18.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

Limaj fton Prokurorinë të hetoj bisedën e Kusari-Lilës me Radojicicin: Çka nëse jemi duke u shantazhuar nga BIA

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, në FRONTAL të T7 ka folur për audio-incizimet në të cilat është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ku dëgjohet teksa flet me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic.

Limaj ka thënë se duhet Prokuroria e shteti të veprojë për ta pyetur Kusari-Lilën se çfarë ka biseduar me një person që është në listë të zezë të SHBA-së.

Kreu i NISMA-s thotë se derisa një gjë e tillë nuk sqarohet ekziston rreziku që shteti i Kosovës të jetë nën kërcënimin e shantazhit nga BIA serbe.

“ A ka vërtet a s’ka Radojiccii incizime që po se dalin ato në publik tha që të thehet koka ty. Duhet të marrim që shteti të mos shatazhohet nga BIA. Askush në Kosovë s’e di cfarë është folur. Përveç që kemi dëgjuar që është folur me atë person. E dëgjuam që tha edhe nëse dalin këto në publik të thehet qafa ty. Së pari duhet të marrë përgjegjësi ajo zoja që e ka bërë”, ka thënë Limaj në FRONTAL, shkruan Express.

I pyetur për deklarimin mbështetës të Kurtit për Kusari-Lilën, Limaj ka thënë se nëse e mbështet atëherë Kurti ka qenë i informuar për ato biseda të saj.

“Kur janë në mbështetje, kryeministri ka qenë i informuar. Pse po e mbështet pra. Pse s’po distancohesh, ka shtuar tutje Limaj.

Ish-ministri kosovar i ka bërë thirrje që Prokuroria të nis hetimet për Kusari-Lilën meqë s’është në rregull që shefja e grupit parlamentar të bisedoj më një person që është në listën e të kërkuarve.

“Apeli im është që prokuroria të marr intervista. Si mundet që shefja e GP parlamentar të bisedojë me persona që janë në listë të të kërkuarve. Prokuroria duhet të ftojë dhe ta pyes cka ke folur. Çka nëse Radojicici na e lëshon nesër bisedën”, ka thënë ai.

Limaj tutje ka thënë se pas përgjimit të parë që është publikuar, ka ardhur marrëveshja për shtensionim në Bruksel, duke thënë se nuk e di nëse këto ngjarje kanë lidhje mes vete, por s’e po ndërlidhen vetë.

“Pas përgjimit të parë erdhi marrëveshje për shtensionim. Nuk e di nëse kanë lidhje por këto po lidhen vetë. Cka nëse BIA ka përgjime kompremituese për këtë Qeveri”, ka thënë tutje në FRONTAL

Më Shumë

“Isha duke u dhënë ndihmën e parë dhe më ra granata në trup” – Nait Hasani rrëfen si u plagos

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë...

Fondacioni Golden Eagle ndan 5,000 euro për 18 vjeçarin nga Prizreni

Fondacioni Golden Eagle ndan 5,000 Euro për 18 vjeçarin nga Prizreni, Argjend Jonuzaj dhe bën ftesë për të gjithë shqiptarët që t’u dalin në...

Lajmet e Fundit