33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 8243

Mbi 7 milionë euro në tenderin njëburimor të librave

0

Libri5-25Librat e shkollave fillore në Kosovë po trajtohen si ‘sekret’ shtetëror, të paktën gjatë blerjeve të tyre, me qëllim të eliminimit të konkurrencës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka shpenzuar plot 7 milionë e 270 mijë euro për blerjen e librave nga klasat e para deri te të nëntat përmes procedurës se negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, apo siç njihet ndryshe tenderë njëburimor.

Sipas raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ky njëherësh është tenderi më i madh qeveritar i proceduar përmes kësaj procedure të prokurimit. Megjithatë, ky nuk është tenderi i vetëm njëburimor. Gjithsejtë rreth 25 milionë euro para të buxhetit të Kosovës gjatë vitit që lëmë pas janë shpenzuar përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës,shkruan Tribuna.

Në anën tjetër, në KRPP nuk kanë dashur të sqarojnë se cilat mallra apo shërbime janë kryer përmes këtij lloji të prokurimit, duke cituar vetëm nenet e ligjit që kanë të bëjnë me këtë fushë. E vetmja gjë që kanë thënë për gazetën është se sipas Ligjit të Prokurimit Publike, Autoritetet Kontraktuese kanë të drejtë të përdorin këtë procedurë si për mallra, shërbime dhe punë , pra në bazë të nenit 35 të LPP-së

FAK-u me G2

0

FSK-marrshStrukturat inteligjente pritet të jenë “koka” e Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo forcë, e cila pritet të krijohet si rezultat i transformimit të FSK-së, në planprogram ka edhe themelimin e shërbimeve të brendshme inteligjente, të cilat llogariten si faktor bosht për funksionimin e një ushtrie në bazë të standardeve të NATO-s. Derisa funksionalizimi i FAK-ut ka kaluar te procesi i ndryshimeve kushtetuese, themelues të saj konfirmojnë se po punohet shumë edhe në ngritjen e kapaciteteve inteligjente.

Shumë nga ushtritë në botë, pjesa më e madhe e tyre që janë në NATO, kanë njësi të veçantë për inteligjencë të njohur me emrin “G2”. Ky departament është pjesë e shtabeve të ushtrive, të njohur me emra G, S ose J ndërsa “G2” kryesisht përdoret për drejtoritë që merren me inteligjencë. Lajmi se edhe FAK-u do ta ketë njësinë “G2” e ka konfirmuar për Tribunën, ministri i FSK-së Agim Çeku,shkruan Tribuna

Ai ka thënë se edhe ministria që aktualisht drejton, ka departament për inteligjencë por sipas tij, ky sektor pritet të avancohet dukshëm kur forcat e reja të nisin operimin në Kosovë. Sipas kreut të kësaj ministrie, çështja e grumbullimit të informacioneve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e trajtuar në mënyrë të veçantë

Ushtria e Kosovës ka nisur më heret

0

DusanJanjicDusan Janjic thotë se procesi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka filluar që nga shuarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kërkon nga pala serbe që këtë çështje ta diskutojë në NATO, ose në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dusan Janjic, ka thënë se modalitetet e Ushtrisë së Kosovës do të duhej të diskutohen në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, raporton lajmi.net.

Ai në një intervistë për RTS ka thënë se ekziston mundësia që të bisedohet për modalitetet e Forcave të Armatosura të Kosovës në Bruksel, por jo te Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, por në Selinë e NATO-së.

Por, sipas analistit serb, vendimi më i mirë i Serbisë do të ishte që këtë çështje ta dërgojë për diskutim në KS të OKB-së.

Edhe pse, siç thotë Janjic, Ushtria e Kosovës është përmendur në dokumentet kushtetues që nga viti 2006, që në kuptimin themelor ka qenë ushtri.

Ai bën të ditur se ky formacion ka pasur disa faza nëpër të cilin ka kaluar – në fazën e parë është quajtur UÇK, më pas TMK, dhe së fundi FSK.

Janjic konsideron se këto trupa të armatosura do të mund të ngritën në ushtri.

Afati kushtetues për formimin e ushtrisë dhe zhvillimi i dialogut të Brukselit që çon në ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe Kosovës, ka ngritur çështjen e Ushtrisë së Kosovës, tha Janjic, dhe sipas tij, kjo çështje lidhet objektivisht edhe me njohjen.

Ai shtoi se ushtria nuk mund të zhvillohet në një kuptim të plotë përderisa Kosova të mos bëhet e pavarur, sovrane dhe njohur ndërkombëtarisht.

Tërshani rizgjidhet kryetar i PD-së në Therandë

0

BajramTershani-PD-suharekePartia e Drejtësisë në Therandë, ka mbajtur sonte Kuvendin e gjashtë Zgjedhor në të cilin u zgjodh kryetari dhe kryesia e re. Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 62 delegatë, të cilët në mënyrë unanime rizgjodhen për kryetar kandidatin e vetëm Bajram Tërshanin.

Tërshani, falenderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të angazhohet edhe më shumë për të fuqizuar PD-në në këtë rajon.

Ai para të pranishmëve ka shpalosur edhe raportin e punës katër- vjeçare, duke treguar për sfidat, sukeseset dhe peripetitë me të cilat është ballafaquar kjo degë në të kaluarën.

“Dega e PD-së në Therandë gjatë katër vjetëve të kaluarm ka bërë një punë mjaftë të madhe, duke shtrirë strukturat e saja në shumë fshatra dhe një gjë të tillë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Premtoj se asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej dhe do të arsyetoj votën dhe besimin tuaj për të drejtuar degën e PD-së në këtë rajon”, është shprehur Tërshani.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Drejtësisë, që njëherësh është edhe ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani, i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të porsazgjedhur, Bajram Tërshanit, duke thënë se PD-ja çdo ditë e më shumë po dëshmon se është parti serioze, parti e vlerave të popullit tonë dhe si e tillë, sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme do të fuqizohet edhe më shumë.

Në këtë Kuvend Zgjedhor ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi e Jeton Svirca, anëtarë tjerë të kryesisë së PD-së nga qendra, si dhe përfaqësues të subjekteve tjera politike në Therandë. /PrizrenPress.com/

Shqiptarët e Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

0

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Ftoj qytetarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të participojnë në jetën demokratike, të participojnë në proceset elektorale dhe t`i zgjedhin njerëzit e tyre për t`i përfaqësuar”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi, ka përsëritur se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë. Ai, ka bërë të ditur se e drejta e votës nuk mund t’u mohohet qytetarëve që kanë dy shtetësi, e të cilëve do t’u mundësohet votimi përmes pikave grumbulluese që do të organizojë OSBE-ja.

“Me kushtetutë dhe ligjet e Kosovës qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e dy shtetësisë dhe kjo e drejt duhet të respektohet për të gjithë pa dallim. Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë”, është shprehur Thaçi.

“Infinity ART”, ofron veprat në ndihmë të të tjerëve

0

Infinity ART-eksoxita ne prishtine1Këtë ekspozitë humanitare, që përpos pikturave dhe skulpturave kanë qenë të ekspozuara edhe disa fotografi artistike, e ka organizuar Qendra Kulturore “Infinity ART” që është e përbërë nga një grup i Artistëve të talentuar të cilët janë të përkushtuar për të krijuar vepra origjinale me vlera të larta artistike.

Më shumë se pesëdhjetë punime që i takojnë artit pamor janë ekspozuar gjatë tërë ditë së shtunë në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku të hollat nga shitjet e tyre do të shkojnë për gjashtëmbëdhjetëvjeçaren, Rebeka Rexhepi, e cila ka disa javë që po kurohet jashtë vendit.

Shtatëmbëdhjetë artistë të ndryshëm kanë ofruar pesëdhjetë e dy piktura dhe shtatë skulptura për qytetarët në kryeqytet, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi t’i blejnë ato për ta ndihmuar Rebeka Rexhepin.

Këtë ekspozitë humanitare, që përpos pikturave dhe skulpturave kanë qenë të ekspozuara edhe disa fotografi artistike, e ka organizuar Qendra Kulturore “Infinity ART” që është e përbërë nga një grup i Artistëve të talentuar të cilët janë të përkushtuar për të krijuar vepra origjinale me vlera të larta artistike.

Marjan Nikolla, drejtor i “Infinity ART”, ka deklaruar për “KultPlus” se qëllimi i organizimit të kësaj ekspozite humanitare është që ta motivojmë rininë dhe artistët e vendit që përmes veprave të tyre të kontribuojnë ndaj të gjithë atyre të cilët kërkojnë ndihmë për mjekim.

“Pesëdhjetë për qind e shitjeve të pikturave, skulpturave dhe fotografive të cilat janë të ekspozuar sot këtu do të shkojnë në fondin e familjes së Rebeka Rexhepit që po kurohet në Austri. Një ndër qëllimet e këtij organizimi ishte që të gjithë artistët e rinj të cilët i kanë të ruajtura veprat artistike në arkivat e tyre t’i ekspozojnë ato para qytetarëve në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i blejnë këto vepra dhe nëpërmjet kësaj të ndihmohen sadopak të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekuese”, ka thënë Nikolla, duke shtuar më pas se në muajt në vazhdim do të hapën edhe ekspozita tjera të karakterit humanitar nga Qendra Kulturore në të cilën udhëheq ai.

Ndërkohë, skulptorja Arjeta Miftari, që kishte ekspozuar tri vepra artistike në këtë ekspozitë, ka thënë se përmes shitjeve të këtyre veprave do të bëhet përpjekje të shpëtohet një jetë e njeriut.

Infinity ART-ezpozita ne prishtine“Ne si artistë e kemi parë të arsyeshme që përmes veprave tona artistike të kontribuojmë në një farë mënyre ndaj atyre të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe për t’u mjekuar. Deri më tani është shitur vetëm një skulpturë në vlerë prej 300 eurove, e të cilën e ka blerë drejtori i Universitetit “Iliria”, ku pesëdhjetë përqind do të shkojnë për shërimin e Rebekës. Po presim të kemi edhe më shumë shtije deri në përmbyllje të këtij aktiviteti. Mariani së bashku me grupin “Infinity ART”, ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë skulptorja Miftari, që shoti se edhe në të ardhmen qytetarët do të kenë mundësi të shohin skulpturat e saj të shfaqura në ekspozita humanitare.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e veprave të artit pamor që ishin të shfaqura në këtë ekspozitë do të shkojnë në fondin “Të gjithë për Rebekën”, një iniciativë kjo për ta ndihmuar sadopak mjekimin e Rebeka Rexhepit nga Prishtina.

Aktorja Zhaku e shiti këngën e Dren Abazit, “Natën” , për “20th Century Fox”

0

zhakuAktorja dhe prezantuesja televizive nga Tirana, Inida Gjata – Zhaku, e ka iniciuar shitjen e këngës “Natën” të këngëtarit Dren Abazi, për produksionin e filmit me renome botërore, “20th Century Fox”.
Ky produksion tashmë ka rënë në ujdi që ta blejë të drejtën e përdorimit të kësaj kënge, të cilën do ta përdorë si kolonë zanore për filmin më të ri, “Let’s Be Cops”.
Kënga “Natën” të cilën këngëtari Abazi e interpreton së bashku me grupin “Zig Zag Orcherstra” është lansuar para rreth dy vjetëve, më saktësisht, në fillim të qershorit të vitit 2012.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dren Abazi, i cili i kontaktuar nga KultPlus ka treguar se personi meritor për këtë marrëveshje me producentë ndërkombëtar është Zhaku.

“Inida Gjata – Zhaku ka bërë gjithçka për këtë punë. Ajo ia ka nisur këngën time producentëve, ajo e ka përzgjedhur”, ka thënë shkurt ai.
Abazi megjithatë nuk ka dashur të jap detaje të tjera, me arsyetimin se këtë ia kanë kërkuar, siç ka thënë ai, producentët që e kanë blerë këngën, por ai ka përsëritur se kënga tashmë është shitur.

“Lajmi është i vërtetë, normal”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet telefonit nga Tirana, ku mbrëmë (e premte) ka performuar në një koncert.
Ndryshe nga kjo, është hera e parë që një këngë shqiptare bëhet pjesë e njërit prej filmave hollywoodian.

Nuk dihet se sa është shitur kënga, por ajo që dihet tashmë është se ajo do të jetë pjesë e filmit “Let’s Be Cops”, si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”. Në këtë film rolin kryesor e ka aktori amerikan Andy Garcia./KultPlus.com

Deri në fund të marsit vjen një njohje

0

Enver Hoxha, ministerMinistri i Punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Indeksonline ka zbuluar se deri në fund të këtij muaji, do të vijë njohja e radhës për Kosovën.

Kosovën deri më tani e kanë njohur 107 vende, ndërsa jemi afër njohjes së tretë brenda këtij viti, pasi që me 20 janar, Kosovën e njohu shteti i Tongas, ndërsa me 12 shkurt Mbretëria e Lesotos.

“Mund të them se deri në fund të muajit mars, një vend do ta bëjë publike njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka edhe disa vende të tjera që janë shumë pranë marrjes së këtij vendimi. Nga janari deri në qershor kemi thënë se do të vijnë 7 njohje, ndërsa dy prej tyre tashmë kanë ardhur. Dhe kemi informata të sakta se deri në fund të këtij muaji do të vijë edhe një njohje”, tha Kryediplomati kosovarë për Indeksonline.

Duke folur për emërimin e një ambasadori të ri ën Tiranë, Hoxhaj tha se nuk ka ndonjë propozim, apo dinamikë të shtuar lidhur me këtë.
“Aktualisht nuk ka ndonjë propozim për ambasadorë në Shqipëri, apo ndonjë dinamikë të shtuar lidhur me këtë. Kështu do të jetë deri sa të jenë gjërat ashtu siç janë”, tha Ministri Hoxhaj.

Ndryshe, mediat kosovare ditë më parë e lidhën emrin Shukri Bujës, për ambasadorë në Tiranë, pasi që Ambasadori aktual, Sylejman Selimi është në paraburgim, në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”

Thaçi nuk e thotë asnjë fjalë për dënimin e Mujës

0

Thaci dhe MujaKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk ka folur asnjë fjalë për dënimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Ai në takimin publik me strukturat e PDK-së në këtë qytet, ka kërkuar vetëm mobilizim për zgjedhjet nacionale.

“PDK-ja posedon rifuqizim të energjisë për fitoren e radhës në zgjedhjet e sivjetme”.

Thaçi tha se Qeveria e Kosovës ka marrë vendime të rëndësishme për mirëqenien e të gjitha shtresave të qytetarëve.

Edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar mobilizim maksimal dhe të përcillet mesazhi i punës që PDK-ja ka bërë në Prizren.

Ndërkaq, Thaçi dhe Hoxha në fjalimet e tyre nuk kanë folur asnjë fjalë për situatën e krijuar pas dënimit të Ramadan Mujës.

Ata pas fjalimeve, kanë kërkuar që mediat të largohen nga takimi, i cili aktualisht është duke u mbajtur me dyer të mbyllura. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja ‘aset’ i Thaçit për fushatë zgjedhore

0

Thaci e muja ne zhurPartia Demokratike e Kosovës duket se po e konsideron si aset të madh Kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, pavarësisht se ai u dënua për keqpërdorim të detyrës.
Kreu i PDK’së Hashim Thaci dhe Nënkryetari i PDK’së Enver Hoxhaj bashkë me Mujën, i cili u dënua të premten 2 vjet me kusht për keqpërdorim të detyrës të premten kanë bërë fushatë në rajonin e Prizrenit.

Mbase Muja, edhe mund t’i sjellë fat PDK’së, pasi arriti t’i mposhtë kundërshtarët në Prizren edhe pse i rëndonte aktakuza mbi shpinë.

“Sot bashke me kryetarin e PDK-se kemi zhvilluar disa takime me strukturat e PDK-se per fitoren e thelle ne Sharre dhe synimi i PDK-se eshte qe kete komune ta bejme zone te zhvilluar te agrobizensit, blegtorise dhe turizmit” ka shkruar Ministri Hoxhaj në Facebook./Express/