ATK me të hyra gati 2 miliardë euro, Kosova e para në BP për rritje

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që sivjet të ketë gati 2 miliardë euro të hyra. Sivjet ka rritje të buxhetit prej 114 milionë euro, teksa premtohet që ky trend të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Drejtori i Administratës Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj, në “Info Plus” të RTK-së ka dhënë detaje të rritjes së të hyrave krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjatë periudhës janar – tetor 2023, ATK-ja ka arritur të mbledhë rreth 740 milionë euro, shumë kjo që kur krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rezulton që kemi mbi 114 milionë euro të hyra të shtuara në raport me vitin 2022”, ka deklaruar Murtezaj.

Ai ka thënë se ky është viti i tretë që institucioni ka rritje të dyfishtë të të hyrave.

“Gjithë kjo rritje është konfirmuar edhe nga faktorët ndërkombëtar, ku raporti i fundit i FMN-së konfirmon që ATK gjegjësisht Kosova është në pozitën e parë në vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje të të hyrave tatimore”, ka thënë drejtori i ATK-së.

Më Shumë

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit