14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8636

Brigada 138 e UÇK-së, e pakënaqur me përmbajtjen e Ligjit për Veteranët

0

Rrustem BerishaIsh-pjesëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me procesin e miratimit dhe me përmbajtjen përfundimtare të Ligjit për Veteranët.

Sipas komandantit të kësaj brigade, Rrustem Berisha, ky ligj dështon të jetë gjithëpërfshirës dhe të jetë shembull pozitiv i bashkimit kombëtar, siç ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, duke mos i përfshirë të gjitha këto organizime, si ata që janë regjistruar në Shtabit të Përgjithshëm, Shtabeve të Zonave, Ministrisë së Mbrojtjes apo cilitdo organizim tjetër, raporton KTV.

Berisha bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë, kanë pohuar se nëse nuk do të ndodhin përmirësime në këtë ligj, do të ndërpresin të gjitha ngjarjet dhe manifestimet e parapara në kuadër të përvjetorit të 15 të Betejës së Kosharës.

20 vjet nga vdekja e Kurt Cobain

0

Kurt Cobain-revoleMë 5 prill të vitit 1994, këngëtari i grupit “Nirvana” Kurt Cobain e kishte qëlluar veten qëllimisht me një plumb, në moshën 27 vjeçare.

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e rokerit të famshëm amerikan, Kurt Cobain. Edhe pse shumë adhurues të tij anekënd botës mendojnë se këngëtari dhe kitaristi nuk është vetëvrarë, por është vrarë, versioni zyrtar thotë se Cobain ia ka shkrepur vetes në kokë një plumb, në garazhin e shtëpisë së tij në Seattle, nga i cili ka ndërruar jetë tri ditë më vonë.

Kohë më parë është bërë e ditur se është gjetur një film i pazhvilluar në vendin e vetëvrasjes. Policia e Seattle ka bërë të ditur se në ato fotografi shihet ambienti ku Cobain ishte vetëvrarë para 20 vjetësh me të gjitha pajisjet për përdorimin e drogës, gota, kuleta, cigaret dhe ka theksuar se në ato foto nuk ka shenja dyshimi se ai nuk është vetëvrarë.

Cobain ka qenë edhe qendra shpirtërore e grupit “Nirvana”, dhe bashkë me grupin ka arritur famë të madhe të cilën shumë vështirë e ka përballuar.

“Nirvana” dhe Cobain në masë të madhe kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës. Kënga “Smells Like Teen spirit” të cilën Cobain e ka shkruar në vitin 1991shënon fillimin e tërheqjes dramatike të disa zhanreve deri atëherë të dominuara në vitet e 80-ta.

Edhe sot këngët e Curt Kobainit, si “Lithium”, “About Girl”, “Polly”, “In Bloom”, “Come as You Are”, “Heart-Shaped Box”, “All Apologies” dhe “Rape Me” janë të popullarizuara dhe dëgjohen nëpër klube.

Në vendlindjen e këngëtarit, Aberdeen (Washington) në vitin 2005 është ngritur një mbishkrim ku shkruan “Welcome to Aberdeen – Come As You Are”.

Meqë Cobain nuk ka varr, shumë adhurues të “Nirvana”-s çdo vit në datën e vdekjes së tij, e vizitojnë parkun që ndodhet në afërsi të shtëpisë së tij.

Elvira Diamanti: Restaurimi i filmit shqiptar, i pamundur pa bashkëpunimin me Kosovën

0

Film-Liri a vdekjePas dixhitalizimit, sfida e radhës për kinemanë shqiptare është restaurimi i filmave, prodhimeve të viteve kur Kinostudio funksiononte. Regjisorë të ndryshëm shqiptarë, pohojnë se sot disa nga filmat që janë ndër më të njohurit dhe të vlerësuarit në kinematografinë shqiptare duhet të restaurohen, pasi në të kundërt kjo pasuri kombëtare do të humbasë. Filmi shqiptar ruhet në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, por restaurimi është një proces që kërkon fonde të mëdha, dhe ka një kosto të madhe për shteti shqiptar. Përballë kësaj gjendje, drejtoresha e AQSHF, Elivra Diamanti, pohon se puna në arkiv nuk është e paktë për filmat, por procesi i restaurimit nuk ka pas ekzistuar në vendin tonë që në kohën kur u themelua dhe Kinostudio. Për drejtoreshën Diamanti, e cila gjatë këtyre viteve falë punës së saj ka sjellë jo pak rezultate në AQSHF, problemi i restaurimit ka qenë i njohur prej vitesh.

Në këtë situatë, drejtoresha Diamanti, pohon se për restaurimin e filmave shqiptarë, që janë në gjendje problematike po shihet mundësia e bashkëpunimit me Kosovën. Sipas saj, procesi i restaurimit nuk mund të përballohet vetëm me fonde të shtetit shqiptar.

“AQSHF ka vetëm mirëmbajtjen e filmave, por dhe dixhitalizimin. Restaurimi i filmave nuk ka qenë as në kohën kur u themelua Kinostudio. Filmat kanë probleme, por restaurimi është një proces që ka një kosto të madhe, ndaj është menduar që të kemi një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës në Shqipëri dhe Ministrisë së Kulturës në Kosovë për të ndërtuar të parën studio restauruese për filmat”, pohon drejtoresha e AQSHF, transmeton Sotnews.

Si në të gjitha pjesët që janë konsideruar trashëgimi kombëtare, edhe për filmin kineastët pohojnë se askush nuk pyet, dhe sot filma si “Liri a vdekje”, “Rrethi i kujtesës”, etj, rrezikojnë të humbasin. Por në një kohë kur dy vendet janë angazhuar të ndërtojnë të parën studio restauruese në mënyrë që prodhime të pazëvendësueshme të retrospektivës shqipfolëse të mos mbeten peng i fondeve apo studiove përtej oqeanit si në Shtetet e Bashkuara, drejtoresha e AQSHF pohon se disa nga filmat janë restauruar, por ky proces bashkëpunimi do vijojë. “Nëntori i Dytë” është restauruar në SHBA, por edhe “Skënderbeu”, apo dhe filmi “Toka” që është përfshirë në këtë proces restaurimi”, tregon drejtoresha e AQSHF, duke shtuar se ky proces në bashkëpunim me të huajt, më pas do të vijojë një tjetër film që do ti nënshtrohet këtij procesi.

Kineastët: Po zhduket pasuria kombëtare

Regjisorë të njohur të filmit shqiptar si Esat Musliu apo Kristaq Mitro një pjesë të kësaj përgjegjësie ia delegojnë dhe Ministrisë së Kulturës. Për kineastët e njohur është e papranueshme që ndër vite nuk është folur për një fond restaurimi të dhënë nga Ministria e Kulturës, që të shpëtojë filmat që janë më në rrezik, e mes tyre radhiten “Liri a vdekje”, “Vitet e pritjes”, “Rrethi i kujtesës”, “Hije që mbeten pas”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Ballë për ballë”, etj, prodhime para ndërrimit të sistemit në vendin tonë.

“Çdo gjë po shkatërrohet, ç’të flasim? AQSHF duket se ka mbetur si jetimët e shekullit, filmi me ngjyra po humbet, duhet të restaurohet. Filmi im “Liri a vdekje” i 1979 po humbet, por besoj që MK e di gjendjen e AQSHF, e cila ruan memorien e kombit, ka një pasuri të madhe dhe duhet të japë fonde”, tregon kineasti Kristaq Mitro. Por jo pak i ashpër në reagimin e tij është dhe regjisori Esat Musliu.

“Ministria të krijojë një fond për restaurimin e filmit, kjo kushton por po shkatërrohet pasuria kombëtare. Janë shumë filma që kërkojnë restaurim, sidomos ata me ngjyra. Filmat e mi si “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Hije që mbeten pas” ashtu si filmat e tjerë kërkojnë ndërhyrje urgjente restaurimi”, pohon regjisori Esat Musliu.

Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar ruan filmin shqiptar që në fillimet e tij. Në ish Kinostudio janë prodhuar me dhjetëra filma, që sot konsiderohen si pasuri e madhe e kinematografisë shqiptare. Por me kalimin e viteve kjo pasuri kinematografike ka filluar të degradojë. Restaurimi i filmave është një proces që kërkohet nga shumë emra të njohur të kinemasë, të cilët shtojnë se filmat që sot janë në gjendjen më të keqe, janë dhe filmat më të kushtueshëm të Kinostudios.

Veteranët e UÇK-së kundër Tribunalit

0

thaci ,muharrem xhemajliKrijimi i një Tribunali për krimet e supozuara të luftës së UÇK-së, shkel mbi sovranitetin e Kosovës dhe si i tillë do të kundërshtohet nga veteranët e UÇK-së. Kështu tha kryetari i Shoqatës së Veteraneve të Luftës, Muharrem Xhemajli, gjatë një takimi që zhvilluan sot me kryeministrin e Kosovës,Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova ka sistemin e drejtësisë për t’u përballur me çdo sfidë.

Gjatë këtij takimi, menjëherë pas miratimit të ligjit për veteranët, Thaçi pranoi se ky ligj do të bëjë që të gjithë ushtarët me emblemë të UÇK-së t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Veteraneve të Luftës, Muharrem Xhemajli, tha se ky ligj nuk përjashton asnjë pjesëtar të UÇK-së që ka dhënë kontribut në luftë.

Thaçi ka folur edhe për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së duke thënë se më së largu deri më një korrik verifikimi do të kryhet.

Ai tha se në asnjë mënyrë zgjedhjet nuk do të ndikojnë në punën e komisionit për verifikim. /Telegrafi/

Rexhaj: 100 ditëshi i Mujës, kaloi në seancat gjyqësore

0

Arber Rexhaj 23Vetëvendosje! në Prizren vlerëson se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, në 100 ditëshin e mandatit të tretë nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

Asambleisti i VV-së, Arbër Rexhaj thotë se Muja gjatë kësaj kohe më shumë është marrë me seancat gjyqësore se sa me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Nuk mundem ta vlëroj punën 100 ditore të prof. Mujës, sepse në këto 100 ditë ai nuk ka bërë asgjë përveç se është marrë me seancat gjyqësore që në fund rezultuan me denimin e tij me burg”, thotë Rexhaj.

Sipas tij, kryetari Ranmadan Muja për shkak përplasjeve të brendshme nuk ka arrit deri vonë t’i përzgjedhë edhe drejtorët e rinj të Ekzekutivit.

“Deri vonë me përplasje të brendshme, me interesa të klaneve brenda partiake, ai nuk ka mundur t’i përzgjedhë drejtorët e vetë”.

“Në Asamble ka futur në rend dite pika të cilat kanë të bëjnë me çeshtje solemne. Aasnjë hap e projekt konkret nuk e ka zhvilluar”.

“Nuk është marrë me qytetarin e qytetin. Në këtë 100 ditësh veç një gjë e mirë ka ndodhur, por jo nga Muja, por nga drejtësia. Ajo e ka thënë fjalën e vet dhe e ka dënuar Mujën, i cili në formë morale është dashur të dorëhiqet”. /PrizrenPress.com/

Musliu fton shefin e EULEX-it në përkujtimoren e Rezallës

0

GanimeteMusliu-pdkDeputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka ftuar shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt që të merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Rezallës.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu i ka kërkuar Borchardt-it që të i bashkangjitet dhe ta përjetojë nga afër dhimbjen e saj dhe popullit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ndoshta pas kësaj, Borchardt do të kuptojë se për kënd duhet te themelohen Tribunalet për krime lufte.

Ja postimi i plotë i Ganimete Musliut në Facebook:

“I nderuari z. Borchardt. Nesër në Drenicë përkujtohet masakra e Rezallës”.

“Përkujtohet gjenocidi serb mbi popullatën e pafajshme civile.”

“Z. Borchardt, po mbushen 15 vite qe në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 88 shqiptarë”.

“U bënë 15 vite qe familjarët ende presin me 42 varre të hapura”.

“Si qytetare e kësaj treve, ju bëjë ftesë publike juve z. Borchardt që të merrni pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.”

“Ejani dhe përjetoni për se afërmi dhimbjen e popullit tim. Ndoshta vetëm atëherë do të kuptoni se për kë duhet te themelohen Tribunalet për krime lufte!”.

Ceremonia mbahet ne Fshatin Rezallë Komuna e Skenderajt me 5 Prill Ora 12:00”.

Fotot ‘selfie’ klasifikohen si çrregullim mendor

0

Selfie-astranautiShoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) edhe zyrtarisht ka konfirmuar atë që shumë persona e kanë menduar edhe vetë: t’i bësh foto vetes vazhdimisht është një çrregullim mendor.

APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të bordit të drejtorëve të vet në Çikago.

Çrregullimi quhet Selfitis dhe përkufizohet si ndëshirë obsesive dhe kompulsive për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar ato në median sociale si një mënyrë për të kompensuar mungesën e respektit për vetin dhe për të mbushur një hendek në intimitet, shkruan Gazeta Shqip.

APA tha se ka tri nivele të këtij çrregullimi:

Selfitis i lehtë: kryerja e fotove vetes së paku tri herë në ditë por jo për t’i postuar ato në median sociale;
Selfitis i rëndë: bërja e fotove së paku tri herë në ditë dhe postimi i çdo fotoje në median sociale;
Selfitis kronik: dëshirë e pakontrollueshme për t’i bërë foto vetes vazhdimisht dhe për t’i postuar ato në median sociale më shumë se gjashtë herë në ditë.

Sipas APA, megjithëse aktualisht nuk ka kurë për këtë çrregullim trajtimi i përkohshëm është i disponueshëm përmes Terapisë Conjiktive të Sjelljes (CBT).

Lajmi tjetër i mirë për ata që jetojnë në SHBA është që kjo terapi mbulohet nga kujdesi shëndetësor universal i njohur si Obamacare.

Ish-presidenti Bush, edhe piktor

0

Putin-portretIsh presidenti amerikan George W. Bush ka një aftësi të re për të shtuar në rezumenë e tij: piktor. Këtë Bushi e zbuloi gjatë një emisioni të transmetuar në televizionin NBC.

Portretet e pikturuara nga Bushi përfshijnë liderë botëror;, si: ish-kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti rus, Vladimir Putin, Dalai Lama dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Portretet e Bushit do të paraqiten në bibliotekën e tij presidenciale në Dallas të shtetit Teksas.

Titulli i ekspozitës, “Arti i Udhëheqjes: Diplomacia Personale e Një Presidenti”, do të ketë piktura të figurave botërore me të cilët ai punoi gjatë presidencës së tij nga viti 2001 në vitin 2009.

Ish-presidenti amerikan thotë se deshi t’ia bënte një portret edhe Putinit për të reflektuar atë që ai beson se ka qenë pikëpamja e liderit rus për botën.

“Vladimiri është një person i cili në shumë aspekte e konsideron Amerikën si armik”, thotë Bush. “Mendoj se ai e sheh botën në këtë mënyrë: ose fiton SHBA dhe humb Rusia, ose e kundërta”.

Ndërkaq, portreti i tij më i preferuar është ai i të atit të tij, ish-presidentit George H.W. Bush, për të cilin thotë se e ka admiruar qasjen që e ka pasur për miqësi me liderë botërorë.

Gjoshi: Procesi zgjedhor në duar të partive politike

0

BetimGjoshi-kqzAnëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e plotësojnë reformën e dëshiruar nga KQZ-ja, mirëpo, sipas tij, me këto ndryshime është përmirësuar teknikisht goxha shumë procesi zgjedhor.

“Mendoj se ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e plotësojnë reformën e dëshiruar nga KQZ-ja, por me këto ndryshime është përmirësuar teknikisht goxha shumë procesi zgjedhor”, ka thënë Gjoshi në një intervistë për “Epokën e re”, duke shtuar se gjatë leximit të dytë të këtij projektligji deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i bëjnë disa përmirësime sa i përket numërimit të votave, sidomos atyre për kandidatë, ku duhet të ofrohet një transparencë më e madhe në mënyrë që të ruhen votat e kandidatëve.

Ai ka treguar se, pavarësisht sfidave dhe problematikave, ky institucion mund t’i organizojë zgjedhjet parlamentare edhe me ligjin e ri.

Gjoshi ka thënë se KQZ-ja do ta bëjë të pamundurën për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike.

“KQZ-ja çdoherë ka qenë e gatshme t’i organizojë zgjedhjet kurdo që është kërkuar një gjë e tillë. Edhe tani jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje qoftë me ligjin aktual, por edhe me ligjin e ri. Të dy ligjet kanë një frymë demokratike të mirë”, ka thënë Gjoshi.

Megjithatë, ai ka thënë se i gjithë procesi është në duart e partive politike.

“Në mungesë të vullnetit politik ka devijuar procesi zgjedhor i 2010-s. Do ta bëjmë të pamundurën të kemi zgjedhje të mira, të cilat do t’i plotësojnë standardet demokratike”, ka deklaruar Gjoshi.

Ja pikat e marrëveshje Kosovë-BE sa i përket EULEX’it

0

Polici-EulexDokumenti që do t`u dërgohet parlamentarëve për ta votuar mandatin e EULEX-it është hartuar. Atë e kanë pranuar institucionet e Kosovës.
Marrëveshja me BE-në është e ngjashme më mandatet e mëhershme të EULEX-it, pos në dy pika. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale tash do të jetë vendës dhe shumica në panelet e gjykatave do të jetë më gjyqtarë po ashtu vendës, shkruan Tribuna.

Këto janë dy çështjet e vetme ku ka ndryshuar mandati i EULEX-it.

Këto janë pikat e marrëveshje Kosovë-BE sa i përket EULEX-it:

Në përputhje me nenet 17 (1), 18 (1) dhe 20 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne e mirëpresim praninë e ripërtërirë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVË”) .

– Emri, “EULEX KOSOVË
– tranzicioni i mandatit të EULEX KOSOVË, duke përfshirë normalisht moshapjen e asnjë rasti të ri si parim;
– Të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do të udhëhiqen nga zyrtarët e Kosovës;
– Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të jenë të integruar në institucionet e Kosovës dhe do t’i ushtrojnë funksionet tyre në pajtim me legjislacionin e Kosovës