7.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Ndahen sërish Getinjo e Vivien, reperi shfaqet në gjendje të rëndë emocionale!

‘Mu m’qan zemra’ Getinjo i përgjigjet thumbave të Vivien

Vivien dhe Getinjo para një muaji hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje fshinë të gjitha fotot bashkë, duke konfirmuar kështu ndarjen.

Vivien ditën e djeshme ka bërë një postim në InstaStory që është komentuar si thumb ndaj Getinjos.

Ajo lë të nënkuptojë se e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht.

“Pas një muaji, netëve pa gjumë i ka ardhur fundi”, shkruan Vivien.

Nuk ka vonuar shumë dhe reperi është kundërpërgjigjur me disa postime:

“Unë s’di me qajt, mu m’qan zemra. M’qan për botën jo për emra”, shkruajti fillimisht Getinjo, e më pas hodhi një foto teksa si duket bënte xhiro me makinë dhe shkruajti: Udhëkryqi i jetës i njëjtë është si n’rrugë.

Ndonëse ndarja tashmë është e konfirmuar asnjëra palë nuk ka folur për arsyet që i dërguan deri këtu pikërisht në momentet kur dukej se çdo gjë po ecte për mrekulli.

Më Shumë

Vidhet një armë në një shtëpi në Prizren, personin e dyshuar e vërejti kujdestarja

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, atje ku kujdestarja e shtëpisë kishte vërejtur se një person i dyshuar kishte...

Liria e Prizrenit vazhdon marshimin – fiton minimalisht ndaj Dinamos së Ferizajt

Liria e Prizrenit ka shënuar një fitore të rëndësishme në Stadiumin “Përparim Thaçi”, duke mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat 1:0, raporton PrizrenPress. Golin e...

Lajmet e Fundit