21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8457

Shpresa merr plumb

0

seperesaNjë plumb qorr që ka goditur Shpresa Kastratin nga Peja mund të jetë fatal për të. Ajo derisa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj,pas orës 24:00 e ka kapur një plumb qorr duke e goditur atë në pjesën e kokës, gjegjësisht në tru.

Ajo është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Peja drejt Qendrës Emergjente në Prishtinë.

Familjarët e Shpresa Kastrati kanë akuzuar mjekët në këtë qendër për neglizhencë. Ata kanë thënë për Kosovapress se janë jashtëzakonisht të pakënaqur me trajtimin mjekësore që i është bërë familjares së tyre, duke shtuar se ajo ka qëndruar më shumë se tre orë në qendrën emergjente.

Motra e saj, Qëndresa Kastrati thotë se askush prej mjekëve të Klinikës së Neurokirurgjisë nuk është paraqitur në mënyrë që ajo të futet në operim.

“Motra është e shtrirë këtu, është sjell prej Peje, ka plumb në kokë, është plagosur shumë rëndë, ajo ka ardhur një orë më herët se na, është në Prishtinë, as nuk ka neurokirurg…… thonë se nuk ka ardhur, ne e kërkuam kirurgun, por askush nuk po na tregon se ku është, ai mjeki është Shefki Dragusha”, thotë ajo.

Akuzat e familjarëve i ka mohuar mjeku kujdestar në këtë qendër, Ejup Gorovci, i cili ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë bërë gjithçka që është e mundur për këtë rast.

Ai ka thënë se pacientja në fjalë është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tij, gjasat që kjo paciente t`i mbijetoi plagëve të marra nga plumbi qorr, janë minimale.

“Rasti më i rëndë është pacienti i gjinisë femërore, i vitit 1988, e lënduar me armë zjarri, ku lëndimet janë në kokë dhe lezionet janë në qendrat vitale të trurit në pjesët më të ndjeshme të trurit dhe përpsepktiva e saj është shumë e keqe, lëndimet janë shumë serioze , përkundrazi edhe pse familjarët janë ankuar ne kemi bërë atë çfarë është dashur të bëhet CT është bërë pacientja është në ventilimin mekanik dhe ne po luftojmë dhe ne po luftojmë me jetë dhe se lëndimet e saja janë shumë serioze ne kemi bërë atë që kemi pasur mundësi”, ka thënë ai.

Sipas tij, mjekët në Pejë nuk kanë kryer punën e tyre që është dashur ta bëjnë por që ata pacienten e kanë dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente.

Gorovci ka thënë se së paku asaj i është dashur t`i bëhen disa fotografime në kokë./KosovaPress/

Dhjetëra të lënduar në festë

0

Emergjenca(E plotësuar) Në Qendrën Emergjente në Prishtinë numri i personave të lënduar pas orës 24:00 nga plumbat qorr dhe mjetet piroteknike ka shkuar në dhjetëra. Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se pas orës ndërrimit të motmoteve numri apo fluksi i pacientëve që vizitojnë emergjencën është shuam i madh.

Ai ka thënë se tashëm mbi shtatë persona janë pranuar në këtë qendër si pasojë e goditjes së tyre nga plumbat qorr, një pjesë e të cilëve kanë marrë lëndime të rënda e lehta në disa pjesë të trupit.

Sipas tij, njëri pacient ka pësuar nga plumbi qorr në kokë, përderisa tjetri në kraharor. Gorovcii ka thënë se fatmirësisht të dy pacientët nuk kanë në rrezik për jetë.

“Tash veç pas ndërrimit të motmoteve veç kur fillon ajo euforia e festimit me armë zjarri dhe mjete piroteknike, që në minutat e parë pas mesnatës, filluan të vijnë njerëz me lëndime, më të vërtetë shumë serioze, ku disa të themi, të rinj të moshës kryesisht të re, ishin me lëndime nga plumbat qorr nga armë zjarri, aty veç shihen fotografit në rengena, shihen plumbat apo predhat, në trupin njëri e ka në kokë që duhet t`i nënshtrohet operacionit dhe një e ka në kraharor, ndërsa disa të tjera kanë lëndime, djegie të fytyrës dhe syve dy pacientë deri tash kanë lëndime serioze të shikimit, lëndime të syrit dhe ç`rregullime në pamje”, ka thënë ai.

Në këtë Qendër Emergjente në QKU ambulancat nuk pushonin duke sjellë pacientë me lëndime të ndryshme nga të gjitha Qendrat e Kosovës.

Shtatë persona lëndohen, dy tjerë humbin të pamurit

Shtatë persona janë lënduar pas orës 24 në vitin 2014 nga plumbat qorr. Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se gjendja e tyre nuk është në rrezik për jetë pavarësisht se plumbat qorr i kanë kapur ata në pjesë të ndjeshme të trupit.

Gorovci ka thënë se ka edhe të lënduar të tjerë nga mjetet piroteknike. Dy pacient tashme sipas tij kanë humbur të pamurit.

Urimi i “PrizrenPress’it”: Gëzuar Vitin e Ri 2014!

0

2014Kanë mbetur vetëm edhe pak  minuta për të kaluar në  vitin 2014-të. Duke shpresuar që  ky vit do të jetë më i mbarë, “PrizrenPress”, ju falënderon që  gjatë  vitit 2013-të, keni qëndruar vazhdimisht me ne.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë familjarë, miq e shokë. Prandaj, ”PrizrenPress”, uron të gjithë lexuesit dhe shqiptarët kudo që janë, por  veçanërisht lexuesit e rajonit të Prizrenit : “Gëzuar Vitin e Ri, 2014!”

Antigona Qena, ose nostalgjia e këngës shqipe

0

Antigona QenaNjë ikonë e gazetarisë radiotelevizive,  një këngëtare me një fond të paktë këngësh, por secila më domethënëse se tjetra, një nostalgji e shumë viteve radiofonike, një zë i ngrohtë, i këndshëm që edhe sot e kësaj dite shumëçka të bukur u sjell brezave të djeshëm dhe të tashëm. Antigona Qena i ngjan një lumi që – herë futet nën tokë, e herë del në sipërfaqe me atë gurgullimën e bukur, nostalgjike.

RADIO KOSOVA: Para se të flasim për këngën tuaj më të re, a s’na thoni se sa i përmbushi kërkesat, dëshirat dhe ëndrrat tuaja ky vit?

ANTIGONA QENA: Kjo këngë që sapo e dëgjuam më ktheu shumë vite pas, më ktheu në rininë time, kur edhe kam filluar të punoj në radio, mu në këtë studio ku jemi tash. Natyrisht, e gjithë kjo me zgjon nostalgji, e gjithë kjo më bënë të jem edhe vet nostalgjike.

RADIO KOSOVA: Pas kontributit të paçmueshëm në Kosovë, në radio dhe në televizion, ju edhe sa ishit jashtë atdheut keni performuar në një radio, duke sjellë informacione dhe ngrohtësi tek mërgata jonë, na sqaroni me pak fjalë angazhimin tuaj në këtë rrafsh?

ANTIGONA QENA: Po, kur na mbyllen televizionin, radion, ashtu sikurse të gjithë kolegët e mi, edhe unë, u gjenda para një sfide me bashkëshortin tim, Shukriun, i cili gjithashtu ka qenë kameraman në televizion dhe mbetëm pa punë. Atëherë me dy fëmijë të vegjël vendosëm që të dalim jashtë Kosovës. Mendoja se mërgimi është i lehtë, i thjeshtë, i përballueshëm, por nuk ishte ashtu. Nga ai çast që dolëm, gjithë kohën kisha mall për vendlindjen, sado që mbaja kontakti me Radio Kosovën, me zyrën në Televizionin Shqiptar në Tiranë, por megjithatë – kisha mall dhe se si të çmallesha – ishte e vetmja mundësi që të vazhdoja të punoja me bashkëkombësit tanë, të mbaja një radio. Kishim edhe një program 15 minutash në TV-Oslo, dhe kështu kalonin vitet … ne shpresonim se së shpejti do të ktheheshim, por shkuan shume vite dhe në këtë mënyrë kaloi edhe koha në mërgim. Por, atë mall e ndiej gjithsesi, prandaj edhe çdo herë dëshirojë që mërgimtarëve tanë, të gjej mënyra, që t’ua lehtësojë atë mërgim, mallin e pashuar për atë ndjenjë që kanë për familjen dhe atdheun.

RADIO KOSOVA: Për brezin aktual jeni një figurë interesante, ndërsa për brezin paksa më të ‘pjekur’ ju jeni një nostalgji, një kujtim i bukur. Njerëzit ju vlerësojnë, si ndiheni?

ANTIGONA QENA: Shiko, unë jam rritur në radio dhe në televizion. Në të vërtetë jam rritur në teatër me prindërit e mi, dhe arti është i lidhur me jetën time. Pastaj, edhe puna në radio e në televizion ka pasur shumë lidhje me artin, me të gjithçka që krijon kënaqësi, jo vetëm për mua si krijuese, por edhe për njerëzit që e shijojnë. Kur u ktheva nga mërgimi kisha dëshirë që të kthehesha në punën time në televizion … se na e ndërprenë hovin në moshën më të mirë, disi na e morën rininë të tjerët. Gjithsesi, doja që të mos dorëzohem, që t’i kthehesha punës në televizion. U ktheva me shumë entuziazëm, dëshirë, vullnet dhe arrita të kem një emision, ku do i ktheja vlerat e dikurshme, ku ua thosha nga një falënderim krijuesve tanë të dikurshëm, sepse nëna ime, Melihate Ajeti, shkoi pa një falënderim të tillë. Kjo ishte një ndërgjegje shumë e vrarë për mua. Emisioni “Pa skenar” transmetohej, dhe gjithçka rridhte shumë mirë. Por, megjithatë, dashuria ime e parë është radioja, dhe e dua shumë. Arrita të kem një emision në orët e vona të natës “Ne valët ledhatuese”, dhe kjo disi më kompletoi, dhe ato vitet e humbura m’i ktheu t’i jetoja dhe rijetoja edhe një herë. Por, ky emision u ndërpre, dhe meqë desha të them, meqë më pyete se si ndihem kur vlerësohem. Me këtë rast dua t’i falënderohem drejtuesve të rinj të RTK-Radios, që ditën të gjejnë mënyrë dhe të ma kthejnë këtë emision, jo vetëm për mua si kënaqësi e posaçme të krijoj në radio, por edhe dëgjuesve që posaçërisht ishin të shumtë dhe kryesisht nga mërgimi, të cilët në ato orë të vona të natës kanë nevojë të lidhen me vendlindjen, të lidhen me rrugicat e fëmijërisë … asgjë më shumë se një këngë e vjetër e krijuar në atë kohë të rinisë së tyre nuk të lidhë me të kaluarën. Prandaj, një mirëkuptim i këtyre drejtuesve të Radios që t’i kthej vlerat, ishte një befasi e këndshme për mua dhe në këtë mënyrë – desha që t’iu falënderohem.

RADIO KOSOVA: Nesër mbrëma, adhuruesve tuaj, me dashuri do t’ua ofroni edhe një këngë të bukur me një titull interesant “Qetësia llafazane”. Si erdhët deri te kjo ide dhe kush ju ndihmoi që ta jetësoni edhe një këngë që, pa dyshim, do të shndërrohet në një hit, sikundër edhe këngët e tjera që i këndoni?

ANTIGONA QENA: Ka pesë vjet që kam filluar, ashtu – vetëm sa t’i mbledhë këngët e mia të kënduara ndër vite, në një CD, që t’ua dhurojë miqve të mi. Në Norvegji dhe në gjithë Evropën, në fundvit mblidhen miqtë, familjarët e bëjnë një takim, e bëjnë një rikapitullim të sukseseve dhe josukseseve dhe shoqërohen në mes vete. Unë, meqë familjarët e mi nuk i kisha takuar me vite të tëra, mendova të bëjmë një takim, meqë ka të tillë që gjatë gjithë vitit, jetojmë në një qytet dhe nuk takohemi kurrsesi. Atëherë do të takohemi, t’i urojmë shoqi-shoqit një vit më të lumtur, të ngremë dolli. Unë asnjëherë nuk e kam quajtur vetën këngëtare, sepse jam rritur me muzikën e mirëfilltë, me krijuesit e vërtetë dhe ta quash vetën këngëtare me dy-tri këngë, më dukej sikur nënçmim i atyre vlerave të vërteta. Prandaj, këngën e kam për qejf … dhe filloi para pesë viteve. Kështu që, tashmë çdo fundvit, unë i mbledh miqtë, dashamirët, familjarët dhe promovojë nga një klip. Këtë vit është një këngë e Menan Kiserit, i cili jeton në Finlandë por gjatë verës ishte këtu dhe një këngë të cilën e kishte kompozuar shumë vite më parë, ma dha ta dëgjoja. Mua më pëlqeu shumë muzika dhe e bëra tekstin. Kam shumë kënaqësi kur i këndojë tekstet e mia, është një lloj shprehje e imja e brendshme, dhe e titullova “Qetësia llafazane”. Në një klip duhet t’i shprehesh gjithë ato ndjenja, e s’ka më bukur se sa një çift baleti profesionist që t’i shprehin ato, bashkë me kamerën poetike të Shukriut. Të gjitha këto u bënë në një klip të cilin do ta promovojmë nesër mbrëma në “Dodona”.

RADIO KOSOVA: Nesër mbrëma, pra, te “Dodona”, do të prezantohet ky videoklip. Vetë qetësia vret, por ajo kësaj radhe do të vije me zhurmë, sa do të jetë llafazane dhe në ç’kuptim?

ANTIGONA QENA: Mëngjeset janë herë të bukura e herë të dhimbshme, posaçërisht nëse janë në mërgim dhe ky çift bashkëshortësh janë në mërgim dhe aty përmendet në një fjali “Me ty erdha në mërgim, për ty vrava fatin tim, e mallkuar nga lotët e nanës”. Prandaj, nuk është aq e zhurmshme, ka një ritëm të bukur melodik. Unë më shumë aktroj se sa këndoj, kështu që, do të jetë një këngë e bukur, e kapshme, një tekst i prekshëm për ata që dinë se çka është dashuria në raste të fjalosjeve të rastësishme.

Jahjaga: Po ndërtojmë shtet të të barabartëve

0

Atifete jahjagaPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përmes një mesazhi ua ka uruar Vitin e Ri qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke përmendur të arriturat e vendit gjatë vitit që po lëmë pas dhe sfidat që na presin në vitin 2014.
Sonte kur të gjithë ju, Qytetarë të Republikës së Kosovës, jeni mbledhur me familjet tuaja, gjithandej vendit, dua që t’ju uroj një Vit të Ri të mbarë, me shumë shëndet, mirëqenie e mirëkuptim.
Ndërrimi i motmoteve shënon shpresën për një jetë më të mirë dhe për ndryshime pozitive. Viti 2013 ishte një vit i ngritjes sonë si shoqëri, i konsolidimit ndërkombëtar të shtetit tonë, një vit i funksionimit demokratik të shtetit dhe gjithsesi një vit i thellimit të reformave të gjithmbarshme, përfundimi i së cilave do të shënojë hapin më të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Sado i rëndë dhe i vështirë, viti 2013 shënon hapjen e perspektivës evropiane të Kosovës, një aspirate të pazëvendësueshme për vendin, që do të realizohet përmes zbatimit të standardeve të përcaktuara, që synojnë të ndryshojnë jetën e qytetarëve tanë dhe të ndihmojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit demokratik.

Në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Kosova ka pasur mbështetjen e madhe të BE-së dhe të SHBA-së, që kanë qëndruar përkrah nesh gjatë gjithë procesit të shtet-ndërtimit tonë, por edhe në proceset e vështira për vendin, posaçërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.

Në vitin që po lëmë pas, kemi dëshmuar përpjekjen tonë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon, përmes shembullit të fqinjësisë dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira, duke shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe të normalizimit edhe me vendet me të cilat kemi kaluar periudha të rënda. Dhe këtë periudhë të normalizimit të marrëdhënieve tani duhet ta ndërtojmë çdo ditë.

Në ndërtimin e shtetit gjithëpërfshirës, ku të gjithë qytetarët kanë të drejta dhe obligime te barabarta, ne kemi filluar dialogun me qytetarët tanë, në çdo cep të vendit dhe këtë dialog e bëjmë mbi bazën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit dhe mbi respektimin e ndërsjellë.

Ne po ndërtojmë shtet të të barabartëve, shtetin e qytetarëve që të ardhmen e ndërtojnë së bashku. Dhe prandaj sado që sfidat mund të jenë të rënda dhe të vështira, sado që rruga jonë drejt një të ardhme më të mirë mund të jetë e ngadalshme, secili prej nesh kemi forcën dhe guximin tonë, si qytetarë, që të përballemi me to.

Të dashur qytetarë, po hyjmë në vitin e ri me një përkushtim më të madh për të ndërtuar një jetë më të mirë, një shtet më të fortë, të begatë e të pastër, një demokraci të zhvilluar dhe të respektuar në botë. Na duhet një përpjekje jona e përbashkët, një vullnet yni dhe dashuri për vendin tonë, për të realizuar synimet tona. Së bashku do të ndërtojmë mirëqenien në një shtet me dinjitet. Gëzuar!, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes Atifete Jahjaga

Aksident fatal në Prizren

0

Aksident nPrishtine5-21Pak pas mesnate, në lagjen “Arbanë” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku që për pasojë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes shoferi i lindur më 1988.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa shoferi i cisternës është ndalur nën masën e arrestit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

PDK-ja në Prizren, uron për Vitin e Ri

0

PDK-dega PrizrenKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren,Minir Krasniqi, ka uruar të gjithë qytetarët për fundvit.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të strukturave të saj, i përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duke i’u uruar shëndet të mirë , gëzime familjare dhe lumturi në jetë”.

“Në këto momente gëzimi, Vitin e Ri e presim me krenari dhe mirënjohje më të thellë për njëri- tjetrin, për përpjekjet dhe përkushtimet për arritjet tona. Uroj me dëshirë që Viti i Ri 2014 të jetë më i suksesshëm se viti që po e lëmë pas”.

 

Banorët e Drajçiçit kërkojnë ndërtimin e shkollës

0

shkolla DrajçiçBanorët e fshatit Drajçiç të Prizrenit, kërkojnë ndërtimin e shkollës së re, pasi objekti i vjetër ka dalë nga funksioni që nga viti 2004. Komuna e Prizrenit, i ka ndarë mjetet për ndërtimin e shkollës, dhe kur gjithçka ka qenë gati për të filluar ndërtimin, pengesë për të është bërë një banorë i komunitetit serb, i cili thotë se ky objekt është nën mbrojtjen e Institutit për Monumente. Por këtë e hedh poshtë Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj.

Lajmet e Beogradit për rrënimin e shkollës në fshatin Drajçiç të Prizrenit, kanë nxjerrë në protestë gjatë gjithë banorët e këtij fshati, duke deklaruar se, nëse shkolla e re nuk do të ndërtohet këtu ku ka qenë edhe ajo e vjetra, ata vetë me kazma e lopata do ta shembin objektin.

Pengesë për ndërtimin e shkollës së re është bërë Tomisllav Tomiç, i cili ka alarmuar mediat në Beograd, se ky objekt shkollorë është nën mbrojtjen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj thotë se, qëkur është marrë vendimi nga qeveria lokale e deri më tani nuk ekziston një dokument i tillë, për këtë objekt dhe parcela ku është ndërtuar shkolla, figuron të jetë pronë e komunës së Prizrenit.

Çoçaj thotë se Tomisllav Tomiç, i ka ofruar drejtorisë parcelën personale prej 10-të ari për ndërtimin e shkollës. Drejtoria e Arsimit, pret që Instituti për mbrojtjen e monumenteve të dëshmojë se objekti nuk është nën mbrojtje, e më pas të nisë me projektin për ndërtimin e shkollës së re. Përndryshe, fëmijët e shkollës fillore të fshatit Drajçiç udhëtojnë disa kilometra në ditë për vijimin e mësimit në fshatin Mushnikovë.

Thaçi uron një vit të mbarë

0

Thaci7-03Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të martën qytetarët e Kosovës që viti 2014 të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm.

Ai në rrjetin social Facebook në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës uroi të gjitha familjet kosovare për sa më shumë shëndet, mirëqenie e gëzim në vitin e ardhshëm.

“Shpresoj që ky mesazh imi t’ju gjej me shëndet të plotë juve dhe njerëzit tuaj më të dashur. Uroj që ky vit të finalizohet për juve dhe familjen tuaj me sa më shumë arritje dhe gëzime e që viti i ardhshëm të na rezervojë të gjithëve më shumë mbarësi dhe suksese.

Urimet më të përzemërta ia dërgoj gjithashtu të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Gëzuar dhe qoftë sa më i mbarë për të gjithë ne Viti i Ri 2014!”, u shpreh kryeministri.

Viti 2014 – Vit i kthesës për UP-në

0

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, si organi më i lartë i këtij institucioni, në kuadër të kompetencave dhe të përgjegjësive të veta, gjatë vitit të shkuar ka zhvilluar një sërë aktivitetesh për avancimin e punës mësimore dhe shkencore në UP.

“Për herë të parë në historinë e këtij Universiteti, KD-ja e ka hartuar Planin Strategjik trevjeçar me të gjitha specifikat dhe detyrat konkrete të zbatimit të tij. Ky plan është mbështetur në Planin Strategjik për Zhvillimin e Arsimit 2011-2016 dhe në Programin Kombëtar të Shkencës 2010-2015, por që, për habinë e të gjithëve, ky dokument akoma nuk është publikuar në faqen e Universitetit”, thotë komunikata.

Këshilli Drejtues e ka krijuar infrastrukturën e domosdoshme, si dhe ka hartuar një varg rregulloresh të rëndësishme, duke përfshirë edhe Rregulloren për kodin e etikës, Rregulloren për themelimin e instituteve në kuadër të njësive akademike, që në një fazë të parë ka rezultuar me krijimin e instituteve në Departamentin e Biologjisë dhe të Matematikës, si dhe Rregulloren për krijimin e teatrit në kuadër të Fakultetit të Arteve, por dhe akte të tjera të domosdoshme për punën në UP.

Në kuadër të angazhimeve për sigurimin e infrastrukturës dhe të kushteve të punës në UP, Këshilli Drejtues, në bashkëpunim edhe me menaxhmentin, i ka nisur procedurat për ndërtimin e objektit të ri të FSHMN-së, gjë që pritet të realizohet vitin që vjen, si dhe ka vazhduar me zbatimin e projekteve ekzistuese, përfundimin e aneksit në Fakultetin Ekonomik, rregullimin e kampusit të Universitetit, si dhe punë të tjera infrastrukturore në disa njësi akademike.

Lidhur me zhvillimet e fundit, që u karakterizuan edhe me zbardhjen e disa shkeljeve të rënda në Universitet, kryesisht gjatë 3-4 vjetëve të fundit, Këshilli Drejtues e ka shprehur shqetësimin e vet serioz, duke qenë edhe vetë iniciator i masave konkrete ndaj shkelësve të ligjit. Këshilli Drejtues i UP-së, gjatë gjithë këtij viti, e ka inkurajuar në vazhdimësi menaxhmentin dhe rektorin, që, në kuadër të kompetencave që kanë, të bëjnë gjithë ç‘është e mundur, me qëllim të kthimit të imazhit pozitiv, por edhe të normalitetit në këtë institucion të shkencës dhe të dijes në Republikën e Kosovës.