10.4 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Bashkimi e shkarkon Raduloviqin

Bashkimi e ka shkarkuar trajnerin maqedonas, Darko Raduloviq.

Prizrenasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me të, pas rezultateve të fundit të ekipit e humbja me Pejën ka kulmuar me vendimin e tillë.

“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugën e bashkëpunimit. Falënderojmë trajnerin Raduloviq për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë këtyre katër muajve. Trajnerit Raduloviq i dëshirojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme. Zëvendësimi i tij do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shkruan në njotimin e klubit.

Raduloviq mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij stinori duke u eliminuar nga Kupa që në ndeshjen e parë, por në Superligë pati seri fillestare prej 7 fitoreve rradhazi, megjithatë më pas erdhi edhe seria negative me disa humbje të papritura dhe palët vendosën për ndërprerjen e bashkëpunimit./PrizrenaPress.com/

Më Shumë

Rahoveci nuk ka të ndalur, mposhti Prishtinën

Rahoveci e ka shënuar fitoren e 24-t rresht në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll. Në ndeshjen hapëse të xhiros së 24-t, të...

NISMA në Prizren uron Fitër Bajramin: Harmoni dhe solidaritet për besimtarët

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. "Të nderuar miq, të...

Lajmet e Fundit