Thaçi vizitoi në shtëpi dy mësues në Prizren

Thaci-prizren14Çka do që bën e poston në Facebook. Kështu ka vepruar edhe kur shkoi në shtëpinë e dy mësuesve në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, po bën një fushatë të heshtur në faqen e tij të Facebook. Ai këtë herë ka vendosur që të marrë nga afër kënaqësitë e atyre që ua rriti pagat. Thaçi dje ka vizituar një çift nga Prizreni, por tek sot e ka postuar foton e vizitës së tij tek këta dy mësues.

Thotë se çifti është shprehur i gëzuar se si ai i rriti pagat e tyre.

“Dje pata kënaqësinë të vizitoj Lumnije dhe Abdyl Rakaj në Ortakoll të Prizrenit. Që të dytë janë mësimdhënës dhe më rrëfyen se si rritja e rrogave për 25% do të ndihmon familjen e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit