8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Punonjëset e seksit më të vjetra në Amsterdam, që kanë ‘shërbyer’ mbi 300,000 burra

Motrat binjake Louise e Martine Fokken janë tashmë punonjeset më të moshuara të seksit në Amsterdam, me gjysmë shekulli eksperiencë në industrinë e seksit, dhe të dyja së bashku kanë thonë se kanë shërbyer më shumë se 335,000 burra gjatë dekadave.

Amsterdami njihet për zonën e tij “me drita të kuqe” ku pretendohet se mund të plotësosh edhe dëshirat më të egra.

Por megjithse punonjëset atje “shkojnë e vijnë”, dy motrat Louise e Martine Fokken kanë shumë më teper eksperiencë se të tjerat.

Ato kanë fituar tashmë titullin “vejushat më të vjetra të distriktit” në vitin 2012 para se të dilnin në pension.

Reklamë

Për to është bërë një dokumentar i titulluar “Motrat Fokkens”, si dhe një libër që dokumenton jetën e tyre.

Dy motrat tashmë në të 70-at, flasin hapur për të kaluarën e tyre, duke rrëfyer se kanë shërbyer më shumë se 335,000 klientë gjatë viteve.

Louise e Martine banojnë në apartamentin e tyre në Ijmuiden, në perëndim të Amsterdam. Fëmijët e Louise janë marrë prej kohesh në kujdesin e shtetit. Ajo tregon një fotografi që e mban në raft, ku shihen fytyrat e vogla të buzëqeshura.

Duke folur me The Guardian, Louise shpjegon sesi hyri në industrinë e seksit.

“Buri im më rrihte në rrugë kur isha në të 20-at.”

“Më thoshte se nëse nuk fitoja para do të më linte, dhe unë kisha fëmijë dhe e doja shumë, kështu që duhet ta bëja”.

Ndërkohë Martine ishte duke lindur fëmijën e saj të parë kur mësoi se e motra po punonte në dritaret famëkeqe.

Ajo nuk e kishte kuptuar që Louise ishte keq për para, prandaj ofroi ta ndihmonte.

Louise shton: “Më vonë ata kishin nevojë për një pastruese në bordello dhe vendin e zuri Martine, por burrat nisën t’i kërkonin punë”.

“Kështu nisëm të punonin të dyja, nganjëherë përfundonim në të njëjtën dritare të dyja bashkë”, thote ajo duke iu referuar vitrinave te xhamta ku reklamoheshn vajzat.

Motrat thonë se brenda industrisë së seksit, ato mbronin njera-tjetrën.

“Ne i dimë hilet, e dimë çfarë duan ata. Dimë si t’u flasim atyre e madje si t’i bëjmë të qeshin”, thotë Louise, duke shtuar se nuk kanë shumë pendesa për punën e tyre.

Louise doli e para në pension prej artritit, dhe Martine e ndoqi pak kohë më vonë.

Ajo shton se kjo industri është përkeqësuar me kalimin e kohës. “Më parë jetonte e gjithë familja me fitimet tona, kurse tani vjen zyra e taksave e të kërkon të paguash shuma të çmendura. Tani është më mirë për turorët dhe të huajat, por jo për holandezet. Hijenat erdhën në vitet 2000, krimi i organizuar i prostitucionit.”

Martine shton për BBC: “Edhe djemtë janë ndryshe sot, ata pijnë më shumë, janë të shëndoshë e nuk të respektojnë. Ata duhet të ecin me biçikleta sic bejne holandezët, e jo vetëm të pijnë gjithë kohës”.

 

 

Më Shumë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit...

Kandidati i PDK-së për Kuvend të Prizrenit, Islam Ukimeri: PDK-ja do të bëjë me shumë për artin

Kandidati i PDK-së për Kuvend të Prizrenit, Islam Ukimeri ka takuar Arbnor Gashin një talent i ri i muzikës. Postimi i plotë Pas një dite të...

Usyk para meçit të madh të së shtunës: As që po mendoj për Joshuan

Oleksandr Usyk do të përballet me Anthony Joshuan për titujt e botës në kategorinë e rëndë të shtunën në Londër, por sfiduesi ukrainas pretendon...

Gastronomët dalin me një kërkesë të re pasi filloi të ftohet koha

Masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë janë ende në fuqi, numri i të infektuarve është ende mbi 250 në ditë. Prandaj edhe trotuaret e...

ShBA-ja nis dëbimet masive të migrantëve nga Haiti

Autoritetet amerikane filluan dëbimin e mijëra qytetarëve të Haitit nga qyteti kufitar i Teksasit, Del Rio. Shumë prej tyre u grumbulluan nën një urë atje,...

Oriola Marashi, ikonë e modës

Modelja e popullarizuar shqiptare, Oriola Marashi, merr vëmendje për thuajse çdo postim që ndan në rrjete sociale. Duke qenë se vetëm në Instagram numëron 600...

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, viziton gjimnazin “Loyola” në Prizren

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, ka zhvilluar sot një vizitë në Gjimnazin “Loyola” në Prizren, për t’u njohur me punën dhe...

Një person vdes gjatë ecjes në Prevallë

Një person ka vdekur të martën në mesditë, teksa po ecte në pyll në Prevallë, raporton PrizrenPress Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua e...

Në Spitalin e Prizrenit, 87 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 87 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, raporton PrizrenPress Njoftimi...

Vështirësohet lëvizja në Rrugën e Kombit

Ndryshimi i motit dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës. Reshjet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën e Kombit. Për...

Pesë të vdekur dhe 160 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur pesë persona dhe janë regjistruar...

Nick Cave paralajmëron memoar

Muzikanti Nick Cave ka njoftuar se do ta publikojë një memoar për periudhën pas vdekjes tragjike të birit të tij. Djali i Cave-it, Arturi, e...

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet në Prizren

21.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. Nga TS 35/10k(20)kV Dikanca o të ndërprehet: LP 10kV Radesha (kodi: 30037006) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet:...

Votohet qeveria “Rama 3”

Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi qeverinë “Rama 3”. Pas një seance maratonë që zgjati deri në orën 6:40...

Komuna e Malishevës ekzekuton pagesën për 216 studentë përfitues të bursave studentore

Komuna e Malishevës ka realizuar për vitin 2021 synimin e saj për përkrahje të studentëve përmes ndarjes së bursave studentore për 216 studentë bursistë. “Ekzekutimin...

Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte kanabis

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi në një aneks të garazhës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara...

Lajmet e Fundit