5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Më 5 mars 2019, Drita fitoi për herë të fundit ndaj Ballkanit në Suharekë

Aktualisht është skuadra me formën më të mirë në Superligë.

Pos kësaj, Drita ka bilanc më të mirë ndaj Ballkanit edhe në përballjet e fundit direkte.

Në 4 ballafaqimet e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve, “Intelektualët” nuk kanë humbur nga kampioni në fuqi, duke shënuar 3 fitore dhe një barazim, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, stadiumi ku do të zhvillohet derbi i nesërm, ka mbi 5 vjet që është shndërruar në një “mallkim” për gjilanasit.

Këta të fundit kanë triumfuar 1-2 më 5 mars 2019, por më nuk kanë njohur fitore.

Që nga ajo kohë, Drita ka udhëtuar plot 9 herë në Suharekë për t’u ndeshur me Ballkanin, ku vetëm tri herë ka arritur të dal nga me barazim, ndërkaq 6 ndeshje të tjera i kanë fituar “Xhebrailat”, raporton Klankosova.tv.

Sa i përket ndeshjes në qytetin e tyre, fituesit e tri vjetëve të fundit të elitës futbollistike në Kosovë, kanë mbushur plot 750 ditë pa humbje në të gjitha garat.

Përkundër kësaj, edicioni 2024/25 i Albi Mall Superligës së Kosovës, protagonistë kryesorë i ka ‘të kaltërtit’ e Gjilanit.

Nga 14 xhiro sa janë zhvilluar deri tani, vetëm Llapi ka arritur t’i mposhtë, kurse pos nëntë fitoreve, lideri i kampionatit ka edhe 4 barazime.

Me 31 pikë të grumbulluara, Drita e ka edhe sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë, pasi lojtarët e këtij ekipi realizuan plot 24 gola dhe pranuan vetëm 10 sosh.

Çdo rezultat në derbin e së shtunës, nuk e ndryshon udhëheqësin e tabelës, pasi në rastin më të keq për gjilanasit, nëse Ballkani fiton, skuadra nga Anamorava do të vazhdojë të jetë e para, meqenëse tash për tash është e shkëputur me 5 pikë ndaj suharekasëve, të cilët mbajnë pozitën e dytë.

Fitorja eventuale e “Intelektualëve” do ta dërgonte dallimin në 8 pikë me kampionët aktual, kurse barazimi do ta mbante të njejtë diferencën, me mundësi që Malisheva t’u afrohet, nëse fiton ndaj Gjilanit.

Ballkani – Drita zhvillohet nesër me fillim në orën 13:00.

Më Shumë

Prizren: Një person tenton t’i jap fund jetës me armë zjarri – vëllai e shpëton mrekullisht

Një person  në Prizren ka tentuar  t’i jap fund jetës, por fatmirësisht vëllai i tij arriti që ta ndalojë. Ai  nën ndikimin e alkoolit e...

Nata e përjetësisë mbi Gorozhub

Festim Hoti Ishte 4 dhjetor 1998. Një natë kur qielli ishte i rëndë, sikur të ndjente peshën e barrës që ata mbanin. Bora kishte mbuluar...

Lajmet e Fundit