E ardhmja e Strakoshës larg Brentfordit, Fenerbahce interesohet për portierin shqiptar

Por e ardhmja e tij nuk është në Ishull, pasi hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla.

Në fakt portieri shqiptar ka luajtur vetëm dy ndeshje në kuadër të Kupës dhe në Ligën Premier ende nuk ka luajtur asnjë minutë.

Brentfordi i ka bërë të qartë shqiptarit që të gjej një ekip të ri dhe e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit turk, te Fenerbahce.

Portieri aktual i Fenerbahces, kapiteni Altay Bayindir nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe gjiganti turk është duke kërkuar një portier të ri.

Trajneri i Fenerbahces, Jorge Jesus e pëlqen shumë shqiptarin dhe sipas mediave turke pritet të fillojnë bisedimet mes dy klubeve.

Brentford është gati ta lejoj largimin e Strakoshës edhe si huazim për gjashtë muaj, por dëshiron t’i vendos një klauzolë largimi prej pesë milionë eurove.

Sa i përket reprezentuesit shqiptar ai është i gatshëm të largohet dhe dëshiron një klub ku do të ketë më shumë hapësira. /Telegrafi/

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit