12 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

Ish-ministrat për skemat sociale të Kurtit: Zoti i ndihmoftë, të pa realizuara e do të harrohen nga vetë ai

Ndarja e shtesave për fëmijë, shujtat për fëmijë, rritja e pagës minimale në 250 euro dhe dhënia e kësaj page grave lehona të papuna për 6 muaj si dhe ndërtimi i banesave për çiftet e reja ishin disa nga premtimet e kryeministrit, Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Por realizimi i këtyre premtimeve po shihet me mëdyshje, kjo për shkak edhe të situatës ekonomike të krijuar nga Covid-19.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një intervistë për Ekonomia Online tha se premtimet e Kurtit nuk janë të bazuara, derisa ka shtuar se duke e njohur potencialin ekonomik të vendit nuk duhet të bëhen këto lloj premtimesh.

Shatri tutje tha se premtimet për “lulëzim” social, të cilat i prezantoi Kurti nuk janë të përballueshme edhe për buxhetin Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

E nëse vazhdon situata me pandeminë deri në fund të viti Shatri thotë se për 10% do të bien të hyrat buxhetore.

“Zoti i ndihmoftë atij. Nëse në personin e vetë ka pak moral dhe ka dalë publikisht ka premtuar atëherë ai duhet që ato premtime me ditë në çka i ka bazuar”.

“Unë sa e njoh potencialin ekonomik dhe financiar të Kosovës nuk kisha guxuar kurrë më dal me ato premtime se nuk dua me mashtruar opinionin, bile shumë herë kam qenë i kritikuar se përse nuk kam ditë me bë politik por kam fol objektivisht tu u mbështet në informacionet që i kam pasur .Këtë vit ekonomia e Kosovës ka rrëshqitur mbrapa për shkak të pandemisë në gjendjen e vitit 2018, dhe tash nuk i kemi 7 miliardë e 500 milionë bruto produkt, por i kemi diku 6 miliardë e gjysmë, dhe kjo zbritje që nëse vazhdon ky vit deri në fund me efekte të pandemisë për 10% i bie që edhe të hyrat buxhetore kanë me ra, sado ngarko ti ekonominë me taksa dhe është e ngarkuar diku 28-29% me ligje aktuale, ku ka mi marr mjetet për me i realizuar ato premtime, unë nuk e di vetëm nëse është planifikuar ndonjë Lazarat”.

“…se prej kësaj ekonomie që na e kemi me 6 miliardë e gjysmë, merrja 30% taksat, tatime e forma të ndryshme nuk mundet me dal mbi 2 miliardë të hyra dhe me 2 miliardë të hyra obligimet ligjore që i ka ky vend për paga, për investime kapitale, kontrata  të lidhura për mallra e shërbime, për institucione, shëndetësi janë të paragjykuara ku do të shkojnë”.

“…këto premtime për një lulëzim social, për banesa kush martohet banesë të re, këto nuk mundet mi përballu as buxheti i Shteteve të Bashkuara, proporcionalisht po flasë, ai shtet ka më shumë banorë dhe potencial më të madh dhe ne jemi më pak dhe potencial shumë më të vogël, por nuk mundet se nuk ka ku me i marrë, nëse donë mi rrit taksat e ngarkon standardin jetësor, ku ka mi marr tjetërkund, borxhe publike për me ndreq ose për me financuar probleme financiare nuk të jep askush në këtë botë, borxhe publike të japin për probleme botërore si pandemia në shuma të vogla, edhe të japin kompanitë financiare në kushte të caktuara se duhet mi kthye me një kamatë”.

Mestjerash ai tha se dëshira e kryeministrit Kurtit mund të jetë e sinqertë, por premtimi jo.

“Njerëzit më qef kanë me i rrejt këndshëm se me i informuar objektivisht. Informata e hidhur është që nuk kemi potencial, ekonomia jonë  krejt është 6 miliardë e gjysmë bruto produkti. Dëshira e tij është e sinqertë por premtimi i tij nuk është i sinqertë i pa bazuar është, ndoshta ka njerëz që kanë shop magjik shkojnë me një shpellë dhe e prekin shkëmbin e bëhen flori”.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala në një intervistë për Ekonomia Online tha se skema sociale e premtuar nga  Kurti është një kopje e planit të ministrisë e Planifikimit Hapësinor, në kohën sa ai ishte ministër, si dhe prej planit të PDK-së.

“Asgjë më shumë se sa premtime të fushatave elektorale, tani më kur ishte në top agjendë çështja e punësimit dhe zgjidhjeve të problemeve sociale kjo pikë në agjendën e qeverisë është larguar nga agjenda prioritare dhe tash kanë filluar bisedimet dhe në top agjendën e qeverisë janë çështjet e negociatave me faktorin ndërkombëtarë dhe me Serbinë”.

“Kemi një shmangie totale nga premtimet elektorale dhe pas elektorale të Kurtit, por nëse ndalemi saktësisht çështjes së premtimeve për skema sociale asgjë më shumë se sa një kopje e thjeshtë që ju është bërë të kaluarës në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor kur unë isha ministër dhe një pjesë e madhe e premtimeve janë marr nga plani që ka qenë i hartuar në pjesën e ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe që ka qenë edhe pjesë e planit partiak të Partisë Demokratike”.

Ish-ministri Shala tutje tha se tash Kurti nuk e ka fare në agjendë prej formimit të Qeverisë, që sipas tij kjo do të përfundon si shumë propozime të tjera.

Ai tha se janë saktësisht të pa realizuara dhe do të harrohen nga vetë ata.

“…ne do t’i gëzoheshim shumë nëse mbahen ato larg të vërtetës, larg realitetit dhe sot të gjitha bankat në Kosovë kanë marrëveshje me ndërtimtarët dhe të ritë tanë po paguajnë shumë shtrejt çështjen e banimit, ndërsa u mashtruan një periudhë të caktuar kohore që tash më nuk e ka në agjendë, dhe më thuani ku mund ta gjeni vetëm një shkronjë në këto 30-40 ditë të Qeverisë Kurti që ju është kthyer kësaj pune, dhe në realitet përfundon siç kanë përfunduar shumë propozime, ide dhe qëllime që kemi një shmangie substanciale nga ajo që dikur VV-ja kishte dhënë premtim. Janë saktësisht të pa realizuara dhe do të harrohen nga vetë ata që i premtuan”, tha Shala për EO.

Ndryshe, në vendimet e fundit, Qeveria e Kosovës i ka ulur shtesat në kategorinë e skemave sociale.

Më Shumë

Katër të vdekur dhe 113 të infektuar brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Aksident mes tri veturave në Prizren, lëndohen 2 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në Prizren, raporton PrizrenPress Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura...

Borë në Nju Jork, anulohet mësimi në shkolla

Qyteti i Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga reshjet e dëborës ditët e fundit. Për shkak të intensitetit të reshjeve,...

Llapi fitues i Kupës së Kosovës

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin e sivjet. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, triumfoj ndaj Dukagjinit nëpërmjet penalltive me...

Kejvina ‘çmend’ fansat me fotot me bikini

Kejvina Kthella, është një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale, aty ku ndan me ndjekësit foto e video shumë provokuese. Së fundmi, modelja...

Suharekasi humb kontrollin e traktorit dhe bie në humnerë

Një person nga Suhareka derisa ka qenë duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin dhe ka rënë në hendek. Pas marrje së ndihmës mjekësore...

Petrit Hoxhaj jep dorëheqje nga LDK-ja

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politik. Ai, në një postim në Facebook, ka numëruar arsyet...

“Gjakderdhje financiare”, PSD i hedh ngjyrë Qeverisë, ka arrestime

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë. Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit...

Rexhaj: Na i kanë fyer deputetet në baza gjinore, s’ma zë goja atë fjalë

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se dikush nga deputetët e PDK-së i ka fyer deputetet...

Moment emocionues: 8-vjeçarja nga Rahoveci shkon në Gjermani përshëndetet me shkollën

Kosovarët edhe 20 vjet pas luftës po vazhdojnë ta lëshojnë vendin si pasojë e varfërisë dhe mungesës së prespektivës. Një moment emicionues ka qenë për...

Kërcënohet një polic në Prizren

Një zyrtar policor në Prizren ka bërë të ditur se deri sa ka qenë jashtë detyrës zyrtare kishte pranuar një mesazh në rrjete sociale...

Policia dënon 791 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës edhe dje ka vazhduar me kontrollet rreth respektimit të masave antiCOVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 791 tiketa në...

Momenti kur policia arreston disa të rinj në Prizren

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit. Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e...

54-vjeçaren e zë rryma, po mbushte telefonin që ia kishte dhuruar bashkëshorti

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në...

Rrëzohet nga një lartësi një punëtor në Prizren, dërgohet në QKUK

Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 2 metrash dje në fshatin Romajë të Prizrenit, derisa ishte duke punuar. Sinjali mëson se viktima ka...

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Ilir Baldedaj i cili ishte dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Ilir Baldedajt i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ishte dënuar me...

Lajmet e Fundit