18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ramadani kopjon Xhabirin dhe Bajrushin

RamadanMuja14-01Ramadan Muja ka gjasë ta kryejë edhe mandatin e tretë si kryetar komune, por tash si i dënuar. Afatet ligjore për ankesa dhe shtyrje tjera bëjnë që Muja të qëndrojë në karrigen e kryetarllëkut më së paku sigurt edhe një vit. Dënimi me dy vjet burg me kusht dhe dënimi alternativ për 30 muaj mos ushtrim të detyrës nuk ekzekutohet deri në momentin kur aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

E që të bëhet kjo, duhet goxha një kohë e gjatë për shkak se mbrojtja ka paralajmëruar ankesë. Sipas procedurave ligjore palët kanë të drejtë ankese 15 ditë pas aktgjykimit që vendosë shkalla e parë. Por shkalla tjetër, Gjykata e Apelit nuk ka ndonjë afat të caktuar për shqyrtimin e ankesave. Avokati i tij Ruzhdi Berisha tha se do të ushtrojnë ankesë sapo ta marrin aktgjykimin. Ai po ashtu konfirmon se procedurat deri te vendimi i gjykatës së Apelit mund të zgjasë me vjet.

“Mund të ndodhë, një, dy apo edhe më shumë vjet”, tha Berisha për gazetën “Tribuna”.
Sipas kësaj i bie që Muja nëse nuk jep dorëheqje do të vazhdojë të jetë kryetar edhe më tutje. E krejt kjo varet nga vullneti i tij ndonëse disa OJQ në Prizren kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën. Dorëheqjen e Mujës e kanë kërkuar edhe partitë opozitare/Tribuna/

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit