Krasniqi: Gënjeshtrat nuk pinë më ujë

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka dhënë një vlerësim rreth mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në territorin e Kosovës, përmes hapjes së disa qendrave të votimit në komunat serbe në veri.

Ai ka thënë se nuk duhet mashtruar popullin se kinse Serbia nuk po organizon zgjedhje brenda territorit të Kosovës.

“Po thuhet: ‘Serbia s’po organizon zgjedhje, po grumbullon vota’. A mund të grumbullohen votat pa zgjedhje? Çka t’i themi këtij mashtrimi të radhës? Veçse, mos ia fyeni inteligjencën këtij populli se nuk është duke ngrënë barishta të hidhura. Vendime të hidhura po se po! Popullit t’i thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Gënjeshtrat nuk pinë më ujë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit