14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8637

Shqipëria duhet defetarizuar

0

BenBlushi“Dua të tregoj një histori. Që nuk ka ndodhur. Pas 200 vjetësh, pra më 2214, ndoshta Durrësi do e ketë humbur shumicën e bregut të vet. Deti do ketë ardhur shumë thellë, për ta kredhur amfiteatrin antik të Durrësit sërish në errësirë”. Ben Blushi, e nis me këto fjali librin e tij të fundit “Hëna e Shqipërisë”, një esse me ide dhe debate, që përçon një frymë pesimiste mbi të ardhmen e zymtë që duket se na pret. Në fund, një ndër pyetjet që ai shtron është: A mund të jetosh në Shqipëri?

“Do të them se çfarë nuk është ky libër: Nuk është një libër artistik, nuk është një profeci dhe besoj të mos jetë dhe gabim. Jam i sigurtë se këto tre cilësi i ka në mungesë. Kam sjellë këndvështrimin tim për të ardhmen pasi kam lexuar të shkuarën dhe të tashmen”, u shpreh vetë ai, dje në një konferencë për mediat.
Që prej fillimit theksoi se nuk harron që është socialist, porse në këtë rast nuk donte të merrej me politikën aktuale dhe emrat e saj, për ç’arsye i ka shmangur.
“Sado që mund të keni ngasje për ta lidhur shkrimtarin dhe socialistin nuk kam plan t’ju ndjek fare se nuk është kjo rruga. Unë kur shkruaj nuk harroj se jam socialist. Kam pikëpamje të tjera që nuk lidhen me artin e të shkruarit”, u shpreh ai.

Më pas, Blushi sqaroi tri kolonat në të cilat bazohet esseja e librit të tij. “Qëllimet që Shqipëria ka përpara janë: E para, Bashkimi me Europën, -e dyta Bashkimi me Kosovën dhe e treta- Zbutja e Pabarazisë. Janë tri qëllime që mund të kemi ne në të ardhmen e afërt 20 apo 30 vjetët e ardhshëm. Bashkimi me Europën jam e bindur që do të ndodhë çështja është se me çfarë kostosh do të ndodhë. Sigurisht që unë jam nga ata që votoj pro”.
Vetë botuesi i “UET Press” Henri Çili, në fjalën e tij, vërejti se kur lexonte dorëshkrimin e këtij libri disa ngjarje nuk kishin ndodhur akoma, disa parashikime nuk kishin ndodhur, siç është arrestimi i disa shqiptarëve për veprimtari xhihadiste apo propozimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për legalizimin e Hashashit.

“Kjo, do të thotë se mprehtësia e Blushit për të kapur fenomene të së ardhmes së afërt apo të largët është e jashtëzakonshme”, tha ai.

Ndërsa më herët, e cilësoi atë politikan të rëndësishëm, gazetar, shkrimtar, eseist, një nga mjeshtrat e penës dhe të mendimit në jetën publike dhe politike shqiptare të pas viteve ’90.
Bashkimi
Pika më e debatueshme ishte ajo e bashkimit Shqipëri-Kosovë në një shtet, për të cilën politikani e shkrimtari, ka një ide të qartë.

“Nuk mendoj se e ardhmja e Kosovës rrezikohet si para 10 vjetësh nga serbët ose nga konjukturat ndërkombëtare. Shqiptarët janë popull që kanë marrë koncesionet më të mëdha në këtë shekull sipas meje: Pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në Nato janë koncesionet më të mëdha që ndërkombëtarët i kanë bërë një vendi që nga Lufta e Dytë Botërore ndoshta”, tha ai, për të vijuar me fjalitë: Nëse bashkimi i Shqipërisë me Kosovën që një ditë në kushte të tjera mund të ndodhë të shtyhet apo vonohet nga diçka, kjo do të ndodhë për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë”.

Fetë
Një vend të rëndësishëm në librin e Blushit zë roli i ardhshëm i feve në Shqipëri. “Unë nuk them se fetë janë të padobishme, por them që nuk mund të jenë busull për të orientuar jetën e shumicës së botës. Dhe në qoftë se kjo ndodh, bien pre shoqëritë që janë më të varfra, varfëria na çon në këtë drejtim besoj”, tha ai. Më tej, për ta sqaruar më shumë idenë, vërejti se “Raporti i shtetit me fenë është i qartë, duhet të jetë përcaktuar. Jo në të gjitha rastet është i qartë dhe këtu tek ne. Kam frikë apo dyshoj se në të ardhmen tendenca për të marrë vendime me nuanca të tjera, qoftë edhe politike do jetë më e fortë. Ne habitemi, por Turqia është realitet. Sado e pasur dhe me progres ekonomik, por kjo është relative, ka ardhur në pushtet një parti me theks të fortë fetar e cila sot është ndoshta partia më pak demokratike në këtë zonë të botës ku jetojmë”. Për të, në të ardhmen në vendin tonë të ketë parti me baze fetare. Jo detyrimisht islamike. Blushi theksoi se nuk ka recetë, por nëse europianizimi i Shqipërisë vonohet, mund të vijë një ditë që vonohet më shumë se sa duhet për fat të keq do na çojë eventualisht në këtë rrugë; do na japë mundësi të jetojmë në një shoqëri mbi baza të tjera ku fetë kanë rolin e vet, por nuk janë udhëheqëse.
Në libër Blushi flet për deislamizim të vendit, siç është dekristianizuar Europa. Madje, kritikon edhe vetë kishën për favorizimin ndaj meshkujve, luftën që i shpallte shkencës, e jo vetëm.
“Profecitë”
Blushi e sheh Shqipërinë e pas 100 viteve me pothuaj vetëm 1 milionë banorë, me një numër të madh euroskeptikësh, me parti politike fetare të dëmshme ( madje analizon edhe kreun e ri të Komunitetit Mysliman shqiptar), të rrezikuar nga turqizimi(deri tek policia që është trajnuar atje, sjell edhe një portretizim të Fetullah Gylenit, ndi-kimin e synimet të tij), më të varfër, por nga ana tjetër, parasheh edhe një izolim të tretë të vendit (pas periudhës otomane e asaj komuniste) më së shumti për faj të ‘nënprefektëve’ izolatrikë që të kujtojnë filmin “Koncert në vitin ’36”, këtyre qeverisësve lokalë që Blushi i përshkruan si burra të majmur, të kënaqur me jetën e vet e të ngopur me autoritet. Për autorin e “Hënës së Shqipërisë”, këta “nënprefektë” janë një përzierje mes feudalit oriental e borgjezit kapitalist, shpesh të kthyer në baronë krimi e gjithsesi tejet ndikues në politikë.

E për të ardhur tek kjo, Blushi del kundër politikanëve biznesmenë, megjithëse parasheh që ata gjithnjë e më shumë do shtohen.

Kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, do të dalin as më shumë e as më pak se elitat politike të Kosovës. Arsyet pse, ai i ka numëruar në libër, ashtu sikundër pse Shqipëria do ngulmojë më shumë në këtë bashkim.

Pabarazia do rritet në këndvështrimin e tij, ndërsa pas kësaj ideje Blushi vëren se Shqipëria përfiton çdo vit 500 milionë euro të ardhura nga cannabis sativa. Pa dashur ta inkurajojë, madje ai del kundër legalizimit, jep vetëm shifra dhe analiza.

NISMA sot themelohet në Prizren

0

Limaj Nisma rahovecNISMA për Kosovën sot mban tubimin themelues në Prizren. Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj.

“Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Prizren, sot do të mbajë tubimin e saj themelues. Dua të ju njoftoj se unë do të jem i pranishëm në këtë tubim”, ka njoftuar Limaj në “Facebook’.

Ky tubim do të mbahet në orën 14:00 në Shtëpinë e Kulturës ,,Xhemajli Berisha” në Prizren”/PrizrenPress.com/

Juridiku shërbehet me prodekanin e dorëhequr të financave

0

UP-rektoratiPozita e prodekanit për çështje financiare në Fakultetin Juridik të universitetit “Hasan Prishtina” ka mbetur e zbrazët që nga korriku i vitit të kaluar, kur Mejdi Bektashi kishte dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Bektashi ishte i shtrënguar ta bënte këtë, meqë ishte zgjedhur edhe kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, dhe se sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit mbajtja e dy pozitave përbënte konflikt interesi.

Fakulteti nuk ka zgjedhur askënd në vend të tij, me arsyetimin se nuk ka kuadro, ndërsa detyrat i ka vazhduar edhe më tej vetë Bektashi, me kërkesën e menaxhmentit.
Ky rast është hetuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pas një informate anonime se Bektashi është duke vazhduar punën e prodekanit edhe më tutje…/Koha Ditore/

Tribunali me mandat së paku 5-vjeçar

0

Gjykata-qekiqiJo më pak se pesë vjet pritet të ketë jetëgjatësinë Tribunali që do të gjykojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Kohëzgjatjes së funksionimit të tij i druhen autoritete vendëse, të cilat këtë javë kanë ndërruar diskursin për Tribunalin – nga deklarimi kategorik kundër themelimit të tij, në një pranueshmëri në heshtje.

Një burim në Qeveri i ka thënë gazetës të premten se imazhi i shtetit do të lëngojë në masë të madhe nga ekzistenca kaq e gjatë e këtij mekanizmi të drejtësisë ndërkombëtare.

“Për së paku pesë vjet radhazi, në raportimet e medieve botërore për Kosovën do të dominojnë temat që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore në Tribunal. Supozimi për krimin unik, siç është ky i tregtisë me organet njerëzore, është barrë që do të lërë gjurmë në imazh”, ka thënë ky burim qeveritar./Koha Ditore/

Kushtetuta hapet javën e ardhshme

0

FSK-marrshVendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në nuk janë vendim më i rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë javën e ardhshme. Të enjten e javës tjetër, nëse nuk ndryshohet agjenda aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet të votojë edhe për amendamentet kushtetuese që do të mundësojnë krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pranuar vlerësimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet për FAK-un, ndërsa të njëjtat pritet të diskutohen në kryesi ku kjo e fundit do të vendosë që të procedohen ose jo për votim në seancë. Liderët e partive politike do të takohen të hënën për të vendosur nëse do ta plotësojnë kushtin që kanë komunitet pakicë për ta votuar FAK-un.

Ata kërkojnë që në këmbim të votës për FAK t`u zgjaten ulëset e rezervuara edhe për një mandat, gjë që do të kërkonte amendamentimin e Kushtetutës gjithashtu. Në skenarin kur nuk do të plotësohej kushti i komuniteteve, atëherë votimi për FAK-un do të dështonte. Pranimin e lëndës nga Kushtetuesja e ka konfirmuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi./Tribuna/

Limaj: NISMA do të jetë befasia e zgjedhjeve

0

Limaj , NISMAKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thotë se qytetarët janë të lodhur nga kushtet e ofruara për jetë dhe se nxjerrja nga kjo situatë do të jetë synimi kryesor i partisë që udhëhiqet nga ai.

Limaj tha se Nisma për Kosovën, ka qëllimin e nxitjes së guximit qytetarë që të ngritin zërin dhe të mos pajtohen me padrejtësitë që u shfaqen.

Ai tha se është i bindur se votat dhe përkrahja për Nismën do të vijnë duke u rritur, pasi tha se do të dalin para qytetarëve me programe që ata i prekin.

“Nuk do të dalim me program fantastiko-shkencor”, tha Limaj në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, derisa sipas tij, Nisma do të ofroj programe të matura.

Limaj tha se megjithëse janë subjekt i ri politik, NISMA është e gatshme për zgjedhje.

Madje Limaj tha se, është i bindur se në zgjedhjet e përgjithshme Nisma, do të jetë befasia më e madhe dhe më e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Fatmir Limaj nuk ka dashur të përmend një renditje të mundshme të Nismës në zgjedhjet e këtij viti, por ripërsëriti, se do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve.

Limaj tha se më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbaheshin në qershor.

Këngë dasme për trimërinë dhe vdekjen

0

Gjergj MetaTi m’re bej o pri Shijaku/dil aty ku derdhet gjaku.gjergj-meta1

Mendoj që jemi, në mos i vetmi, ndër të paktët popuj që kur bëjmë dasma këndojmë dhe kërcejmë me këngë tragjike. Ja disa shembuj. Në Shqipëri të Mesme, nga ku jam edhe vetë, në momentet kulmore të festës, pasi të gjithë pak a shumë kanë pirë, tekstet e këngëve kanë këto variante:
“Krisi pushka gjëmoi deti,
kujtojn robt se u bo qameti”
duke viju me “Bubllin te shkomi i Kavajës” me vargje si p.sh.
“Ti m’re bej o pri Shijaku
dil aty ku derdhet gjaku”.
Ato që mbajnë mend vargje më shumë ia nisin me “Çoniu djem shaloni atin” me vargje si
“T’kishe pas o nji djalë si Mema,
paç me i hy o vezirit mrena,
me ja lon oxhakun me femna,
paç me i djeg o kullat për mrena”.
Kur rakia të ketë bërë efekte të skajshme të ftuarit i thonë orkestrës: “Pushoni se do me knu i kongë daja i dhondrrit me xhajen e nuses” dhe ia nisin këngës së Myslim Pezës
“Krisi pushka o në Pazar
ata ishin o dy firar
dy firar me rroba t’zeza
ai Lom Leka e Myslim Peza”.
Ndërkohë orkestra e ka edhe një fishek të fundit:
“Dyqonxhi të plaçin sytë
vrave Fitin vetë i dytë
vet i dytë e vet i tretë
vallahi s’e deshta vete
o më shpëtoi alltia e shkretë”.
Ndërkohë të gjithëve i janë mbushur sytë me lot, sidomos të vjetërve, e i kthehen nipave duke i thënë: hajt se tani e ke radhën ti…
Por nuk mbetet më mbrapa veriu në këtë mesele. Në kulmin e dasmës, pasi janë kënduar sigurisht këngë më romantike si psh “Pijmë raki me gota t’kuqe” apo “Lum kush t’ka e mjerë kush të pa, ma çon zogun për hava”, zakonisht porositen këngë të tipit ‘Shtatë Shaljan kanë ra në Shtoj’, me vargje si p.sh.
“Marash Pali rrepte e kqyri,
Bajraktar na pshtoi veziri
kadal ktu tuk asht i biri
kadal ktu tuk asht i biri
krisi pushka e mloi tymi..”,
duke vazhduar me Këngën e Çun Mules që kulmon me fjalët:
“Nuk jam djalë për me u korite
jam Çun Mula pushkë me qitë”.
Kulmi arrihet me vallen që pastaj lë pa mend të gjithë: “Qorri i Ljazit”.
Për ta mbyllur me Jugun, sa herë që koka dhe trupi i Ali Pashës ndahen ndërmjet Stambollit dhe Janinës, është kot të hedhësh sytë te karrigia pranë teje apo përballë se janë të gjithë në valle…/Gjergj Meta /

Brukseli në pritje të detajeve të rezolutës së Serbisë për Kosovën

0

Michael DavenportShefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Michael Davenport, ka thënë Brukseli është në pritje të së ashtuquajturës, rezolutës së re serbe për Kosovën, që është përfolur këto ditë.

Davenport gjatë një konference për media në Beograd, nuk ka dashur të jep më shumë komente lidhur me këtë çështje, duke thënë se presin më shumë detaje sa i përket të asaj rezolute.

“Presim që të marrim detaje të sakta sa i përket përbërjes së asaj rezolute. Nuk mund të komentojë më shumë në këtë moment”, ka thënë Davenport.

I pyetur për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Davenport i cilësoi ato si pozitive.

“Ashtu siç keni dëgjuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, bisedimet kanë qenë pozitive, posaçërisht rreth zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit saktësisht në fushën e gjyqësorit”, ka shtuar ai./rtk/

Vetëvendosje! prezanton alternativën qeverisës edhe në Prizren

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! do të bëjë nesër prezantimin e alternativës qeverisëse dhe grupit punus në Prizren. Prezantimi bëhet në ora 11:00, në hapësirat e Kinemasë së re “Doku-Kino” .

Lideri i VV-së, Albin Kurti në ditën e parë të publikimit të kësaj alternative ka thënë se subjekti i tij politik do të përkujdeset për mirëqenien e klasës së mesme siç është arsimi, shëndetësia, punësimi, sigurimi dhe kultura.

“Mirëpo, mirëqenia për të varfrit para së gjithash është ushqim, veshmbathje, ngrohje, higjienë dhe strehim” dhe duke shtuar se “ndryshimet që i bëjmë ne, janë rrënjësore”,pati thënë Kurti/PrizrenPress.com /

QMF e Kijvës,punon me dy ndërrime

0

2488Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Kijevë, ka filluar të punoj në dy ndërrime, do të thotë nga ora tetë e mëngjesit deri në ora 23 e natës. Për këtë qëllim, gjatë pasdites së djeshme këtë qendër mjekësore, e ka vizituar edhe Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori për shëndetësi,Hajdin Berisha dhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Besim Zogaj.

Kryetari Begaj në koordinim me drejtorin e shëndetësisë, pas shqyrtimit të kërkesave të banorëve të kësaj ane, kanë marrë vendim që QMF në Kijevë, të filloj të punoj në dy ndërrime, pasi rreth Kijeva dhe fshatrat përreth, kanë nevojë për këto shërbime shëndetësore, për shkak të largësisë që kanë me qendrën komunale.

Qëllimi i vizitës së djeshme, ka qenë fillimi i punës në ndërrimin e dytë, por edhe njohja me kushtet punës dhe problemeve që mund ti kenë stafi mjekësor dhe pacientët në këtë qendër mjekësore. Kryetari Begaj, ka premtuar angazhim maksimal, në përkrahje të punës për këtë QMF, në mënyrë që banorëve të kësaj ane, t’ju ofrohen shërbime sa më të mira shëndetësore.