Tërshani rizgjidhet kryetar i PD-së në Therandë

BajramTershani-PD-suharekePartia e Drejtësisë në Therandë, ka mbajtur sonte Kuvendin e gjashtë Zgjedhor në të cilin u zgjodh kryetari dhe kryesia e re. Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 62 delegatë, të cilët në mënyrë unanime rizgjodhen për kryetar kandidatin e vetëm Bajram Tërshanin.

Tërshani, falenderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të angazhohet edhe më shumë për të fuqizuar PD-në në këtë rajon.

Ai para të pranishmëve ka shpalosur edhe raportin e punës katër- vjeçare, duke treguar për sfidat, sukeseset dhe peripetitë me të cilat është ballafaquar kjo degë në të kaluarën.

“Dega e PD-së në Therandë gjatë katër vjetëve të kaluarm ka bërë një punë mjaftë të madhe, duke shtrirë strukturat e saja në shumë fshatra dhe një gjë të tillë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Premtoj se asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej dhe do të arsyetoj votën dhe besimin tuaj për të drejtuar degën e PD-së në këtë rajon”, është shprehur Tërshani.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Drejtësisë, që njëherësh është edhe ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani, i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të porsazgjedhur, Bajram Tërshanit, duke thënë se PD-ja çdo ditë e më shumë po dëshmon se është parti serioze, parti e vlerave të popullit tonë dhe si e tillë, sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme do të fuqizohet edhe më shumë.

Në këtë Kuvend Zgjedhor ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi e Jeton Svirca, anëtarë tjerë të kryesisë së PD-së nga qendra, si dhe përfaqësues të subjekteve tjera politike në Therandë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit