15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 8680

Ruzhdi Rexha jep dorëheqje nga PDK-ja

0

Ruzhdi rexhaIsh- nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Ruzhdi Rexha ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së.

“Dëshiroj që personalisht t’ju informoj që prej sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozicionet dhe përgjegjësit që i kam pasur në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Rexha.

“PDK-në e shihja si mundësi për arritjen e shumë aspiratave dhe qëllimeve që i kam pasur unë dhe që i ka pasur edhe qytetari i Prizrenit”.

“Por sot me 17 mars, pas shumë analizave të bëra nga ana ime personale, ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme si anëtar i Këshillit Drejtues në Prizren, si nënkryetar i Degës dhe si anëtar i PDK-së”.

“Arsyet janë të shumta që e kam marr këtë vendim, por thjeshtë nuk mund të pajtohem me qëndrimin e subjektit politikë ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në qytetin e Prizrenit”.

“Anëtarësinë e PDK-së e falënderoj shumë për përkrahjen dhe besimin e dhënë deri më tani”.

Rexha tha se dorëheqjen ia ka dërguar kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit, nënkryetarit të PDK-së Hajredin Kuqit si dhe Degës së PDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com/

UPZ demanton akuzat e Parlamentit të Studentëve

0

UPZMenaxhmenti i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, ka demantuar akuzat që Parlamenti Studentor ka bërë për ‘bllokimin e zgjedhjes së dekanit të Fakultetit Juridik’.

“Në Fakultetin Juridik kishim dy kandidatë të cilët në raundin e parë nuk fituan 2/3 e votave, ndërsa në raundin e dytë kandidatët morën votat e barabarta. Duke ju referuar Nenit 68 të Statutit të UPZ-së, KQZ-ja rekomandoi që çështja të kthehet në fillim në Këshillin e Fakultetit Juridik” thuhet në reagimin e UPZ-së.

“Komisioni për Mbarëvajtje, Numërim dhe Verifikim i emëruar nga Senati ishin në përbërje, Prof. Ass. Dr. Shkelqim Millaku, kryesues; Sekretari i Përgjithshëm, Adem Sallauka, anëtar; Prof. Ass. Dr. Naim Baftiu, anëtar; Prof. Ass. Dr. Mimoza Dugolli, anëtare dhe nga radhët e studentëve, Nehat Gashi, anëtar, i cili komision ka dorëzuar raportin përfundimtar që konstaton se zgjedhjet ishim komfor rregulltat juridik që ka universiteti”.

“Menaxhmenti ka pranuar dhe shqyrtuar një shkresë publike nga studenti, Nehat Gashi, ku theksohet se zgjedhjet në Fakultetin Juridik, sipas tij, janë përcjell me parregullsi. Ky konstatim nga ana e tij, nuk qëndron, edhe për faktin se ai ishte anëtar i Komisionit dhe i ka firmosur të gjitha proceset si të rregullta”.
“Ai i referohet gabimisht, sepse Neni 18 i Rregullores së Zgjedhjeve, flet për Zgjedhjet në Këshillin e Fakultetit, e jo në Senat për zgjedhjen e dekanëve”

“Gjithashtu, pohimet e tij sa i përket zgjedhjes së Kryesuesit të Këshillit të Fakultetit Juridik, i cili do të ushtron detyrën e dekanit derisa Senati i UPZ-së të zgjedhë dekanin e këtij fakulteti, nuk qëndrojnë ngase vetë Këshilli i Fakultetit Juridik e ka zgjedhur Prof. Dr. Enver Buqajn, Kryesues”./PrizrenPress.com/

Edhe Vetëvendosje! përkrah protestat për largimin e Mujës

0

Arber Rexhaj 23Edhe Lëvizja Vetëvendosje! ka përkrahur protestën e organizuar për largimin e Ramadan Mujës nga posti i kryetarit të Prizrenit.
“Ne jemi , si Vetëvendosje, në përkrahje të çdo nisme për largim nga pushteti të Ramdan Mujës, kryetarit tashmë të dënuar për korrupsion”, ka thënë për Express, Arber Rexhaj.

Ai ka thënë se si do ta përkrahin protestën dhe si do të organizohen, ende nuk e kanë vendosur, por plani po diskutohet në forumet e partisë dhe së shpejti do të dalin me një qëndrim zyrtar.

Deri tash këtë protestë e ka përkrahu LDK’ja, Bashkimi Demokrati-subjekti i Zafir Berishës edhe Vetëvendosja.

Preferojnë rektore femër për UPZ!

0

UPZ 45Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” mund të dalloj nga universitetet tjera publike në vend. Kjo për faktin se drejtues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po preferojnë që për rektore të këtij universiteti të jetë një femër, për dallim nga universitetet tjera që kanë drejtues një mashkull. Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Blic brenda MASHT-it. Sipas këtij burimi, zgjidhja më e mirë për UPZ-në do të ishte zgjedhja e një femre në krye të këtij institucioni të lartë arsimorë. “Preferojmë të zgjedhim një femër në krye të UPZ-së. Nuk do të ishte problem ta zgjidhnim dikë ndoshta që nuk është fare pjesë e këtij universiteti”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, ministri i Arsimit, Ramë Buja në një intervistë dhënë Gazetës Blic ka thënë se UPZ-ja shumë shpejt do ta ketë rektorin e rregullt. Madje, ai ka premtuar se brenda muajit mars do të mund të përfundoj procesi i përzgjedhjes së rektorit të ri. Mirëpo, ai publikisht nuk ka thënë të ketë preferenca për dikë. “…unë konsideroj që këtë javë përfundon cikli zgjedhor i tërësishëm duke caktuar dekanët, prodekanët dhe anëtarët e senatit, dhe pastaj senati do të marrë vendimin për shpalljen e konkursit për rektor”, ka thënë Buja.

Ndryshe, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” tash e sa muaj është me ushtrues detyre, Zahadin Shemsedinin për shkak të dorëheqjes së rektorit të kaluar, Mazllum Baraliut. Rektor mashkull kanë edhe universitetet tjera, si ai i Prishtinës, i Pejës, i Gjakovës, i Gjilanit dhe ai i Mitrovicës.

Zvicra në Panairin e Librit në Lajpcig

0

Zvicra-dhe-gjuha-e-saj-320x180Në fokus të këtij viti në Panairin e Librit në Lajpcig është Zvicra dhe sidomos letërsia në gjuhën retoromane. Shumica e autorëve retoromanë të Zvicrës shkruajnë në dy gjuhë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në tregun gjerman të librit.

Në Zvicër ka rreth 50.000 deri në 60.000 vetë, që flasin sot gjuhën retoromane, apo romansh, e cila është pranë gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes – gjuha e katërt zyrtare e Zvicrës. Fillimet e saj datohen në vitin 15 para Krishtit, kur filloi përzierja e gjuhëve lokale të Retias me gjuhën latine. Edhe pse gjuhë e një pakice, gjuha romansh ndahet në pesë nëndialekte në: Vallader, Putèr, Sursilvan, Sutsilvan dhe Surmiran.

Sikurse gjuha e sorbëve në Gjermani apo gjuha korse, edhe romansh bën pjesë në gjuhët e Europës të kërcënuara nga zhdukja. Por kjo gjuhë jo vetëm vazhdon të flitet fshatrave të Zvicrës, por në të shkruhet edhe letërsi.

Temat e letërsisë në gjuhën retoromane nuk janë vetëm jeta në Alpe, bagëtia dhe gjuetia, por edhe jeta urbane, sikurse gjendet në librat e Leo Tuor dhe Arno Camenisch, që sipas studiuesit të letërsisë Clà Riatsch janë mjaft inovativë si në mënyrën e të shkruarit edhe në formën artistike.

Zvicra shpenzon shumë para për ruajtjen e kësaj gjuhe të rrezikuar nga zhdukja. Por edhe pse në administratë përdorimi i saj është i suksesshëm, futja e saj në përdorim në shkolla është e vështirë. Po ashtu edhe numri i shkrimtarëve, që shkruajnë në gjuhën retoromane, nuk është i madh.

Lirohen protestuesit e arrestuar, akuzohen për prishje të rendit

0

Protest para shpis se bardh

(E plotësuar)Gjashtë protestuesit e arrestuar në drekë, pas bllokimit nga mëngjesi të derës së kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja janë liruar nga arresti, rreth orës 17:00.
Togeri policor në stacionin “Alfa” Sejad Huskiq ka thënë se tre persona kanë arritur të ikin, ndërsa sjellja e policisë ndaj të arrestuarëve ka qenë konfrom rregullave të parapara dhe nuk është përdorur dhunë. Ai njoftoi se me këtë është lënduar një zyrtar policor.

Policia ka ndërhyrë për të arrestuar rreth orës 13:00, derisa ata qëndronin ulur, ndërsa pas mbajtjes në policia, ata janë dërguar Gjykatën Themelore, Divizioni për Kundërvajtje.

 

Policia konfirmon arrestimin e gjashtë protestuesve

Policia në Prizren, ka konfirmuar arrestimin e gjashtë protestuesve. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pasi që ata nuk kanë pranuar të zhbllokojnë rrugën e “Shtëpisë së Bardhë”.

“Rreth orës 13:00, Policia e Prizrenit ka arrestuar 6 protestues të cilët nuk kanë pranuar të zhbllokojnë hyrjen e objektit komunal të cilën e kishin bllokuar qysh në orët e mëngjesit duke kundërshtuar kryetarin e komunës”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

“Policia disa herë në vazhdimësi ka kërkuar që protestuesit të respektojnë rendin dhe ligjin edhe pse nuk kishin paralajmëruar protestën, janë lejuar të protestojnë, por jo ta mbyllin hyrjen e objektit komunal, ndërkaq për shkak se protestuesit nuk i kanë respektuar urdhëratë e peronave zyrtarë, është marrë veprim që të njëjtit të arrestohen ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që të gjithë të dërgohen në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren sipas procedurës së përshpejtuar”.

Arrestohen protestuesit

Policia e Kosovës ka arrestuar shumicën e protestuesve të grupit të qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, të cilët prej mëngjesit po mbanin të bllokuar hyrjen kryesore të Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke kërkuar kështu dorëheqjen e kryetarit të dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, Ramadan Muja,shkruan Koha.net

Tre pjesëmarrës të grupit të vogël të qytetarëve kanë arritur t’iu ikin nga duart policisë, ndërsa të tjerët janë në mbajtje.

Zafir Berisha përkrah protestën kundër Ramdan Mujës

0

ZafirBerisha11-14Partia Zafir Berishës, Bashkimi Demokratik është edhe një subjekt më shumë në Prizren që përkrah protestën kundër Ramdan Mujës. “Protesta reagim i arsyeshëm qytetarë”, e cilëson kjo parti këtë protestë me ët cilën kërkohet dorëheqja e Mujës, pas shpalljes fajtorë për korrupsion.

“Bashkimi Demokratik protestën para ndërtesës së komunës e konsideron si një reagim të arsyeshëm qytetarë ndaj shkelësve të ligjit dhe krimit të organizuar”, thuhet në komunikatën e BD-së.

Bashkimi Demokratik si subjekt politik është i interesuar për respektimin e ligjit nga të gjithë zyrtarët, cilët do qofshin ata, “prandaj dënimi i Mujës & Company nga Gjykata është i drejtë, andaj kërkojmë dorëheqjen e tij për të mbrojtur identitetin e institucionit të kryetarit të Komunës”.

“Shkuarja në punë e të dënuarit Ramadan Muja jep një mesazh denigrues për shoqërinë dhe institucionet para miqve ndërkombëtarë, prandaj sa nuk është bërë vonë Muja &Company duhet të reflektojnë me dorëheqje për të krijuar hapësirë në krijimin e institucioneve nga njerëzit e përgjegjshëm dhe që respektojnë ligjin”. /PrizrenPress.com/

32 vjeçari humb jetën gjatë peshkimit në fshatin Krajk

0

PeshkatarI.Q. (1982) ka shkuar në brigjet e Drinit të Bardhë për peshkim me shokë, por atje ka humbur jetën. Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por, ka dyshime që me shkop peshkimi mund ta ketë prekur një tel të tensionit të lartë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit, ndërsa djemtë kishin shkuar atje nga Suhareka.

Gjatë peshkimit, thuhet se tashmë i ndjeri, ishte ndarë nga shokët dhe nuk ishte lajmëruar fare. Disa herë është thirr në telefon por nuk kishte pasur përgjigje andaj është filluar me kërkimin e tij. Më vonë i njëjti është gjetur pa shenja jeta.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa hetuesit kanë nisur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Ndërkohë pritet edhe një raport nga KEDS-i. /PrizrenPress.com/

Emërohet Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Mamushë

0

Mamusha5-16“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës” ka marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të kryetarit të komunës së Mamushës, Arif Bütüç me drejtorët komunal ku janë miratuar disa vendime.

“Bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040 kryetari i Komunës së Mamushës gjatë muajit shkurt ka marr vendim për njohjen e Këshillit për Veprim Rinor Lokal të Mamushës. Këshilli do të funksionoj si formacion këshillues i organizatave rinore të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Mamushës, me qëllim të përfaqësimit të interesave të organizatave rinore tëk institucionet Komunale në Mamushë. Këshilli sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ ka përgjegjësi dhe obligim të fuqizojë organizatat rinore të Komunës së Mamushës, për të ndërtuar një vision të përbashkët për të rinjt e Komunës së Mamushës. Ky këshillë funksionin e tij e ushtoron në bazë të ligjit për Fuqizim dhe Pjesmarrje të Rinisë Nr.03/L-145, Udhëzimit Administrativ Nr.9.2010 Statutit të Këshillit si dhe Rregullorës së Punës. KVRL do të udhëhiqet nga Mirat Bütüç kryetar, Berna Mazrek nën kryetare, Mevlyde Bütüç sekretar dhe Serdar Thaç arkatar”, thekson Elmedina Baxhaku, monitoruese e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

Në këtë takim është aprovuar kërkesa e Drejtorisë të Administratës së Përgjithshme për shfrytëzimin e mjeteve për projektin “Veturë Zyrtare”, mjetet do të mirren nga projekti “automjeti për pastrimin e rrugëve” nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në vlerë prej 5 000 euro.

Ka kaluar edhe kërkesa e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave për emërimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për tatimin në pronë në Komunën e Mamushës, komisioni do të ketë përbërje Jahja Mazrek kryetar, Ibrahim Morina dhe Esra Osi anëtar.

Me kërkesën e Drejtorisë së Administratës, është nxjerr vendim për çasje në telefoninë mobile në shërbimin post paid (mujore) për kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Menaxherin e Prokurimit, Udhëheqësen e Personelit, Nën kryetarën e Komunës si dhe Zyrtaren kryesore Financiar.

KDI: Qytetarët i kanë ndëshkuar kryetarët që kanë menaxhuar keq

0

KDI-KS-logoNë kohën kur pozita dhe opozita shtyhen me njëra tjetrën për borxhet e lëna nëpër ato komuna ku kanë udhëhequr, analistë që vlerësojnë punën e komunave, theksojnë se është herët të vlerësohet se si do të menaxhojnë buxhetet e komunave kryetarët e rinj. Por, ata potencojnë se ndryshimi që e kanë bërë qytetarët me votat e tyre tregon se janë ndëshkuar ata ish kryetarë që kanë keq -menaxhuar me paranë e taksapaguesve.

Përderisa ish subjektet që kanë udhëhequr me komuna vazhdojnë të kritikojnë punën e kryetarëve të rinj, shoqëria civile thotë se janë qytetarët ata që kanë bërë ndryshime përmes votës së tyre. Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se edhe pse është ende herët të jepen vlerësime rreth menaxhimit të buxheteve komunale nga kryetarët e rinj, megjithatë ndryshimet nëpër disa komuna tregojnë se qytetarët kanë qenë ndëshkues ndaj atyre kryetarëve që kanë keq menaxhuar me paranë publike.

“Është herët të vlerësohet nëse këto qeveri kanë me menaxhuar buxhetin më mirë se sa qeverisjet paraprake që kanë qenë në komuna. Mirëpo, vet fakti që ka pasur ndryshime në këto komuna është një indikator që qytetarët e Kosovës e kanë ndëshkuar një lloj qeverisje dhe që kanë pritje tjera prej qeverive të reja”, tha Zejna për Radio Kosovën.

Sipas Zejnajt nëse kryetarët e keq menaxhojnë paranë e taksapaguesve atëherë qytetarët duhet të jenë më vigjilent dhe t`i raportojnë rastet. Kjo sipas tij, paraqet vetëdijesim të qytetarëve për t`i ndëshkuar të gjithë ata kryetarë që e keqpërdorin buxhetin.

“Ne presim që edhe qytetarët kanë me qenë më vigjilent në përcjelljen e punës së kryetarëve të rinj, për shkak se logjikisht qytetarët kanë edhe një pritshmëri më të madhe se kryetarët e rinj do ta menaxhojnë buxhetin më mirë”, tha ai.

Ndryshe, për dallim nga viti i kaluar Zejnaj thotë se këtë vit ende nuk ka pasur raportime të qytetarëve për keq menaxhim të buxhetit. Sipas tij, në gjatë mujorin e dytë të vitit mund të ketë raportime porse pritjet e qytetarëve nga kryetarët e rinj, për punë më efikase, janë shumë më të mëdha në krahasim me qeveritë e kaluara komunale.