Prizren, 6 muaj burg për vjedhjen e veturës që kishte marrë me qira

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka dënuar sot me gjashtë muaj burg të akuzuarin B.B., për shkak të vjedhjes së një veture, por ai nuk do të vuajë dënimin pasi është pajtuar të zëvendësojë burgimin në dënim me gjobë.

I pandehuri B.B., më 23.06.2018, rreth orës 01:00, në rrugën “W.W”, ka vjedhur veturën Golf 5 e të dëmtuarit N.B., duke përdorur çelësin, të cilën e kishte kopjuar derisa e kishte marrë të njëjtën veturë me qira më herët, duke kryer kështu veprën penale vjedhje sipas KP-së.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 800 euro, plus 500 euro gjobë për vjedhje, të cilat duhet t’i paguajë brenda afatit 15 ditësh, në të kundërtën do të burgoset.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit