11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8643

FAK’u hyn në zonën e nxehtë

0

FSK-marrshNëse ndryshimet kushtetuese marrin vota të mjaftueshme në Kuvend, atëherë Kosova brenda dy javësh do t’i zyrtarizojë Forcat e Armatosura të Kosovës.
Amendamentet për këtë çështje janë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa vetëm nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, duke përfshirë edhe ato të minoritarëve.

Këta të fundit kërcënojnë sërish se nuk do të votojnë për FAK’un, nëse nuk u vazhdohen mandatet e vendeve të rezervuara, shkruan Tribuna.

Amendamentet e Qeverisë kanë marrë “izën” e Gjykatës Kushtetuese dhe të njëjtat pritet të dërgohen zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës e të procedohen në votim.

Serbia mund ta ndryshojë pozicionin, jo Marrëveshjen

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Autoritetet e Beogradit po paralajmërojnë ndryshimin e pozicionit të tyre në raport me dialogun dhe Marrëveshjen e arritur me Prishtinën. Në bazë të vizionit që ka paraqitur presidenti serb, Tomislav Nikoliq, që nga 19 prilli e këndej kanë ndodhur zhvillime të reja, që sipas tij, ndikojnë tani edhe në zbatimin e marrëveshjes. Në rend të parë, Nikoliq ka përmendur reduktimin dhe transformimin e misionit të EULEX-it pas 15 qershorit si dhe paralajmërimin për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kurse shkarazi ka përmendur edhe ndryshimet në politikën globale, që ka lënë të nënkuptohet se ka menduar për rastin e krijuar në Krime të Ukrainës pas invazionit të Rusisë. Mirëpo pretendimet e presidentit serb në Prishtinë po komentohen qoftë si nisma të njëanshme apo edhe deklarime për konsum të brendshëm politik.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka rikujtuar se Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian ka karakterin e marrëveshjes ndërkombëtare. Andaj, sipas tij, duhet pasur parasysh se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të ndryshohet pa pajtimin e dy palëve..

EULEX-i ndryshohet pak

0

EULEX-kosovePrej 15 qershorit, shefi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Jonathan Ratel, do të jetë shef në shkuarje i organit që ka përgjegjësinë kryesore të luftimit të krimeve serioze në vend. Në panelet e gjykatave, që nga mesi i qershorit nuk do të jenë më dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendës. Përbërja do të ndryshojë në favor të kosovarëve, duke bërë që panelet të përbëhen nga dy gjyqtarë vendës dhe një ndërkombëtar.

Këto janë ta arriturat e vetme të palës kosovare në dialogun me BE-në për heqjen e mandatit ekzekutiv të EULEX-it. Prokurorët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të kenë mandat ekzekutiv, por për të marrë një rast të ri do t’u duhet besimi i shefit të tyre kosovar. Të gjitha ndryshimet tjera të planifikuara për misionin më të madh që ka pasur BE-ja ndonjëherë në një vend jashtë unionit, kanë dalë të jenë të pamundshme.

EULEX-i do të vazhdojë të jetë mision i madh edhe pas qershorit, pasi që reduktimi do të jetë minor, derisa nuk do të ndahet në tri njësi, ashtu siç qe planifikuar nga vetë ekspertët e BE-së që patën bërë një rishikim strategjik të misionit në fund të vitit të kaluar. Strategjia, të cilën përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton ua pati prezantuar shteteve anëtare dhe një kopje të së cilës pati arritur të publikoj gazeta Tribuna, planifikonte që EULEX-i të mos ishte më një mision i vetëm dhe që të ndahej në tri njësi./tribuna/

Saramati: 5 mijë ushtarët e Koshares, Pashtrikut… ishin UÇK

0

UÇK-koshareNënkoloneli Ruzhdi Saramati, ish komandant i brigadës 128, tha se të gjithë këta ushtarë kanë qenë luftëtarë të UÇK. ” Absolutisht nuk është e vërtetë, se kinse ushtarët që kanë luftuar në Koshare, kanë qenë formacion i të ashtuquajturit ”FARK”. Të gjithë ushtarët janë rreshtuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe bëhet fjalë për afër 5.000 ushatër të mobilizuar”, thotë ai.

Më poshtë, po japim reagimin e plotë të Nën Kolonel Ruzhdi Saramatit, ish Komandant i Brigadës 128, ZOP, UCK, dhe ish Komandant i mobilizimit të përgjithshëm, në Kukës.

“Kohën e fundit i kam dëgjuar disa deklarime publike që po bëhen në lidhje me të ashtuquajturin “FARK”. Nuk e kam ndërmend të zgjerohem shumë e të flasë për atë që nuk jam kompetent, por më intereson të flas në lidhje me mobilizimin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kukës në periudhën mars-prill 1999. Gjatë kësaj kohe, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës më pati emëruar përgjegjës dhe komandant i mobilizimit të përgjithshëm në pikën 1 dhe 2 në Kukës. Mund të themi se mobilizimi ka shkuar në mënyrë shembullore. Të gjithë ushtarët janë rreshtuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe bëhet fjalë për afër 5.000 ushatër të mobilizuar. Asnjëherë dhe askund nuk është përmendur e as nuk ka ekzistuar fjala “FARK”.

Këta ushtarë, sapo i kanë kryer stërvitjet, janë dërguar nëpër frontet e luftës brenda në Kosovë, pastaj në Koshare (operacioni “Shigjeta”-1), Pashtrik (operacioni “Shigjeta”-2), etj. Të gjithë këta ushtarë kanë qenë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Absolutisht nuk është e vërtetë, se kinse ushtarët që kanë luftuar në Koshare, kanë qenë formacion i të ashtuquajturit “FARK”. Me të vërtetë, ky është një manipulim me luftëtarët. Këtë e di shumë mirë zotëri Rrustem Berisha ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Esat Krasniqi, ish – anëtar i Shtabit të Brigadës 138, etj. Tashmë, ekzistojnë listat e ushtarëve të mobilizuar, të cilët janë dërguar për luftë në Koshare nga pikat e mobilizimit në Kukës. Kjo hallkë ka funksionuar në mënyrë zyrtare, dhe në kuadër të strukturës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës. Këtë, nuk e di vetëm unë, por të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës. Bile, eprorët dhe oficerët e Brigadës 138, që perceptoheshin si formacion i FARK-ut, janë zotuar para Xheladin Gashit – “Plaku”, komandant i logjistikës së përgjithshme të UÇK-ës, dhe para anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, se do të punojnë dhe veprojnë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nën urdhërat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta, që sot po trumbetojnë për të ashtuquajturin “FARK”, e dinë këtë punë shumë mirë, dhe është e papranueshme, të thuhet diçka që s’ka ndodhur.

Kemi edhe shumë gjëra të tjera për të thënë, por me këtë paraqitje, deshta të përmendi se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë luftuar në Koshare, kanë qenë pjesë e mobilizimit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe është gabim të njollosen se kanë qenë të “FARK”-ut. Unë, një gjë e di, se i ashtuquajturi “FARK” nuk ka bërë mobilizim të ushtarëve, dhe ne nuk kemi pa asnjë emblemë tjetër, përveç asaj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Obama: Pavarësia e Kosovës krejtësisht legale

0

Urime PavaresiaPër dallim prej Krimesë, në Kosovë kishte një proces të lirë demokratik të mundësuar nga OKB, e ku njerëzit e kishin mundësinë që të votonin për të zgjedhur Parlamentin e tyre, i cili në mënyrë legale e shpalli pavarësinë, pasi që të gjitha mundësitë e tjera u shteruan.

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar deklaratat e Presidentit Barack Obama rreth mbajtjes së referendumit në Kosovë për shkëputjen nga Serbia.Një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një përgjigje me shkrim agjencisë ruse të lajmeve, Itar Tass.

“Kur ka folur për Kosovën, presidenti ynë ka pasur në mendje situatën unike me të cilën Kosova e ka fituar pavarësinë. Ajo ka ndodhur pas viteve të tëra të negociatave dhe me një rol prijës nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë kjo zyrtare.

Ajo ka shtuar se pavarësia ishte një nga opsionet e përmendura nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton koha.

“Me Rezolutën 1244 Kosova u vu nën administrimin e OKB-së që mundësoi negociata për statusin e ardhshëm të Kosovës, që përfshinte edhe mundësinë e pavarësisë. Për dallim prej Krimesë, në Kosovë kishte një proces të lirë demokratik të mundësuar nga OKB, e ku njerëzit e kishin mundësinë që të votonin për të zgjedhur Parlamentin e tyre, i cili në mënyrë legale e shpalli pavarësinë, pasi që të gjitha mundësitë e tjera u shteruan”, ka thënë zyrtarja amerikane.

Jepë dorëheqje nga PDK-ja, kalon te NISMA për Kosovën

0

doreheqjeKyetari i nëndegës së PDK-së në Malishevë, Enver Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Ai aktivitetin e tij politik nga sot do të zhvillojë në subjektin më të ri politik, NISMA për Kosovën.

Dorëheqje nga PDK-ja në Malishevë kanë dhënë edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj nëndege.

“Bazuar në gjendjen e krijuar pas zgjedhjeve lokale të nëntoerit të vitit 2013, konform të drejtës dhe zbatimit të përgjegjësisë dhe shprehjes demokratike të vullnetit politik, kam vendosë të ofroj dorëheqjen time prej pozitës së kryetarit të nëndegës së PDK-së në Malishevë”

“Po ashtu kam dhënë dorëheqjen nga anëtarsia e PDK-së”.

“Nga dita e sotme kam vendosë që aktivitetin tim politik ta jap në subjektin e ri NISMA për Kosovën, e cila është një alternativë e re politike, që iu është ofruar qytetarëve të Kosovës”.

Deri më tash nga nëndega e PDK-së në Malishevë, kanë dhënë dorëheqje tetë anëtarë të saj. /PrizrenPress.com/

1.Enver Mazreku-Kryetar
2.Hasan Mazreku-Anetar
3.Qendresa Mazreku-Anetare
4.Vera Bytyqi-Anetare
5.Regjep Mazreku-Anetar(i dorëhequr ne Tetor 2013)
6.Sabit Mazreku-Anetar(i dorëhequr ne Tetor 2013)
7.Destan Mazreku-Anetar(i dorëhequr ne Tetor 2013)
8.Valon Mazreku-Anetar(i dorëhequr ne Tetor 2013)

 

Rikthehen vrasjet për hakmarrje

0

ArmaaaaVetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje. Sipas Mentor Vrajollit, nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, shqetëson fakti se vrasjet e kohëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur për motive të hakmarrjes dhe si pasojë e dhunës në shkolla.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi e ka quajtur shqetësues numrin e madh të vrasjeve që kanë ndodhur gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

Sipas tij, institucionet e shtetit duhet të angazhohen për krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët, për shkak që ata sipas tij, mund ta humbin besimin në organet e rendit.

“Konsideroj që Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe ka qenë neglizhente në zbulimin e fajtorëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e vendit. Këndellja është e domosdoshme në këtë institucion, sepse nëse vazhdohet me këtë avaz, mendoj se te qytetarët do të krijohet një imazh jo i mirë për Policinë e Kosovës”, ka thënë Isufi për Telegrafin.

Në anën tjetër, Mentor Vrajolli nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, ka theksuar se vrasjet e kohëve në Kosovë kanë ndodhur për dy arsye: për hakmarrje dhe si pasojë e dhunës në shkolla.

Ai tha për Telegrafin se institucionet nuk po bëjnë aq sa duhet për parandalimin e krimit në këto dy fusha.

“Policia është e informuar për potencialin e problemeve që mund ta shkaktojë fenomeni i hakmarrjes. Prandaj, duhet të merren të gjitha masat për t’i parandaluar vrasjet për shkak të këtij motivi. Me të qetësuar paksa problemet në mes nxënësve nëpër shkolla, Policia e ka neglizhuar këtë problematikë. Mendoj, se shkollat në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duhet që problemet t’i parandalojnë dhe assesi t’i lejojnë vetit luksin që pasi të ndodhin, të merren me to. Problemet (vrasjet) mund të shkaktohen edhe aksidentalisht. Problem është se në shumë raste kryesit e veprave kanë arritur t’ia mbathin dhe të mos dihet identiteti t iyre”, ka thënë Vrajolli.

Thaçi i kërkon Mustafës që zgjedhjet të mbahen më 25 maj

0

HashimThaci-IsaMustafaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka lutur liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që zgjedhjet nacionale të mbahen në javën e fundit të majit.

Për dallim prej herëve të kaluara ku dy liderët janë takuar nëpër restorante, kësaj radhe ata kanë pasur një takim më special.

Ata janë takuar në aeroplan gjatë udhëtimit për Bruksel, ka bërë të ditur një burim brenda PDK-së, shkruan Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, Thaçi e Mustafa kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin aeroplan për Bruksel, ku kryeministri po merrte pjesë në takimin e radhës me Dacicin.

Kryeministri ka biseduar me liderin e LDK-së, dhe e ka lutur që zgjedhjet të mbahen para qershorit, gjegjësisht në javën e fundit të majit.

Kryeministri në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga Hajredin Kuçi, Blerim Shala dhe pjesëtarë tjerë të delegacionit kosovarë që kanë marrë pjesë në këtë takim me Dacicin.

Miratohet në parim Projektligji për Arsimin e Lartë

0

Komisioni Parlamentar për ArsimKomisioni Parlamentar për Arsim miratoi në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë. Kështu ky projektligj do t’i përcillet në lexim të parë Kuvendit të Kosovës.

Para anëtarëve të Komisionit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja elaboroi ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, ndërsa theksoi se interesimi i Ministrisë së Arsimit është që sa më parë të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe të rregullojë shumë çështje.

“Unë besoj se ky ligj do të jetë shumë më i mirë se ai që e kemi, sepse ka pasur defekte që kanë vështirësuar punën në këtë nivel të arsimit”, tha ai.

Buja shfrytëzoi këtë takim që të japë edhe lajmin për vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbritjen për 50 përqind të tarifave për studime në universitet, e po kaq edhe të banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për peshën e rëndë të çantave të nxënësve, me ç’rast ministri Buja tha se MAShT është duke punuar për mundësinë e vendosjes së sirtarëve në shkollat e Kosovës, por tha se duhet të analizohen edhe oraret mësimore dhe të mendohet që me kurrikulat e reja të mos ngarkohet kjo çantë. /PrizrenPress.com/

Semestri, menza e konfikti, 50 për qind më lirë për studentët e UP-së

0

Provimi-pranus-per studentQeveria e Kosovës ka marrë vendim për zbritje të pagesës prej 50 për qind për studentet e universitetit publik për studimet bachelor dhe master.

E po ashtu edhe për zbritje të pagesës prej 50 për qind për studentet që ushqehen në menzë dhe për ata që jetojnë në konvikte.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë pohoi se vendimi është marrë pas konsultimit me ministrin Buja dhe duke marrë parasysh nevojën për lehtësim dhe krijimin e kushteve sa më të mira për 60 mijë studentë të universitetit publik.

“Derisa kemi bërë rritje të pagave për profesorët, po bëjmë edhe zbritje prej 50 për qind për studente bechelor, master, menze dhe konvikte. Kjo zbritje do t’i ndihmojë studentët dhe familjet e tyre. Ky vendim hyn në fuqi nga maji i këtij viti”, tha ai.