11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8644

”Transit”, libër publicistik nga Burim Ramadani

0

transitTë dielën promovohet libri ”Transit” i Burim Ramadanit, përmbledhje kjo e disa prej shkrimeve autoriale botuar në medie.

‘Shkrimet e përmbledhura në këtë libër, të cilat do të pasohen me botimin e përmbledhjeve të tjera të shkrimeve të mia autoriale, ka marrë titullin “Transit”, duke u bazuar në përmbajtjen e shumicës së shkrimeve të mia të deritashme që kanë pasur për temë vështirësitë, sfidat dhe mundësitë e Kosovës gjatë transicionit. Renditja e këtyre shkrimeve, në libër, nuk është bërë në mënyrë kronologjike, por në mënyrë tematike, nëpër kapituj’, shkruan Ramadani në rrjetin social Facebook.
Libri i dedikohet gazetarit dhe publicistit Bardh Hamzaj.

Vehapi paralajmëron rrënimin e restaurantit “Aurora”

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi,ka paralajmëruar se do të rrënojë restauranti “Aurora”.  Ky restaurant është i ndërtuar në oborrin e shkollës “Xhelal Hajda – Toni”.

Vehapi, ka konfirmuar për “Rahoveci24” se është duke punuar intenzivisht për përmirësimin e ambientit në qytet, pjesë e së cilës është edhe “Aurora”.

“Restauranti “Aurora” do të rrënohet shumë shpejt, dhe në të njëjtin vend do të ndërtohet një fushë futbolli, që do të ketë edhe kosha të basketbollit, që do të shërbejnë për të rinjt që të kalojnë kohën duke u marrë me sport, dhe duke qëndruar larg fenomeneve negative”, ka thënë Vehapi.

 

Prokurorët e Kosovës dhe Shqipërisë, bashkohen në Prizren

0

syle hoxha 23Prokurorët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë për tri ditë do të mbajnë konferencë të përbashkët në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj tha se gjatë konferencës do të bëhet elaborimi mbi funksionimin e sistemit Prokurorisë së Kosovës dhe dhe atij të Shqipërisë.

Po ashtu do të shqyrtohet memorandumit për bashkëpunim në mes Prokurorisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shqipërisë.

“ Në këtë konferencë do të dalin konkluzionet dhe rekomandimet për ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorive të Kosovës dhe Shqipërisë”./PrizrebnPress.com/

Agjenda
E ENJTE – 03 PRILL 2014
Akomodimi i pjesëmarrësve
Hotel Theranda, Prizren
11:00- 11:30
(30 min)
Hapja e konferencës

Bashkë-kryesues:
Z. Ismet KABASHI, Kryeprokuror i Shtetit, Republika e Kosovës
Z. Adriatik LLALLA, Prokuror i Përgjithshëm, Republika e Shqipërisë
11:30-13:00
(90 min) Elaborim mbi funksionimin e sistemit Prokurorial të Kosovës

Z. Ismet KABASHI, Kryeprokuror i Shtetit, Kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës;
Z. Idain Ismailji, Kryetar i komisionit për shqyrtimin e përformancës së Prokurorëve
Z. Sylë Hoxha, Kryetar i Komisionit për akte normative të KPK-se
Z. Aleksandër Lumezi, Anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa

13:00-13:30
(30 min)
Diskutim i hapur mbi funksionimin e sistemit prokurorial në Kosovë

13:30- 15:00
(90 min)
Dreka

15.00-16.30
(90 min) Elaborim mbi funskionimin e sistemit prokurorial të Shqipërisë

Z. Adriatik LLALLA, Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Arben Dollapaj, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore
Z. Shkëlqim Hajdari, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë
Z. Kujtim Luli, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të RSH

16:30-17:00
(30 min)
Diskutim i hapur mbi funksionimin e sistemit prokurorial në Shqipërisë
17:00
Mbyllja e ditës së parë

E PREMTE – 04 PRILL 2014

09.30-11.00
Shqyrtimi i memorandumit për bashkëpunim në mes Prokurorit të Shtetit, të Kosovës dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë

11.00-11.15
Pushim i kafesë

11:15-12.30
Konkluzionet dhe rekomandimet për ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorive të Kosovës dhe Shqipërisë

12.30-14.00

Dreka

14.00-16:00
Vizitë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

E SHTUNË 05 PRILL 2014

10.00 – 12.00
Vizitë në Prokurorinë Themelore në Prizren
12.00-14.00
Dreka
14:00
Fotografime grupore
14:30
Përfundimi i konferencës

 

Kërcënohen me armë zjarri tre persona në Prizren

0

ArmaaaaTre persona në  Prizren janë kërcënuar me armë zjarri nga dy të dyshuar.

Policia e Kosovës ka intervistuar të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së njërit prej tyre ka gjetur dhe konfiskuar një revole të llojit “Crvena Zastava” së bashku me një karikator me 6 fishkë të kalibrit 7.62mm.

Në konsultim me Prokurorinë, rasti vazhdon të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Danaj: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës si Krimeja Rusisë

0

KoçoDanajJanë 6 fakte të cilat krahasimin Kosovë-Krime e bëjnë të pabesueshëm. E para, Kosova u aneksua me dhunë Serbisë, pas Konferencës famëkeqe të Londrës, ndërsa Krimeja iu dha Ukrainës në kohën e Hrushovit. Tirana dhe Prishtina duhet të mbështesin me të gjitha forcat për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë. Ideja e Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh është sikur e tregtarëve në ekonominë e lirë të tregut. Për të jetësuar idenë e Shqipërisë Natyrale, në pushtet duhet të vijnë shqiptarë që mendojnë dhe të veprojnë kombëtarisht.Kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, flet për Express.
Express: Pse duhet të përdoret precedenti Krimea për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën dhe Shqipërinë?

K. Danaj: Po bëj një sqarim, diplomacia ruse pastaj ajo botërore përdorën, precedentin Kosovë në fillim. Ju kujtohet se Putin e artikuloi disa herë, rastin Kosovë, për të arsyetuar rastin Krime. Por Putin më shumë dhe diplomatët e Brukselit më pak të cilët ju kundërvunë, harruan të përmendin 6 fakte të cilat krahasimin Kosovë-Krime e bënë të pabesueshëm.

Express: Cilat janë ato fakte?

K. Danaj: E para: Presidenti Putin e di shumë mirë se Kosova u aneksua me dhunë Serbisë, pas Konferencës famëkeqe të Londrës, ndërsa Krimeja iu dha Ukrainës nga Byroja Politike e PKBS në kohën e Hrushovit. Le ta dënojë Putin mbledhjen famëkeqe të Londrës që copëtoi kombin shqiptar dhe ia dha Kosovën Serbisë. As më shumë e as më pak le të bëjë atë që bëri Lenini në 1917. E dyta: Mbi Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës u ushtrua një gjenocid gati një shekullor nga shovinizmi serb. Le ta dënojë presidenti Putin këtë gjenocid zyrtarisht. E treta: Rusia është ajo që mban akoma në këmbë Rezolutën famëkeqe 1244, duke vendosur Veton e saj. Kjo Rezolutë, është akoma si fusnotë pas fjalës Kosovë. Le ta heqë, Putin, të drejtën e Vetos duke u bërë nismëtar i anulimit të kësaj Rezolute. E katërta: Kosova nuk ka të drejtë me Kushtetutë të bashkohet më Shqipërinë, për shkak të kësaj Rezolute. Le të ndikojë Putin tek arbitrat ndërkombëtarë, për të ndryshuar Kushtetutën duke lejuar Kosovën të bashkohet me Shqipërinë. E pesta: Putin duhet ta dijë se miqtë e tij serbët e kërcënojnë Kosovën me ndarjen e Veriut të saj, ndërsa Krimeja u bashkua me Rusinë pa pyetur se sa tatarë apo ukrainas jetojnë atje. Për kulturë të diplomacisë ruse, në Kosovë jetojnë 92 për qind shqiptarë dhe 8 për qind pakica kombëtare. Në Krime jetojnë 58 për qind rusë dhe 32 për qind pakica kombëtare. E gjashta: Në Konferencën e Potsdamit në Korrik 1945, populli shqiptar i Kosovës u trajtua si pakicë që kishte marrë pjesë aktive në Luftën e dytë botërore me 50 mijë antifashistë dhe 6 mijë dëshmorë. Megjithatë, aleatët më të ngushtë të Putinit, serbët vazhduan gjenocidin ndaj tyre dhe shpërnguljen në Turqi. Pra janë gjashtë fakte që nuk janë thënë as nga Putin, por disa prej tyre as nga diplomatët perëndimorë, që kanë vënë shenjën e paralelizmit midis Kosovës dhe Krimesë apo që e kanë kundërshtuar atë. Kur të pranohen këto gjashtë fakte në fillim nga Moska e Putin dhe pastaj disa prej tyre edhe nga miqtë e serbëve në Bruksel, shqiptarët do të gjykojnë ndryshe. Le të vijmë tani tek kërkesa që Lugina e Preshevës të bashkohet me Shqipërinë . Është një kërkesë e drejtë, e pjekur dhe në kohën e duhur. Ndërsa sulmet kundër kësaj kërkese janë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Pse? Lugina e Preshevës është një meritor shqiptar që iu shkëput Shqipërisë Natyrale nga e ashtuquajtura Mbledhje e Londrës së bashku me dhjetëra mijëra kilometra katrore të tjera, siç ishin Shqipëria Verilindore, Shqipëria Lindore nën Maqedoni, Çamëria dhe trojet shqiptare nën Mal të Zi. Kjo kërkesë është plotësisht në përputhje me këtë të drejtën ndërkombëtare. Ja disa fakte: Franca sot konsideron territore të saj një grup ishujsh mijëra kilometra katrore larg Francës në Amerikën Qendrore, si San Martin, Martinikë etj etj, Britania e Madhe konsideron territore të saj ishuj mijëra kilometra larg si ishujt Malvine afër Argjentinës. Ato i quajnë këto si territore “përtej Detit”. Rusia konsideron territor të saj provincën e Konigsbergut (Kaliningradit), mijëra kilometra larg Rusisë. Dhe kjo është konsideruar në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare. Përse të mos konsiderohet e tillë edhe kërkesa për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë? Vazhdojmë më tej: Krimea zhvilloi referendum dhe u bashkua me Rusinë me pretekstin se në Ukrainë erdhën në pushtet forca nacionaliste dhe ultranacionaliste. Ndërkaq në Beograd, në zgjedhjet e fundit parlamentare erdhën në pushtet forcat ultranacionaliste të Vuçiqit dhe Daçiqit, të cilat zotërojnë 82 për qind të parlamentit serb. Këto forca në të kaluarën shumë të afërt janë të njohura për gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve në mbarë trojet shqiptare dhe veçanërisht në Luginën e Preshevës. Sot synimi i tyre është i ashtuquajturi spastrim “demokratik: i Luginës. Shembulli i qytetit të Medvegjës dhe spastrimi i tij nga shqiptarët pas viteve 2000 e vërteton më së miri strategjinë e ultranacionalizmit serb.

Express: Sa është e gatshme Kosova dhe Shqipëria të nisin këto procedura për rikthimin e Luginës së Preshevës në territor të dy shteteve shqiptare?

K. Danaj: Nuk është puna për gatishmëri. Problemi qëndron te vizioni për të ardhmen. Tirana dhe Prishtina duhet të mbështesin me të gjitha forcat bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë. Përndryshe nuk janë politikanë shqiptarë, por porosimarrës. Bashkësia ndërkombëtare ka dalë kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ndërkohë, ju po insistoni të përdoret ky rast si precedentë për Luginën e Preshevës.

Express: Keni marrë ndonjë reagim nga faktori ndërkombëtarë për idenë tuaj?

K. Danaj: E para: Unë nuk jam arbitër i marrëdhënieve ndërkombëtare, por veprimtar i çështjes shqiptare. E dyta: Diplomatët ndërkombëtarë në Tiranë, nuk kanë mundur dot të rrëzojnë faktet e mësipërme. Prandaj ata të japin mbështetje në takim direkt e natyrisht të kundërshtojnë kur dalin në televizor. Mua më intereson më shumë mbështetja në takime direkte.

Express: Nëse shkojmë me këtë logjik edhe Veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë dhe të përdor precedentin Krimea për t’u bashkuar me Serbinë?

K. Danaj: Jo, me logjikën time që mbështetet në të drejtën historike nuk mund të përdoret nënteksti i pyetjes suaj. Në Krime jetojnë 32 për qind tatarë dhe ukrainas. Keni dëgjuar gjë ju që ata të kërkojnë shkëputje? Jo. Lëshimet parimore të politikës shqiptare për të pranuar Ahtisarin Plus, nuk duhet të përdoren si argumente në çështjen shqiptare.

Express: Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri edhe njëherë e ka ri-aktualizuar idenë e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ai ka propozuar shkëmbimin e një pjesë të Veriut të Kosovës me tri komunat në Luginë të Preshevës. Sa është e mundshme një ide e tillë?

K. Danaj: Më falni, por në ekonominë e tregut është normale të ketë edhe tregtarë tokash, që i shesin apo i blejnë. Por një vend demokratik që zhvillon ekonominë e tregut, ashtu siç pranon tregtarin e tokave, po ashtu ndalon tregtarin e territoreve. Dhe e dyta, akoma territore do të falin shqiptarët, nuk ju mjafton Toplica, Nishi, Vranja, Tutini, Prilepi, Velesi etj., etj.

Express: Në përvjetorin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë, liderët e Kosovës dhe Shqipërisë iu kthyen retorikës nacionaliste, por më nuk kemi dëgjuar as deklarata…?

K. Danaj: Nuk ishin deklarata nacionaliste, ishin thellësisht europeiste. Por mjerisht mbetën vetëm deklarata dhe nuk u shndërruan në Platformë tërësore për bashkimin e meritoreve shqiptare mbi bazën e Aktit Juridik të Kuvendit të Vlorës që i shpalli Kufijtë e Shqipërisë nga Presheva në Prevezë e nga Durrësi në Shkup.

Express: Një institut nga Shqipëria dha alarmin se Serbia mund të aneksoi Kosovën pas rastit të Rusisë me një pjesë të Ukrainës. Sa ka rrezik të ndodh një gjë e tillë duke pasur parasysh kontekstin e Kosovës dhe rajonit?

K. Danaj: Zero mundësi. Vërtet mendoni se Serbia do të ndërmarrë një aventurë të tillë? Ata janë ultranacionalistë, por nuk janë budallenj që ta zvogëlojnë Serbinë në deri kufijtë e Pashallëkut të Beogradit.

Express: A mund të presim që Edi Rama dhe Hashim Thaçi të bëjnë diçka sa i përket idesë tuaj për “Shqipërinë Natyrale”?

K. Danaj: Dy veta mund të bëjnë diçka siç thoni ju. Për shembull bashkimin ekonomik, arsimor, kulturor etj. Por bashkimi i një kombi kërkon më shumë se dy veta, kërkon një Elitë, kërkon që dy Akademi në Prishtinë dhe Tiranë të mos merren me sherre meskine, të mos merren se kush është i pari. E para është Shqipëria Natyrale. Ne të tjerët jemi të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm. Dhe e fundit, politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë apo Shkup mjafton të arrijë Pjekurinë Kombëtare të Kombit Shqiptar që e tregoi në 28 Nëntor 2012 në Vlorë.

Express: Kush duhet të vijë në pushtet në Kosovë dhe Shqipëri që të jetësohet ideja juaj?

K. Danaj: Duhet të vijnë politikanë të cilët pasi të pranojnë globalizmin si fenomen botëror, të mendojnë dhe të veprojnë kombëtarisht. Pra për politikanë që nuk regjistrohen thjesht si shqiptarë, por që ndjehen shqiptarë në çdo hap të veprimtarisë së tyre.

Thaçi: Qëndrimi ndaj Ukrainës, i njëjtë me BE-në e SHBA-në

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qëndrimi i Kosovës karshi krizës në Ukrainë “është i qartë dhe përkon drejtpërdrejt me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kemi një qëndrim të përbashkët me Brukselin dhe Uashingtonin”, ka thënë zoti Thaçi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Prishtinë, gjatë një vizite që i bëri Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Muajin e kaluar, Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë. Një veprim i tillë është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Latifi kërkon mobilizim të AAK-së në Rahovec

0

SmajlLatifi10-5Kryetari i Degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi ka kërkuar nga përfaqësuesit e nëndegëve, që të angazhohen më shumë në forcimin e idesë politike të këtij subjekti politik.

Ai është shprehur i bindur se AAK-ja, në zgjedhjet nacionale, do të jetë forca e parë politike në Rahovec.

“Meqë jemi afër zgjedhjeve nacionale duhen të merren hapat e mëtutjeshëm në relacion me forcimin e idesë se AAK, duhet të jetë forca e parë politike dominuese në komunën e Rahovecit”, tha Latifi

“AAK është duke e përgatitur programin qeverisës për zgjedhjet nacionale. Me këtë program qeverisës po merren ekspertët më të mirë që ka AAK nga të gjitha sferat”/PrizrenPress.com/

LDK: Ministria e Kulturës po bënë diktat politik

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e shqetësuar për thellimin e diktatit politik mbi institucionet e kulturës. Zgjedhja e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar, pas favorizimit të hapur politik nga struktura udhëheqëse e ministrisë, e ka dëmtuar përfundimisht teatrin si institucion nacional kulturor dhe artistët i ka vënë para sprovës së madhe për fatin e tyre.

Sipas LDK-së, fakti se shumica sish janë frikësuar dhe nuk i janë nënshtruar fare garës, ngaqë e kanë parë “përzgjedhjen” si një farsë të orkestruar, dëshmon se ky proces, përveç se është “fundi i një kronike të paralajmëruar”, është ndër më komprometuesit në dhjetëvjetëshin e pasluftës në Kosovë, në mos edhe në krejt historinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Ne jemi të bindur se ky proces është në kundërshti me pritjet e komunitetit artistik dhe se atij i ka paraprirë një histori e zhvillimeve të orkestruara. Kështu, më 24 shkurt 2014 ministri pati emëruar Këshillin e ri Drejtues të Tetarit Kombëtar të Kosovës, pa dhënë asnjë sqarim publik se pse është shkarkuar pjesa e mbetur e këshillit (pas dorëheqjes së dy anëtarëve) dhe pse është emëruar këshilli i ri. Duket se është bërë tashmë praktikë e qeverisjes arbitrare të tij që gjithmonë, pak dit? ? ose pak javë para se të fillojë procesi i zgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm, të shkarkojë dhe të emërojë këshilla sipas qefit të tij. Jo rastësisht në Këshillin e ri të TKK-së janë emëruar një ish-këshilltar i tij (HaqifMulliqi) dhe një këshilltar i kryeministrit të Kosovës (Fadil Hysaj), për të cilin vetë z. Avdiu pati deklaruar se e përkrah. Vendimet arbitrare nuk përfundojnë këtu”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Sipas tyre, nga fundi i vitit të kaluar si U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar (po jashtëligjshëm) Kamuran Goranci, aktualisht drejtor i Departamentit të Kulturës në MKRS, në varësinë e të cilës është TKK-ja.

“Pra, kjo mund të konsiderohet si një ndërhyrje e pastër dhe arbritarisht e qëllimshme në punën dhe menaxhimin e TKK-së.Ne konsiderojmë se praktikat e manipulimit të konkursit dhe instalimi me diktat politik i udhëheqësve të institucioneve kulturore vetëm s a do ta thellojë edhe më shumë krizën në TKK”, thuhet në komunikatë.

LDK i bënë thirrje qeverisë të heqë dorë nga praktika e ndërhyrjeve dhe e emërimeve politike, sepse me veprime dhe vendime të tilla po krijon pasoja vështirë të riparueshme.

Muja uron Erdoganin

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ia ka uruar fitoren kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Kam kënaqësinë e veçantë në emrin tim personal dhe të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, të cilën e drejtoj, t’iu përcjelli urimet më të përzemërta me rastin e fitores së madhe të partisë Tuaj (AKP) në zgjedhjet vendore”.

“Kjo fitore, është një garanci se vendi juaj, po ecë drejt zhvillimeve të gjithanshme dhe po bëhet një faktor gjithnjë më ndikues në përmasa globale”, thuhet në urimin e Mujës.

“Kjo fitore e rëndësishme në këto zgjedhje vendore, do të jetë një nxitje shtesë për thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve të gjithëmbarshme bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, Republikës së Kosovës dhe shtetit mik të Turqisë, e në veçanti për nxitjen e proceseve zhvillimore dhe investuese, nga ana e vendit tuaj në Komunën e Prizrenit, qytet i cili me shumë mburrje dhe krenari ju ka shpallur “qytetar nderi” i qytetit të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

 

 

Jahjaga shpallet Qytetare nderi e Panamasë

0

Jahjaga dhe Méndes de ObarrioPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Panama, me ftesë të presidentit Ricardo Martinelli, u shpall Qytetare nderi e qytetit të Panamasë dhe iu dorëzua çelësi i këtij qyteti.

Titulli Qytetare nderi iu dha presidentes Jahjaga, në një ceremoni të organizuar nga kryetarja e qytetit të Panamasë, zonja Roxana Méndes de Obarrio, në vendimin e së cilës thuhet se “çelësi i qytetit dhe titulli i qytetarit të nderit i jepet Presidentes Jahjaga për përfaqësimin dhe prezantimin e Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe kontributin në procesin e konsolidimit ndërkombëtar dhe njohjeve për vendin”.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues diplomatikë, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Vietnamit, Nguyen An Duy, ambasadori i Italisë, Giancarlo Maria Curcio, ambasadori i Panamasë në Holandë, jorezident për Kosovën, Jose Manuel Teran Sitton, dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi.

Pas ceremonisë së ndarjes së titullit Qytetare nderi dhe dorëzimit të çelësit të qytetit të Panamasë, Presidentja Jahjaga në fjalën e saj tha:

“E nderuara kryetare e komunës Roxana Méndes de Obarrio,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik në Panama,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë që më bëtë pjesë të qytetit tuaj, të qytetit të Panamasë. Jam shumë e nderuar për miqësinë që po tregoni, sepse kjo do të thotë shumë jo vetëm për mua por për të gjithë popullin e Kosovës. Ju falënderoj, me sinqeritetin tim më të madh dhe e pranoj me shumë nder këtë çelës dhe titullin Qytetare nderi e qytetit të Panamasë.

Jam e nderuar që me ftesë të Presidentit Martinelli vizitoj vendit tuaj dhe kam mundësinë të shoh nga afër këtë qytet kaq të veçantë, me një traditë të vjetër, që është simbol i kulturës, i zhvillimit, i përparimit dhe i ekonomisë. Qytet që gërsheton të vjetrën me të renë, që vlerëson traditën dhe që e vë atë në funksion të zhvillimit.

Dua t’ju siguroj që ky nder që ma bëtë sot mua, mbart më vete një vlerë të madhe për të dy popujt tanë, dhe dëshmon se vendet tona, pavarësisht se mund të jenë në dy anë të ndryshme të botës, po ndërtojnë miqësi të bazuar mbi mirëkuptimin e përbashkët.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mikpritjen kaq të ngrohtë që ma bën qytetarët e Panamasë, te të cilët pash vlera të cilat i ndajnë edhe qytetarët e vendit tim, vlera të një bote demokratike dhe të përparuar.

Këto vlera të botës demokratike i përfaqëson sot edhe shteti im që ka përmbyllur një histori të dhunës dhe të luftës jo më shumë se 15 vjet më parë, duke u shndërruar sot në një vend të tolerancës, mirëkuptimit, gjithëpërfshirjes së qytetarëve të tij.

Republika e Kosovës, që ka shpallur pavarësinë e saj 6 vjet më parë, është një rrëfim i suksesshëm i qytetarëve dhe institucioneve të tij dhe i bashkësisë ndërkombëtare, një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe më gjerë.

Ne jemi një shtet i vogël në Evropën Juglindore, i përkushtuar për të krijuar marrëdhënie miqësore me shtetet kudo në botë, dhe miqësia jonë me Panamanë, që ishte ndër vendet e para të Amerikës Qendrore që njohu vendin tim, simbolizon njohjen e vlerave të përbashkëta të shoqërive tona dhe garancinë për një botë më të mirë e gjithëpërfshirëse.

Dy vendet tona po tregojnë se sa e mundshme është për të ndërtuar miqësinë dhe sa e qëndrueshme mund të jetë ajo kur bazohet në respektin e ndërsjellët dhe në mirëkuptim.

Prandaj Kosova dhe Panamaja kanë çka t’i ofrojnë njëra tjetrës. Shkëmbimin e vlerave të shoqërive të të dyja vendeve dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat që janë interes i përbashkët i yni.

Dëshiroj të shpreh një falënderim të veçantë dhe për ju kryetare e Komunës, znj. Mendes. Ju po tregoni që jeni një shembull i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, duke i qëndruar pranë qytetarëve dhe duke iu ofruar atyre mundësi të barabarta dhe qasje në shërbimet që ju sigurojnë një jetë dinjitoze, ashtu siç e meriton çdo qytetar i botës.

Dhe sërish e theksoj se miqësia në mes dy vendeve tona do të jetë e vazhdueshme dhe e mbështetur në përkushtimin për ta forcuar atë”.