24.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 8239

New York-u thërret xhazistët nga e tërë bota

0

Jazz-bardhezi”Made In New York” kanë hapur konkursin për aplikimin e muzicientëve nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe xhazistët e Ballkanit. Aplikimet mund të dërgohen deri në tetor të 2014-tës.

Konkurimi është ndarë në gjashtë katregori – solo intrumental, solo vocal, small band, big band, arrangement, composer. Panelin e jurisë e përbëjnë legjendat e jazz-it Lenny White, Joe Lovano dhe Randy Brecker.

Gjashtë finalistët do të jenë fituesit e kategorive të përmendura më lartë, derisa i shtati do të jetë muzicienti ose përbërja me më së shumti vota nga publiku. Fituesi i kësaj gare do të shpërblehet me para dhe me një biletë drejt New York-ut për të performuar në një gala koncert bashkë me legjendat e Jazz-it.

Profesorët e UPZ-së, vizita studimore në universitetet evropiane

0

UPZ-objektiProf. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka marrë pjesë në një takim të disa universiteteve evropiane organizuar në selinë e Asociacionit të Universiteteve Evropiane në Bruksel. Temë bosht në këtë takim ishte sigurimi i cilësisë, të brendshme dhe të jashtme.

Në këtë takim është marrë vendim për mbajtjen e një sërë “workshop”-esh dhe vizitave studimore gjatë vitit në qytetet evropiane.

“Profesorët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” do të marrin pjesë në këto vizita studimore, si në Dublin-Irlandë, në Porto të Portugalisë dhe në Banjallukë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Të gjitha këto vizita studimore do të financohen nga Bashkimi Evropian, të cilat do të kenë një kontribut të vlefshëm për UPZ-në në aspektin e marrjes së praktikave më të mira dhe në ngritjen e cilësisë në universitet”, thuhet në kumtesën e këtij universiteti.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë takim në Bruksel, u. d. Rektori i UPZ-së ka nisur bisedat për fillimin e bashkëpunimit me një sërë universitetesh evropiane, si nga Portugalia, Austria, Kroacia dhe Sllovenia.

“Në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe për anëtarësimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së në Unionin e Studentëve Evropian. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për njohjen e diplomave të UPZ-së nga universitetet evropiane”. /PrizrenPress.com/

750 azilkërkues kosovarë vetëm në muajin janar

0

Emigrant kosovar750 kosovarë kanë kërkuar azil për në shtetet e Bashkimit Europian. Këto janë të dhënat e Bashkimit Eurpian tregojë se vetëm në muaj janar 2014.

E përditshmja “Zëri”, tregon se prej këtij numri, rreth 150 janë persona që kanë kërkuar për herë të dytë apo të tretë azil.

Ndërkaq, shifrat e azilkërkuesve për vitin 2013, kapin shifrën prej 21 mijë, që është numri më i madh i azilkërkuesve kosovarë në vitet e fundit.

Një zyrtarë i BE’së, ka thënë për “Zëri” se shumë azilkërkues nuk paraqiten të kërkojnë azil, por jetojnë ilegalisht.

“Për shkak se ka shumë prej tyre që fare nuk paraqiten azil, por përpiqen aq sa munden të jetojnë ilegalisht. Ndërsa, numri që ne e kemi është vetëm i llogaritur nga ata që kërkojnë azil”, ka thënë një zyrtar i BE’së, për “Zëri”.

Nga 750 azilkërkuesit kosovarë, 70 prej tyre kanë kërkuar azil në Belgjikë, 555 në Gjermani dhe 125 në Suedi. Për dallim prej vitit të kaluar, asnjë person nuk kishte për destinacion Hungarinë, vend ky që në vitin 2013 kishte pranuar numrin më të madh të azilkërkuesve nga të gjitha shtetet e BE’së.

Mujës i bllokohet hyrja në “Shtëpinë e Bardhë”

0

Protest para shpis se bardhKryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, i është bllokuar hyrja në “Shtëpinë e Bardhë”.

Disa aktivist të shoqërisë civile, në orët e hershme të mëngjesit me pankarta në dorë kanë filluar të protestojnë kundër Mujës, raporton TVPZ.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Mujës, nga posti i kryetarit të Prizrenit. Protesta e aktivistëve po vëzhgohet nga policia. /PrizrenPress.com/

 

Begaj e redukton premtimin 150 mijë eurosh në 150 bursa

0

Provimi-pranus-per studentOpozita e Malishevës e ka kritikuar kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për mosmbajtje të premtimeve për mbështetje të studentëve të Komunës së Malishevës për shkollim, shkruan ‘Koha Ditore’.

Komuna e Malishevës para pak ditësh ka ndarë bursa për 75 studentë për periudhën janar – qershor të këtij viti, në shumën prej 50 eurosh për një student.

Opozitarët thonë se kjo nuk është as afërsisht nga ajo që kishte premtuar kryetari Begaj, e edhe këtë ndarje ata shohin si “hile” të Begajt dhe pushtetit të tij.

Por Begaj i ka përgjigjet e veta ndaj kritikave të opozitës. “Unë kam thënë publikisht se do të ndajë deri 150 mijë euro bursa nga viti 2014 por ky ishte një gabim rasti pasi kam dashur të them do të ndajë 150 bursa e jo 150 mijë euro”, ka deklaruar kryetari Ragip Begaj.

Gjenerali me NISMËN për shtet të fuqishëm

0

ImriIlazi-gjenerali FSKGjenerali Imri Ilazi ka lënë ushtrinë – Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) – për ta vazhduar misionin në politikë. Ai ka zgjedhur rrugën e përbashkët me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, pra është bërë pjesë e themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, të parën për mediet e shkruara, Imri Ilazi ka treguar arsyen pse vendosi të merret me politikë. Ai thotë se vendimi për ta lënë FSK-në nuk ka qenë i lehtë. “Ka qenë shumë vështirë për mua të largohem nga të gjithë ata oficerë dhe nënoficerë me të cilët kemi punuar për një kohë të gjatë, mirëpo ky vendim ka ardhur si rezultat dhe si pasojë e gjendjes dhe situatës politike në Kosovë”, ka thënë Ilazi, duke shprehur bindje se NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Zëri dhe fryma e NISMËS për Kosovën janë në të gjithë territorin e Kosovës. NISMËN s’do të mund ta ndalë askush, Mendojmë se do të dalim shumë të fuqishëm nga këto zgjedhje. Nuk dëshiroj të kalkuloj me shifra, numra dhe renditje, mirëpo duke pasur parasysh punën që po zhvillojmë në terren në të gjitha komunat e Kosovës, mendoj se është një lloj zgjimi, ngaqë një shtresë e qytetarëve është e përgjumur”, është shprehur Ilazi.

Ai ka treguar se NISMA për Kosovën do ta kthejë besimin e qytetarëve në vendimmarrjet politike. “Pra, sot Kosova ka nevojë për ngritje të besimit tek vendimmarrja politike sepse ka humbur ky besim. Për shumë të rinj politika është gënjeshtër dhe ky është perceptimi i tyre të cilin na kanë thënë gjatë punës në terren”, ka thënë Ilazi.

Imri Ilazi është anëtar i kryesisë qendror të NISMËS për Kosovën, njëkohësisht është udhëheqës i projektit të NISMËS për Kosovën në Ferizaj. Ai ka thënë se do të ofrojë kuadro të fuqishme që do t’i bashkohen NISMËS në Ferizaj. “Siç edhe e dini, jam anëtar i kryesisë qendror të NISMËS për Kosovën, njëkohësisht jam edhe udhëheqës i projektit të NISMËS për Kosovën në Ferizaj. Jam duke i kryer me shumë përkushtim këto dy detyra. Edhe më tutje do të angazhohem të ofroj kuadro të fuqishme të cilat mund të jenë pjesë e NISMËS për Ferizajn. Do të ofroj kuadro sa më të fuqishme dhe sa më të ndershme dhe të guximshme që dinë t’i thonë jo së keqes”, ka thënë Ilazi.

Shumë parregullsi në MPJ

0

Hoxhaj-Enver5-21Për nëntë muaj gjatë vitit të kaluar, misionet diplomatike të Kosovës kanë harxhuar buxhet të paplanifikuar dhe të paautorizuar në vlerë 815 mijë euro. Shpenzimi pa planifikim i kësaj shume të konsiderueshme të buxhetit të Kosovës, është një nga të gjeturat e shumta, që Auditori i Përgjithshëm i ka evidentuar në ministrinë e Enver Hoxhajt.

Tribuna ka siguruar një raport të ndërmjetëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm i cili flet për shumë parregullsi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën kohore janar-shtator 2013. Ndër parregullsitë më të vogla paraqitet edhe rasti i shpenzimeve të shumta për bileta të udhëtimit për persona të cilët nuk janë të punësuar fare në ministri,shkruan Tribuna.

Për këto udhëtime, sipas raportit në fjalë, nuk kishte ftesa dhe aprovime paraprake nga ana e MPJ-së. “Prej katër pagesave të testuara në vlerë 134 mijë e 275 euro, kemi vërejtur që MPJ ka paguar 65 bileta në vlerë prej 68 mijë euro për ata persona të cilët nuk ishin të punësuar në ministri”, thuhet në raportin nëntëmujor të Auditorit të Përgjithshëm për MPJ-në, një kopje të të cilit e posedon gazeta

Këtë javë vendoset për zgjedhjet dhe Tribunalin

0

Gjykata-qekiqiKryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që këtë javë t`i ftojë në një tryezë liderët e partive politike të Kosovës. Aty do të vendoset data e shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, kanë bërë të ditur për gazetë burime të afërta me kreun e qeverisë. Takimin, i pari i ekzekutivit do ta thërrasë në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,shkruan Tribuna.

Po këtë javë, shtetet kontribuuese të EULEX-it pritet që t`i përmbyllin diskutimet për formën që do të ketë gjykata që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që do të dalin nga nje hetim trevjeçar për akuzat që kishte bërë ish raportuesi i këshillit të Evropës Dick Marty ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se disa prej shteteve të fuqishme anëtare tashmë janë bindur se gjykata që do të themelohet nuk duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të njëjtat shtete janë bindur se gjykata edhe duhet të kosovarizohet duke e mundësuar që gjyqtarët e saj të jenë edhe pjesë e EULEX-it. njëri nga shtetet e fuqishme, që ka të drejtë vetojë pos ne BE edhe në Këshill të Sigurimit e mbështet edhe idenë që njëra dhomë e gjykatës të jetë e vendosur në Kosovë

Ramadani kopjon Xhabirin dhe Bajrushin

0

RamadanMuja14-01Ramadan Muja ka gjasë ta kryejë edhe mandatin e tretë si kryetar komune, por tash si i dënuar. Afatet ligjore për ankesa dhe shtyrje tjera bëjnë që Muja të qëndrojë në karrigen e kryetarllëkut më së paku sigurt edhe një vit. Dënimi me dy vjet burg me kusht dhe dënimi alternativ për 30 muaj mos ushtrim të detyrës nuk ekzekutohet deri në momentin kur aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

E që të bëhet kjo, duhet goxha një kohë e gjatë për shkak se mbrojtja ka paralajmëruar ankesë. Sipas procedurave ligjore palët kanë të drejtë ankese 15 ditë pas aktgjykimit që vendosë shkalla e parë. Por shkalla tjetër, Gjykata e Apelit nuk ka ndonjë afat të caktuar për shqyrtimin e ankesave. Avokati i tij Ruzhdi Berisha tha se do të ushtrojnë ankesë sapo ta marrin aktgjykimin. Ai po ashtu konfirmon se procedurat deri te vendimi i gjykatës së Apelit mund të zgjasë me vjet.

“Mund të ndodhë, një, dy apo edhe më shumë vjet”, tha Berisha për gazetën “Tribuna”.
Sipas kësaj i bie që Muja nëse nuk jep dorëheqje do të vazhdojë të jetë kryetar edhe më tutje. E krejt kjo varet nga vullneti i tij ndonëse disa OJQ në Prizren kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën. Dorëheqjen e Mujës e kanë kërkuar edhe partitë opozitare/Tribuna/

Buzhala këshillon Ramadan Mujën

0

Berat BuzhalaDeputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Berat Buzhala ka këshilluar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, se si të veprojë, pas dënimit që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai thotë se nëse Muja vepron me kokëfortësi, atëherë “ke me i hangër edhe stupcat, duke u shkarkuar me faqe të zezë”.

“Njëjtë, sikur për Rektorin, edhe për Mujën, unë besoj që punën më të zgjuar – nëse edhe më tutje i ka mbetur ndonje refleks moral politik – do ta bënte sikur të zbriste prej pozitës së Kryetarit sa nuk e kanë zbritur”, shkruan Buzhala në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Buzhalës në Facebook

Ca keshilla per Ramada’ Mujen, sa nuk eshte bere shume vone

E kam nje pershtypje qe do te behet nje gare e forte prej OJQ’ve, e partive politike, se kush do ti marr meritat per rrezimin e Ramadan Mujes prej pozites se te parit te Prizrenit.
Njejte, sikur per Rektorin, edhe per Mujen, une besoj qe punen me te zgjuar – nese edhe me tutje i ka mbetur ndonje refleks moral politik – do ta bente sikur te zbriste prej pozites se Kryetarit sa nuk e kane zbritur.
Qe nje keshille prej nje bashkepartiaku:
– Ramada’, ngoje jaranin, ngrije poziten e te parit te Prizrenit, caktoje nje ushtrues detyre sipas mundesive qe ti ofron ligji, e prite vendimin final te shkalles se dyte.
– Ramada’, jam i bindur qe nese ti ki me vazhdu me kokefortesi – e kjo nuk po te mungojke, si shumices prej nesh – atehere ke me i hanger edhe stupcat e edhe kepte. Me nje fjale, edhe ke me u shkarku me faqe te zeze, e ndoshta edhe ke me u denu.
– Ramada’, i ke do vjet, e sic do te thoshte Arben Llapashtica, mos u bon femi, po gjeja vetit nje dericke…
Nese nuk beson, thirre ne telefon Ibrahim Gashin, ish rektorin. Rrafsh ke 100 vera para deres kane me te detyru jep doreheqje.
Nese sot dikush te thote se nuk ke nevoje me jep doreheqje se Partia te qendron per mbrapa, po te garantoj qe kur te vjen puna duke u nxeh nuk kane me te hape telefonin.