16.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Vende s`ka, hotelet e Prizrenit të mbushura me vizitorë gjatë DokuFestit

Për nëntë ditë me radhë sa edhe zgjat DokuFesti në qytetin e Prizrenit, hoteleria dhe gastronomia marrin një shtytje të fuqishme të ardhurash.

Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i vizitorëve, hotelet janë të mbushura, ndërsa pothuajse të gjitha restorantet punojnë me kapacitete të shtuara.

 

Në hotelet dhe bujtinat e qytetit vende nuk ka më …. Nga të gjithë ato që merren me këtë lëmi DokuFesti shihet si një ngjarje që sjell jo vetëm kulturën e vendeve të ndryshme të botës, por edhe të ardhura të mira për bizneset e tyre.

Jeta në Prizren ka një dinamikë ndryshe nga përditshmëria. Ivon Llam nga Anglia, ka zgjedhur transportin urban që është vënë në dispozicion të dukufestit, për të përcjellë filmat e saj të preferuar.

Edhe Vlora Prizreni bashkë me vajzën e saj udhëtojnë për në Dokukids. Interesimi për këtë trafik urban gjatë DokuFestit është i madh.

Kjo gjendje, sa dinamike dhe kreative gjatë 24 orëve në qytetin e Prizrenit, do të zgjasë deri më 13 gusht, kur mbyllet edhe edicioni i 21 i DokuFestit.RTK

Më Shumë

Sot Ferizaj-Liria, cila skuadër do të jetë pjesë e Superligës?

Stadiumi “Zahir Pajaziti” sot do të presë duelin mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit. Ferizajasit dhe prizrenasit do të përballen në sfidën e barazhit për...

Kurti: Me 14 qershor mbahet mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Gjakovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka bërë të ditur se me 14 qershor do të jetë mbledhja e përbashkët mes...

Lajmet e Fundit