12 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

“Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbytni sot”. Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve, “Krimi” për të cilin Spies dhe shokët e tij po dënoheshin ishte të qenurit militantë në luftën që punëtorët kishin ndërmarrë për të drejtat e tyre dhe punën 8-orëshe.

1 Maji është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

– Një histori amerikane –

Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880, tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga gjykatat, deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata. Por, përpjekjet e punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës në vitin 1880 treguan vendosmërinë e tyre.

Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.
Më 1 maj të vitit 1886 mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre.

Tre vjet më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e 1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve të botës. Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve./ATSH/

Më Shumë

Shtohet konkurrenca për Camavingan

Pas Real Madridit, edhe Arsenali e Barcelona janë futur në garë për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, ka raportuar të martën gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”....

Manchester City dhe Chelsea në kërkim të Robert Lewandowski-t

Finalistët e Ligës së Kampionëve Chelsea dhe Manchester City janë shfaqur si pretendentë për të nënshkruar me Robert Lewandowskin këtë verë. 32 vjeçari Lewandowski, ka...

Kush janë dhjetë kandidatët e AAK-së për kryetar të komunave?

Tashmë kanë filluar të zyrtarizohen kandidaturat për kryetar komune për zgjedhjet lokale. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë njoftuar se deri më tani kanë...

Behrami mendon tërheqjen nga futbolli

Pas 18 viteve të luajtura në nivele të larta, Valon Behrami po mendon t’i jap fund karrierës futbollistike. Mesfushori nga Kosova që aktivizohet me skuadrën...

Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-Covid

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka...

Provim shtetëror për mësimdhënësit fillestarë, flasin ekspertët e arsimit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të...

Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha -‘Drini’, në 21 vjetorin e vrasjes. Sipas tij, vrasje e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm...

Një i vdekur nga Covid -19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK)  ka njoftuar për  103 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovw. Brenda kësaj kohe...

SBASHK do t’i drejtohet gjykatës, kërkon pagesën e shtesave për mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit së shpejti do t’i drejtohet gjykatës për pagesën e shtesave të dala nga një vendim i nxjerr nga qeveria...

SHBA dërgon aeroplanë luftarakë për të mbrojtur trupat e saj gjatë tërheqjes nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit gjatë tërheqjes nga Afganistani. Aeroplana bombardues dhe...

Haskuka: Jemi duke e pritur drejtësinë e vonuar për vrasjen e ‘Drinit’

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të vrasjes tinëzare të Ekrem Rexhës - komandant Drinit, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së...

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Kijevë Malishevës për armëmbajtje pa leje. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka siguruar informata në rrugë operative se...

Kur pozon në bikini Tayna hiq s’përton ta tregojë ‘zogun’

Tayna ka provokuar sërish. Rep artistja kosovare ndodhet në Maldive, e cila po shijon ca ditë pushime në vendin më të mahnitshëm në botë, shkruan...

Avdyli: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e shanë Donika Gërvallën

Deputeti Haxhi Avdyli është i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ ka folur rreth përplasjeve në Kuvendin e Kosovës në seancën e të enjtës...

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e dytë që është parashikuar të nisë në orën 10:00, ku...

Sulm me mjet të fortë në Malishevë, lëndohet rëndë një person

Një person ka përfunduar në QKUK më 10 maj pasi u sulmua me mjet të fortë nga dy të dyshuar në fshatin Dragobil të...

Lajmet e Fundit