24 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 8241

Haradinaj: Gjeneral Selimi, a po kujdeset dikush për ty?

0

DautHaradinaj-AKKDeputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, një postim të tij në Facebook ia ka kushtuar ish komandantit të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, gjeneralit Sylejman Selimi, duke shtruar dilemën nëse dikush po kujdeset për të, derisa po mbahet në paraburgim.

Pak ditë pas miratimit të Ligjit për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, përmes një postimit në Facebook, Haradinaj ka dashur të tregojë se nuk e ka harruar ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“I nderuar Gjeneral Sylejman Selimi, tash për ushtarët tu kujdeset ligji. Por për ty nuk e di kush po kujdeset?!”, ka shkruar Haradinaj.

Preteni: Për korrupsion po flitet shumë, po hetohet pak dhe s’po gjykohet fare

0

Hasan PreteniShefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. shprehet i pakënaqur me punën e gjyqtarëve sa i përket luftës kundër korrupsionit. Ai thotë se “për korrupsion po flitet shumë, po hetohet pak dhe po gjykohet fare”.

Në një deklarim për “Kosova Sot”, Preteni thotë se për luftimin e korrupsionit po flitet shumë, por po gjykohet pak.

“Shumë kallëzime kemi dërguar edhe te prokuroritë e EULEX’it. Siguroj që më shumë se 70% të rasteve që po bëhen publike se po zhvillohen hetime penale apo veç janë ngritur aktakuza, zanafilla e rasteve është te Agjencia, kanë filluar nga Agjencia”.

“Mekanizma ka mjaft, por nuk jemi të kënaqur me gjykimin e korrupsionit. Mendoj se për korrupsionin po flitet shumë, po hetohet pak dhe po gjykohet fare”, ka thënë Hasan Preteni.

Kosova dhe Krimeja nuk mund të krahasohen

0

Verica SpasovskaNë vitin 1999 NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin e Kosovës. Pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa tani Rusia po ndërhyn në Krime, po ashtu pa mandat. Po a mund të krahasohen këto dy raste?

Ajo q? po ndodh aktualisht n? Krime dhe m?nyra se si Per?ndimi po i vler?son ngjarjet n? aspektin e s? drejt?s nd?rkomb?tare – n? unison si shkelje e s? drejt?s nd?rkomb?tare – po ndiqet me v?mendje t? ve?ant? prej serb?ve dhe shqiptar?ve. Kryesisht kjo q?kurse ish-kancelari Gerhard Schröder konstatoi, se v?rtet? veprimet e Mosk?s p?rb?jn? shkelje t? qart? t? s? drejt?s nd?rkomb?tare, por edhe Per?ndimi para 15 vjet?sh nuk e respektoi t? drejt?n nd?rkomb?tare, kur NATO nd?rhyri n? Kosov? pa mandat t? K?shillit t? Sigurimit t? OKB-s?.

Kosova si rast precedent?

Ky nuk ?sht? q?ndrim i izoluar vet?m i Schröderit. Sepse diskutimi i vazhduesh?m p?r konfliktin e Kosov?s, s?rish ?sht? n? v?mendjen e opinionit. Edhe sot e k?saj dite pavar?sia e Kosov?s ?sht? kontroverse midis vendeve t? BE-s?. Greqia, Rumania, Sllovakia, Qiproja dhe Spanja e refuzojn? pavar?sin? e k?tij vendi. N? radh? t? par? ato u referohen pakicave t? veta, prej tendecave separatiste t? t? cilave druhen k?to vende. N? k?t? drejtim nuk ndryshon gj? as gjykimi i vitit 2010 Gjykat?s Nd?rkomb?tare n? Hag?, e cila e njohu si legjitime pavar?sin? e vendit ballkanik. Referimi se Per?ndimi n? Kosov? ka vepruar jo konfrom s? drejt?s nd?rkomb?tare si argument n? favor t? atyre q? akuzojn? Per?ndimin p?r moral t? dyfisht?. A ?sht? kjo e drejt??

E v?rtet? ?sht? q? nd?rhyrja ushtarake e NATO-s n? Kosov? nuk ishte siguruar n? aspektin e s? drejt?s nd?rkomb?tare, e kjo ?sht? dhe mbetet nj? pik? e dob?t n? vargun e argumentimeve p?r aksionin e NATO-s. Por duhet t? kujtojm?, se p?rse nuk u arrit t? merrej nj? vendim i till?: Rusia e kund?rshtoi at? duke iu referuar parimit p?r ndalimin e nd?rhyrjes t? ankoruar n? t? drejt?n nd?rkomb?tare. Por pik?risht kjo nuk e pengon aspak Mosk?n, q? nd?rhyrjen e vet n? Krime ta paraqes?si detyrim p?r nd?rhyrje me preteksin se po mbron shtetasit e saj n? Ukrain?.

Nd?rhyrja n? Kosov? si hapi i fundit

E megjithat? krahasimi mes Kosov?s dhe Krimes? ?sht? i ?al?. Nd?rhyja ushtarake e Per?ndimit n? Kosov? erdhi si rrjedhoj? e d?bimeve masive t? popullsis? shqiptare prej ushtris? jugosllave. N? Krime nuk ka nj? d?bim t? till? mbi baza etnike. Asokohe shoku prej vrasjeve masive t? mysliman?ve boshnjak? n? Srebrenic? n? vitin 1995 nga serb?t e Bosnj?s ishte mjaft i thell?. Aleanca per?ndimore ishte e bindur, se nj? genocid i dyt? n? Ballkan – k?saj here ndaj shqiptar?ve – duhej t? ndalohej. P?rpara nd?rhyrjes ushtarake, Per?ndimi i ezauroi t? gjitha mjetet diplomatike. Vet?m pasi sanskionet e vendosura p?r vite me radh? dhe bisedimet nuk soll?n fryte, u vun? n? p?rdorim mjetet ushtarake.

Esht? e habitshme se si Moska duke iu referuar referendumit n? Krime p?r bashkimin me Rusin? argumenton tani me Kosov?n: Per?ndimi e ka nxjerr? vet frym?n e djallit nga shishja, kur e njohu pavar?sin? e Kosov?s, ndaj tani pason shembulli i Krimes?. Por edhe ky krahasim ?alon, sepse Per?ndimi nuk kishte nd?rmend q? Kosov?n t’ia aneksonte nj? shteti fqinj. Edhe n? Serbi madje habiten me interpretimin q? i b?n Moska s? drejt?s nd?rkomb?tare. Sepse deri dje politikan?t serb? ishin t? sigurt?, q? konflikti i Kosov?s i sh?rbente Mosk?s si shembulli me efektin frik?sues prej politik?s per?ndimore t? nd?rhyrjes. Nd?rsa sot atyre u duhet t? konstatojn?, q? miqt? n? Mosk? pavar?sin? e Kosov?s e shpallin si precedent t? mir?seardhur, q? duhet t? legjitimoj? interesat e tyre p?r pushtet. K?to manovrime fjal?sh mund t? deshifrohen leht?. Kosova nuk ?sht? Krime. /Verica Spasovska/DW/

Në Kosovë mbahen votimet për zgjedhjet e Serbisë

0

OSCE-kosoveMisioni i OSBE-së në Kosovë ka hapur dhjetë qendra për grumbullimin e votave, për zgjedhjet paralmentare të Serbisë.

Këto qendra, me 15 degë, janë hapur në enklavat serbe në jug të Lumit Ibër, si dhe në komunat veriore.

“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikola Gaon.

Mediat kanë raportuar se para qendrës në veri të Mitrovicës, përkatësisht para shkollës teknike Mihajllo Petroviq – Allas, është ngritur flamuri i Serbisë, por Gaon ka thënë se “në hyrje të qendrës nuk ka flamur”.

OSBE-ja, me përcjellje të policisë, ka sjellë materialin zgjedhor nga Serbia në Kosovë dhe, me përfundimin e votimeve, do ta kthejë atë në Vranjë dhe Rashkë për numërim.

Në këtë proces janë të angazhuar rreth 400 pjesëtarë të këtij misioni.

Menaxhmenti i UPZ-së, bllokon zgjedhjet në Fakultetin Juridik

0

UPZ-objektiKryetari i Parlamentit të Studentëve në UPZ, Nehat Gashi, akuzon menaxhmentin e këtij institucioni, për shantazhe dhe bllokim të procesit në zgjedhjen e dekanit të Fakultetit Juridik.

Ai tregon se menaxhmenti fillimisht ka manipuluar me listën e kandidatëve për të vazhduar deri të bllokimi i procesit zgjedhor.

“Në Fakultetin Juridik menaxhmenti i UPZ-së në mënyrë arbitrare dhe me shantazhe ka ndërprerë dhe bllokuar procesin zgjedhor për dekanë”.

“Në këtë fakultet fillimisht janë manipuluar listat e kandidatëve me të drejtë vote, duke u ndërruar tërësisht pesë herë”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, në këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë pasur edhe punëtorët të cilët nuk kanë kontrata të punës.

“Të drejtë vote kanë pasur individët të cilët në momentin e votimit nuk kanë pasur kurrfarë kontrate të punës me UPZ-në, ndërsa janë përjashtuar personat me kontrata valide, vetëm e vetëm që të manipulohet rezultati i zgjedhjeve”.

Gashi thotë se sipas normave të UPZ-së, Dekani zgjedhet në raundin e pare me 2/3 e votave. ”Derisa në votimin e parë asnjëri kandidat nuk fitoj 2/3 e votave, në raundin e dytë votat e kandidatëve ishin të barabarta”.

“Në Rregulloren për zgjedhje të UPZ-së, neni 18, paragrafi 6 thuhet shprehimisht se ‘në rast të votave të barabarta, organizohet votimi përfundimtar dhe vendimtar mbahet për kandidatët me vota të barabarta. Kjo nuk ndodhi fatëkeqsisht, por votimi u ndërpre nga menaxhmeti me shantazhet ndaj studentëve senator pse nuk kanë votuar kandidatin e preferuar të menaxhmentit”.

“Në këtë rast menaxhmenti përkundër vrejtëjeve të KQZ-së, (një pjesë e anëtarëve të KQZ-së në shenjë proteste nuk morri pjesë në procesin e votimit fare) se ky votim ishte në mënyrë të paligjëshme dhe duhej të anulohej, megjithatë për të thelluar edhe më shumë shkeljet senati nuk aplikon rregulloren e zgjedhjeve të UPZ-së për ta mbajtur raundin e tretët, pasi kandidatët kishin vota të barabarta”.

“Më vonë pa mbajtur fare takim apo marrë vendim menaxhmenti njofton se “zgjedhet Kryesuesi i Këshillit të Fakultetit si ushtrues i Dekanit, pa votim fare dhe në kundërshtim me rregulloren për zgjedhje të UPZ-së , Neni 17, paragrafi 1’, Votimi me vota të fshehta bëhet për: b) Zgjedhja e kryesuesit të përkohshëm të këshillit të Fakultetit i cili do të jetë edhe përfaqësues dekan në senat”.

“Parlamenti Studentor kërkon fuqishëm nga menaxhmenti i UPZ-së që të respektojë ligjshmërinë dhe të zhbllokoj procesin e votimit menjëherë aty ku u ndërpre në mënyrë të kundërligjshme dhe të mbaj raundin e tretë të votimit sipas rregullores në fuqi”.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së, iu dërgon këtë letër të hapur të gjitha organeve kompetente, që sa më parë të evidentojnë dhe të marrin veprime konkrete për të ndaluar keqpërdorimet dhe veprimet e paligjshme në UPZ”.

“Në rast të neglizhencës, Ne do të marrim masa duke protestuar dhe duke kërkuar përgjegjësi konkrete nga menaxhmenti i UPZ-së, vetëm dhe vetëm për të mbrojtur gjenerata të tëra nga injoranca!”. /PrizrenPress.com/

Vllasi: Serbisë nuk do t’i ngutet për dialogun

0

Azem-VllasiAzem Vllasi thotë se Serbia nuk do të nxitojë të vazhdojë dialogun politik me Kosovën. Sipas tij, shteti fqinj tashmë do të vazhdojë me kushte të reja për Kosovën. Ndërsa mendon se fitues në zgjedhjet serbe të 16 marsit do të dalë Aleksandar Vuçiq.

Azem Vllasi thotë se Qeveria e re e Serbisë, e cila do të dalë pas zgjedhjeve të 16 marsit, nuk do të nxitojë që të vazhdojë Dialogun me Kosovën.

Bisedimet politike përmes të cilave u arrit Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, sipas tij, i është dashur Serbisë vetëm për ta trasuar rrugën e saj evropiane.

Në një prononcim për lajmi.net, Vllasi pohon se shteti fqinjë do të mundohet sa më shumë të “zhagisë” procesin e bisedimeve, pasi ajo tashmë ka filluar negociatat për anëtarësim në BE.

“Pas formimit të Qeverisë së re në Serbi, ata nuk do të nxitojnë për vazhdimin e dialogut. Dialogu i është dashur deri tani për ta trasuar agjendën evropiane. Pasi që Serbia ka marrë statusin e kandidatit dhe ka filluar negociatat për anëtarësim, nuk ka nevojë të nxitojë për aq sa e detyron Brukseli që të vazhdojë bisedat”, ka thënë Vllasi.

Sipas ti, Serbia do të vazhdojë me kushtet të reja dialogun.

“Do të shantazhojë deri diku palën kosovare dhe do të tenton të tregohet që e ka pozicionin më të fort në bisedime”, është shprehur Vllasi.

Vllasi ka folur edhe për zgjedhjet e në Serbi. Si fitues e sheh kryetarin e Partisë Progresiste Serbe, Aleksandar Vuçiq.

“Sondazhet si duket janë reale dhe partia e Vuçiq do të arrijë të sigurojë vota më së shumti në Serbi, por nuk do ta fitojë shumicën absolute. Megjithatë, duhet të bëjë me dikë koalicion”, ka deklaruar Vllasi.

Thaçi vizitoi në shtëpi dy mësues në Prizren

0

Thaci-prizren14Çka do që bën e poston në Facebook. Kështu ka vepruar edhe kur shkoi në shtëpinë e dy mësuesve në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, po bën një fushatë të heshtur në faqen e tij të Facebook. Ai këtë herë ka vendosur që të marrë nga afër kënaqësitë e atyre që ua rriti pagat. Thaçi dje ka vizituar një çift nga Prizreni, por tek sot e ka postuar foton e vizitës së tij tek këta dy mësues.

Thotë se çifti është shprehur i gëzuar se si ai i rriti pagat e tyre.

“Dje pata kënaqësinë të vizitoj Lumnije dhe Abdyl Rakaj në Ortakoll të Prizrenit. Që të dytë janë mësimdhënës dhe më rrëfyen se si rritja e rrogave për 25% do të ndihmon familjen e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Krasniqi: Gënjeshtrat nuk pinë më ujë

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka dhënë një vlerësim rreth mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në territorin e Kosovës, përmes hapjes së disa qendrave të votimit në komunat serbe në veri.

Ai ka thënë se nuk duhet mashtruar popullin se kinse Serbia nuk po organizon zgjedhje brenda territorit të Kosovës.

“Po thuhet: ‘Serbia s’po organizon zgjedhje, po grumbullon vota’. A mund të grumbullohen votat pa zgjedhje? Çka t’i themi këtij mashtrimi të radhës? Veçse, mos ia fyeni inteligjencën këtij populli se nuk është duke ngrënë barishta të hidhura. Vendime të hidhura po se po! Popullit t’i thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Gënjeshtrat nuk pinë më ujë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

”Folkan Shqip”, së shpejti me dizajne të reja

0

PellazgIlirShqiptarThemeluesi i brendit unik me motive kombëtare, Donik Karaqi ka deklaruar se pas sfilatës së suksesshme që është mbajtur për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ekspozitës “Ekspo Shqip”, sivjet koleksioni pranverë – verë i këti brendi është emëruar “Prenda”. Ai shtoi se për të prezantuar koleksionin pranverë – verë, “Folkan Shqip” do të organizojë një sfilatë në sheshin 21, në fund të muajit prill. Të gjitha bluzat do të jenë me motive shqiptare, ku në këtë sfilatë do të prezantohen 15 dizajne të reja të bluzave.

“Folkan Shqip” është brendi i parë i veshjeve me motive shqiptare, i cili është themeluar para tri viteve në Prishtinë. Ky brend, për herë të parë, ka ofruar veshje me disa personalitete të historisë shqiptare, por me dizajne shumë moderne dhe në hap me trendet e fundit të modës.Themeluesi i këtij brendi Donik Karaqi për Kult Plus tha se në fillim produktet e tyre i kishin ofruar për shitje edhe përmes mënyrës online por edhe përmes shpërndarjes së tyre në tërë Kosovën.

“Pas një viti të suksesshëm të shitjes online kemi vendosur që produktet tona t’i ofrojmë edhe më afër konsumatorit që t’i shohin më afër, t’i prekin, dhe në këtë mënyrë kemi hapur pikën e parë të shitjes në Pallatin e Rinisë në Prishtinë pastaj jemi zgjeruar me pika tjera të shitjes, kështu që sot i kemi 13 pika shitëse në 13 qytete të Kosovës. Vetëm nga një dyqan për secilin qytet është i autorizuar për shitjen e produkteve”, ka theksuar Donik Karaqi, themelues i “Folkan Shqip” për “Kultplus”.

Karaqi shtoi se brendi “Folkan Shqip” ka përfaqësinë edhe në Zvicër dhe sipas kërkesave bënë edhe eksport të bluzave. Ai shtoi se produktet e tij janë 100% shqiptare, pasi janë të prodhuara, të qepura dhe të finalizuara në Kosovë.

Pas sfilatës së suksesshme që është mbajtur për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ekspozitës “Ekspo Shqip”, sivjet koleksioni pranverë – verë i këti brendi është emëruar “Prenda”.

“E kërkoja një emër që ka karakteristika shqiptare, që të jetë i lashtë dhe që është emër autokton. Gjatë hulumtimeve e kam parë që në kalendarin ilir, muaji Prill është thirr “Muaji i Prendës” në bazë të hyjneshës që ka qenë Prenda, po ashtu në hulumtimet e tjera e kam parë që Gjergj Fishta pranverën e ka thirr si “Prendvera” dhe nga kjo e ka marr emrin tamam pranvera, kështu që kjo është edhe arsyeja që kam vendosur që koleksionin e tanishëm ta emërtoj më këtë emër” shtoi Karaqi.

Për të prezantuar koleksionin pranverë – verë, “Folkan Shqip” do të organizojë një sfilatë në sheshin 21, në fund të muajit prill. Të gjitha bluzat do të jenë me motive shqiptare, ku në këtë sfilatë do të prezantohen 15 dizajne të reja të bluzave. Gjithashtu do të realizohet edhe një “fotoshooting” me modelet e reja të bluzave, tha Karaqi.

Ai shtoi se “Folkan Shqip” zakonisht punon me pesë ngjyra: Të bardhën, të zezën, të kuqen, ngjyrën e hirit dhe të kaltrën të cilat do të përdoren edhe në koleksionin pranverë-verë. Karaqi theksoi se për dallim nga herët e tjera do të përfshihen edhe disa personazhe të kohës së fundit, si figura e Adem Jasharit, por do të mbeten edhe motivet e tjera si kurora e Skënderbeut por tani me një dizajn tërësisht të ri. Sipas tij, përveç me figura të shtypura, do të ketë edhe bluza të qëndisura me qëllim që ato t`i përshtaten gjithnjë trendeve të fundit. Në koleksionin e tanishëm do të mbizotërojë ngjyra e artë e kombinuar me të zezën, shtoi Karaqi

“Ka kërkesa të vazhdueshme, ne si target tonin e kemi diasporën, prandaj gjatë verës ka një kërkesë më të madhe për produktet tona mirëpo edhe nga njerëzit e tjerë që jetojnë në Kosovë ka kërkesë të kënaqshme që nuk ndalen me një produkt. Duhet cekur që produktet tona nuk vishen vetëm në raste të caktuara festat e ndryshme, si p.sh për 28 nëntor apo për 17 shkurt, por vishen edhe në jetën e përditshme” vazhdon Karaqi duke thënë se qëllimi kryesor qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka qenë që njerëzit përmes bluzave të prodhuara nga “Folkan Shqip” të arrijnë të njihen edhe më mirë me figurat e personazheve eminentë të historisë sonë.

Themeluesi i kompanisë “Folkan Shqip” thotë se produktet e tyre nuk mjafton që të jenë të bukura pa përçuar ndonjë mesazh apo një ngjarje që tregohet përmes saj. Ai shtoi se kompania e tij ka bërë bluza me shumë figura eminente dhe se shumë njerëz janë njohur me personalitetet shqiptare përmes bluzave.

Produktet e “Folkan Shqip” janë kopjuar shumë nga persona të pa autorizuar. Por, Doniku tha se produktet e tij dallojnë nga ato të kopjuara pasi janë të kualitetit shumë më të lartë anipse kanë kosto më të madhe. Ai shtoi se produktet e tij kanë garancë 2 vjet, prej ditës që blihen nga konsumatorët.Web faqja e “Folk Shqip” është www.folkanshqip.al, ku edhe përmes saj mund të bëhen porositë e bluzave me motive të ndryshme kombëtare.

Carl Bildt nuk e pranon krahasimin Kosovë- Krimea

0

Carl BildtMinistri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka thënë se referendumi i sotëm në Krime është ilegal dhe shkel Kushtetutën e Ukrainës, duke bërë të ditur se sanksionet kundër liderëve rus do të jenë “vështirë që të shmangen”.

Në një intervistë dhënë për radio Ekot, Bild ka përjashtuar paralelet që po bëhen me Kosovën, e cila u nda nga Serbia dhe është njohur edhe nga Suedia si dhe nga gjysma e anëtarëve të OKB’së.

“Ka diferenca kruciale. Pas një luftë të madhe në Kosovë, në vitin 1999 ky vend ishte futur nën administrimin e OKB’së, një proces i gjatë politik që në themel ka pavarësinë e saj, me BE’në, Kosova dhe Serbia që të dyja po marrin pjesë. Krimea është e kundërta, vendi i cili i është nënshtruar ndërhyrjes ushtarake të rusëve, televizionet janë mbyllur, në mesin e shumë gjërave të tjera”.

Bildk ka thënë se sanksionet kundër liderëve rus mund të merren tash nga ministrat e punëve të jashtme të BE’së, pas mbledhjes së tyre të hënën në Bruksel. Ai ka shtuar se e pranon Qeverinë e Kievit dhe thotë se është një “Qeveri demokratike”.