15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Provimi shtetëror i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

Testi maturesProvimi shtetëror i maturës këtë vit do të jetë një sfidë e vërtetë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Kjo për arsye se provimit do t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë, dy gjenerata në të njëjtën kohë, meqë është eliminuar klasa e trembëdhjetë.

Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Pritet që të ketë ndryshime në Ligj, që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë.

Provimi shtetëror i maturës këtë vit do të jetë një sfidë e vërtetë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Kjo për arsye se provimit do t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë, dy gjenerata në të njëjtën kohë, meqë është eliminuar klasa e trembëdhjetë. Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Pritet që të ketë ndryshime në Ligj, që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, tha për Radio Kosovën, se tashmë komisioni e ka miratuar listën e lëndëve që do të jenë pjesë e provimit dhe listën e ekspertëve. Ai theksoi se matura 2014 do të jetë një sfidë, pasi do të ketë një numër shumë të madh të maturantëve që do t’i nënshtrohen provimit.

“Këtë vit do të kemi numër shumë të madh të maturantëve sepse nuk ekziston klasa e trembëdhjetë dhe do të kemi dy gjenerata. Numri mund të arrijë në rreth 50 mijë maturantë. Numri kaq i madh i maturantëve do t’u shkaktojë vështirësi, më së shumti drejtorive komunale të arsimit.”
Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Muastafa, bëri të ditur se tashmë ligji është duke u përgatitur për leximin e dytë, duke theksuar se Komisioni Parlamentar për Arsim do të organizojë një debat publik për këtë ligj.

“Ligji do të ketë ndryshime që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë. Ekzistojnë mendime të ndryshme, disa janë që matura të mbetet me prag të kalueshmërisë e disa të tjerë të jetë me arritshmëri. Natyrisht ne i kemi përcjellë të dy propozimet. Personalisht mendoj se kriteri i kalueshmërisë duhet të ruhet, por me kusht që certifikatat që janë marrë në arsimin profesional të zëvendësohen me diploma. Njëri prej propozimeve është të ruhet kriteri ose të ulet në 40 për qind ose të mbetet 50 për qind.”

Mustafa, theksoi se maturantët e shkollave profesionale që nuk arrijnë sukses në maturë do të duhet të pajisen me diplomë profesionale, që nënkupton ta vazhdojnë nivelin e katërt të shkollimit ose shkollimin post-sekondar, por jo shkollim universitar. Ndërkaq, maturantët e gjimnazeve, nëse nuk arrijnë sukses në maturë, do të pajisen me diplomë mbi përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Deri tani nuk kanë marrë as diplomë, as certifikatë dhe ka qenë e padrejtë për ta, tha Mustafa. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Shtetëror i Maturës, është duke i bërë përgatitjet, pavarësisht nëse do të miratohet apo jo ligji.

Më Shumë

Lajmet e Fundit