23.4 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025
Home Blog Page 8679

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare mund të mbahen shpejtë

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeLideri i AAK-së Ramush Haradianaj ka treguar se nesër do të niset për vizitë zyrtare në SHBA. Ai ka thënë se fillimisht do të shkojë në Washington, për të vazhduar pastaj drejt New York-ut.

“Agjendën do t’ua dërgojmë nesër përmes një komunikate”, ka thënë Haradinaj për gazetën Express. Ai ka folur edhe për krizën e numrave në Kuvendin e Kosovës duke thënë se është përgjegjësi e partive në pushtet që ta bëjnë kuorumin në Parlament.

Megjithë këtë Haradinaj ka lënë të kuptohet se vendi mund të shkojë në zgjedhje pa përfunduar mandati i rregullt i institucioneve.

“Po shihet se do të kemi zgjedhje më shpejtë se sa që është pritur. Por së pari duhet t’i kryejmë reformat e nisura zgjedhore”, ka thënë ai.

Ish Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për takimin që ka pasur me Shefin e Qeverisë Hashim Thaçi, para pak ditësh. Ai ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ka qenë procesi i bisedimeve që është duke ndodhur në Bruksel.

Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë për pjesëtarin e EULEX-it

0

Jahjaga-në librin e zisePresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nënshkrua sot në librin e zisë në EULEX, të hapur me rastin e vdekjes së pjesëtarit të këtij misioni Audrius Shenaviçius nga Lituania, i cili u vra dje në mëngjes në një sulm në afërsi të Zveçanit.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga shprehu dhimbjen e saj për vdekjen e pjesëtarit të EULEX-it. Ajo çmoi kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe misionit në kuadër të të cilit ai veproi në vendin tonë./PrizrenPress.com/

Fahri Beqirit iu nda Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”

0

FahriBeqiri-kompozitorKompozitorit Fahri Beqiri, iu nda Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2013, nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, Ministria ndau edhe tri çmime të tjera vjetore në fushën e muzikës. Kontributi i kompozitorit Beqiri u vlerësua lart nga juria profesionale, duke theksuar angazhimin e tij në ngritjen e kuadrove të reja.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e muzikës, Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, tha se këto janë momente në të cilat nderohet puna dhe kontributi i krijuesve tanë. Ministri Krasniqi, tha se themelimi i çmimeve vjetore në muzikë dhe Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”, janë një nga kontributet e mira që Qeveria e Kosovës ka bërë në kuadër të nderimit të veprave të personaliteteve të shquara në fushën e muzikës.

“Ajo që më bën të ndihem mirë sot është fakti që juria profesionale ka vendosur që çmimin kombëtar për vepër jetësore t’ia japë një personaliteti shumë të nderuar të muzikës sonë, një njeriu që ia ka kushtuar gjithë jetë krijimtarisë muzikore, i cili ka kontribuuar shumë për dekada me radhë në skenën muzikore të Kosovës, përmes bashkë themelimit edhe të ansambleve të rëndësishme. Padyshim që të gjithë po e dini që po flas për profesorin e nderuar Fahri Beqiri”, tha ai, transmeton RTK.

Kompozitori i njohur Fahri Beqiri, duke falënderuar për çmimin që iu nda, shprehu edhe mirënjohjen e tij ndaj atyre që kanë bashkëpunuar me të.

“I falënderohem ministrit dhe ministrisë që e ka parë ët arsyeshme me e vulosë vullnetin e anëtarëve të jurisë dhe të nderohem unë me këtë çmim. I jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me mua dhe unë me ta. Edhe njëherë po e them që merita shkon në rend të parë për ata që kanë qenë shumë të talentuar dhe kemi dhënë së bashku kontributin që sot po kurorëzohet me këtë çmim”, theksoi ai

Ministria e Kulturës ndau edhe tri çmime të tjera vjetore në fushën e muzikës. Fituesit e këtyre çmimeve janë: Mendi Mengjiqi, Rafet Rudi dhe Kreshnik Aliçkaj.

Shtyhet afati, vetëm 3 profesorë kanë hequr dorë nga njëri vend i punës

0

UP-rektoratiAfati për profesorët e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” që kanë nga dy vende pune, të cilët duhet të deklarojnë se cilin vend të zgjedhin, është dashur të përfundojë sot. Mirëpo ky afat është shtyrë edhe për 30 ditë, bëjnë të ditur për Radio Kosovën, burime nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Vetëm tre profesorë, të cilët kanë pasur kontrata të dyfishta pune, i janë përgjigjur ultimatumit të menaxhmentit të këtij universiteti që të heqin dorë nga njëri vend i punës. Rreth 40 profesorë të këtij universiteti kanë pasur afat që deri sot të deklarohen se cilin vend pune do ta zgjedhin.

Këshilltar i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, tha për Radio Kosovën, se janë konsultuar edhe me kryeinspektorin e punës, dhe sipas Ligjit të Punës, atyre individualisht duhet t’u dërgohet nga një letër dhe t’u jepet edhe një afat prej tridhjetë ditësh.

Kastrati bëri të ditur se në rast se edhe pas afatit 30 ditor profesorët nuk do të vendosin se për cilin institucion do të punojnë, atëherë do t’u shkëputen kontratat me Universitetin.

VV-ja në Rahovec: Ne do ta mbrojmë votën!

0

VV-RahovecLëvizja Vetëvendosje! në Rahovec, ka mbajtur takimin mobilizues për fushatë me moton, “Ne do ta mbrojmë votën!”.

Kandidati për kryetar komune, Dervish Çadraku tha se këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për të gjithë që t’i japin fund keqqeverisjeve komunale, e sigurisht që të ndodhë ndryshimi edhe në Rahovec. “Kësaj radhe kemi rastin dhe mundësinë që propozimet tona si Lëvizje për zgjidhje të problemeve t’i bëjmë punë të kryera në Komunën e Rahovecit. Ne kemi alternativën dhe zgjidhjen për problemet e Rahovecit, andaj kërkoj nga të gjithë që të angazhohemi bashkërisht që ta ndryshojmë këtë qeverisje”, përfundoi Çadraku.

Bartësi i listës së Lëvizjes në Rahovec, njëkohësisht shefi i shtabit zgjedhor të kësaj Komune, Azbi Gashi njoftoi të gjithë pjesëmarrësit për përgatitjet që po bën VV-ja për këto zgjedhje. “Në secilin vendvotim do të angazhojmë nga një komisionerë dhe 2 vëzhgues. Këta komisionerë e vëzhgues do të trajnohen në mënyrë profesionale për të gjitha procedurat zgjedhore dhe për parandalimin e manipulimit të votës. Këta do të jenë mbrojtësit e ndryshimeve që do t’i vinë Rahovecit pas 3 nëntorit”, tha ndër të tjera Gashi.

Ndërkaq, sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj duke përsëritur rëndësinë e mbrojtjes së votës tha se subjektet tjera politike nuk kanë zgjidhje për problemet e alternativë qeverisëse. “Këto kanë grupe kriminale që vjedhin vota. Dallimi është i qartë mes nesh dhe atyre. Ne jemi të interesuar ta mbrojmë secilën votë, ata janë të interesuar ta vjedhin secilin votë”. Ai po ashtu theksoi që përveç punës si komisionerë secili aktivist është e nevojshme të angazhohet gjatë kësaj kohe./PrizrenPress.com/

EULEX-i e përkujton kolegun e rënë

0

EULEX-i e përkujton kolegunKomandanti i Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Hansjörg Haber ka udhëtuar për në Kosovë me rastin e vdekjes së pjesëtarit të EULEX-it Audrius Šenavi?ius, i cili u vra dje në Kosovën veriore. Hansjörg Haber, i shoqëruar nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, iu drejtua personelit të EULEX-it në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Në fillim të takimit në Selinë Qendrore të EULEX-it në ish-Farmed, personeli i EULEX-it, Borchardt dhe Haber, mbajti një minutë heshtje në nderim të Audriusit.

Gjatë fjalimit të tij para personelit, Haber tha: “Erdha sot në Kosovë që bashkë me ju ta shpreh solidaritetin, dhimbjen dhe përkujtimin për kolegun e rënë Audrius Šenavi?iusit. Kjo është një ngjarje tragjike dhe është e rëndësishme që ta dini se ju vlerësoheni dhe mbështeteni nga nivelet më të larta të udhëheqjes në Bruksel. Jam i bindur se policia dhe stafi ynë i gjyqësorit, në bashkëpunim me Policinë dhe institucionet gjyqësore të Kosovës do t’i bëjnë hetime të hollësishme për këtë ngjarje tragjike që ndodhi dje”, transmeton Indeksonline.

Është hapur libri i ngushëllimeve ku kolegët nga EULEX-i dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e korit diplomatik, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare mund t’ia shprehin ngushëllimet e tyre familjes së Audriusit. Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ishin në mesin e zyrtarëve që u nënshkruan në librin e ngushëllimeve sot.

Audrius ishte zyrtar doganor i EULEX-it, i cili punonte në kuadër të ndërrimeve të rregullta në pikë-kalimet në veri. Ai për herë të parë erdhi dhe punoi në këtë mision gjatë periudhës prill 2010 dhe maj 2011 si Zyrtar i të hyrave doganore, kurse herën e dytë si Zyrtar Doganor prej muajit gusht 2012.

Para ardhjes së tij në misionin EULEX ai ka punuar si Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës së Lituanisë. Audrius ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djem.

IQPM reagon: PDK-ja në Malishevë po dezinformon

0

MalishevaIniciativa Qytatare Për Malishevën, reagon ndaj disa publikimeve të fundit në media se kinse do të bashkohet me PDK-në. Sipas IQPM-së, këto dezinformata burimin e kanë tek grupi qeverisës në Malishevë dhe tek strukturat jo formale të tij, ata tani më janë të braktisur nga qytetarët e Malishevës dhe po e ndjejnë humbjen.

“Ne, IQPM-ja, njoftojmë të gjithë antarët, përkahesit dhe qytetarët e Malishevës si dhe gjithë opinionin publikë se të gjitha ato shkrime janë të pa verteta.

IQPM-ja, është në vlugun më të madhë të punës për të siguruar fitore plebishitare në Malishevë në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013”, thuhet në kumtesën e IQPM-së.

IQPM-ja i bënë thirrje grupit qeveresisës në Malishevë më mirë është që të plotësoj detyrimet ligjore ndaj mesimdhënsve me realizimin e kontratave të punës, e jo të mbajë peng dhe të shantazhojë puntorët në administartë, shendetësi e arsim./PrizrenPress.com/

Rexhaj takohet me krerët e Kishës katolike në Prizren

0

Rexhaj-Don Shan ZefiLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, sot vizitoi krerët e kishës katolike në Prizren. Në këtë takim aktivistët e VV-së u pritën nga Don Shan Zefi me të cilin është diskutuar për situatën aktuale politike dhe shoqërore në vend.

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, duke çmuar kontributin tradicional të kishës katolike në mirëmbajtjen e harmonisë fetare në Prizren, theksoi se vetëm me qasje dashamirëse të ndërsjellët është e mundshme paqja dhe harmonia ndërmjet qytetarëve./PrizrenPress.com/

Kandidati i BD-së Berisha, shpalosë programin zgjedhor para afaristëve dhe zejtarëve

0

Takimi i zafes me ZejtaretKandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka vizituar për faqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve.

Berisha para afarisëtve shpalosi një pjesë të programit zgjedhor me thekës të veçantë për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrenit. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet të Bashkimit Demokratik, zejtarët dhe afaristët e Prizrenit, do të jenë partner në shumë sfera në të cilën lidhen zejtarët dhe afaristët .

Duke folur për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, Berisha me theks të veçantë u ndal tek investimi për Zonën Industriale në Prizren, i cili është prioritet i prioriteteve të Bashkimit Demokratik drejtë zhvillimit të qytetit tonë.

Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve, Berisha iu dha edhe programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik, i cili do të prezantohet gjatë fushatës elektorale para qytetarëve.

Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve Afrim Tejeci, në takimin me Zafir Berishën foli për gjendjen në të cilën gjenden bizneset e vogla dhe të mesme në komunën e Prizrenit. Sipas tij, afaristët dhe zejtarët e Prizrenit nuk kanë pasur mbështetjen e duhur nga institucionet dhe asnjëherë nuk kanë qenë të

Informuar lidhur me vendimet që janë marr për afaristët dhe zejtarët e Prizrenit. Ai kërkoi nga kandidati i Bashkimit Demokratik,që në të ardhmen të ketë parasysh situatën në të cilën gjenden afaristët/PrizrenPress.com/

 

I pathyeshmi Fatmir Limaj – ÇELIKU

0

Erald selcaShkruan: Erald SELCA

Populli shqiptar ka qenë gjithmonë me fat që gjirin e tij ka pasur burra e gra të shquara dhe kompletuar me trimëri dhe intelegjencë të cilet kur e ka dashur, puna e nevoja e kanë mbrojtur atdheun me pushkë dhe pendë ose me kalem sic thotë fjala popullore . Krahas personaliteteve më madhore kombëtare nga Skenderbeu e deri në ditët e sotme padyshim që është edhe kolosi mëndjendrituri vizionari i madh një nga themeluesit e UÇK-së dhe Komandanti saj i famëshem për beteja e lufta të fituara i madhi Fatmir Limaj-ÇELIKU ky shkëmb graniti i cili një jetë me familje ja kushtoi kombit shqiptar lirisë Çlirimit dhe bashkimit kombëtar e prosperitetit vendit zhvillimit ekonomik të tij .

Thënia e tij profetike 2003 kur Haga me Beogradin dhe spiunat shqipfolesë e dërguan në arrest me vite se edhe 100 jetë po ti kishte do bënte prap njejtat veprime tregon madheshtinë e tij se Fatmiri një jetë do jetë ushtarak i atdheut me Çizme po qe nevoja .Të flasim për biografinë e Fatmirit familjes tij nderuar shokëve të idealit duhen libra voluminoz madje nuk mjaftojnë Fatmiri nuk është njeri i llafeve por i aksioneve i vijave frontit e betejave dhe jo i hoteleve e lukseve si disa ,komandanta e pacifista rugovista ,Fatmir Limaj e ka berë UÇK famëshme në botë dhe mediume vecmas në botën shqiptare ku nofka e tij ÇELIKU ishte tepër edashur dhe popullore .

Roli i Fatmir Limajt dhe Brigades 121 ISMET JASHARI-KUMANOVA është fundamental për vetë ekzistencen e UÇK -së një respekt madh meritojnë dhe Behlul Limaj ,Nexhmi Krasniqi ,Besim Shurdhaj etj djemë luana e patriota vërtetë .Askush nuk do të mund ti rezistonte për 11 vite këtyre proqeseve montuara antishqiptare dhe denigrues pos Fatmir Limaji i cili tre herë në Hagë dhe Prishtinë doli ashtu sic ishte i paster si loti personalisht dhe mbrojti me fanatizem vlerat e ish UÇK-së përballë hijenave europiane serbe dhe shqiptare kuinslinge .
E kam thenë me shokë bashkëluftëtar fat në fatkeqesi është që kemi një Fatmir mesin tonë dhe i cili po përballet me një makineri prokuroresh e gjyqtaresh ndërkombëtare e vendor si jurist që është vetë i është vetëofruar drejtesisë si burrë .U përball me rrena morbide shtypit serb shqiptar europian e boteror dhe si një nga burgosurit politik më te njohur në botë Fatmiri përballoi e tejkaloi edhe tragjeditë familjare vetem e vetem për kombin .Fatmiri ishte para lufte rini aktivist ilegale ,emigracion luftë dhe paqe i pathyshem dhe njeriu më i votuar do ishte po mos ja vidhnin votat ,disa mjerana brenda PDK ,së e ziliqar qe mahalla vete si do mi pa me sy.

Carla Del Ponte ,Salustrot e UNMIKU-EULEXI kodoshat shqipfolesa dështuan triumfuan vlerat kombëtare humane e njërezore fituan shqiptaret se Fatmiri për kombin ishte aty në burgje ,arreste shtepiake i torturuar psiqikisht por kurrë nuk u dorezua nuk është në stilin e vellaut tim dhe eprorit legjendar të UÇK -së kapitullimi për Fatmirin ne nuk ekziston kjo fjalë në fjalor . Shtypi pacifist e ai pranë qeverisë janë koritur që nuk mbeshteten UÇK Odiseaden telenovelen Limaj përjashto Epoken e re ,Tribunen e disa portale nderuara si Standardi .info albaniaobserver shtypi Tiranë ku kam botuar shumë shkrime mbeshtetje Limajt me shokë t ,idealit .

Fatmiri është njeri human fshat ku ka kalu UÇK -ja lagje, nuk ka lenë pa asfaltuar ka punesuar qindra njerëz dihet që PDK kurrë nuk do fitonte po mos ishte, Limaj por edhe PDK edhe Thaci ,Kuci etj perjashto bacin Jakup e antaresinë nuk e mbeshteten Fatmirin nga zilia esemurë tipike alla shqiptare shpirtëvogelsi e tyre . Dua them dicka ta marrin si te duan disa shokë mi komandanta e ushtarak kur dilnin para prokurorëve Hages dhe Unmikut -Eulexit këta trima thonin jo na nuk kemi qenë në atë zone ose luftë madje mohonin që ishin edhe komandant nga frika e ne na qerrojnë b…… trimëri tv e intervistave me pagesa mediume .

Të vetmit Fatmir Limaj me shokë ,Ramushi Lahi Ibrahimaj ,Idriz Bala Togeri Haradin Bala qëndruan si duhet pa u koritur e sillur si rraspijat po tamam si ushtarak e trima i përballuan këto proqese montuara e shantazhuara . Fatmir vlla mirëse vini në mesin tonë me ty cdo gjë duket më pozitiviste për lirimin tënd janë gëzuar shqiptaret e vërtetë edhe zogjtë në qiell sepse ti je ikona jonë nderi jonë krenaria e kombit shqiptar .

Eh desh harrova një këlysh Rankovicisto-Titist i ardhur VV Yll Hoxha ky proserb u mërzit me lirimin tënd po por ky e disa fshehtë janë gjakprishur kanë trupin Prishtinë e koken në Beograd si nuk i degjova kurrë te denojnë gjenocidin serb këta udbash por duke anatemuar ata që sollen lirinë që llomotisin edhe ky soj madje .Eulexi të ndaloj cdo hetim të luftes ÇLIRIMTARE të liroi ushtaret tonë dhe ta ruaje fytyren e tij ,të mirret me mizorite serbe.