtetin e Kosovës jo pse është shtet i mirë, por për faktin se njohja do të jetë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon, ka thënë ambasadori i Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos.

Në intervistë për “Kohën Ditore” ambasadori grek është shprehur se shteti i tij e dëshiron Kosovën në Bashkimin Evropian dhe njohjen politike nga secili vend anëtar. Por kur do të vijë njohja nga ana e shtetit të tij, Moschopoulos ka thënë se nuk e di.

Ambasadori i Greqisë ka folur edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për vendimin e fundit për pranimin e vizave Schengen, për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Qenan Qerimi u “vetangazhua” në Universitetin e Gjilanit

0

UP-rektoratiAskush nuk merr përgjegjësinë për gradimin e jashtëligjshëm të vëllait të prorektorit, Qerim Qerimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetë Qenan Qerimi, cili në Fakultetin Juridik njihej edhe si shef i bufesë deri në kohën e ish-rektorit Enver Hasani, pati thënë se mbajtjen e ligjëratave atje ia kishte kërkuar profesoresha Nerxhivane Dauti.

Por Dauti mohon të ketë përgjegjësi në këtë histori. Ajo ka thënë se nuk ka nënshkruar kurrfarë recensioni për angazhimin e Qerimit dhe se nuk ka kompetenca për angazhimin e askujt.

Ndërkaq Qerimi gjithë këtë lëmsh me gradën dhe angazhimin e tij e konsideron edhe si gabim të administratës.
Këshilli Drejtues i UP-së ka paralajmëruar shqyrtimin urgjent të këtij rasti.