19.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

3 libra klasikë të urryer në kohën e tyre

Të gjithë kemi qenë të detyruar të lexojmë libra në shkollë, disa prej të cilëve, edhe pse të cilësuar klasik, i kemi urryer ose më së paku mezi i kemi shtyrë.

Mos u çuditni, por shumë prej librave që tashmë janë në listën e leximit të detyruar në shkollat e vendeve të ndryshme të botës janë urryer edhe nga kritikët kur u publikuan fillimisht.

“Më e mira e botëve” – Aldous Huxley

Historia që njohim:

Ky është rrëfimi i Huxley i vitit 1932 mbi të ardhmen e përqendruar të droga e seksi; ku e para shihej si mënyrë për të luftuar depresionin.

Si u prit:

Kritika e shkatërroi dhe vetëm ca qindra kopje u arritën të shiteshin. Njerëzit mesa duket nuk e pëlqyen vizionin e shkrimtarit për të ardhmen. Edhe shkrimtarët e tjerë futuristë e injoruan plotësisht.

Por, qesh mirë kush qesh i fundit. Që atëherë, më e mira e botëve është kthyer në një nga librat më influencues të shekullit të 20-të dhe autori i saj një nga shkrimtarët më të respektuar në planet.

“Vilet e zemërimit” – John Steinbeck

Historia që njohim:

Historia tipike amerikane mbi depresionin e madh.

Si u prit:

Të thuash keq është pak. Përshkrimi i shtresave të varfra amerikane e kampeve refugjate ishte shumë depresive për lexuesit. Jo vetëm kaq, por libri u denoncua si një mal gënjeshtrash. Libri u ndalua dhe censurua në një numër të konsiderueshëm shtetesh në SHBA, përfshirë vendlindjen e Steinbeck.

Vetë autori përfitoi nga mbështetja e Eleanor Roosevelt dhe John Ford dhe eventualisht libri e ndihmoi të fitonte çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1962, shkruan botimeshqip.com

“Mobi Dik” – Herman Melville

Historia që njohim:

Në ndjekje të balenës…

Si u prit:

Libri ishte një dështim i madh si nga kritika, si nga shitjet. Shumë kritikë e quajtën librin katastrofë dhe të padenjë për botim në masë. Autori vdiq ndërsa libri i tij kishte dalë nga qarkullimi dhe nuk e mori vesh kurrë se sot cilësohet një nga shkrimtarët më të mirë amerikanë, sepse… hej, ai shkroi “Mobi Dik”.

Më Shumë

Mon Çollaku – Partizani i Hasit

Nga Zymi i Prizrenit, në radhët e luftës dhe në përballje të përhershme me padrejtësinë Mon Çollaku lindi më 9 shtator 1923 në fshatin Zym...

Rrihen mes vete tre persona në Suharekë, dërgohen në mbajtje

Tre persona janë rrahur mes vete ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas raportit 24 orësh...

Lajmet e Fundit