14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Aktorja Zhaku e shiti këngën e Dren Abazit, “Natën” , për “20th Century Fox”

zhakuAktorja dhe prezantuesja televizive nga Tirana, Inida Gjata – Zhaku, e ka iniciuar shitjen e këngës “Natën” të këngëtarit Dren Abazi, për produksionin e filmit me renome botërore, “20th Century Fox”.
Ky produksion tashmë ka rënë në ujdi që ta blejë të drejtën e përdorimit të kësaj kënge, të cilën do ta përdorë si kolonë zanore për filmin më të ri, “Let’s Be Cops”.
Kënga “Natën” të cilën këngëtari Abazi e interpreton së bashku me grupin “Zig Zag Orcherstra” është lansuar para rreth dy vjetëve, më saktësisht, në fillim të qershorit të vitit 2012.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dren Abazi, i cili i kontaktuar nga KultPlus ka treguar se personi meritor për këtë marrëveshje me producentë ndërkombëtar është Zhaku.

“Inida Gjata – Zhaku ka bërë gjithçka për këtë punë. Ajo ia ka nisur këngën time producentëve, ajo e ka përzgjedhur”, ka thënë shkurt ai.
Abazi megjithatë nuk ka dashur të jap detaje të tjera, me arsyetimin se këtë ia kanë kërkuar, siç ka thënë ai, producentët që e kanë blerë këngën, por ai ka përsëritur se kënga tashmë është shitur.

“Lajmi është i vërtetë, normal”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet telefonit nga Tirana, ku mbrëmë (e premte) ka performuar në një koncert.
Ndryshe nga kjo, është hera e parë që një këngë shqiptare bëhet pjesë e njërit prej filmave hollywoodian.

Nuk dihet se sa është shitur kënga, por ajo që dihet tashmë është se ajo do të jetë pjesë e filmit “Let’s Be Cops”, si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”. Në këtë film rolin kryesor e ka aktori amerikan Andy Garcia./KultPlus.com

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Lajmet e Fundit