MI-ja ndan mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës.Fshatarët Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe tjetri në atë të Shqipërisë, do të lidhen së shpejti mes veti.

 

Rruga parashihet të jetë e gjatë 3.7 km ndërsa vlera e saj është 1 milion e 108 mijë euro.

MI-ja ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës, ndërsa ekskavatorët kanë nisur punët.

Zv.ministri i MI-së Hysen Durmishi ka thënë se kjo rrugë është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj drejt Cahanit e Krumës.

“Dikur kjo ishte arterie e rëndësishme e furnizimit me armë për ushtarët e UÇK-së, e sot po bëhet një arterie e rëndësishme që i bashkon shqiptarët. Kjo rrugë jo vetëm që e afron Krumën me Prizrenin, por do të ketë ndikim shumë të madh në zhvillimin e Hasit në Kosovë e Shqipëri”, ka thënë Durmishi.

Rikujtojmë se këto dy fshatra nuk janë larg nga pika kufitare në Vermicë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit