27.2 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8212

Ja kënga e Shqipërisë në Eurovizion, versioni anglisht(Video)

0

Hersi MatmujaHersi Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2014 në Kopenhagen, Danimarkë me këngën ‘One Night’s Anger’.
Këngëtarja u shpall fituese e edicionit të 52-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.

Artistja 24-vjeçare do të përfaqësojë Shqipërinë në maj në Eurosong e realizoi variantin final të këngës së kompozuar dhe orkestruar nga Genti Lako. “Zemërimi i një nate” është titulli i këngës me vargje të Jorgo Papingjit, që është u regjistrua në një nga studiot më të mira greke duke u përshtatur në versionin angisht me titullin “One Night’s Anger”.

Zgjedhjet nacionale, hap i ngutur!

0

Taulant selmaniTaulant Selmani

E pamundur të dëgjosh apo shikosh një edicion lajmesh, të lexosh një gazetë a portal e të mos flitet për zgjedhje. Secili në qejfin e vet kërkon datën e mbajtjes së zgjedhjeve, duke u përkushtuar maksimalisht vetëm në atë drejtim, e duke lënë anash gjërat të cilat i kemi më primare.

Secili në mënyrën e vet jep justifikimet e arsyetimet se pse duhet mbajtur zgjedhjet. Sa mirë do të ishte sikurse secili të justifikojë mosmbajtjen e zgjedhjeve, jo për të anuar nga pushteti, por për ta lënë të qetë popullin, për të mos ushtruar “dhunë psikike” mbi ta, për të mos stagnuar proceset e ecuritë dhe për të arritur një zgjidhje pa zgjedhje.

Vetëdija jonë, si vend dhe popull në tranzicion, ka pësuar ndryshime të vazhdueshme që nga pas lufta, duke mos ditur kështu të gjykojmë drejtë, duke anuar në baza simpatish dhe jo konceptesh, duke votuar karizmën dhe duke mos i kushtuar shumë rëndësi parimeve bazë të qeverisjes e shtetndërtimit. Kjo ndoshta edhe na ka kushtuar, duke lënë kështu hapësira pakënaqësish dhe vakume për të kërkuar zgjedhje të njëpasnjëshme.

Puna e opozitës është të kritikojë, por jo gjithmonë të kërkojë zgjedhje, nëse kjo ka mundësi të japë një rezultat apo zgjidhje për çështje të caktuara, duke e kursyer edhe popullin që të mos dalë në votime aq shpesh, sa që të mërzitet dhe të mos i interesojë më fare për zgjedhje a vota.

Zgjedhjet na janë bërë rutinë dhe kjo rutinë ka ndikuar në uljen e përqindjes së qytetarëve që dalin në votime. Janë lodhur nga politika, nga votat, nga premtimet. Nuk duan t’ia dinë për asgjë, mendojnë se janë të paaftë për të ndryshuar diçka, por harrojnë që gjithçka është në dorën e tyre, më saktë në votën e tyre. Por, kjo votë të jetë në kohë të caktuar dhe jo pa një pa dy të bëhen zgjedhje, të kërkohen ndryshime rrënjësore, duke harruar që ndryshimi fillon nga vetja.

Sikur të ishim ngutur të zhvillojmë ekonominë e vendit, aq sa ngutemi për të mbajtur zgjedhje, do të ishim larg, në horizonte euro-atlantike, duke konkurruar me shtete të zhvilluara të rajonit e botës.

Por, fatkeqësisht, politika jonë si duket nuk ka kohë të mendojë për të tjera gjëra, pos zgjedhjeve dhe sa më herët që mbahen, për ta është sukses. Hap i ngutur të shkojmë në zgjedhje është sepse së pari nuk ka katër muaj që janë mbajtur zgjedhjet dhe akoma nuk jemi rehatuar siç duhet, e dyta ne kemi nevojë për ndryshime kushtetuese në aspektin zgjedhor, për t’u përfaqësuar denjësisht. Pra, praktika më e mirë do të ishin zonat zgjedhore.

E treta, na duhet një profilizim i mirëfilltë partiak, që të dimë se kë duhet votuar. Pastaj duhet qartësuar profilizimi i pushtetit, nëse duhet të udhëheq kryeministri apo presidenti dhe duhet ditur se kush ç’përgjegjësi ka. Duhet ndryshuar qasjet, konceptet dhe përgjegjësitë zgjedhore dhe ligji duhet të japë fjalën e fundit për këtë.

Nuk na duhen zgjedhjet pa këto ndryshime kushtetuese e ligjore, sepse përsëri do të ballafaqohemi me skenarë të njëjtë politikëbërës e vendimmarrës. Prandaj, nuk duhet të bëjmë hap të ngutur që të shkojmë në zgjedhje, sepse populli është ai që në vazhdimësi do të pësojë!

Moschopoulos: Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

0

Dimitris Moschopoulos,Greqia do ta njohë shtetin e Kosovës jo pse është shtet i mirë, por për faktin se njohja do të jetë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon, ka thënë ambasadori i Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos.

Në intervistë për “Kohën Ditore” ambasadori grek është shprehur se shteti i tij e dëshiron Kosovën në Bashkimin Evropian dhe njohjen politike nga secili vend anëtar. Por kur do të vijë njohja nga ana e shtetit të tij, Moschopoulos ka thënë se nuk e di.

Ambasadori i Greqisë ka folur edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për vendimin e fundit për pranimin e vizave Schengen, për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Qenan Qerimi u “vetangazhua” në Universitetin e Gjilanit

0

UP-rektoratiAskush nuk merr përgjegjësinë për gradimin e jashtëligjshëm të vëllait të prorektorit, Qerim Qerimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetë Qenan Qerimi, cili në Fakultetin Juridik njihej edhe si shef i bufesë deri në kohën e ish-rektorit Enver Hasani, pati thënë se mbajtjen e ligjëratave atje ia kishte kërkuar profesoresha Nerxhivane Dauti.

Por Dauti mohon të ketë përgjegjësi në këtë histori. Ajo ka thënë se nuk ka nënshkruar kurrfarë recensioni për angazhimin e Qerimit dhe se nuk ka kompetenca për angazhimin e askujt.

Ndërkaq Qerimi gjithë këtë lëmsh me gradën dhe angazhimin e tij e konsideron edhe si gabim të administratës.
Këshilli Drejtues i UP-së ka paralajmëruar shqyrtimin urgjent të këtij rasti.

FSK me uniforma të reja, tash me llogon FAK

0

FSK-marrshFSK ka nënshkruar tender 390 mijë euro për uniformat e reja solemne dhe ato të punës. Këto uniforma do t’i bartin edhe ushtarakët e Forcës së Armatosur të Kosovës pas krijimit të saj.
Garda ceremoniale dhe orkestra frymore e FSK-së më nuk do të dalin me uniformat që kanë. Jo vetëm këta por edhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së në ndonjë pritje zyrtare, festë apo ditë të veçantë nuk do të duken me uniformë kamuflazhi.

Për ta po përgatiten uniformat e reja ceremoniale. Ministria e FSK-së që të ardhmen pritet të jetë Forcë e Armatosur e Kosovës ka nënshkruar një tender prej 390 mijë eurosh për furnizim me uniforma solemne.

Por nuk është vetëm kjo. FSK do të ketë edhe uniforma të punës, që dallojnë nga ato të kamuflazhit që ushtarët e FSK-së bartin kur dalin në teren. “Tribuna” ka siguruar edhe fotografitë se si do të duken uniformat solemne dhe të punës për pjesëtarët e FSK-së. Ndryshimi i uniformave solemne dhe të punës konfirmohet edhe nga zyrtarë të Ministrisë së FSK-së.

“FSK-ja deri më tani nuk ka pasur uniforma unikate solemne as uniforma të punës unikate. Për këtë qëllim, ministria për FSK dhe FSK-ja ka ngritur grupin punues për dizajnimin e uniformave ceremoniale dhe të punës për pjesëtarët e FSK-së(oficerë dhe nënoficerë) që do të jenë të angazhuar të punojnë në ministri dhe pranë shtabeve”, tha për gazetën “Tribuna” drejtori i zyrës për media Ibrahim Shala.

Sipas Shalës FSK-ja në vitin 2012 ka dizajnuar dhe prodhuar uniformën unike të terrenit(kamuflazhit), dhe tani është në proces të punës për prodhimin dhe pajisjen e pjesëtarëve me uniforma ceremoniale dhe të punës. “Meqenëse uniformat ekzistuese kanë qenë donacion, dhe për këtë qëllim ne duam që të tri uniformat t’i kemi unikate, identifikuese dhe të dallueshme nga çdo ushtri tjetër”, tha Shala.

Analistët: Dorëheqja e Mujës, akt i përgjegjësisë morale

0

ramadan muja 333Analistë dhe njohës të rrethanave politike kanë thënë për Telegrafin se dorëheqja është përgjegjësi morale e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja. Por, ata kanë vlerësime të ndryshme ndaj protestave që po zhvillohen para “Shtëpisë së Bardhë” – ku po kërkohet dorëheqja e të parit të Prizrenit.

Analisti Shpend Kursani mendon se presioni i shoqërisë civile dhe protestuesve do ta detyrojë Mujën që të jep dorëheqje.

Ndërsa, Bexhet Shala ka theksuar se nuk i pëlqen krijimi i task – forcave (grupe protestuesish që protestojnë nga njëri vend në tjetrin) përmes të cilave kërkohen “kokat” e krerëve të institucioneve.

Sipas tij, nëse kryetari i Prizrenit do ta pyeste ndërgjegjen, ai deri më tani nuk do të duhej të ushtronte pozitën e tij, “mirëpo në vendin tonë vlerat morale moti e kanë humbur kuptimin”.

“Konsideroj se nuk është në rregull që protestat të shfrytëzohen nga subjektet për poena politik, dhe të përdoret një gjuhë e cila nxit urrejtje dhe denigron tej mase ushtruesit e posteve publike”, ka thënë ai për Telegrafin.

Shala mendon se shoqëria kosovare nuk duhet të vendos standarde të dyfishta përballë keqpërdoruesve të pushtetit, por për të gjithë të gjykohen në raport me atë që e kanë bërë, sepse sipas tij, ka individë të cilët kanë abuzuar me pushtetin dhe askush deri më tani nuk e ka kërkuar “kokën” e tyre.

“Ramadan Muja duhet të dorëhiqet në mënyrë që të përfundojë përplasja në mes policisë dhe protestuesve, dhe të mos shkaktohen lëndime eventuale në mesin e këtyre palëve”, ka vlerësuar Kursani, i cili mendon se i pari i Prizrenit duhet që ta respektojë kodin moral, sikurse çdo politikan tjetër, duke u larguar menjëherë nga pozita e tij.

“Konsistenca e protestuesve do ta detyrojë Mujën që të jap dorëheqje, dhe ta arrijnë qëllimin e tyre final, por e keqja e kësaj është se duhet të presin se cilat institucione do t’i bëjë ‘kurban’ kryetari i Prizrenit”, ka thënë Kursani.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka dhënë dorëheqje ka pezulluar postin e kryetarit.

MAPL e painformuar për vetëpezullimin e Ramadan Mujës

0

RamadanMuja14-01Ramadan Muja nuk e ka informuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vendimin e tij për pezullim të postit.

MAPL-ja ka thënë se nuk është informuar zyrtarisht për vendimin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, për pezullim të vetvetes nga posti i Kryetarit. Zëdhënësja e MAPL-së, Lumnije Demi, ka thënë për lajmi.net se kjo ministri do ta bëjë vlerësimin e kësaj situate pasi ta marrë njoftimin zyrtar.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk e pranuar në mënyrë zyrtare njoftimin për pezullimin e detyrës së Kryetarit të komunës së Prizrenit”.

“Pas pranimit të njoftimit në mënyrë zyrtare, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në mandatin ligjor do të bëjë vlerësimin e këtij rasti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”, ka thënë Demi.

PDK në Prizren, mbështet pezullimin e Mujës

0

PDK-dega Prizren(E plotësuar)Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së në Prizren. Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën e krijuar pas dënimit 2 vjet me kusht të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se në këtë mbledhje nuk është shqyrtuar mundësia e dorëheqjes së Ramadan Mujës nga posti i kryetarit të Prizrenit. “Anëtarët e Kryesisë janë pajtuar që të mbështesin Mujën”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.
Ramadan Muja për dallim nga herave tjera , nuk ka qenë prezent në këtë mbledhje.

Mblidhet PDK-ja në Prizren

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Prizren, do të mblidhet sonte në ora 18:00. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për situatën e krijuar pas dënimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Kryetari Muja ka pezulluar postin e kryetarit të Prizrenit, deri në në vendimin e Gjykatës së Apelit. Mirëpo, sipas burimeve brenda PDK-së, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe vendimi i Mujës, që ka marrë për të pezulluar postin e kryetarit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Vetëpezullimi i Ramadan Mujës nuk ka bazë ligjore

0

Ramadan Muja 2Pas vendimit të Ramadan Mujës për pezullim të pozitës së kryetarit të Prizrenit, nuk janë pezulluar edhe pakënaqësitë e të tjerëve që dëshirojnë dorëheqjen e tij.

Kryetari i “Ec ma ndryshe”, Hajrullah Çeku, thotë se nuk do ta pranojë një vendim të tillë, por do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Mujës edhe të nesërmen me anë të protestës, që, thotë se do të jetë paqësore.

“Nuk do ta pranojmë këtë farë lloj vendimi i cili nuk ka kurrfarë bazë ligjore”, tha Çeku për emisionin InfoMagazinë në Klan Kosova, citon lajmi.net.

“Ju e shihni edhe në tekstin e vendimit askund nuk thirret vendimi në ndonjë bazë ligjore. Sepse, nuk ka bazë ligjore”.

“Pezullimi për ne nuk do të thotë kurrgjë. Të njëjtën kohë për neve është një përpjekje e kryetarit Muja për ta evituar aktin e dorëheqjes”.

“Dorëheqja si akt moral ishte dashur të vije në fillim por nuk ka ardhur, megjithatë, ne ende presim”.

Në anën tjetër, eksperti i pushtetit lokal, Besnik Tahiri, cilëson veprimin e kryetarit të Prizrenit, si një veprim nga i cili ligji për qeverisje lokale nuk njeh një nen të tillë.

“Kjo është një problematikë shumë e rrallë. Këtu duhet të reagojë Ministria e Pushtetit Lokal. Ajo që dihet saktësisht është që një kryetar i cili nuk ushtron detyrën e tij pa arsye Komuna duhet të shkojë në zgjedhje”.

“Në këtë rast kryetari është në mes të dy pozicioneve, të dorëhiqet, ose ta shfrytëzojë zbrazëtinë ligjore, nenin 56 piken e, do të thotë, kryetari duhet të lirojë detyrën e vet deri sa ka një vendim të ligjit e cila është 30 ditë”.

Tahiri ka thënë se pezullimi i detyrës së tij, nënkupton mosshkuarja në punë, e cila bie ndesh me interesat e qytetarëve, të cilët dhanë votën për një kryetar aktiv.

“Ajo që duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes është në çështjet që rregullohen me ligj si kjo të mos lënë hapësirë për interpretimin më ndryshe”.

“Muja është ngutë, është veprim i ngutshëm”, tha Besnik Tahiri për emisionin InfoMagazinë në Klan Kosova.

Muja zë gafil PDK-në, nuk dinë se çfarë të bëjnë me të

0

RamadanMuja-makinaMe veprimin e tij për pezullim të postit të Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja e ka zënë pa përgatitur edhe partinë e tij.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, i kontaktuar nga Express, ka thënë se nuk mund të komentojë konkretisht për këtë çështje.

“Dëgjova që Ramadan Muja e ka pezulluar pozitën e tij, por zyrtarisht nuk kemi marrë ende diçka. Pa marrë një njoftim zyrtar për këtë veprim të tij, ne nuk mund të komentojmë as si parti e as si Ministri e Administratës së Pushtetit Lokal kurrgjë.”, ka thënë Musëmurati, i cili njëherësh është edhe Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, shkruan Express.

Ramadan Muja sot ka marr vendim që të pezullojë pozitën e tij prej Kryetari të Prizrenit, pas protestave të shoqërisë civile që nisën kur ai u shpall fajtor nga gjykata për korrupsion. Shoqëria civile dhe partitë që e përkrahin këtë protestë në Prizren thonë që pezullimi i pozitës është veprim që nuk e njeh ligji, dhe për më shumë, thonë që është veprim i pamjaftueshëm- ata kërkojnë dorëheqjen e Mujës.