17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8624

Thaçi vizitë në Japoni

0

Thaci7-03?Kryeministri, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare tri ditore në Japoni, ku do të takohet me homologun e tij, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pritet që vizita e Kryeministrit Thaçi, e cila do të bëhet nga 13 deri më 15 prill, të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë.

Gjyqtari hedh poshtë jashtëligjshëm aktakuzën për 1.7 milionë euro

0

Gjykata-qekiqiNjëri gjyqtar e ka zvarritur procesin gjyqësor kundër tyre rreth dy vjet, ndërsa pasardhësi i tij ka nxjerrë aktvendim të kundërligjshëm për hedhjen poshtë të aktakuzës, me arsyetimin se është parashkruar ndjekja penale.
Gjyqtari Naser Foniqi ka nxjerrë aktvendim për hedhjen poshtë të një aktakuze për mashtrim që ngarkonte dy biznesmenë – shkruan Koha Ditore.

Ata akuzoheshin se me letra të rrejshme kishin marrë kredi mbi 1 milion e 700 mijë euro. Për këtë ishte ngritur aktakuzë, e cila është zvarritur vite të tërë. Gjyqtari është arsyetuar se është parashkruar ndjekja penale. Mirëpo, parashkrimi nuk ka ndodhur. Biznesmenët që i kanë shpëtuar burgut kredinë nuk e kanë kthyer kurrë.

Blerim dhe Lulzim Svirca nuk janë përgjigjur penalisht për mashtrimin e një banke, nga e cila siç pretendohet me dokumente të rrejshme kishin marrë kredi.

Njëri gjyqtar e ka zvarritur procesin gjyqësor kundër tyre rreth dy vjet, ndërsa pasardhësi i tij ka nxjerrë aktvendim të kundërligjshëm për hedhjen poshtë të aktakuzës, me arsyetimin se është parashkruar ndjekja penale.

Në fakt, parashkrimi absolut, siç pretendon gjyqtari Naser Foniqi, nuk është arritur.

Thaçi: Kuvendi duhet ta votojë Gjykatën Speciale

0

Thaci-qeveriaThemelimin e Gjykatës Speciale kryeministri e ka arsyetuar me nevojën për ta pastruar Kosovën nga pretendimet që përmend raporti
“Kemi vetëm një opsion – ai është që të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në, me BE-në dhe ta formojmë këtë Gjykatë Speciale, e cila do të jetë nën juridiksionin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dhënë fund heshtjes për Gjykatën Speciale, e cila pritet të gjykojë personat përgjegjës për krimet më serioze që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998 – 2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e që janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty. Themelimi i saj ka thënë të jetë padrejtësi për Kosovën, megjithëkëtë ka shtruar nevojën që Kuvendi të votojë pro themelimit të këtij mekanizmi ndërkombëtar të drejtësisë.

Në raportin e Martyt, që inkriminon UÇK-në, është përmendur edhe vetë Thaçi. Por, të tërë raportin kryeministri e ka quajtur spekulativ. Ai ka thënë se beson jetësisht që UÇK-ja ka bërë luftë të pastër e të drejtë.

Tek ka folur në një intervistë për “Kohën Ditore”, themelimin e Gjykatës Speciale kryeministri e ka arsyetuar me nevojën për ta pastruar Kosovën nga pretendimet që përmend raporti.

/Koha Ditore

Tribunali aktualisht s’ka vota në Kuvend!

0

KuvendiKosoves9-21Nëse deri në fund të kësaj jave do të dërgohej në Kuvendin e Kosovës çështja e votimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, sipas të gjitha gjasave, ky dokument nuk do t’i merrte 80 votat e kërkuara. Grupet më të mëdha parlamentare nuk e kanë idenë se deri ku ka shkuar ky proces, andaj edhe kanë thënë se nuk kanë qëndrime për ta votuar këtë çështje.

Përjashtim në këtë mes ka bërë Vetëvendosje e cila qysh tash ka bërë të ditur se do të jetë kundër krijimit të çfarëdo mekanizimi që mund ta gjykojë luftën e UÇK-së. Në Partinë Demokratike të Kosovës ku edhe po dalin reagimet më të mëdha për dhe kundër gjykatës, ende nuk kanë marrë qëndrim se si do të jetë vota e tyre për këtë proces. Shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci, ka thënë se deputetët e partisë se tij tash për tash nuk kanë vendosur që të votojnë pro këtij dokumenti pasi, sipas tij, ai ende nuk ka arritur në duart e tyre.

“Ne s’e kemi materialin dhe nuk e dimë se çka është, kur ta marrim dokumentin pastaj koordinohemi si grup. Kjo çështje ka nevojë për koordinim mes të gjitha grupeve e partive duke përfshirë edhe presidenten”, ka thënë Grabovci

USSH, mobilizohet për arritjen e fitores edhe në zgjedhjet e UP-së

0

USSHRreth 150 studentë të Unioni i Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, kanë vizituar Degën e USSH në Prishtinë.

Në këtë takim ata i kanë ofruar mbështetje dhe përkrahje në prag të zgjedhjeve studentore në UP, të cilat parashihen të mbahen në fund të muajit maj.

Struktura e USSH-së në Prishtinë, kanë shprehur falenderimin për mbështetje nga studentët e UPZ-së.

Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një foto para “NEËBORN-it”, ku citohet se është thënë që ky vit do jetë “Rilindje ” për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina “.

Koordinatori i Përgjithshëm i USSH-së , Albrim Badallaj tha se ky vit , është vit i triumfit dhe fitores së USSH-së.

“Filluam me fitore në Universitetin ” Haxhi Zeka” në Pejë , vazhduam bindëshëm me fitore ne Universitetin Publik të Prizrenit ” Ukshin Hoti ” , dhe sigurisht të gjitha energjitë do t‘i përdorim për fitoren e rradhës edhe në UP, për një përfaqësim studentorë më dinjitoz dhe një cilësi arsimore më në nivel“, tha Badallaj./PrizrenPress.com/

 

Haradinaj: Pas kthimit nga Haga më është ofruar të bëhem lider i opozitës

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se pas kthimit nga Haga, i është ofruar mundësia që të bëhet lider i opozitës, për shkak të siç thotë, “rejtingut të lartë që e kishte”
“Të gjithë kemi dëshirë me qenë më mirë, të bëhet një jetë me dinjitet. Asnjëherë nuk më ka mërzitur se çka do të ndodhë me mua. Kemi ende punë në Kosovë dhe mendoj se me marrjen e drejtimit të Kosovës, ai është shpërblimi jo vetëm për brezin tim, por për të gjithë brezat.

Kam kërkuar nga partnerët që ta mbajnë dinamikën e pavarësimit të Kosovës. Me ardhjen timë më është ofruar ti prij opozitës, të hapim një front kundër qeverisë së atëhershme, megjithëse e kisha rejtingun shumë të lartë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Top Show”.

‘Lufta dhe paqja në Evropë’, i bashkon nxënësit nga Gjermania dhe “Loyola“ në Prizren

0

nxenesit lojolaNxënës nga Gjermania dhe Kosova janë bashkuar rreth projektit ‘Lufta dhe paqja në Evropë’.

Në kuadër të këtij projekti në Prizren po qëndrojnë 21 nxënës nga Gjermania së bashku me dy mësimdhnës, Jürgen Endris dhe Sigrid Machann.Ata së bashku me 20 nxënës kosovarë dhe mësimdhënësit e tyre, Neki Jahaj dhe Besmire Azemi nga Gjimnazi „Loyola“ në Prizren po intervistojnë qytetarë të ndryshëm në lidhje me luftën e kaluar, por edhe me Luftën e Dytë Botërore në Kosovë. Projekti do të vazhdohet edhe me rastin e kthimit të vizitës nga kosovarët në fund të majit në qytetin Gemünden am Main në Gjermani.

Me këtë projekt synohet të shfrytëzohet përvoja evropiane e evitimit të luftërave dhe në një farë mëyre të mbillet paqja në shpirtin e të rinjëve.

Përveç vizitës së qytetit të Prizrenit, Kalasë së Shkodrës e varrit të Skënderbeut në Lezhë, ata sot patën rastin të takohen edhe nga zëvendëskryetari i Komunës së Prizrenit,Lulzim Kabashi, i cili i njoftoj mysafirët nga Gjermania, por edhe nxënësit kosovarë në lidhje me funksionimin e qeverisjes komunale,historinë e shkurtër të Prizrenit dhe me turizmin në Prizren.

Nxënësit patën rastin të bëjnë pyetje të ndryshme, ku si fokus kishin mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave, pasi që mbeturinët dhe trajtimi joadekuat i tyre në Prizren është një dukuri shumë negative për qytetin e bukur të Prizrenit, gjë e cila bie në sy tek turistët. Në fund nxënësit u ftuan nga zëvendëskryetari që në të ardhmen e tyre të mendojnë të merren me politikë, pasiqë politikës kosovare i duhet më së shumti inteligjenca e të rinjëve./PrizrenPress.com/

Vritet edh një shqiptar nga Kosova në Siri

0

siria kosovaretValon (Shaban) Musliu, rreth 22 vjeç, nga fshati Tushillë i Skenderajt, është shqiptari i radhës i vrarë në luftën e Sirisë. Burime nga fshati i kanë treguar gazetës se Valoni i takon një familje të varfër të fshatit dhe se kohet e fundit ai dhe vëllezërit e tij janë vërejtur të bartin mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtër.Sipas burimeve, Valoni në luftën e Sirisë kishte shkuar bashkë me një vëlla tjetër, i cili ende gjendet atje. Familja tashmë ka hapur të pamën për birin e tyre edhe pse kufoma nuk është sjellë ende, pasi siç është thënë, është varrosur në Siri.

Sipas disa burimeve tjera, i vrari është Valon Muzliaj, derisa thuhet është varrosur në vendin e vrasjes. Ai ishte duke luftuar në Siri dhe nga atje me disa grupe tjera terroriste ishte zhvendosur përkohësisht në Falluxha

Familja e tij tashmë ka hapur të pamën në Kosovë. Po ashtu këto burime thonë se i vrari ka qenë atje bashkë me të vëllanë i cili ende gjendet atje.

Numri i shqiptarëve të vrarë në Siri ende mbetet i paqartë, pasi që mungojnë të dhënat e konfirmuar nga kryengritësit dhe pushtetit atje. Mendohet se ky numër tashmë ka arritur në dhjetë.

Luftimet në Siri kanë filluar para më shumë se tri vitesh ndërmjet forcave të diktatorit Bashar al-Assadit dhe kryengritësve që në fillim kërkonin demokratizim të vendit.

Mirëpo, me kalimin e kohës, kanë qarkulluar informacione të cilat thonë se kryengritësit janë ndarë në grupe të ndryshme dhe se Al Kaida ka arritur të ndikojë në mesin e tyre. Shqiptarët që luftojnë në Siri në të shumtën e rasteve kanë rënë pre e këtyre grupeve duke mos ditur se në anën e kujt jane/koha/indeks/

Sylë Hoxhaj, garon për kryeprokuror të shtetit

0

syle hoxha 23Listës së kandidatëve për kryeprokuror shteti i shtohet edhe Sylë Hoxha, i cili ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë në vitin 2006

“Nuk e di nëse e kam përkrahjen nga politika. Por, nëse janë përkrah meje, unë i falënderoj, por ende nuk e di këtë, pasi kjo është faza fillestare dhe do të shihet rezultati. Unë po i dal zot kësaj pune, duke konsideruar se do ta kryej me nder, prandaj kushdo që më përkrah në këtë detyrë dhe kushdo që e jep kontributin në këtë drejtim, do ta falënderoj”, ka thënë ndër të tjera kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha

Data 10 prill 2014 shënon dhe mbylljen e aplikimit për kryeprokuror të shtetit. 15 ditë afat, duke filluar që nga data 27 mars 2014, kanë pasur për të aplikuar kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Shtetit dhe njëherësh atë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Një ndër kandidatët, i cili nuk është shprehur më herët, por që ka aplikuar, është edhe anëtari i KPK-së, Sylë Hoxha. Ky i fundit është zgjedhur pjesë përbërëse e Këshillit Prokurorial të Kosovës në dhjetor të vitit 2012. Ndërsa, ka vijuar ta ushtrojë zyrtarisht këtë detyrë si përfaqësues i prokurorëve të prokurorive themelore, nga 1 janari i vitit 2013, kur sistemi prokurorial startoi riorganizime strukturore./Kosova Sot/

Bicaj akuzon Xhavit Halitin për moszbatimin e Marrëveshjes UÇK-FARK

0

Halil BicajHalil Bicaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka publikuar për herë të parë marrëveshjen e arritur më 2 nëntor 1998, ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut, për krijimin e Shtabit të Përbashkët të UÇK-së. Ai e bën përgjegjës Xhavit Halitin për moszbatimin e kësaj marrveshjeje.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje të arritur ndërmjet përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, ishte marrë vendimi që të miratohej struktura e re e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Aty më tej thuhet se miratimi u bë me përgjegjësi të plotë për organizimin, udhëheqjen dhe drejtimin e luftës së UÇK-së në Kosovë, me të vetmin qëllim çlirimin e territorit të Kosovës.

Bicaj, në intervistën dhënë KTV-së për emisionin në Rubikon, ka prezantuar edhe dokumentin me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me në krye të listës Agim Çekun dhe kuadro të të dyja palëve nënshkruese.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit thotë se çuditet se si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk dëshirojnë të dëgjojnë se kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

“Kur kam ardhur në Tiranë, jam takuar me Ahmet Krasniqin, më ka thënë jo bacë vetëm për Rrafshin e Dukagjinit, por për krejt Kosovën. Unë kam menduar se do të jem vetëm për shtabin e Dukagjinit. Unë kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.

“Jakupi ka qenë në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka qenë edhe Xhavit Haliti, edhe Kadri Veseli edhe Bislim Zyrapi”, tha .

Megjithatë, marrëveshja nuk ishte zbatuar kurrë. Përse nuk u zbatua, ai thotë se duhet pyetur Xhavit Haliti i PDK-së.

Miratimi i Ligjit për Veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, sipas tij, është padrejtësi e madhe.

Bicaj ka thënë se Ministria e Mbrojtjes kishte financuar UÇK-në. Për shumat e tjera të mjeteve të mbledhura, ai nuk komenton shumë dhe ia lë përgjegjësinë Bujar Bukoshit.

E miratimin e ligjit për veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, Biaj e vlerëson si padrejtësi të madhe.

“Është gabim i madh pse është bërë kjo ndarje. Tash dy kolegë kanë ardhur, njëri me detyrë në Ministri të Mbrojtjes tjetri në Shtabin e Përgjithshëm. Tash, ai i ka privilegjet, pse Agim Çeku e Hashim Thaçi mund t’i gëzojnë ato të drejta e Halil Bicaj jo”, tha Bicaj.

Bicaj gjithashtu ka rrëfyer edhe për pjesëmarrjen e tij në luftën e Bosnjës të vitit 1992, ku kishte udhëhequr rreth 1400 ushtarë. Ai u shprej se qysh nga ajo kohë ka qenë në pritje të luftës në Kosovë për shkak ttë situatës që Kosova ndodhej aoskohe.

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Bicaj, ka folur edhe për Betejën e Koshares dhe presidentin Ibrahim Rugova. /telegrafi/