21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8625

Thaçi shpeshton vizitat edhe në Rahovec

0

Thaci-qeveriaKryetari i PDK-së  Hashim Thaçi, i ka shpeshtuar vizitat e tij edhe në komunën e Rahovecit.Ai këto ditë pritet të qëndërojë në këtë qytet, transmeton RahovecPress.

Siç raporton ky portal i Thaçi të shtunën qe shkoi, derisa ishte në takim me strukturat e Degës së PDK-së në Rahovec, është shprehur se ‘do të takohet me ta prapë këtë javë, duke theksuar se në Rahovec do të vijë të premten ose të shtunën”.

Një burim tjetër nga dega e PDK-së i ka thënë ‘RahovecPress-it’, se  kryetari Thaçi këtë të shtune do të qëndrojnë në Rahovec, ai do të vijë në orët e mbrëmjes, pasi kjo ishte kërkesë e disa anëtarëve që kryeministri të vijë më vonë, për shkak të angazhimeve në bujqësi që i kanë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec.

Nuk dihet nëse në këtë takim do të propozohen emrat e kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së në Rahovec apo do të jetë një takim në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale

Gabriel Garcia Marques del nga spitali

0

Gabriel Garsia MarkezNobelisti letrar Gabriel Garcia Marques ka dalë nga spitali pas qëndrimit tetë ditësh për shkak të infeksionit në mushkëri, transmetojnë agjenci.

Zëdhënësja e Instituti Kombëtar për Mjekësi Jacquelinne Pineda ka thënë se mjekët të martën kanë vendosur të lëshojnë në shtëpi shkrimtarin kolumbian 87 vjeçar i cili jeton në Mexico City.
Pineda ka thënë se për shkak të moshës, shëndeti i shkrimtarit është edhe më tej i brishtë.

Garcia Marques është njëri nga shkrimtarët më të njohur spanjollë dhe shumëkush e krahason me Mark Twen – in dhe ose me Charles Dickensin.
Shkrimtari i “100 vjet vetmi” tash e 30 vjet jeton në Meksikë.

VV e Malishevës: Morina edhe drejtor edhe i dënuar për vjedhje votash

0

VV-logo9-09Dega e Vetëvendosjes në Malishevë, kujton se jemi ne vitin e katërt të mandatit të qeverisjes që doli nga votat e vjedhura të zgjedhjeve të vitit 2010 dhe ende nuk kemi një shembull të dënimit serioz për ato vjedhje industriale të zgjedhjeve.

“Vjedhjet nga Partia Demokratike e Kosovës, si orkestruesja kryesore dhe Nisma e saj, ndodhën kudo në Kosovë, por zonat si Skenderaj, Drenasi e Malisheva ishin zona të vjedhjeve industriale”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Aty thuhet se pas një kohe kjo u pranua edhe nga ish-sekretari i PDK-së Jakup Krasniqi dhe ish-nënkryetari i parë Fatmir Limaj, e që për koincidencë, në rastin në fjalë, pra, rasti në Astrazub votat ishin vjedhur për ata dhe ish partinë e tyre. Një Qeveri që me vota të vjedhura na dha si rezultat drejtimin e shtetit me metoda mafioze, pasojat e së cilës shihen e përjetohen kudo nëpër Kosovë.

“Në mesin e vendimeve formale të Gjykatave të Kosovës për vjedhjen industriale është edhe rasti i fshatit Astrazup në Komunën e Malishevës. Ky proces gjyqësor u përmbyll me një vendim plotësisht qesharak. Kryesuesi i vendvotimit, Fidan Elshani së bashku me ndihmësin Ahmet Morina, i cili aktualisht është Drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Malishevës kishin keqpërdorur dhe dëmtuar rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010. Për këtë arsye mbi dyshimin e bazuar dhe me fakte, i ishte ngritur akuza për manipulim të rezultatit zgjedhor”.

Në përfundim të procesit këta të dy dhe të tjerët të përfshirë morën dënimin me 6 muaj liri me kusht, thotë më tej VV, derisa përveç veprës penale të shkaktuar gjatë procesit, grupi në fjalë kishte falsifikuar dhe firmën e komisionerit të VETËVENDOSJE!-s i cili nuk e kishte nënshkruar procesverbalin e manipuluar. Për më tepër jemi të informuar se vendimi i dhënë ka ardhur si rezultat i një marrëveshje të paligjshme midis të akuzuarve dhe gjyqtarit të rastit.

Sipas këtij vendimi shihen qartë dënime tepër të buta për të gjithë grupin e sidomos për përgjegjësit kryesor. Në këto rrethana mund të rendisim këto shkelje flagrante: shpërfillje e kodit penal, proces i parregullt gjyqësor, dënim bazuar mbi provë të manipuluar (rasti i vëzhguesit të VETËVENDOSJE!-s).

Përveç që Vetëvendosje bënë thirrje për rishikimin të procesit, kërkon me këmbëngulje nga Kryetari i Komunës Malishevë, Ragip Begaj të shkarkojë Ahmet Morinën, Drejtor për mbrojtje dhe shpëtim, tashmë të dënuar nga Gjykata për vjedhje të votave.

“Nëse institucionet shtetërore nuk merren seriozisht dhe me përgjegjësi ligjore, rastet e vjedhjeve të zgjedhjeve do të përsëriten, drejtësia do të jetë vetëm formale dhe hajnat përsëri do të rrahin gjoksin se janë në institucionet publike me votën e popullit dhe si pasojë marrin vendime për në emrin e të gjithëve ne. Çdo logjikë e praktikë për balancim e falje, është stimulim për hajnat që i vjedhin votat për të vjedhur më pas paranë publike e për pasojë të blejnë sërish votat”, përfudnon komunikatën VV.

Mustafa: LDK-ja do të marrë pjesë në Asamblen Komunale

0

Mybra MystafaAsambleistët e Lidhjes Demokratik të Kosovës(LDK), nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë Komunale. Shefja e GP të LDK-së, Mybera Mustafa tha se LDK-ja do të shkojë në mbledhje dhe do të kërkojë të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme.
“Po do të shkojmë në mbledhje dhe do të kërkojmë që të mbahet mbledhja e e jashtëzakonshme që është kërkuar nga opozita për të diskutuar për situatën e krijuar pas dënimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës”, tha Mustafa për “PrizrenPress”.

Ajo tha se opozita kërkon që të diskutohet situata e krijuar në qytetin e Prizrenit, pas dënimit të kryetarit Ramadan Muja nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Partitë opozitare në Prizren, kanë bojkotuar mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, pas refuzimit që në rend të ditës të hyjë edhe mbledhja e jashtëzakonëshme./PrizrenPress.com/

Më shpejt do integrohemi në Evropë sesa do ta integrojmë letërsinë

0

petrit palushi7 Shkronja
Më shpejt do të integrohemi në Evropsë se sa që do ta integrojmë letërsinë
Shkrimtari, studiuesi i letërsisë dhe publicisti Petrit Palushi, aktualisht është drejtor i Radio Kukësit. Është autor i romaneve “Këpucët e Kaltrinës” (2013), “Artemisa e mëkatit” (2010), “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” (2007), “Tri motra në një qytet” (2006); botim i dytë (2011), “Përroi i Andrrës” (2004), i librave me ese “Misteri i rrëfimit”, (1999), “Shkrimtari dhe anatema” (1995), “Kryqëzimi i Havzi Nelës” (2008), si dhe i librit – ditar “Kukësi në 79 ditë” (1999). Për prozën, është fitues i disa çmimeve letrare. Njëkohësisht po përgatit Fjalorin me 50 mijë njësi frazeologji të shqipes, të mbledhura në rrethin e Kukësit dhe treva të tjera të Veriut.

ANKTH. Ankthi shfaqet te njeriu në forma të ndryshme përjetimi, por asnjëherë nuk mund ta marr me mend ankthin që kaplon atë njeri që s’ka shtëpi (banesë) dhe natën e kalon në qiell të haptë. Në Kukësin e Vjetër, aty kah vitet ’70 të shekullit të shkuar, e kalonte jetën e vet një dervish i çuditshëm pranë Urës së Drinit të Zi. Aty kryente ritet fetare, edhe pse asokohe qe e ndaluar. Kur po prishej qyteti, dilte nëpër rrugë duke bërtitë: “Kur të prishet ura, ku kam me jetue?!”

ARTIST. Përgjithësisht njihet fjala “artist”, por jo si duhet koncepti i fjalës. Kjo ndodh se shpesh mungon raporti artist-lexues, ose artist – shikues. Krijimi nuk vjen nga ndërgjegja kolektive, por individuale. Prandaj për artistin shpesh ka moskuptueshmëri. Psh., piktori në tablonë e vet mund ta bëjë pemën të kuqe, herë të jeshiltë, një tjetërherë të verdhë, jo si ia derdh pemës rrezet dielli, por si e sheh ai me sytë e vet si krijues dhe kurrsesi nuk mund të qortohet. Piktori gjithashtu, llavën e vullkanit e derdh në tablo vetëm në një plan të parë të dukshëm. Në qoftëse arti figurativ vjen si konkretizim i fantazisë së artistit, pra shfaqet dukshëm dhe krejt haptë para syve të vështruesit, dhe kjo është krejt e natyrshme, arti letrar bën të kundërtën: ndez shkëndinë e pasionit tek çdo lexues dhe bëhet objekt frymëzimi për të gjithë pa dallim, artistë apo jo artistë. Arti figurativ e shpreh mendimin e vet, dmth., shfaq vetveten që në takimin e parë me të, pra e shpalon vetveten. Të pëlqen ose s’të pëlqen, është në gjendje të thotë: “Ja ku jam. Më ke në plan të parë, sepse jam i vendosur në hapësirë, i pozicionuar ashtu siç më sheh, pa ekuivok, ekzistencialisht.”

KOSOVA. Shpesh mundohem ta shoh Kosovën edhe me letërsinë e saj të krijuar në rrjedha të dekadave dhe këtu, natyrisht që është fjala për letërsinë e cilësishme. Por, me përjashtim të pak autorëve, kjo letërsi nuk njihet sa dhe si duhet në Shqipëri. Ka një lloj muri të çuditshëm, të pakuptimtë. Edhe për Anton Pashkun, e njëjta gjë. Ndonjë studim tek-tuk për të, botimet e tij s’i gjen n’asnjë librari. Në vijim po përmend vetëm 10 autorë të Kosovës, ku shpërfillja ndaj tyre në Shqipëri është e dukshme, madje cinike: Beqir Musliu, Teki Dervishi, Ymer Shkreli, Agim Deva, Musa Ramadani, Mirko Gashi, Rrahman Dedaj, Abdullah Konushevci, Ramadan Musliu, Rexhep Murtez Shala. Kam përshtypjen se Shqipëria dhe Kosova do të marrin statusin për në Europë, shumë kohë më parë se letërsia shqipe të integrohet mes veti.

LETËRSIA. Letërsia vjen si një lëndë e trilluar dhe jep atë që s’ndodh asnjëherë ose ndodh shumë rrallë. Ajo mund të ndihet komode nëse parashihet, frymon dhe i ofrohet lexuesit vetëm si lëndë e trilluar (e sajuar, e paqenë, e abstraguar), por kurrsesi dhe asnjëherë si informacion, që mund të zëvendësonte disiplina të tjera si historia, dituria e natyrës apo gjeografia. Ndryshe letërsia do të zhvishej nga thelbi i saj i përnjëmendtë sa mund të quhej letërsi historike, letërsi politike, letërsi gjeografike, etj., pikërisht se asaj mund t’i mungonte ajo gjë që esencialisht e modelon dhe e frymon seriozisht letërsinë e përnjëmendtë: lënda e trilluar. Letërsia është cilësi e jetës, s’është dhe s’mund të jetë pasqyrë e saj; në këtë kontekst ajo mund të shpërfaqet vetëm si reflektim jete në një fije të vetme ose në shumë fije të lidhura apo harmonizuara shumë kujdesshëm. Kjo do të thotë se krijimi është një realitet kryekëput i paqenë dhe i abstragueshëm. Letërsia është zbulim i jetës; mendimi i kahershëm se ajo është pasqyrë e jetës, mbetet pa dyshim një mendim periferik për letërsinë, një koncept krejtësisht jashtëletrar. Pasqyrimi ndodh kur njeriu e sheh veten në ujë, ose në pasqyrë. Gjendja e autorit përkon me një gjendje psh., me një ndodhi në natyrë (po ta bënim më të kapshëm e më të prekshëm shpjegimin), me një lloj ngacmimi që më pas i hap rrugë një rrëfimi pikërisht për atë gjendje, në qoftë se mund ta quajmë kështu, gjithçka të modelohet dhe të marrë pamjen e një pjese të jetës. Letërsia parasheh të nxisë të padukshmen, të krijojë kontradiktën ndërmjet ndërgjegjes dhe nëndërgjegjes së lexuesit. Kjo gjë vjen për shkak të klimës letrare të veprës, që parasheh të gjithë përbërësit që e mbajnë atë në këmbë: rrëfimi, makrotema dhe pjesët ndihmëse të saj, stila, gjuha jo si veshje e jashtme, por si natyralizim i vetë rrëfimit. Aty lexuesi gjen atë që s’e sheh dhe takon në jetë, por i duket si pjesë e vetvetes; kjo ndodh se letërsia krijon një realitet tjetër, që ka të bëjë me realitetin e trilluar, por jo të zbukuruar, si ajo që prodhoi shundi socrealist.

NGACMIM. Shpesh përdoret edhe si shtysa fillestare për një vepër letrare. Nga përvoja ime krijuese kur shkruaja romanin “Përroi i Andrrës”, ngacmimin e kisha marrë fillimisht tek legjenda mbi atë përrua. Vetëm kaq. Ajo legjendë më rrinte në mendje dhe shpjegimi fillestar kish të bënte me atë që, po të flinte dikush pranë atij përroi, kur të zgjohej, kryet mund ta kish të rënduar dhe për shumë kohë mund të trazohej prej ëndrrave të rënda që kish parë aty. Për mua përroi qëndronte thjesht si njësi gjeografike, e dija se ku ndodhej por s’e kisha parë. Gjatë shkrimit të veprës lënda më krijoi segmente të shumtë kuptimore, m’u desh të përdorja një gjuhë të tillë për të krijuar një atmosferë letrare sa më të besueshme, shpesh ta përdorja mitin në funksion të kumtit të veprës. Pra realiteti më ofroi pamjen e jashtme të legjendës, m’u desh që legjendën ta lëshoja rrafsh për toke dhe të krijoja një realitet tjetër, natyrisht krejt të trilluar. Do kohë mbasi e botova romanin, shkova dhe e pashë atë përrua (prej të cilit mora legjendën dhe titullin metaforik të romanit); qe një përrua i zakonshëm, si gjithë përrenjtë e tjerë, madje mu pranë tij ose dhe më larg, ndodhen përrenj të tjerë më të frikshëm.
PARLAMENTAR. Në Shqipëri, nëse do të hartohej një fjalor serioz i shqipes, fjala “parlamentar” mund të shpjegohej kështu: “Ai ose ajo, që si synim kryesor ka realizimin e kërkesave vetjake; që flet mbarë e mbrapsht në Parlament duke përdorë edhe fjalë që ende nuk kanë fituar qytetarinë në fjalorë të shqipes”.
PASKAJORJA. Paskajorja nuk asht përrallë dimni dhe as gogol me trembë gjuhën shqipe.
Prej kohës kanë nisë diskutimet nëse duhet ndryshuar standardi apo jo, por nëse diskutimet nuk përqëndrohen fillimisht në futjen e Paskajores, atëherë diskutimet mbeten në një hulli të zbrazët.
Përderisa kaluan rreth 4 dekada nga viti 1972, del se paskajorja funksionon shkëlqyeshëm në të folmen e përditshme tek gegët. Kjo rrjedh nga verifikimi i lëndës.
Ka ndodhë një kontradiktë e hatashme, e papame n’asnjë gjuhë t’Europës: është mënjanuar me dhunë paskajorja në standardin e shqipes, edhepse ajo praktikohet në të folmen e 70 % të shqip-folësve. Paskajorja gege nuk është përrallë dimni, por ka qenë dhe është realitet.
Rifutja e Paskajores, e kthen standardin e sotëm nga para-standard në standard normal, të funksionushëm; çeshtjet e tjera për rishikim të standardit, janë dytësore në krahasim me paskajoren. Në të folmen e përditshme nuk merr kush leje si me folë, por ka disa rregulla që s’mund të lëvizet. Atëherë, kjo është shumë e thjeshtë; Paskajorja në 72-in u hoq, jo si diçka e tepërt, por si diçka që u konsiderua gabimisht si e tepërt. Kjo duhet t’i kthehet, pra duhet një rimarrje e paskajores. Kjo gjë s’e prish standardin, por e afron atë realisht me gjuhën. Tani shoqëria shqiptare po integrohet tek vetvetja, është lëvizja e lirë e njerëzve, para 1990-s llava e gjuhës toske detyrimisht që kishte vërshimin e vet për shkak t’atyre kushteve tashmë të njohura. Gjërat nuk mund të shihen ende me atë atdhetarinë e ngushtë, shpesh dhe të vjetëruar, sa edhe vetë Standardi, si pa e kuptuar po merr formën e një parafabrikati.
Pra, nuk kërkohet t’i shtohet shqipes e tepërta, por t’i kthehet ajo që i mungon: Paskajorja.
Marrë nga Koha Ditore

Prokuroria serbe: Salustro nuk punon për ne

0

Salustro-prokurorZëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq e ka demantuar sot lajmin se ish kryeprokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro është punësuar si këshilltar në prokurorinë serbe.

Radio Televzioni i Kosovës ka raportuar sot se Salustro dhe gjyqtari Fracesco Fiori janë nën hetim për shkak të korrupsionit, marrjes së mitos dhe keqpërdorimit të detyrës.

Vekariq për Beta ka thënë se Salustro nuk punon, e as që ka punuar ndonjëherë në Prokurorinë për krime lufte.

Qeveria: Tribunali është politik

0

Kuci-hajredin5-30Kosova ka kapacitete të plota për t’u ballafaquar me cilindo rast të drejtësisë dhe me pretendimet që mund të jenë në lidhje me krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare Kosovës, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ai konsideron se kërkesa për krijimin e një gjykate të tillë ka më tepër karakter politik se sa juridik.

“Kërkesa ka të bëjë më shumë me qasjen e legjitimitetit ose të një kredibiliteti ndërkombëtar sesa të mungesës se aftësive tona. Dhe unë e përgëzoj ambasadoren amerikane që e pranojë në një mënyrë kur tha ‘nuk është mungesa e kapaciteteve sa është një kërkesë tjetër’.”

“Ne, kemi fituar në tranziconin e EULEX-it, që nënkupton që BE-ja po beson se janë ngritur kapacitete tona. Por kjo është kërkesë që më shumë ka bazament politik se sa juridik”, tha ministri Kuçi.

Kuçi shpjegoi se kjo çështje tashmë ka kaluar në nivele të debateve të liderëve politike të partive politike, të liderëve institucional përfshirë presidenten, kryetarin e kuvendit e kryeministrin.

Duke i konsideruar si jo të duhura disa deklarata të disa subjekteve politike, ka kërkuar që lidhur me këtë çështje të flasin juristët e atyre partive politike dhe jo të tjerët që mund të gabojnë.

“Kisha pas dëshirë që për këtë çështje të falsin juristët e atyre partive, (po që deri më tani) nuk jam duke i parë juristët e tyre duke folur, me politikanë nuk flitet për drejtësi . Unë e di që problemet e politikës zgjidhen në drejtësi, por problemet e drejtësisë politikanët nuk mund t’i zgjidhin”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi nuk ka dashur të flasë shumë për atë se për cilën periudhë kohore do të bëhen hetime, pas themelimit të kësaj gjykate.

“Për hetime nuk na është folur kurrë, as për aktakuza nuk na është falur kurrë, ajo çka mund të them që është thënë që do të jetë vetëm pretendimet e raportit të Dik Martit. Nuk e di për cilën periudhë bëhet fjalë. Është çështje e hetimeve. Unë do të isha i pasinqerte dhe joprofesional nëse do të flas për diçka që nuk e di”, ka thënë Kuçi pas ceremonisë së mbajtur në shënimin e 6-vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, aktualisht anëtar i PDK-së, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas deklarimeve të senatorit Dik Marti për pretendimet e tij se janë bërë krime në Kosovës gjatë luftës është e domosdoshme që të krijohet ai panel gjyqësor me çfarëdo emri që mund të ketë.

“Unë jam i sigurt se duke e parë se po kërkohet nga njerëzit që na kanë pranuar për aleatë gjatë luftës për liri, nuk pres ndonjë dëmtim të imazhit të vendit në përgjithësi dhe as UÇK-së në veçanti. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer misionin e saj, bashkë me aleaten me të moderuar e qytetëruar botërore, ka sjellë liri në vendin tonë dhe ne e kemi jetësuar lirinë dhe jemi duke jetuar”.

“Tash kërkohet kohë dhe mënyra për rritje e lirisë për zhvillimin e saj dhe të vendi. Jemi para një standardi që e ka vënë bashkësia ndërkombëtare për krijimin e këtij tribunali dhe është i mirëseardhur në vendi tonë”, ka deklasuar Mustafa.

Në vitin 2010, raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, në një raport të tijin, ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.

Ndryshe, themeli i Gjykatës Speciale për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte, siç thuhet të kryera nga pjesëtarë UÇK-së, duhet të miratohet në Kuvend nga dy të tretat e votave të deputetëve, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasnqi.

Përfaqësues amerikanë dhe evropianë janë vënë në aktivitete diplomatike për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte.(rel)

Limaj: Qeveria është bërë si shoqata “Nënë Tereza”

0

Limaj , NISMANisma për Kosovën e ka themeluar Nismën Rinore për Kosovën, ku ka mbledhur shumë të rinj rreth vete, e të cilën do ta udhëheq Kreshnik Cukaj.
Në këtë tubim themelues kryetari i kryesisë së Nismës, Fatmir Limaj, i ka ftuar të rinjtë dhe të rejat që të bashkohen rreth ndryshimit që duhet të ndodh në Kosovë.

Limaj ka thënë se gjendja në Kosovë është shumë e keqe dhe për çdo ditë në kronikat televizive, Kosovën qeveritarët e paraqesin sikur të ishte Gjermania.

Limaj ka thënë se rinia nuk ka nevojë t’ia zbres shujtën pasi ajo dëshiron të fitoj me djersën e tij duke punuar. Sipas tij Qeveria dhe Universiteti i Prishtinës janë bërë si shoqata “Nënë Tereza”.

“Babadimri e ka marrë një thes dhe ka dalë po shpërndan dhurata”, ka thënë Limaj duke iu referuar premtimeve të kryeministrit Thaçi.

Ai tha se Qeveria në vend se të bie zhvillim ekonomik po e sjell Tribunalin.

Ndërkaq, kryetari i këshillit drejtues të Nismës, Jakup Krasniqi, tha se Nisma e Rinisë për Kosovën po mban tubimin e themelimit të tij në Ditën e Kushtetutës për një shtet të së drejtës dhe për një shtet të zhvillimit.

Ndërsa kryetari i Nismës së Rinisë për Kosovën, Kreshnik Cukaj, tha se e kanë vetëm një qëllim dhe i quhet ndryshimi.

Ekskluzive: Marrëveshja UÇK-FARK

0

ekskluzive-marr-euml-veshja-u-ccedil-k-fark_2_hdMinistri I Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj e ka prezantuar për herë të parë marrëveshjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut.
Marrëveshje e ka prezantuar në emisionin Rubikon të KTV-së, Halil Bicaj, si ministër i Ministrisë së atëhershme të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, që është njëri nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje.

Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UÇK-së.

Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes, citon indeksonline.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me komandantin Agim Çekun dhe kuadro nga të dyja palët nënshkruese.

Për marrëveshjen që nuk u jetësua asnjëherë Bicaj flet sonte në emisionin “Rubikon”. /Telegrafi/

Fenomeni Ian Cliff

0

Qemajl Krasniqi 1Shkruan: Qemajl Krasniqi

Këtë emër po e dëgjojmë dhe lexojmë shumë shpesh në mediet e Kosovës. Tashmë për shumicën e atyre që i përcjellin lajmet e ditës dhe që i shfletojnë gazetat ditore ky nuk është emër i panjohur. Ian Cliff është ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Ky shtet është në radhën e parë të shteteve që e kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe është ndër shtetet që me këmbëngulje dëshiron që Kosova të jetë shtet i njëmendtë. Të paktën këtë e dëshmojnë angazhimet e shtetit Britanik dhe diplomacia e këtij shteti. Këtu na bie të takohemi e dëgjojmë shpesh për të dërguarin e MB, ambasadorin Ian Cliff, një burrë serioz dhe me pamje e qëndrim të një diplomati të shquar.

Meqë më ka rastisur disa herë ta takoj nga afër dhe të dëgjoj mënyrën e komunikimit, me takt diplomatik dhe mjaft i qartë, më është bërë model i përfaqësuesit diplomatik. Ndonëse ambasadorët i kanë mundësitë e kufizuara të veprimit dhe deklarimit, ambasadori Cliff është shpesh mysafir i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe shpesh pritet nga ministra e zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës. Gjë që nuk po ndodh edhe me disa ambasadorë të disa “shteteve mike” të Kosovës.
Më ka rastisur që ambasadorin Ian Cliff ta takoj disa herë në takimet me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi në kohën e ngërçit rreth zbatimit të Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe. Dukej qartë takti i tij diplomatik, si dhe kërkesa e shtetit të tij për nevojën e zbatimit të këtij ligji, pasi që vetë përfaqësuesit tanë në Vjenë ishin pajtuar që ky fshat të trajtohet me një ligj të veçantë. Mirëpo, Cliff e ka shfrytëzuar me mjeshtri çdo takim zyrtar për të biseduar edhe për rritjen e mundësive të Kosovës për të qenë joshëse për investitorët anglezë. Dhe në këtë të dytën ka pasur më shumë sukses.
Mirëpo, nuk është vetëm kjo që e bën të veçantë ambasadorin Cliff. Ai ditëve të fundit ndërmori udhëtime me tren deri në komunat Ferizaj e Han i Elezit, ku takoi kryetarët e këtyre komunave.

Udhëtimi me mjete të transportit publik nga zyrtarët publik të vendit tonë nuk është shumë i dëshiruar. Me përjashtim të kryetarit të Prishtinë Shpend Ahmeti, kryetarët tjerë preferojnë veturat e tyre të shtrenjta, si dhe me përcjellje të një suite personale, me përcjellje policore dhe me një nivel të lartë sigurie. Duke qenë kështu, shtrohet pyetja e thjeshtë: Si ka mundësi që një diplomat i huaj, në një vend të huaj (ndonëse shumë miqësor), udhëton me mjete të transportit publik dhe nuk ka frikë nga askush dhe nga asgjë, ndërsa ne që jemi vendas udhëtojmë me mjete personale dhe me përcjellje të policisë?

A mos me këto veprime ambasadori Cliff ka dashur të japë mesazhe të qarta për liderët politik, apo edhe ka dashur t’i tregojë botës se Kosova është vend i sigurt ku mund të udhëtosh pa frikë cep më cep.
Mbase që të dyja bashkë.
Ambasadori Cliff dhe vendi i tij njihen për nivelin e demokracisë dhe për përvojën e gjatë në skenën ndërkombëtare. Duke qenë vend me orientim kryesisht pozitiv për Kosovën, Mbretëria e Bashkuar ka dhënë prova se ka qasje realiste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, por se edhe është aktor i rëndësishëm i politikës botërore. Prandaj, veprimet, fjala dhe mendimi i ambasadorit Cliff kanë peshë në vendimmarrjen politike botërore. E do të duhej të kishin vend edhe në politikën kosovare.

Më duhet të përmend faktin e njohur të zbatimit të ligjit për fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, kur ambasadori Cliff e vizitoi disa herë këtë komunë, në përpjekje për të bindur autoritetet lokale se ligji duhet të zbatohet. Gjithnjë duke marrë në konsideratë ndjeshmërinë e marrëdhënieve jo shumë miqësore të shqiptarëve dhe serbëve lokal, ambasadori Cliff u angazhua në shtensionimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve të këtushme. Aranzhoi takime e vizita të shumta, madje krerët komunal të Rahovecit patën takime edhe në Foreign Office (Ministria e Punëve të Jashtme) në lidhje me këtë temë, si dhe me temën e investimeve angleze në këtë komunë. Po ashtu u angazhua që Rahoveci të gjejë një partner strategjik në Angli me synim binjakëzimin. Pas shumë përpjekjesh që të dyja temat u përmbushën, ndonëse mbetet ende për të bërë për binjakëzimin. Ligji për Hoçën e Madhe ka marrë udhën e zbatimit, ndërsa investimet e kompanisë angleze kanë ndodhur, ku janë punësuar dhjetëra banorë të zonës në bjeshkën e Zatriqit ku bëhet nxjerrja e gurit dekorativ. Madje në ditën e përurimit të investimeve angleze ai erdhi në kushte ekstreme moti, nëpër shtrëngatë bore, gjë që në kushtet e “luksit” tonë kosovar do të ishte anuluar.

Në kohën e globalizimit dhe hapjes së tregjeve, pesha dhe suksesi i një diplomati matet me aftësinë e tij për të sjellë sa më shumë marrëveshje ekonomike me përfitime për vendin e tij. Mbi këtë konstatim vlerësoj se ambasadori Cliff e ka përmbushur me sukses misionin për vendin e tij. Mirëpo, ambasadori Cliff po na jep edhe mësime të vlefshme me sjelljen e tij prej diplomati. Do të duhej që klasa jonë politike t’i analizojë me kujdes dhe të përvetësojë këto veprime, duke i bërë norma të sjelljes politike. Në fakt mua më mungojnë edhe shumë të dhëna të tjera për mënyrën e realizimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë, mirëpo ajo që duket qartë nuk kërkon shumë sqarime. Ian Cliff duhet të shërbejë shembull i komunikimit dhe kryerjes me përgjegjësi të obligimeve qytetare e shtetërore.
Populli ynë thotë, “Fshati që duket nuk do kallauz” dhe “Rrushi e sheh rrushin e piqet”.

(Autori është student i masterit në
Marrëdhënie politike ndërkombëtare
dhe diplomaci në Kolegjin “Victory”)