Armend Rexhepagiqi sonte i jep zë ‘Dashnisë së vjetër’

Armend Rexhepagiqi sonte ngjitet në skenën e Pallatit të Rinisë në natën e quajtur “Dashni e vjetër”. Ai do të promovojë albumin e tij më të ri, të pagëzuar po me këtë emër

Publiku në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, do të ketë rastin të dëgjojë këngët “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Por këngëtari dhe kantautori me përvojë dhjetëra vjeçare në muzikë do t’i japë zë edhe hiteve të tij të vjetra. “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel”, “Dudije” e shumë krijimtari të tjera do të shoqërojnë ngjitjen e tij në skenë, e cila ndodh rrallëherë.

Ndërkohë, RTK ka raportuar se sot gjatë ditës në qendër të kryeqytetit janë parë qytetarë të shumtë të cilët kanë pritur në radhë për të blerë biletat për këtë koncert.

Radiotelevizioni i Kosovës është sponsori medial i ngjarjes dhe do ta transmetojë koncertin e Rexhepagiqit.

Ndërkaq, dje kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nderuar artistin Rexhepagiqi me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në fron”, në shenjë nderimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Rexhepagiqi është i njohur edhe për kontributin e tij në formësimin e shumë emrave në skenën vendore, qoftë nga aspekti muzikor, edhe ashtu tekstual./RTKlive

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit