16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

1525 persona vdiqën gjatë vitit të kaluar në Prizren

Numri i rasteve të vdekjes në Prizren gjatë vitit 2020 pothuajse është dyfishuar në krahasim me vitin 2019. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria Komunale e Administratës, Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Kisha Katolike, numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Prizren gjatë vitit që e lam pas ka qenë 1525 apo 638 më shumë sesa vitin 2019 ku ishin të regjistruara 887 raste.

Kjo rritje drastike e numrit të rasteve të vdekjes në këtë komunë, po vlerësohet si pasojë e situatës së pandemisë Covid-19.

Drejtuesit e Drejtorisë së Administratës, Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Kishës Katolike në Prizren, njoftojnë se në bazë të të dhënave që posedojnë këto institucione, gjatë vitit 2020 numri i rasteve të vdekjes në këtë komunë ka shënuar rritje të madhe. Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, thotë se në bazë të statistikave gjatë vitit që e lam pas janë të regjistruara 1332 vdekje, një rritje kjo e ndjeshme me vitin 2019 ku kishim të regjistruara 907 raste të vdekjes dhe 1020 sa ishin gjatë vitit 2018-të, njofton drejtori Hajdari. Për rritje edhe më të lartë të numrit të personave që ndërruan jetë në këtë komunë gjatë 2020-es, na njoftoi kryetari i KBI-së, Besim Berisha.

Ai tha se gjatë 2020-es kemi të regjistruara 1502 raste të vdekjes, pothuajse dyfish më shumë në krahasim me vitin 2019 ku kemi të regjistruara 874 raste dhe 947 të regjistruara gjatë vitit 2018-të.

Muajt më të frikshëm të rasteve të vdekjes, ishin korriku dhe nëntori, thekson ai, kur gjatë ditëve kishte 10 – 12 raste të varrimit.

Ndërkaq, për rritje të numrit të rasteve të vdekjes, jep të dhëna edhe kancelari i Kishës Katolike të Kosoës, Don Shan Zefi, i cili thotë se në Prizren gjatë vitit 2020 janë regjistruar 23 raste, 10 më shumë sesa vitin 2019 dhe 8 më shumë se vitin 2018. Një rritje kaq e madhe e këtyre rasteve nuk është regjistruar gjatë 25 viteve të fundit, njofton kancelari Zefi.

I shqetësuar rreth kësaj gjendje ndjehet kryetari i KBI-së, Besim Berisha, i cili thotë se trendi i rritjes drastike të numrit të rasteve të vdekjes në Prizren, ka vazhduar edhe në fillim të muajit të parë të këtij viti. Ai me këtë rast, apelon tek qytetarët që mos të neglizhojnë me situatën e pandemisë së Covid-19. Ndryshe, lidhur me këtë temë, ne kemi kontaktuar edhe autoritetet shëndetësore në Prizren, të cilët na kanë thënë se së shpejti do të dalin me njoftim për numrin e saktë të personave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19./TV Prizreni/

Më Shumë

Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë për çlirim

Kryeministri Albin Kurti, tha se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim. “Kushtrimi i lirisë dhe lufta...

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Lajmet e Fundit