18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Tahiri: 12 janari, afati i fundit

Edita TahiriMë 12 janar është afati i fundit kur do të duhej të inaugurohen kuvendet komunale në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se kryetarët e zgjedhur në veri e kanë të qartë se ky proces duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.

“Dymbëdhjetë janari është data e fundit për inaugurimin e organeve të reja komunale për komunat të cilat tashmë i kanë shtyrë inaugurimet. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë të gjitha udhëzimet për t’i respektuar ligjet e Kosovës në procesin e konstituimit të komunave, por edhe në funksionimin e tyre.

Po ashtu, ua kemi bërë të qartë se edhe marrëveshja e Brukselit e nënvizon qartë, se procesi i zgjedhjeve dhe i funksionimit të komunave bëhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Andaj të gjithë kryetarët e komunave dhe të tjerët që janë zgjedhur e kanë për obligim t’i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri në intervistën për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se nëse nuk bëhet inaugurimi dhe konstituimi i kuvendeve komunale në veri deri më 12 janar, institucionet e Kosovës do të veprojnë konform Kushtetutës.

“Nëse ata nuk i respektojnë ligjet e Kosovës nuk do të pranohen si struktura legale komunale”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka kërkuar nga kryetarët e rinj ta marrin seriozisht mesazhin e Bashkimit Evropian karshi inaugurimit të kuvendeve komunale në veri.

Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se dialogu në Bruksel ka degraduar. Ajo ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke dhënë rezultate.

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit