Në Malishevë mbahet ligjëratë për parandalimin e etheve hemorragjike

RriqratNë kuadër të strategjisë kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “krime kongo”, drejtoria për shëndetësi, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), sot në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, kanë mbajtur një ligjëratë me të gjithë nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, të cilët i kanë njoftuar me masat parandaluese që duhen të merren, si masa kryesore mbrojtëse. Në këtë ligjëratë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Fillimisht, kryetari Begaj, ju ka bërë thirrje nxënësve, që ato që i mësojnë dhe i dëgjojnë sot nga mjekët, ti përcjellin në familjet dhe rrethin e tyre, për ruajtjen e shëndetit, për çka edhe Komuna e Malishevës, është e angazhuar maksimalisht. Kryetari Begaj, po ashtu ju bëri thirrje që ta ruajnë ambientin, pasi grumbullimi i mbeturinave, është burim i shumë infeksioneve dhe sëmundjeve.

“Ta ruajmë ambientin dhe ta krijojmë një pasqyrë të mirë për vendin tonë dhe në të njëjtën kohë, ta ruajmë shëndetin tonë. E këtë, më së miri e bëni ju rinia shkollore, ju e ardhmja jonë”, tha mes tjerash kryetari Begaj, duke ju drejtuar nxënësve të Qendrës së Kompetencës.

Mjeku i QKMF-së, Fejzë Hoti, ju ka mbajtur ligjëratën rreth 500 nxënësve të ndërrimit të parë, të Qendrës së Kompetencës, të cilëve ju ka shpjeguar për sëmundjen e etheve hemorragjike, e njohur si “krime kongo”, historinë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, zhvillimin e saj, format e infektimit dhe ajo që është më kryesore, për masat parandaluese që duhet ti bëjnë vet qytetarët. “Kjo sëmundje, bartet fillimisht tek njeriu, nga thumbimi i rriqrave, të cilët janë bartës të sëmundjes, nga kafshët tek njeriu, andaj, zvogëloni në maksimum mundësinë e kontaktit me rriqra, përmes kujdesit tuaj. Të punohet toka, të kositet bari, të vishemi me rroba adekuate gjatë punëve të përditshme në ara, fusha e male, të mos i largojmë vet rriqrat nga trupi, nëse eventualisht thumbohemi nga ata, por të kërkojmë ndihmën e mjekut për largimin e tyre, pasi mundësia e infektimit është shumë e lartë”, ju ka thënë mes tjerash, mjeku Hoti.

Më pas, mjeku Hoti dhe përgjegjësit tjerë, janë përgjigjur në pyetjet e nxënësve, për masat mbrojtëse dhe çështje tjera, lidhur me ethet hemorragjike “krime kongo”.

 

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit