29.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 8251

Komuna e Prizrenit, shfaq dobësi në performancën buxhetore

0

Ec ma ndrysheNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit mars ka analizuar pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për periudhën janar-dhjetor 2013.Raporti vjetor financiar i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave zbulon se vitin e kaluar Komuna e Prizrenit është ballafaquar me dobësi në performansën buxhetore, pasi që vitin 2013 e ka përmbyllur me afër 2.5 milionë euro borxhe të papaguara.Pasqyra e faturave (obligimeve) të papaguara të Komunës së Prizrenit tregon se në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale janë afër 2 milionë euro borxhe të trashëguara, derisa borxhi i papaguar për shpenzimet komunale është 135 mijë euro, pastaj 75 mijë euro për subvencione dhe 70 mijë euro për mallra e shërbime.

Shuma e obligimeve është shqetësuese krahasuar me vitet e kaluara, ku në vitin 2012 borxhet e komunës kanë qenë 993 mijë euro dhe afër 1.2 milionë euro në 2011.Çështja bëhet më serioze kur shqyrtohet edhe niveli i arkëtimit të hyrave vetanake, ku nga 6.2 milionë euro të planifikuara për vitin 2013 janë arkëtuar vetëm 4.2 milionë, që paraqet një rënie krahasuar me vitin 2012 ku janë grumbulluar afër 4.4 milionë dhe 2011-ën kur janë inkasuar afër 5 milionë euro.

Ndërkohë përkundër këtyre trendëve negativë pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit tregojnë se ka një rritje shpenzimesh në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, pasi që në vitin 2013 janë shpenzuar afër 2.5 milionë euro, që është për gjysmë milioni euro më shumë sesa në vitin 2012.Arsyetimi i zyrtarëve përgjegjës komunal është se këto borxhe figurojnë në Raportin Financiar për shkak se shumë projekte nisin në gjashtë mujorin e dytë dhe se realizimi dhe pagesat barten në vitin tjetër.Mirëpo,

“EC Ma Ndryshe” bazuar në monitorim vlerëson se ky arsyetim nuk ka validitet të duhur ngase pjesa e dytë e vitit 2013 ka qenë periudhë elektorale.Bazuar në këto të dhëna del se qeveria lokale e Prizrenit nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e shoqërisë civile që kanë pas për qëllim përmirësimin e performansës buxhetore të komunës.“EC Ma Ndryshe” tani më disa herë ka kërkuar qeverisje të mirë me paranë publike, në përputhje edhe me konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, i cili organ shtetëror ka gjetur dobësi të ndryshme në performansën buxhetore të komunës së Prizrenit.

Përkujtojmë qeverinë komunale që duhet t’i zbatojë standardet e qeverisjes së mirë, të cilat janë: përqendrimi në rezultate që janë në dobi të qytetarëve; sigurimi se qytetarët marrin shërbime të mira, me vlerë të shtuar për taksat e tyre; llogaridhënia; promovimi i vlerave të institucionit, duke dhënë shembull me sjellje të përgjegjshme dhe menaxhim të mirë të buxhetit dhe vendimmarrja transparente.Për këto arsye EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e

UP-ja është në bllokadë, greva e administratës hyn në ditën e katërt

0

Anton Berishaj-ud i rektorit UPU.d i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, ende nuk ka gjetur zgjidhje për personelin e administratës së UP-së, të cilët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë si dhe të behet nivelizimi i pagave me kolegët e tyre nëpër administratat tjera të universiteteve publike. Punëtorët e administratës së UP-së, të cilët kanë hyrë në ditën katër të grevës me kërkesat për rritjen e pagës në bazë të koeficientit që kanë dhe punës që kryejnë në krahasim me degët e tjera të UP-së që gjenden jashtë Prishtinës.

Deri më tash kanë marrë vetëm premtime me fjalë se kërkesat e tyre do të plotësohen. Por, u.d i Rektorit, Anton Berishaj nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me grevistët, shkruan Express.

Kështu, Fakultetet kanë mbetur të bllokuara për shkak se asnjë shërbim s’mund të kryhet, duke përfshirë edhe pamundësinë që të bëhen pagesat e semestrave.

Sidoqoftë, grevistët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë. Ata nuk kishin përfituar nga rritja e kaluar e pagave, prej 30 për qindëshit, me arsyetimin se nuk i takojnë shërbimit civil.

Ata po thonë se paga e tyre nuk është ekuivalente me shërbyesit e tjerë civilë. Madje kanë bërë një krahasim edhe me administratën e Universitetit Publik të Pejës, “Haxhi Zeka”. Sipas tyre, paga bazë për një shërbyes të administratës në Universitetin e Pejës, arrin shumën prej 400 eurosh, ndërsa paga bazë e tyre është 220 euro.

“Të bëhet nivelizimi i pagave mes punëtorëve të Administratës Qendrore të UP-së dhe të punëtorëve të administratës së njësive akademike të UP-së”, thuhet në kërkesat e grevistëve dërguar Këshillit Drejtues dhe Rektorit të UP-së.

Gramoz Berisha nga Suhareka pret familjarët e vrarë

0

Gramoz Berisha nga suhareka-kufomatPara 15 vjetësh ishte bashkë me të gjithë. Por tash i mori vetëm gjysmën e tyre. Gramoz Berisha të hënën kishte një detyrë të vështirë. 23-vjeçarit nga Suhareka i ra hise një barrë e madhe.

Ai duhej të pranonte dhe të nënshkruante se po merr anëtarët e familjes së tij me të cilët deri më 26 mars të vitit 1999 jetonte bashkë me ta. E bashkë me ta ishte edhe në momentin e fundit të jetës së tyre. Por Gramozi mori vetëm gjysmën e kufomave të anëtarëve të familjes së tij. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars të vitit 1999 në picerinë “Kalabria” në Suharekë. Gramozi në atë kohë tetë vjeç ishte mashkulli i vetëm i Berishëve që i kishte mbijetuar kësaj masakre, më e madhja në Suharekë.

I plagosur së bashku me nënën e tij Vjollcën dhe gruan e axhës, kërcyen nga kamioni i cili po bartte kufomat e të vrarëve për t’i humbur gjurmët e masakrës. Që nga ajo kohë Gramozi më s’i ka parë më të dashurit e familjes së tij. Tash kur është bërë 23 vjeçar, atij do t’i duhet të përballet edhe me varrimin e tyre që do të mbahet të mërkurën me një ceremoni shtetërore krejt afër kafiterisë ku ka ndodhur masakra.

Të hënën në Prishtinë Gramozi dhe pjesëtarë tjerë të familjes Berisha pranuan 24 mbetjet mortore që janë gjetur në varreza masive e më pas janë identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Në një tendë e vendosur në oborrin e këtij departamenti, u renditën 27 arkivole të mbuluara secila me flamur kombëtar. Prej 27 arkivoleve, 24 janë të Berishëve. /Tribuna/

Dy qendra kulturore në diasporë funksionojnë, pesë të tjera bëhen gati

0

Qendra kulturore-Stamboll-bayrampasaStambolli dhe Zürichu janë të vetmet qytete në të cilat ekzistojnë qendra kulturore të Kosovës. Por kjo do të ndryshojë. Ministria e Diasporës ka në plan të hapë edhe pesë qendra të tjera që promovojnë kulturën shqiptare, shkruan Koha Ditore.

Suedia, Gjermania, Austria, Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë vendet në të cilat ky institucion planifikon të hapë qendra kulturore brenda këtij viti.

Themelimi e funksionalizimi i qendrave të reja kulturore kësaj ministrie do t’i kushtojë rreth 700 mijë euro.

Ndërsa ushtrues detyre të drejtorit të Qendrës kulturore në Stamboll është Qamil Bytyçi, në Zürich është Shukrije Ramadani.

Në fshatrat e Rahovecit përkujtohen viktimat e masakrave

0

Viktimat e rahovecitNë fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc, të Rahovecit sot mbahen tubime përkujtimore për viktimat e masakrave serbe të kryera më 25 mars të vitit 1999.

Në fshatin Fortesë, forcat serbe kishin vrarë më shumë se 60 personave, prej të cilëve dhjet prej tyre ishin nën moshën dhjet vjeçare, kurse të tjerët kryesisht gra dhe pleq. Në fshatin Brestoc, homazhe mbahen për 54 persona e vrarë 15 vjet më pare. Po kështu edhe në fshatin Celinë do të përkujtohen 75 martirët të cilët u vranë po të njëjtën ditë.

Provimi shtetëror i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

0

Testi maturesProvimi shtetëror i maturës këtë vit do të jetë një sfidë e vërtetë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Kjo për arsye se provimit do t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë, dy gjenerata në të njëjtën kohë, meqë është eliminuar klasa e trembëdhjetë.

Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Pritet që të ketë ndryshime në Ligj, që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë.

Provimi shtetëror i maturës këtë vit do të jetë një sfidë e vërtetë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Kjo për arsye se provimit do t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë, dy gjenerata në të njëjtën kohë, meqë është eliminuar klasa e trembëdhjetë. Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Pritet që të ketë ndryshime në Ligj, që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, tha për Radio Kosovën, se tashmë komisioni e ka miratuar listën e lëndëve që do të jenë pjesë e provimit dhe listën e ekspertëve. Ai theksoi se matura 2014 do të jetë një sfidë, pasi do të ketë një numër shumë të madh të maturantëve që do t’i nënshtrohen provimit.

“Këtë vit do të kemi numër shumë të madh të maturantëve sepse nuk ekziston klasa e trembëdhjetë dhe do të kemi dy gjenerata. Numri mund të arrijë në rreth 50 mijë maturantë. Numri kaq i madh i maturantëve do t’u shkaktojë vështirësi, më së shumti drejtorive komunale të arsimit.”
Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Muastafa, bëri të ditur se tashmë ligji është duke u përgatitur për leximin e dytë, duke theksuar se Komisioni Parlamentar për Arsim do të organizojë një debat publik për këtë ligj.

“Ligji do të ketë ndryshime që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë. Ekzistojnë mendime të ndryshme, disa janë që matura të mbetet me prag të kalueshmërisë e disa të tjerë të jetë me arritshmëri. Natyrisht ne i kemi përcjellë të dy propozimet. Personalisht mendoj se kriteri i kalueshmërisë duhet të ruhet, por me kusht që certifikatat që janë marrë në arsimin profesional të zëvendësohen me diploma. Njëri prej propozimeve është të ruhet kriteri ose të ulet në 40 për qind ose të mbetet 50 për qind.”

Mustafa, theksoi se maturantët e shkollave profesionale që nuk arrijnë sukses në maturë do të duhet të pajisen me diplomë profesionale, që nënkupton ta vazhdojnë nivelin e katërt të shkollimit ose shkollimin post-sekondar, por jo shkollim universitar. Ndërkaq, maturantët e gjimnazeve, nëse nuk arrijnë sukses në maturë, do të pajisen me diplomë mbi përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Deri tani nuk kanë marrë as diplomë, as certifikatë dhe ka qenë e padrejtë për ta, tha Mustafa. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Shtetëror i Maturës, është duke i bërë përgatitjet, pavarësisht nëse do të miratohet apo jo ligji.

24 marsi, nata e përkrahjes botërore për Kosovën

0

RrustemMustafa–RemiNata e 24 marsit që rezultoi me fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe, për Rrustem Mustafën – Remi, do të mbetet në kujtesë përgjithmonë. Në një intervistë për Tribunën, komandanti i Zonës Operative të Llapit ka treguar për nisjen e bombardimeve që ai thotë se e dinte se do të ndodhnin.

Ai ka përkujtuar se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së por edhe me delegacionin e Kosovës që ndodhej në Rambuje. Gjatë gjithë asaj nate, Remi ka thënë se janë marrë me ndryshimin e strategjisë ushtarake, derisa ka treguar edhe për shkëmbim informatash që kanë pasur me forcat e NATO-s.

Tribuna: Z. Mustafa, ku ndodheshit personalisht në natën e 24 marsit 1999?
Mustafa: Do të kthehem në retrospektivë për të kujtuar se çdo ushtar i UÇK-së së Zonës Operative të Llapit (ZOLL vijon.), sikurse dhe unë, në natën e 24 marsit ishim në shtabin e ZOLL-it për rajonin e Prishtinës duke iu përgjigjur të gjithë urdhrave komandues për sigurinë e popullsisë, meqenëse ne kishim informata që nata e 24 marsit do ta ndryshojë strategjinë tonë ushtarake, apo më mirë të them, ne ishim duke u munduar që të kemi në kontroll në gjithë popullsinë e këtij rajoni dhe ishim të informuar se misionit tonë për liri po i bashkoheshin edhe forcat ndërkombëtare të NATO-s.

Tribuna: A kishit informacione se pikërisht atë natë, forcat e NATO-s do të nisnin fushatën sulmuese ndaj forcave serbe?
Mustafa: Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dëshmuar një hierarki të nivelit të lartë ushtarak, në misionin e vet që kishte për qëllim çlirimin e vendit, sikurse për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur asokohe në vendin tonë, edhe për natën e 24 marsit ne ishim të informuar se do të ketë intervenim nga forcat e NATO-s, andaj bëmë përgatitjet për të ndryshuar strategjinë tonë ushtarake.

Tribuna: Nga kush jeni informuar për herë të parë se forcat e Aleancës Veriatlantike do ta sulmojnë Serbinë?

Mustafa: Ne si Zonë Operative e Llapit, qëndronim në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Për të gjitha informacionet ne ishim të informuar në kohë, njëkohësisht ishim të informuar edhe nga delegacioni ynë që ndodhej në Rambuje.

Tribuna: Cili ishte reagimi i ushtarëve në Zonën Operative të Llapit kur i informuat për ndërhyrjen e NATO-s?

Mustafa: Çdo ushtar i Zonës së Llapit që para vetes kishte marrë si mision çlirimin e vendit nga okupuesi serb, me ndërhyrjen e NATO-s, te ta vërehej një vullnet që tregonte luftën e drejtë të tyre, por njëkohësisht ishte edhe marrje e përgjegjësive në ndërrimin e strategjisë sonë ushtarake, duke qenë të vetëdijshëm se po hyjmë në një luftë totale si dhe duke qenë i bindur se armiku do të largohet nga Kosova. Ne paraprakisht kishim marrë masa edhe për ruajtjen e popullatës sa më shumë që ishte e mundur në përgjithësi në rajonin e Prishtinës, si dhe kujdesjen ndaj të gjitha të mirave në vendin tonë, duke pasur parasysh ruajtjen e strukturave ushtarake, për të përballuar sa më mirë gjendjen me të cilën po futeshim. Andaj duhet të jemi falënderues ndaj popullatës si dhe ndaj strukturave tona ushtarake, ku brenda mundësive kemi bërë më të mirën e mundshme.

Tribuna: Si e keni kaluar gjithë natën e 24 marsit…. a kishte ndonjë ndryshim nga netët tjera?

Mustafa: Nata e 24 marsit na gjeti duke i konsoliduar strukturat tona ushtarake. Ne ishim të vetëdijshëm në atë që po ndodhte, kështu që ishim duke përgatitur njësitet që të merreshin me punët civile ushtarake si ruajtjen e popullatës, krijimin e rrugës më të sigurt dhe më të lehtë për lëvizje. Gjithashtu ofrimin e sigurisë së mundshme për lëvizje që detyroheshim të bënim për ikje nga spastrimi, që kishte filluar në fshatrat e thella, gjithashtu organizimin e njësiteve për sanitet, kujdesje shëndetësore, si dhe ofrimin e gjërave të tjera të mundshme për jetesë.

Tribuna: A keni pasur ndonjë komunikim përmes Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me NATO-n rreth këmbimit të informatave për vendndodhjen e forcave dhe makinerisë ushtarake serbe?

Mustafa: Po, natyrshëm vazhdonte bashkëpunimi me strukturat e NATO-s, që tashmë kishin filluar ardhjen si aleatët tanë. Ne ishim në shërbim nga e gjithë ajo që na kërkohej në atë kohë. Gjithashtu kemi bërë të pamundurën e mundshme për të saktësuar informatat e nevojshme.

Tribuna: Personalisht ju si e vlerësoni rolin e NATO-s në Kosovë?

Mustafa: Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ndihmën e të gjithë popullatës vendore, gjeti mundësinë dhe edukatën e duhur gjatë kohës në okupim. Gjatë operacioneve që po zhvillonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës në terren, krijoi mundësinë që të fitojë aleatët më të rëndësishëm dhe të qytetëruar në botë siç janë NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe shumë shtete perëndimore, duke hapur kështu rrugë dhe mundësi për të zhvilluar rrugën e lirisë dhe perspektivës në vendin tonë. Ne duke fituar aleatët më të përparuar e të qytetëruar në botë, kemi për obligim që të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete shtetndërtuese në vendin tonë, duke krijuar kështu siguri për vete si dhe më gjerë, si dhe për t`i hapur rrugë zhvillimit, rendit dhe ligjit.
Andaj, gjithë këto të arritura të përbashkëta dhe gjithashtu shumë punë për të bërë së bashku, NATO duhet të ketë një rol të rëndësishëm në rrugën tonë të përbashkët drejt synimeve për ruajtjen e modelit të shtetit, si model i përbashkët modern e qytetërues që garanton zhvillim deri në integrimin e plotë euroatlantik.

Tribuna: Edhe sa kohë Kosova ka nevojë për praninë ndërkombëtare të NATO-s dhe kur mendoni se Kosova mund t’i ofrojë siguri të plotë ushtarake vetvetes?

Mustafa: Forcat e Sigurisë së Kosovës janë në konsolidim nga vetë NATO-ja, dhe të ndihmuar deri në detajet më të vogla me synimin që të garantojnë sigurinë e vendit dhe të prodhojnë siguri për rajonin. Për të gjitha këto, unë e shoh NATO-n me kompetencë dhe bashkëveprim në forcat e sigurisë së vendit si dhe të prodhojnë procedurat e nevojshme në kalimin e kompetencave rutinore nga NATO-ja në ato vendore, nën kujdesin permanent të NATO-s, vendeve perëndimore dhe SHBA-së. Ne e ndiejmë veten mirë dhe sigurt, duke qenë kështu, dëshirojmë që NATO-ja të jetë e pranishme në vendin tonë dhe në rajon edhe në vazhdimësi. Me rastin e kësaj nate (24 mars) të them më mirë “Nata e përkrahjes botërore për Kosovën” na obligon që ta trasojmë shoqërinë tonë krahas shoqërive tjera në botë, andaj jemi populli më me fat që kemi përkrahjen e ndërkombëtarëve për të ecur drejt integrimit në shtetet euroatlantike.

Refuzon postin e besuar nga Muja

0

Hazer ShalaHazër Shala është emëruar drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Ekzekutivin e Prizrenit. Emërimi i tij është bërë nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

Për dallim nga drejtorët e tjerë, Shala nuk ka ushtruar asnjë minut postin e drejtorit të Ekzekutivit, të cilin ia ka besuar Muja. Ai në postin e drejtorit të Mirëqenies Sociale, ka dërguar Elhame Berishën.

Shala pranon se nuk ka ushtruar asnjë ditë këtë post të Ekzekutivit të Prizrenit. Thotë se ‘zëvendësimi’ i tij, është bërë me marrëveshje.
“Po është e vërtet që nuk e kam ushtruar pozitën e drejtorit të Ekzekutivit, por kjo është bërë me marrëveshje. Në atë pozitë është dërguar Elhame Berisha”, tregon Shala për “PrizrenPress”.

Hazër Shala, që disa vite është drejtor i shkolllës fillore në fshatin Randobravë.Ai nuk ka dashur që postin e drejtorit të shkollës, ta ‘ndërrojë’ me atë të Ekzekutivit.

“Jam drejtor i shkollës, aty ku kam qenë”.

Edhe zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tregon se Hazër Shala nuk ka ushtruar asnjë ditë postin e drejtorit të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale.

“Jo, jo nuk e ka ushtruar Hazëri atë pozitë asnjë ditë. Në vend të tij, është emëruar Elhame Berisha”.

Berisha tregon se Elhamja ka filluar punën në të njëjtën ditë me drejtorët e tjerë të emëruar nga Muja.

“Kur kanë filluar drejtorët e tjerë, edhe ajo ka filluar punën”, tregon Berisha. /PrizrenPress.com/

Premtimet e papërmbushura të Thaçit

0

Thaci7-03Në një ambient politik ku opozita është pasive dhe ndjek vetëm hapat e kryeministrit, analistët politikë vlerësojnë se kryeministri Thaçi shpesh jep premtime të parealizueshme
Kryeministri Hashim Thaçi po identifikohet edhe njëherë si njeriu i premtimeve të mëdha parazgjedhore. Këtë ai e ka dëshmuar së voni edhe me fushatën e nisur disa muaj para se ajo të shpallet zyrtarisht – shkruan gazeta Tribuna.

Opinionitët e vlerësojnë fushatën e hershme të Thaçit si një skenar tashmë të njohur. Por, ata ia rikujtojnë Thaçit edhe premtimet nga vitet 2007 dhe 2010, të cilat kanë mbetur pa u përmbushur. Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara, GAP, ka vlerësuar se kryeministri Thaçi po dëshmon edhe njëherë për dhënien e premtimeve të mëdha të cilat, sipas tij, pastajharrohen gjatë mandatit qeverisës.

“Në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 kishte premtuar se brenda 100 ditëve Kosova do të siguronte 100 njohje. Por u deshën të kalojnë 5 vjet para se një gjë e tillë të arrihej”, ka thënë Demi.

Përderisa premtimi i tij i famshëm më 2010 se për 18 muaj të qeverisjes Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave ka mbetur një premtim në proces, të cilin po e përsërit edhe sivjet.

“Keqpërdorimi i pozitës për të bërë fushatë, sidomos në muajt e fundit, përbën një shkelje të moralit politik dhe dëmton demokracinë në Kosovë, meqë po e bën të parëndësishme një periudhë katërvjeçare qeverisëse në të cilën kryeministri do të duhej të ishte aktiv duke i shtyrë të gjitha vendimet në muajt e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike.

Kërkohet presion mbi Serbinë për të gjetur të gjithë të zhdukurit

0

Te pagjeturit nga luftaFamiljarët e 27 viktimave të luftës nga Suhareka, të hënën kanë pranuar mbetjet mortore, të identifikuara në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkohë që eshtrat e 19 viktimave nga Krusha e Vogël do të dorëzohen të martën (sot).
Të gjeturit do të varrosen më 26 mars, në 15-vjetorin e vrasjes. Familjarët kanë kërkuar nga Qeveria që të bëjë presion mbi Serbinë dhe të kërkojë që Qeveria e saj të tregojë ku janë edhe rreth 1700 persona të zhdukur në luftën e vitit 1998-1999.
Dashurie Berisha-Kuqi ka thënë se dhimbjen e ka më të lehtë pasi të hënën ka pranuar eshtrat e shtatë familjarëve të zhdukur. Ajo ka nënshkruar letrat e pranim-dorëzimit të mbetjeve mortore të nënës, babait, motrës, vëllait, dy djemve të vëllait dhe nuses së vëllait. “Ndihemi më të çliruar”, ka thënë ajo.