Sot luhen dy ndeshje në basketboll, vëmendja në Suharekë

Mesjava sjell ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njëkohësisht e parafundit për garat e rregullta.

Kjo xhiro do të dhurojë shumë sfida interesante.

Ylli dhe Vëllaznimi kanë pikë të barabarta me 13 fitore e 13 humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante në Therandë dhe e baraspeshuar njëkohësisht.

Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe synojnë të përfundojnë garat e rregullta sa më lart në renditje.

Prishtinasit në edicionin debutues në elitë kanë tetë fitore e 18 humbje dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë për një vend në elitë edicionin e ardhshëm, ndërkohë, prizrenasit kanë pesë fitore e 21 humbje.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit