27.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
Home Blog Page 8385

Begaj cakton ditën e premte për takim me qytetarët

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevë, Ragip Begaj, ka caktuar ditën e premte për t’u takuar dhe biseduar me qytetarët. Takimet do të mbahen çdo të premte nga ora 13:00 deri në ora 16:00.

“Dera e zyrës së kryetarit Ragip Begaj do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët çdo të premte”, njofton KK në Malishevë.

“Kryetari Begaj do të jetë në dispozicion të qytetarëve, për t’u njohur me brengat e tyre, andaj luten të gjithë ata qytetarë, që duan ta takojnë kryetarin, të vijnë cdo të premte prej orës 13:00”. /PrizrenPress.com/

Artistja që i shndërron personazhet në skulptura prej libri

0

Jodi Harvey-BrownBrenda saj jetojnë dy dashuri. Njëra për artin, e tjetra është pasioni për lexim. Imagjinata e ka shëtitur nëpër secilën qoshe të botës, teksa personazhet e librave që ka lexuar deri vonë i ka përfytyruar vetëm brenda kokës së saj.

Tre vjet më parë ajo do ta gjente formulën. Një gërshetim mes artit dhe dëshirës për të lexuar do të merrte formën e një shprehjeje unike në art, shkruan KD.

Jodi Harvey-Brown (26), është artistja amerikane që ka marrë vëmendje botërore me skulpturat e saj prej libri. Ajo ka sfiduar imagjinatën duke u dhënë formë reale karaktereve të librave, tek ka sjellë në jetë skulpturat unike që i bën në faqe librash.

Harry Potter, Bambi, Tom Sawyer, janë disa prej personazheve më të famshëm të letërsisë, të cilëve Brown u ka dhënë formë nëpërmjet letrës. Por imagjinata e saj kapërcen kufijtë e librave. Ajo mbërrin deri tek hapja e Kutisë së Pandorës.

S’ka interesim për rrëzimin e Qeverisë

0

QeveriaKosoves-NdertesaPavarësisht zhvillimeve aktuale, analistët politikë, Ardian Arifaj dhe Shkëlzen Maliqi, nuk parashikojnë rrëzim të Qeverisë nga opozita. Ata kanë thënë se nuk është në interesin e asnjë partie politike, sidomos atyre opozitare, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analisti politik Ardian Arifaj ka thënë se partitë opozitare asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë të afta për t’i bashkërenduar veprimet e tyre në mënyrë që ta rrezikojnë seriozisht jetëgjatësinë e Qeverisë. “Kjo Qeveri ka jetuar deri më tani në masë të madhe duke iu falënderuar një opozite të përçarë dhe të paftë për t’i bashkërenduar veprimet e veta. Opozita në Kosovë në këta katër vjet gati asnjëherë nuk ka qenë e aftë t’i bashkërendojë veprimet e veta. Edhe pse shpeshherë matematika ka qenë në favor të opozitës, opozita asnjëherë nuk ka arritur të veprojë e bashkuar dhe me atë matematikë të arrijë ta rrezikojë Qeverinë”, ka thënë Arifaj për Epokën e re.

Ai ka vlerësuar se rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të ishte në dobi të asnjërës nga partitë politike, në veçanti atyre opozitare. “Vendi edhe ashtu është duke shkuar në zgjedhje nacionale, pra nuk shihet ndonjë dobi në nxitimin për të rrëzuar Qeverinë dhe për të shkuar në zgjedhje, sidomos pa e përfunduar reformën zgjedhore. Kështu që, nuk ka nevojë edhe opozita të ngutet të rrëzojë Qeverinë dhe të shkojë në zgjedhje menjëherë. Në fakt, kur e shohim gjendjen brenda partive politike opozitare, të cilat nuk janë të konsoliduara përbrenda ende, është vështirë për të parë ndonjë interes për partitë politike opozitare që të shkojnë në zgjedhje qysh tani”, ka deklaruar Arifaj.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve nacionale sipas kalendarit zgjedhor do të ishte e favorshme për të gjitha partitë politike në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të konsolidohen plotësisht. “Më e mira do të ishte që zgjedhjet të mbahen sipas kalendarit zgjedhor dhe para mbajtjes së tyre të përgatitet reforma elektorale. Është në interes të të gjitha partive të konsolidohen brendapërbrenda, pastaj në fushatë elektorale të mos merren me përçarjet dhe problemet e brendshme, por të përqendrohen në prezantimin e programeve dhe ofertave sa më bindëse për votuesit”, është shprehur Arifaj.

Ndërkohë analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se te disa parti opozitare ka munguar vullneti të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse nuk kanë qenë të sigurta se do të kalojnë mirë në zgjedhje. “Opinionet për rrëzimin e Qeverisë nuk kanë qenë të shumta, por sporadike, sepse nuk kishim opozitë të bashkuar as për çështje madhore. Te disa parti opozitare ka munguar vullneti që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse nuk kanë qenë të sigurta se do të kalojnë mirë në zgjedhje. Megjithatë, edhe nëse nuk ka opozitë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, është e mundshme mundësia e dytë e vetërrëzimit të Qeverisë, sipas skenarit tashmë të njohur nga viti 2010”, ka thënë Maliqi në një intervistë për “Epokën e re”.

Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka thënë se ata që po kërkojnë zgjedhje të parakohshme nuk kanë fuqi ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës. “Opozita nuk ka as fuqi e as dëshirë ta rrëzojë Qeverinë. I kuptoj prononcimet e opozitës nëpër medie, të cilat i bën për kalkulime politike. Deri më tani nuk e kemi parë asnjë mocion të votimit të mosbesimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse do të kishte vullnet të njëmend për rrëzimin e Qeverisë, opozita do ta shtronte këtë mocion, por realiteti ka treguar se opozita është shumë e përçarë. Më shumë ka probleme të unifikimit të qëndrimeve të opozitës sesa të mazhorancës”, ka thënë Bajrami për Epokën e re.

Ai ka kërkuar nga partitë opozitare ta lënë anash debatin për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të merren me përfundimin e reformës zgjedhore. “Ne si mazhorancë nuk do ta mbivotojmë reformën zgjedhore, do t’i prijmë konsensusit, por nuk do të marrim përgjegjësi për divergjencat të cilat i ka krijuar opozita. Ju e dini se edhe në ish-Komisionin për Reformë Zgjedhore më shumë ka pasur divergjenca në mes të opozitës sesa PDK-së. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë korrekte dhe konstruktive në mënyrë që ta arrijmë këtë konsensus, që liderët politikë t’i japin përgjigjet e fundit për reformën. Nuk mendoj se duhet të ketë më shumë se edhe një takim në mes të liderëve, sepse tani reforma ka ardhur në Kuvend dhe ky institucion ka mekanizmat e vet për t’i çuar proceset përpara”, ka deklaruar Bajrami.

Çitaku: Vonesat në liberalizim, për fajin e KE-së

0

VloraCitaku14-09Vonesat në heqjen e vizave janë rezultat i mosnjohjes së procesit nga ana e Komisionit Evropian, ka thënë ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Shefja e dikasterit kryesor që merret me integrime evropiane në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka deklaruar se afatet kohore për procesin e liberalizimit të vizave nuk janë shkelur nga Kosova, por nga ana e Komisionit Evropian, që pas dy vjetësh ka publikuar vetëm një raport vlerësues dhe ka dërguar vetëm një mision vlerësues.

Sipas Çitakut, pengesë kryesore në rrugën drejt liberalizimit të vizave vazhdon të jetë migrimi ilegal dhe rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian.

Çitaku ka thënë se azili nuk është shkak, por pasojë e gjendjes jo të mirë në të cilën jetojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Misioni i gjermanit Borchard, arrestimi i “peshqve të mëdhenj”

0

BerndBorchardt-EULEXArrestimi i njeriut me ndikim në veri të vendit, Oliver Ivanovic, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës, udhëheqësit të Rojave të urës, Dragan Delibasic, si dhe të deputetit të Kosovës, Ukë Rugova, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në skandalin e shitjes së vizave italiane, ka bërë që të rriten shpresat për vazhdimin e arrestimit të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

Më herët, i pyetur nga gazetarët rreth punës së EULEX-it për arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimeve ekonomike, Borchardt kishte thënë se nuk është peshkatar, por misioni i tij po e bën punën me sukses.

Prej se ka marrë mandatin e tij si shefi i EULEX-it Berndt Borchardt, ka nisur një “gjueti” të emrave të mëdhenj të skenës politike e institucionale në Kosovës. BE-ja kishte kritikuar neglizhencën e EULEX=it në Kosovë për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe rezultateve të vogla.

Borchard duket se ka zgjedhur më tepër punën sesa deklarimet. AI nuk paraqitet shpesh në medie dhe nuk është i pranishëm në opinion, por prej se ka ardhur në Kosovë i ka dërguar prapa grilave disa të dyshuar për krime lufte, si shqiptarë ashtu edhe serbë. /Zëri/

Ligji që shuan protestat e veteranëve të luftës

0

Veteranet-protestaProtestave, grevave por edhe reagimeve të dhunshme të veteranëve të UÇK-së duket se po u vije fundi. Procedimi për miratim i ligjit që rregullon statusin e tyre ka ngjallur shpresa tek këta të fundit se gati 15 vjet nga përfundimit i luftës përfundimisht kategoria e tyre gjen përkujdesje nga shteti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e javës së kaluar ka proceduar në Kuvend ligjin për veteranët, derisa kryeministri Hashim Thaçi ka folur për arsyet se pse bashkëluftëtarët e tij duhet t’i gëzojnë beneficionet nga shteti.

“Realizmi i të drejtave në beneficione të përcaktuara në këtë ligj, bëhen për shkak të nderit dhe respektit, që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe me gjerë, veteranët e UÇK-së, të cilët me sakrificën e tyre sublime dhe kontributin e lartë, udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës me karakter mbrojtës dhe çlirimtar dhe me qëndrimin e tyre të ndershëm e patriotik, janë shembull për brezat e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.

Ligjit në formën aktuale përmban beneficione të shumta për kategorinë e veteranëve, derisa këta të fundit edhe pse thonë se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat, kanë mirëpritur vendimin e qeverisë. Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Xhavit Jashari, ka thënë se dokumenti aktual nuk i përmbush të gjitha pritjet e tyre, por sipas tij, është i mjaftueshëm që çështja e veteranëve të futet në përkujdesje të shtetit 15 vjet nga përfundimi i luftës. /Tribuna/

Të izoluar pa afat

0

Pa visaLiberalizimi i vizave vazhdon të jetë çështje e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, të vetmit në rajon që ende nuk e gëzojnë lirinë e udhëtimeve në vendet e zonës Schengen.

Ndonëse ka pasur premtime të mëdha nga Qeveria se së shpejti do të arrihet liberalizimi i vizave, Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se ky do të jetë një proces i vështirë e i gjatë, si dhe nuk mund të parashikohet se kur do të mund të përmbyllet.

Të vërtetën për vizat para pak javësh e tha raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

Të njëjtën kohë edhe Komisioni Evropian e bëri të qartë se Kosova duhet të dëshmojë se nuk ka rrezik për migrim ilegal apo të sigurisë për vendet anëtare të BE-së para se Komisioni mund t’ia rekomandojë Këshillit dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. /Koha Ditore/

Jep dorëheqje edhe prorektori i UP-së Nuri Bexheti

0

NuriBexheti-prorektor UPPas rektorit Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje edhe Nuri Bexheti, prorektor për mësim i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vet Bexheti.

MAShT vlerëson aktin moral të dorëheqjes së rektorit Gashi

0

MASHT-KosoveMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson aktin moral të dorëheqjes së rektorit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, në funksion të zhbllokimit të funksionimit normal të punës së Universitetit.

MAShT njofton se është duke vazhduar punën e filluar për plotësim ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë me qëllim që të mbështesë edhe forcimin e autonomisë së UP-së dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë.

“Në këtë drejtim, MAShT inkurajon organet drejtuese të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që të bëjnë plotësim ndryshimin e Statutit të Universitetit “Hasan Prishtina””, thuhet në një komunikatë të MAShT-it.

Qeveria e Kosovës dhe MAShT mbesin të përkushtuara për të mundësuar dhe garantuar funksionimin e autonomisë së plotë të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Haradinaj: Mund të mos ketë kohë për reformë të plotë zgjedhore

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj se zhvillimet politike në vend janë dinamike dhe se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për të përmbyllur në tërësi reformën zgjedhore. Duke paralajmëruar mundësinë që zgjedhjet të mbahen më shpejtë, Haradinaj i ka thënë Zërit të Amerikës se AAK është e hapur për mundësinë që komuniteteve tu jepen vende të rezervura edhe për një mandat.

Zëri i Amerikës: Më çfarë mbresash vini nga pjesëmarrja juaj në mëngjesin e lutjeve kombëtare këtu në Ëashington?

Ramush Haradinaj: Ishte hera e parë për mua. Kam dëgjuar prej kolegëve që kanë marrë pjesë më herët, në fakt u përputhën ato që kam dëgjuar. Ishte një ngjarje e mirë, në radhë të parë më ndjenja të mira, një mundësi me qenë bashkë, por edhe me i pa autoritete e zyrtarë të SHBA-së, por edhe shumë miq që merren me temat tona, me çështjet tona në Ballkan. Pra ishte një ngjarje e mirë.

Zëri i Amerikës: Ndërsa keni qenë këtu në Ëashingotn, në Prishtinë kanë vazhduar për disa ditë protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Çfarë reagimi keni ju për këto protesta?

Ramush Haradinaj: E kamë përcjellë situatën me protestat që po zhvillohen. Mendoj se kërkesat e studentëve janë të drejta, që të ndodhin ndryshime në Universitetin e Prishtinës. Më ka ardhur keq për eskalimin e protestës dhe për incidentet që kanë ndodhur. Por, besoj se kërkesat janë të drejta. Pra, janë kërkesa legjitime dhe është mirë që të reflektojnë institucionet e vendit, por edhe rektorati dhe rektori.

Zëri i Amerikës: Sipas jush, çfarë masash duhen marrë për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje?

Ramush Haradinaj: E para është mirë me i dhënë hapësirë Universitetit me reflektua, do të thotë me u shpallë edhe përgjegjësitë për gjendjen në Universitet, pse ka ndodhur ashtu si është gjendja, në mënyrë që ata që janë më përgjegjës për një gjendje të tillë, në bazë të këtyre përgjegjësive edhe të lirojnë hapësirë për kuadër të ri, për njerëz që dëshirojnë më i dhënë ndihmën e duhur Universitetit, që ai me qenë jo vetëm institucion i dijes, institucion i vlerave të shkencës, por edhe që të ketë një besim nga qytetarët she studentët në institucionin e universitetit.

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, konkretisht në konferencën e Munihut, sekretari amerikan i shtetit John Kerry, ngriti shqetësimet për korrupsionin në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën. Sipas jush, çfarë masash duhen marrë nga qeveria e Kosovës për këtë çështje?

Ramush Haradinaj: Po, funksionin e parë institucionet, qeveria, të gjitha institucionet e kanë, mospërfshirjen në korrupsion. Kjo do të ishte ndihmesa e parë. Më pastaj edhe një gjyqësor i pavarur, i fuqishëm, pra i përkrahur në shoqëri edhe një vetëdijesim i qytetarëve se mund të jetohet pa korrupsion, se mund të punohet pa korrupsion dhe se mund të ushtrohen të gjitha të drejtat ose të sipërmarrësve, ose të atyre që janë palë në punët e përbashkëta me institucionet pa korrupsion.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, gjatë viteve të fundit shume energji i është kushtuar bisedimeve me Serbinë dhe duket se janë lënë pas dore disa çështje të jetës ekonomike dhe sociale që kanë vendi. Sipas jush, cilat janë disa nga problemet me të cilat përballet sot populli i Kosovës?

Ramush Haradinaj: E para, në Ballkan është mirë kur vendet bashkëbisedojnë. Ne kemi pas interes për biseda për shkak se gjendjen në veri e kemi pasur të rëndë dhe nuk kishim një zgjidhje tjetër, një mënyre tjetër për ta zgjidhur. Janë arrite disa rezultate në veri dhe duhet t’i ruajmë ato të arritura, por edhe t’i zhvillojmë edhe më tutje duke integruar serbët e veriut në jetën institucionale të vendit. Ndërsa e fokusimit për çështje themelore qeverisëse, sikurse i cekëm më parë, ka ardhë në shprehje edhe para dialogut. Më vjen keq ta them në këtë rast, por kualiteti qeverisës shihet që në ditën një të qeverisjes dhe pastaj trendi i miri ose i keqi, vazhdon. Në Kosovë, duhet t’i kthehemi një gjendjeje të rendit dhe ligjit që është rend e ligj i mirëfilltë dhe njëkohësisht një oferte ekonomike për qytetarin e vendit në radhë të parë, për atë që është i papunë, me mundësi me u vetpunësu, për ata që punësojnë me njerëz me mundësi me e rritë numrin e vendeve të punës, por edhe për investime nga jashtë. Pra, kryesisht institucionet e Kosovës duhet të bëjnë atë që njihet si kredibilitet. Duhet t’ia kthejmë kredibilitetin ofertës sonë. Sot kredibiliteti ynë dhe i ofertës sonë, qoftë për qytetarin e vendit, qoftë për investitorin e jashtëm, është zbehur.

Zëri i Amerikës: Ky muaj është paraparë si periudhë e përfundimit të reformës zgjedhore. Në kuadër të saj aktualisht ka shume debate rreth vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë. Cili është qëndrimi juaj rreth kësaj çështjeje?

Ramush Haradinaj: E para, në kemi nevojë me e përmbyllë reformën dhe kemi nevojë me shku në zgjedhje me dakordim nga spektri politik, sepse do të ishin edhe zgjedhjet më të mira dhe Kosova ka nevojë të rrisë standardin e zgjedhjeve. Këto që shkuan, ishin të një standardi të mirë, por duhet të vazhdojmë ketë trend, nuk guxojmë të kthehemi prapa. Mirëpo, zhvillimet politike në vend janë me dinamike dhe nuk e di se a do të mund të marrim kohën e duhur që me e përmbyllë të tërën që kërkohet nga reforma zgjedhore. Mund të na ndodhë që të shkojmë në zgjedhje edhe më shpejt. Por, Kosova e ka po ashtu në interes që të sigurojë përfaqësimin e pakicave. Në fakt, komunitetet etnike në Kosovë përfaqësohen në institucionet e Kosovës edhe në legjislativ edhe në ekzekutiv edhe pa vendet e rezervuara. Por, unë dhe Aleanca kemi mbetur të hapur për mundësinë që Kosova me ju ofrue edhe një mandat komuniteteve etnike pra përmes vendeve të rezervuara, por ato megjithatë përfaqësohen në institucionet e vendit.

Zëri i Amerikës: Kohëve të fundit janë shtuar diskutimet rreth shqetësimeve që nxitë përfshirja e shqiptarëve në luftën në Siri. Sa janë serioze këto shqetësime dhe si e shihni nismën e qeverisë për miratimin e një ligji për këtë çështje?

Ramush Haradinaj: Kosova është një shoqëri shume tolerante në kuptimin fesë, në kuptimin e ndjenjave ndërfetare ndëretnike. Ka një tolerancë njerëzore. Është një shoqëri që ka jetuar me këtë tolerancë. Në Kosovë ka një kohë që rryma të ndryshme ekstremiste provojnë me nxënë vend në Kosovë, të cilat janë të dëmshme për Kosovën, të cilat veprojnë në mënyra të ndryshme duke i shkaktuar dëme vendit. Njëra nga këto mënyra, njëra nga pasojat e këtyre rrymave është edhe vullnetarët, qytetarët e Kosovës që shkojnë jashtë vendit për të marrë pjesë ne luftëra. Qytetarët e Kosovës mund të marrin pjesë në veprime luftarake vetëm në rast se shpallet gjendje lufte në bazë të rregullit, nga institucionet e vendit. Të gjithë ata që marrin pjesë në cilindo konflikt jashtë vendit, të pathirrur nga institucionet e vendit, atëherë ata veç kanë kryer një krim. Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë veprim të duhur me e sanksionuar me ligj një sjellje të tillë të njerëzve. Por, unë e shfrytëzoj rastin më i ftu qytetarët e Kosovës, familjarët e djemve, të gjithë ata që kanë ndikim në Kosovë, që mos të bëjnë një krim të tillë dhe të mos marrin në qafë veten, por edhe mos t’i bëjnë dëme vendit tonë.