‘Final Eight’ i Kupës në basketboll zhvendoset në Suharekë

Final Eight’ i Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvendoset në Suharekë, pasi fillimisht u planifikua të mbahej në Rahovec, shkruan Insporti.

Burimet e Insportit bëjnë me dije se FBK-ja ka marrë vendim që ‘Final Eight’ të luhet në palestren ”13 qershori”, në Suharekë.

Fillimisht, palestra ”Mizair Isma” ishte mikpritëse e kësaj gare, mirëpo dje përmes një komunikate, KB Rahoveci ka hequr dorë për organizimin.

Krejt kjo sipas tyre, ”për dëmin që po i bëhet nga referimi gjatë tërë këtij kampionati”.

Dhe KB Ylli u shpreh i gatshëm për të organizuar këtë garë, e cila pritet të mbahet nga 3 deri më 7 shkurt.

Në media gjithashtu u raportua se pritet të lejohet pjesëmarrja e 200 tifozëve ultras, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar. /Insporti/

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit