Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete 58 vjeçari në Malishevë

Një rast i rëndë ka ndodhur sit në fshatin Kervasari të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës.

Qytetari që e gjeti të shtritë u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 58-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Halil Bytyqi”.

Sinjali mëson se ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

 

 

Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbërdhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur 58-vjeçari.

Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.

Më Shumë

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit