11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

20-vjeçari nga Prizreni pret gishtat në fabrikë

Një 20-vjeçar nga fshati Lubizhdë e Prizrenit është lënduar të mërkurën derisa ishte në vendin e tij të punës.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

Të mërkurën, në një fabrikë në Prizren një punëtor ka marrë lëndime të rënda.

Express merr vesh nga burime se i njëjti ka prerë dy gishtërinj të dorës së djathtë. 20-vjeçari aktualisht është duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë, për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, derisa policinë e ka njoftuar pronari i punëtorisë ku është lënduar punëtori.

Ai ka deklaruar se viktima ka lënduar aksidentalisht dorën e djathtë derisa ishte duke punuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit