29.3 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 8433

Parashikon përsëritjen e trazirave të vitit 2004 në Kosovë

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, parashikon trazira në Kosovë, si ato të vitit 2004.

Sipas tij, këto trazira do të ndodhin pas forcimit të strukturave paramilitare në institucionet e Kosovës.

“Parashoh një situatë me trazira në Kosovë, pas ‘arritjeve’ që Serbia ka bërë në negociatat në Bruksel nga të cilat mundësin e destabilizimit të Kosovës e ka në dorë”.

“Pas forcimit të strukturave paramilitare nëpër institucione të Kosovës ajo gjithmonë do të kërkojë që të arrijë deri të një revoltë e arsyeshme të qytetarëve të Kosovës që do të jetë e përafërt me atë të vitit 2004, ku do të pësojnë njerëz të pafajshëm të vullnetit të mirë”.

“Kjo situatë mund të stimulohet nga negociatorët e sotëm të cilët nesër do të jenë në pozita tjera dhe do ta kenë gojën plot patriotizëm dhe ku nga gjendja e krijuar do të qohet peshë diplomacia ndërkombëtare dhe Kosova do të jetë sërish në agjendën e tyre, por tash me një realitet të ri, ku rezultati veç mund të paramendohet”. /PrizrenPress.com/

Mjerimi

0

familja e skender gashit ne zojzGjendja e rëndë sociale ka rënduar jetën e familjes të Skender Gashit nga fshati Zojz i Prizrenit.

Ai bashkë me tetë anëtarë të familjes në mungesë të një shtëpie, që një muaj jeton në një rimorkio të veturës të improvizuar si shtëpi.

Gashi thotë se për kushtet e jetesës së tij, ka informuar edhe institucionet lokale.

“Deri më tash nuk jemi ndihmuar nga askush”

Ai tregon se përgjigja e vetme e institucioneve ka qenë mungesa e pronës.
Kryefamiljari Gashi tregon se përveç mungesës së një shtëpia nuk është as i punësuar. “I gëzoj vetëm me 60 euro në muaj”.

Ai rrëfen për kushtet e vështira nëpër të cilat në këtë mot të ftohtë është duke i mbijetuar familja e tij.

“Familjes time i mungon gjithçka elementare për të pasur një jetë të mirë”
Për shkak të ftohtit,fëmijët e vegjël të familjes së Gashit janë edhe të sëmurë.
“Ndërsa për kushte higjienike as që mund të bëhet fjalë”, shprehet me lot në sy bashkëshortja e Skenderit,Hedija.

Kjo familje e cila nuk ndihmohet nga askush dhe është lënë në mëshirë të fatit,ka nevojë për ndihmë.

Për shkak të kushteve të rënda,fëmijët e Skender Gashit, nuk janë duke e vijuar mësimin në shkollë.

”Kërkoj nga institucionet që të më ndihmojnë në ndërtimin e një shtëpie”./PrizrenPress.com/

 

Flamuri i Kosovës s’mund ta zëvendësoje atë kombëtar

0

Kim mehmeti“Të gjitha vuajtjet e veta Kosova, si dhe mbarë shqiptaria, i lotoi me flamurin kombëtar. Andaj, ky flamuri i ri i Kosovës, asnjëherë nuk do mund të qëndrojë dhe nuk duhet të qëndrojë më lart se ai kombëtar”, thekson publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti.

Publicisti i shquar Kim Mehmeti thekson se pavarësisht rëndësisë qe ka flamuri shtetëror i Kosovës, flamuri kombëtar mbetet i pazëvendësueshëm. Flamuri kombëtar shqiptar është larë me gjak, brez pas brezi, i cili simbolizon rrugën tonë të lirisë e të mbijetesës, andaj edhe gëzon shenjtërinë e vet.

“Të gjitha vuajtjet e veta Kosova, si dhe mbarë shqiptaria, i lotoi me flamurin kombëtar. Edhe datat festive kjo shqiptari i kremtoi me atë flamur. Flamujt nuk janë vetëm një copë pëlhure, por ato janë rrëfim i ngritje-rënieve të një populli. Andaj, ky flamuri i ri i Kosovës, asnjëherë nuk do mund të qëndrojë dhe nuk duhet të qëndrojë më lart se ai kombëtar,”, thekson publicisti Mehmeti në rrjetin e vet social Facebook.

Tahiri: 12 janari, afati i fundit

0

Edita TahiriMë 12 janar është afati i fundit kur do të duhej të inaugurohen kuvendet komunale në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se kryetarët e zgjedhur në veri e kanë të qartë se ky proces duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.

“Dymbëdhjetë janari është data e fundit për inaugurimin e organeve të reja komunale për komunat të cilat tashmë i kanë shtyrë inaugurimet. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë të gjitha udhëzimet për t’i respektuar ligjet e Kosovës në procesin e konstituimit të komunave, por edhe në funksionimin e tyre.

Po ashtu, ua kemi bërë të qartë se edhe marrëveshja e Brukselit e nënvizon qartë, se procesi i zgjedhjeve dhe i funksionimit të komunave bëhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Andaj të gjithë kryetarët e komunave dhe të tjerët që janë zgjedhur e kanë për obligim t’i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri në intervistën për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se nëse nuk bëhet inaugurimi dhe konstituimi i kuvendeve komunale në veri deri më 12 janar, institucionet e Kosovës do të veprojnë konform Kushtetutës.

“Nëse ata nuk i respektojnë ligjet e Kosovës nuk do të pranohen si struktura legale komunale”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka kërkuar nga kryetarët e rinj ta marrin seriozisht mesazhin e Bashkimit Evropian karshi inaugurimit të kuvendeve komunale në veri.

Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se dialogu në Bruksel ka degraduar. Ajo ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke dhënë rezultate.

Takimi në Prizren, Shqipëria e Kosova me dy marrëveshje

0

Thaci dhe Edi ramaNë mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për lehtësimin e tregëtisë dhe një marrëveshje në sektorin e transportit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për mediat shqiptare deklaroi se, “në mbledhjen e 11 janarit do të nënshkruhet deklarata e partneritetit strategjik mes dy kryeministrave, ndërkohë që do të diskutohet për çështjet e integrimit ekonomik dhe për një qasje sa më të dakorduar për sa i përket situatës në Preshevë”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, do të çelë një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Evropian.

Rama e bëri këtë vlerësim nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se, “me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë”.

Sipas tij “kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri”/Tribuna/

Bono shkruan këngë për Mandela-n

0

Bono-NelsonMandelaBono së bashku me grupin e tij U2 kanë shkruar këngë për filma të ndryshëm, por sipas tyre, të bësh muzikë për filmin e Nelson Mandela-s ishte një përvojë e veçantë.

Bono ka pasur një miqësi të gjatë me Mandela-n, i cili vdiq më 5 dhjetor dhe tani artisti ka shkruar një këngë mjaft personale që paraqitet në filmin biografik të Mandela-s, me titull Mandela: “Long Walk To Freedom”.

“Kjo është një ndër ato gjërat që nuk mund t’i refuzosh. Edhe pse ndiheshim të stresuar, duhet ta bënim dhe ta bënim mirë. Fillimisht menduam që ata kërkonin një himn apo ndonjë këngë politike, por ata na befasuan, meqenëse ky film përpos që është një dramë e madhe historike, bëhet më interesant me faktin që është një histori e ndërlikuar e dashurisë”, ka thënë Bono sipas Deadline.

Kënga e titulluar “Ordinary Love” tashmë është lansuar dhe ka korrur sukses në treg. Sipas Bonos, titulli i këngës i atribuohet si aspektit personal, ashtu edhe atij politik dhe universal.

“Teksti është inspiruar nga letrat që Nelson i ka shkruar gruas së tij, Winnie Mandela. Gjuha e tyre është arkaike, ai ishte një gentleman i vërtetë. Për të fjalët kishin shumë rëndësi, ai i flet asaj me shumë butësi”, është shprehur Bono.

Selimi: Shpenzimet e stafit diplomatik janë modeste

0

Petrit SelimiShpenzimet prej dhjetëra milionash, të cilat i bën Ministria e Punëve të Jashtme për stafin e diplomatik të Kosovës nëpër botë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i ka cilësuar si harxhime modeste, duke thënë se në raport me diplomacitë e vendeve të rajonit, diplomacia jonë është minimaliste në shpenzime.

Për të gjitha misionet diplomatike të Kosovës, nga buxheti i vendit çdo vit ndahen nga 15 milionë euro.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha për Telegrafin se Ministria e Punëve të Jashtme shpenzon vetëm tetë milion euro për operacionet e rrjetit diplomatik dhe konsullor.

Sipas tij, buxheti prej 15 milionë euro, gjatë vitit, është i planifikuar jo vetëm për rrjetin diplomatik dhe konsullor, por edhe për shpenzimet tjera në mallra dhe shërbime, si dhe investimet kapitale të MPJ-së së Kosovës.

“Ambasadat dhe konsullatat kosovare operojnë me buxhet modest dhe pa lukse të tepërta dhe është vështirë të paramendohet ndonjë shkurtim i buxhetit pa pasur konsekuenca negative në operim te tyre. Me dhjetëra mijëra kosovarë shërbehen nga rrjeti konsullor, ndërsa edhe ambasadorët janë të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës nëpër vendet ku shërbejnë. Stafi i Ambasadave është në përgjithësi i kualifikuar, ndërsa se fundmi kemi themeluar edhe Akademinë Diplomatike për trajnime të mëtutjeshme profesionale”, ka thënë Selimi për Telegrafin.

Gashi: Kalimi im në LDK është spekulim

0

AstritGashi-gazetarDitëve të fundit janë dëgjuar zëra të shumtë që disa prej figurave të njohura kosovare do të kalojnë shumë shpejt në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por disa prej tyre e kanë mohuar një gjë të tillë. Analisti Astrit Gashi, në emisionin Infomagazine të Klan Kosovës e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Gashi ka thënë që është ndier i nderuar kur është përmendur në mesin e emrave të tjerë, pasi që sipas tij ata do të ishin një ekip i shkëlqyer, apo siç ka thënë ai “Ekip i ëndrrave”.

“Nuk kam diskutuar me askënd të LDK-së për këtë çështje, madje ka kohë që nuk kam pirë as ndonjë kafe të zakonshme me njerëz nga kjo parti”, ka thënë Gashi.

“Kur e pashë ekipin për të cilin u përfolë, mu duk si një ekip i ëndrrave. Emrat që janë përmendur janë të respektuar, me shumë dëshirë me këta njerëz do të krijoja një biznes, por nuk është në planet e mia të afërta për çasje aktive në politikë”, ka vazhduar Gashi.

Ai poashtu mendon që këta emra mund të kënë dalur nga vet LDK, pasi që sipas tij, këta emra kanë dalur pikërisht nga një gazetë që njihej si e afërt me LDK-në.

“U befasova me LDK, se kësaj here kanë menduar shumë mirë. Ata janë optimist për të fituar zgjedhjet nacionale, andaj kanë menduar që edhe me këta emra, do të jenë në epërsi ndaj PDK-së me rreth 6 për qind. Them kështu, pasi që emrat kanë dalë nga një gazetë që është e afërt e LDK-së”, është shprehur Gashi, transmeton Indeksonline.

Kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ka mohuar para disa ditësh edhe Drejtori i Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave KIPRED, Ilir Deda.

Deda e ka demantuar këtë lajm edhe në rrjetin social “Tëitter” ku ka shkruar: “Demantoj çfarëdo mundësie për kalim në LDK; një opsion të tillë nuk e kam menduar dhe nuk po e mendoj”.

Edhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka mohuar zërat për një kalim në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse një ditë do të vendosë t’i bashkohet ndonjë subjekti politik, këtë do ta bëjë publike vetë ai, pa pasur nevojë që emri i tij të lakohet nga të tjerët.

“Nëse ndonjëherë ndërroj mendje në favor të marrjes me politikë, e më pas vendosi me cilën ide e cilin grup politik të shkoj, e nëse ata më pranojnë në fund, besomëni se do ta bëj publike këtu e haptas, pa nevojë që dikush tjetër të flas në emrin tim”, pati shkruar Abdixhiku.

Për një kalim të mundshëm në LDK janë përmendur edhe Bardhyl Meta, Shenoll Muharremi e Lulëzim Peci, Indeksonline ka provuar të kontaktojë disa prej tyre por ata nuk janë përgjigjur.

Jane Campion, kryetarja e jurisë në Festivalin e Kanës

0

JaneCampionJane Campion është presidentja e jurisë së Festivalit të 67 të filmit në Kanë, i cili do të mbahet nga data14 deri në 25 maj.

Pas Steven Spilberg, këtë vit juria do të kryesohet nga regjisorja neozelandeze.

Jane Campion është femra e vetme e cila ka fituar “Palmën e Artë”, me filmin e saj “Pianoja”, në vitin 1993.

Shala: AAK-ja po e kërcënon PDK-në

0

bexhet Shala KMDLNJAnalisti politik Behxhet Shala paralajmërimet e AAK-së për mosmbështetjen e dialogut i ka vlerësuar kërcënuese për PDK-në dhe faktorin ndërkombëtar.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se AAK-së i ka dalë vonë “gjumi” për ta kundërshtuar dialogun me Serbinë. “Paralajmërimet dhe deklaratat e zyrtarëve të AAK-së për t’u larguar nga dialogu më tepër janë kërcënim ndaj PDK-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Natyrisht më shumë janë kërcënim ndaj PDK-së për ta forcuar pozicionin e saj në një koalicion të mundshëm me partinë e Thaçit. Ky qëndrim është i vonuar sepse vendimet e dëmshme për Kosovën janë marrë më herët. Pra, pjesa dërrmuese e marrëveshjeve të dëmshme tashmë janë arritur, ku Serbia e ka fituar datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE”, është shprehur Shala. Sipas Shalës, ky kërcenim i AAK-së është duke ndodhur për shkak të debaklit që ka pësuar në zgjedhjet lokale të vitit 2013. “Tash më shumë do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes sesa për marrëveshje të reja. Kështu që, AAK-ja më tepër këtë qëndrim e ka bërë si kërcënim dhe si një ‘pushkë e zbrazët’ për shkak të humbjes që ka pësuar në zgjedhje. Me këtë kërcënim është duke u munduar ta mbushë ‘pushkën’ për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë”, ka thënë Shala. Ai ka deklaruar se këto lëvizje taktike të AAK-së nuk do të kenë shumë ndikim në rritjen e partisë së Ramush Haradinajt. “Do të ketë një efekt të vogël, por jo çfarë është duke pritur AAK-ja, sepse Kosovës i janë bërë shumë dëme nga ky dialog”, është shprehur Shala.

Analisti Shala ka vlerësuar se largimi i mundshëm i AAK-së nga dialogu nuk çon fare peshë. “Dëmet nga ky dialog tashmë janë evidente. Përgjegjëse për këto dëme janë edhe AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja. Në fund të fundit, në qoftë se ndërkombëtarët janë të interesuar ta mbajnë AAK-në në dialog, atëherë ata edhe më tutje do të jenë pjesë e këtij procesi”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se dialogu me Serbinë nuk varet as nga PDK-ja e aq më pak nga AAK-ja. “Dialogu varet vetëm prej Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Në qoftë se këto dy vende janë të interesuara ta shtyjnë përpara këtë proces, tanët vetëm do t’ia bëjnë amin. Ajo çfarë mund të bëjë Kosova, është vetëm një zhurmë të vogël sa për publik, sepse në dialog ka hyrë pa asnjë kusht”, ka thënë Shala, duke mos e konsideruar si anëtar të AAK-së Blerim Shalën, i cili është koordinator i dialogut me Serbinë dhe nënkryetar i parë i aleancës. “Blerim Shalën nuk e konsideroj fort si anëtar i AAK-së. Ai është anëtar i AAK-së sipas detyrës që ia ka qitur vetes në këtë partie. Ai nuk është i lidhur me asnjë parti. Blerim Shala i ka lidhur bishtat me të gjitha partitë politike. Aty ku e ka parë interesin, ai ka qenë i gatshëm të hyjë në çdo obligim. Natyrisht, Shala nuk ka mundur të shkojë në dialog pa pëlqimin e Haradinajt. Të gjithë duhet ta dinë se Shala nuk paraqet asgjë në dialog. Nga ana e Kosovës, në dialog vendos vetëm Thaçi, të tjerët e kanë për detyrë vetëm t’i shkojnë mbrapa”, ka theksuar Shala.