10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

17 vjeçarja rrihet për vdekje nga familjarët, veshi xhinse në ritualin fetar në Indi

Një vajzë adoleshente është rrahur për vdekje nga familjarët e saj në Indi, pasi sipas raportimeve erdhi e veshur me xhinse në një ritual fetar.

17 vjeçarja Neha Paswan, u masakrua nga anëtarët e familjes së saj të madhe në shtetin verior indian Uttar Pradesh, njoftonin mediat vendase.

Nëna e saj Shakuntala Devi Paswan tha se bija ishte goditur me shkopinj nga gjyshërit e xhaxhallarët pas një konflikti mbi veshjen e saj, në fshatin e tyre Savreji Kharg.

Nëna e Neha tha për rrjetin britanik BBC: “Ajo kishte mbajtur regjimin e ritualit dhe agjerimit gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje veshi një palë xhinse dhe kreu ritualet e rastit. Por kur gjyshërit e saj kundërshtuan veshjen, ajo ua ktheu përgjigjen duke thënë se xhinset janë bërë për t’u veshur”.

Ajo shton se argumenti ishte përshkallëzuar në dhunë. Kur bija e saj kishte mbetur e shtrirë pa ndjenja, nje taksi u thirr per ta derguar ne spital.

“Ata nuk më lanë ta shoqërojë kështu që unë thirra të afërmit e mi. Shkuam në spital por nuk arritëm ta gjenin.”

Por mizoria nuk mbaronte këtu.

Mëngjesin tjetër nëna e Nehas dëgjoi se trupi i një vajze ishte varur nga një urë mbi lumin Gandak.

Kur familja shkoi të shikonte, zbuluan se trupi ishte i Nehas.

Policia ka hapur një hetim vrasjeje dhe fshehje të provave për 10 persona.

Të akuzuarit janë gjyshërit e Nehas, xhaxhallarët, tezet, kushërirët dhe drejtuesi i mjetit që e transportoi.

Shriyash Tripathi, zyrtar i lartë vendas i policisë, konfirmoi se të arrestuarit po merreshin në pyetje dhe të tjerë ishin në kërkim për çështjen.

Babai i Neha, Amarnath Paswan, punonjës sezonal ndërtimi në Ludhiana, u kthye në shtëpi për të dëshmuar tragjedinë. Ai thotë se ka punuar pa u lodhur që të mund të dërgojë në shkollë fëmijët e tij.

Në fotot e Neha adoleshentja shihet që preferon veshjet moderne si fustanet apo xhinset.

Dhuna ndaj grave e vajzave në Indi është shumë e thelluar në shoqërinë patriarkale të vendit.

Situata është më e rëndë në zonat rurale ku gratë detyrohen të jetojnë nën kufizime të ashpra të caktuara nga të vjetrit e fshatit apo krerët e familjes, të cilët vendosin se ku ato mund të shkojnë, me kë mund të flasin apo çfarë të veshin.

Dënime të rënda jepen për shkeljet e perceptuara të rregullave.

Muajin e kaluar një video e rëndë u publikua nga fshati indian Alirajpur ku një 20-vjeçare u rrah për vdekje nga babai i saj dhe disa kushërirë.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit